Rrugëtimi i Pavarësisë 1912 në kujtimet e Hajredin Bej Cakranit

194

(Nga libri “Kujtimet e një firmëtari” të Hajredin Bej Cakranit)

Sigal

 

“…Më të kthyer nga Fieri Sali Effendiu (Hallkondi) i thotë Ismail Beut e Luigj Gurakuqit të preheshim tek ne më Cakran. Për të shumën e miqëve t’anë vlonjatë qëkurë, që më Klubin “Labëri’ më 908 dhe më përpara, s’ishte ndonjë gjë e re të rrijin me javë më Cakran. Po për Ismail Benë e zotin Luigj ishte her’ e parë që vijin më konak t’onë. U mluadhmë nja tridhjetë shpyrt të parisë së Mallakastrës, ne me vëllezëri dhe këtu më odën e madhe, kuvënduam rehat. Pas kafeve e mbëluadhmë veten dhe Ismail Beu j’a këthehu Bektash Beut kusurnë ku i tha: -Këtu është vatër atdhetare, jo vetëm e trimave e zuri në gojë Veis Benë e Rrapo Aganë, po dhe e dijes e zuri më gojë shkollnë e të tëra, kështu që atdhetarizma këtu ka rrënjë të thella. Qëllimi ish’ që të lidhenë kazatë me njëra-jatrën e t’a shporrim njëherë e mirë Tyrqinë, se sahat më të hairit zor se vjen më! Pa e nis im vëlla Bektashi, që e uron miknë, të lumçin këmbtë që n’a nderove që erdhe dhe je i nderuar ti Bej, po jemi dhe ne më këtë udhë tok, do t’a shpëtojmë vatanë se s’bën duke lëftuar për t’i bërë dhe ne njëlloj kërkesat me të Gegërisë!

Pastaj e pyet sikur të shihej dhe ajo puna më vete, se për atë n’a qan syri kaqë vjet, pa Ismail Beu tha: -Lumi nuk këthehet dotë më të lartë, këjo udhë do-s’do Tyrqia, atje do vejë, po ne tjatër hall na mundon!

S’mu durua dhe pasi ç’preva gëzimin t’im që na kanë urdhëruar këta njers të ç’quar e që na kanë bërë aq nder të madh, sa nuk dëftehej thashë: -Mirë që do kërkojmë autonomi, a të lumtë ajo gojë mjaltë vjen sahati për më vete, po të gjithë e dijmë që pa n’a mbështetur ndonjë nga të Mëdhenjtë, të mos n’a shkojë nëpër mënd! Dhe që Nemsja (AustroHungaria) i ka zët rustë e sërbtë e s’do mënd që e kemi krahë, po mbaj mënd si nashti që për ca krushqi e të mos e ngisnin se mos na prishej Perandorija Osmanllije, gjermëntë na lanë në baltë a na groposnë fare më atë mottë Lidhjes që do kishim bërë këto që po robëtohemi sotë! Ismail Beu vuri buznë më gas e tha se, -Nemsja nuk është si gjermëntë e tjerë. -Est le meilleur ami quand aucun autre, (Është miku më i mirë kur s’ka të tjerë (frëngj).i’u këtheva. -Ti e di, më tha, që ka sinorët dhe ata haen për gjëra të mëdhaja dhe ne amanuk jemi Tyrqi, kështu që ajo është qysh e the, s’ka nga t’ja mbajë, pa po dhe Italia j’a ka frikën e dy në dorë! Pastaj unë u regja Hajredin Bej nëpër këto punë, ti duhet t’a diç, ndaj do Perëndija të vijë sahati pa ne këtu më odë n’a njohën të tërë me emëra tek Nemsja, se më sagllam se ajo s’ka! Pa dhe Kontin Berchtold, ministër të tyre të jashtmë e kam pjekur.

Nemsja ishte përrallë, kurë vejim atje i thosha Autriche. Pa Bektashi flit gjuhnë e tyrej se dhe të dojë s’e harron dotë se mbiu më vapor të tyrej, sa dhe kartërat i dërgon që andej e që i thoshën Oestrreich Lloyd. Po më Vjenë se gjeje dhe fijen e flokut më kalldrëm të tyrej, pa kështu se si ishin si të ftohtë e s’të hidh’ sytë, po ata duall më këtë dynja më krah t’onë e ata do n’a jepënin atë mëndje që të bëhim edhe ne Shqipëri. Si do që n’a dukej se fati i vatanit, që ishte kaq i madh e i rëndë që të fjalosej më odën e madhe të Bektash Beut, ja që ish’ e thënë se këta burra ishin që përpiqeshin me të gjithë fuqitë më një kohë të ligë e që s’na ndihu nga Stambolli njeri a shqipëtar qoftë, fare.

Zoti Luigj shënon ndonjë llaf, si do i habitur një çikë me këto që dëgjon, më defter. Kështu mbetmë më llaf që duhet të bëhim ç’mos të lidhnim më mirë luftën me kazatë e tjera e t’a shtrëngohim me luftë Tyrqinë të n’a lëshojë, do Zoti pa j’u sulur Mbretëritë! -Më këtë punë n’a ke më istikam, se e kemi zanat dhe pa merak ke lënë njeri për këtë punë, po Ismail Bej vështro Evropin se s’është si Tyrqia e të Mëdhenjtë kanë nga një mëndje më vete!

U shtrua buka, që na vajti vërtet në bark. Tërë paria jonë i përcuallmë të gjithë për në Vaun e Selishtës. Aso kohe im vëlla mbiu në Vlorë dhe më bij’ kartëra kur i duhej ndonjë gjë, pa vetë vin’ rrallë, kur i duheshin të holla.

Mbretëritë e Ballkanit i hapnë luftë Tyrqisë dhe rreziku u bë i madh, sa s’dëftehej. Sërbtë e mbajin flamurnë dhe ndarë e bërë mëndjen top se Mbretëria e tyrej ngjacej gjer jo më det nashti, po më Durrës! Nga do mbajim nashti një Zot e dinte. Sido që të tërë nukë i ndaheshin Tyrqisë e se Dovletin nukë e mundë dotë asnjë, jo sërbtë, këjo gjë dëftente sa shpejt e gënjejim ne veten. Kishim vetëm një shpresë dhe këjo ishte Nemsja, a ndonjë tjatër, po si do e zgjidhnin ato punën e shqipëtarëvet që dojin akoma Tyrqinë më këtë vakt, një Zot e dinte! Po të qe për frëngjtë e të tërë që ndërsyen sërbtë, jo vetë që do iknim pa nam e pa nishan, po do n’a kishin ngrënë drekët me kohë! Gjer nashtikishim dëgjuar autonomi sa më s’bëhet, po më letra që bij’ Bektash Beu, pa le kur vin’ vetë më fjalos si po venë punët nga Evropi. I kanë dhënë llafnë Ismail Beut e Luigj Gurakuqtë më Vjenë për autonomi, po pa u trazuar sinuartë më Luftën Ballkanike. Po se kush ishte Ballkani më këtë mes e se kush ish Tyrqia më Ballkan, ishte një çikë e zorçme më këtë dhipllomaci që më çuditi. Armatat e Tyrqisë po thyeshin dhe ai i mbyturi që e kisha mejtuar unë qëkurë, nashti po n’a i bën me dorë, kështu që duhej të luajim nga vëndi, se u mbytmë dhe nevej!

Po halli i madh ishte me Janinën se mund të binte nga sulmet e ushtërisë së grekërve, ndaj duhej të mblidhim njers dhe për atje. Po të binte Janina më dorë të grekërve, Shqipërinë këtej Jugës t’a qajim dhe se ata do të futeshin nëpër fshatërat t’onë e të bëjinhatanë. Që nga ajo kohë ne mbëluadhmë sa mundëm me qindëra shpyrt nëpër gjithë kazanë e Mallakastrës. Këto për të bërë një forcë të lëftohej më Janinë, ku po mbahej Esat Pashai (Janina) që tha të mbëlidheshim te ai, se s’luante dotë e t’a bëhim Shqipërinë atje. Atje do ishte më mirë për sahatin, se të tërë do derdheshim dhe vetë sinori do zëbriste vetvetiu më poshtë!

S’mu durua dhe pasi ç’preva gëzimin tim që na kanë urdhëruar këta njers të ç’quar e që na kanë bërë aq nder të madh, sa nuk dëftehej thashë: -Se kërkesat e Gegëvet, po dhe tonat t’i këndojë Tyrqia me hir ose me pahir, pa e dij’ që atças im vëlla njëqind vjetpo më vështron vrëngër. Mirë që do kërkojmë autonomi, a të lumtë ajo gojë mjaltë vjen sahati për më vete, po të gjithë e dijmë që pa n’a mbështetur ndonjë nga të Mëdhenjtë, të mos n’a shkojë nëpër mënd! Dhe që Nemsja i ka zët rustë e sërbtë e s’do mënd që e kemi krahë, po mbaj mënd si nashti që për ca krushqi e të mos e ngisnin se mos na prishej Perandorija Osmanllije, gjermëntë na lanë në baltë a na groposnë fare më atë mot të Lidhjes që do kishim bërë këto që po robëtohemi sotë! Ismail Beu vuri buznë më gas e tha se, -Nemsja nuk është si gjermëntë e tjerë.

Nemsja ishte përrallë, kurë vejim atje i thosha Autriche. Pa Bektashi flit gjuhnë e tyrej se dhe të dojë s’e harron dotë se mbiu më vapor të tyrej, sa dhe kartërat i dërgon që andej e që i thoshën Oestrreich Lloyd. Po më Vjenë se gjeje dhe fijen e flokut më kalldrëm të tyrej, pa kështu se si ishin si të ftohtë e s’të hidh’ sytë, po ata duall më këtë dynja më krah t’onë e ata do n’a jepënin atë mëndje që të bëhim edhe ne Shqipëri. Si do që n’a dukej se fati i vatanit, që ishte kaq i madh e i rëndë që të fjalosej më odën e madhe të Bektash Beut, ja që ish’ e thënë se këta burra ishin që përpiqeshin me të gjithë fuqitë më një kohë të ligë e që s’na ndihu nga Stambolli njeri a shqipëtar qoftë, fare.

Bektash Beu i tha Smail Beut mënjanë, se po ishte e prerë puna për më vete, më mirë se tek ne më Cakran nuk kish ku e bëje. Sarajet po e po, pazari aty, të gjitha sagllam, kështu që e mbaje davetmë një muaj e se di njeri. Ismail Beut i ndritën sytë, po im vëlla Sulo Beu e pa i vërenjtur të vëllanë, Bektash Beun dhe i tha se mbase e ka mejtuar gjetkë Plaku. Ajo gjë u bë pastaj si u bë, po Smail Beu vetëm në Vlorë mund ta bënte me Xhemil Benë, se më ç’do kasaba kur vinte e u thoshte e shikonin si të prishur nga mëntë me ato që thosh.

Po halli i madh ishte dhe me Janinën se mund të binte nga sulmet e ushtërisë së grekërve, ndaj duhej të mbëlidhim njers dhe për atje. Po të binte Janina më dorë të grekërve, Shqipërinë këtej Jugës t’a qajim dhe se ata do të futeshin nëpër fshatërat t’onë e të bëjin hatanë. Që nga ajo kohë ne mbëluadhmë sa mundëm me qindëra shpyrt nëpër gjithë kazanë e Mallakastrës. Këto për të bërë një forcë të lëftohej më Janinë, ku po mbahej Esat Pashai (Janina) tha të mbëlidheshim te ai, se s’luante dotë e t’a bëhim Shqipërinë atje. Atje do ishte më mirë për sahatin, se të tërë do derdheshim dhe vetë sinori do zëbriste vetvetiu më poshtë!

Mbretëritë Ballkanike, ja mbërritnë më Shqipëri dhe Ismail Beu i kish thënë Nemses dhe ministrit të përjashtmë kontit Berchtold që të n’a ndihë me ushtëri ndaj sërbëve, se Tyrqia po thyhej më ç’do front. -Po të hyjmë dhe ne, lufta merr dhenë dhe nuk pushon më! Si duket është më mirë një shtet më vete shqiptar, se të futeshin më luftë Mbretëritë e tjera, se nuk do mirrej vesh më e s’dihej pasandaj si mirr lufta!

Kartërat vijin si pika shiu më Vlorë e Ismail Beu kish lënë të bir’, Et’hem Benë aty për këtë punë. Ai ishte njeri i rregullt shumë, thosh im vëlla, tamëm ushtarak dhe se pa atë më Vlorë, s’kishin për t’u marrë vesh kurrë me Smail Benë më Vjenë e gjetiu.

Nashti që kish hyrë vjeshtë e tretë, erdh’ një telegram që thosh se o më Vlorë, o më Durrës do bëhet një kuvënd i madh. Të kemi qetësinë e bashkimnë, se çështja e vatanit u ujdis më në fund. Komisioni për kuvëndin ishte ngrehur më Vlorë dhe im vëlla Bektashi kishte muaj që nuk vin’ ngaqë po ujdisin të gjitha me ngut se Mbretëritë erdh’ më vatër. Andaj duhej parë që ku mund’ të vij’ Ismail Beu të zbresë, më Durrës a më Vlorë se aty ishin bërë hazër e dihet u qan syri për aty. Si duket më në fund si po vijin punët edhe Nemses i’u mbush mëndja për të dalë më vete nevej e të ç’pallej indipendenca, ndaj Ismail Beu me Luigj Gurakuqnë kishin dërguar një telegram, ku thoshte se çështja e Shqipërisë u sigurua. Më sihariq nukë bëhet dhe duket se do lente shteti i ri independent, kështu që harruam llafnë e vjetëruar, autonomi. Batalioni që kisha bërë hazër qëkurë, vetëm prit urdhëra nga unë e që këto unë do t’i mirr nga im vëlla Bektashi e ata që qenë më Vlorë.

Më njëzet të vjeshtës së tretë, iu përgjigja telegramit për në Vlorë. Shirat nuk kishin të pushuar dhe lumi i Semenit kishte dalë poshtë në çiflig. Kishin parë një njeri me kalë drejt Petoshajt dhe i thanë se andej është çifligu i Hajredin Beut. Ai u fut tutje dhe kur m’a prunë më shtëpi e pyeta, se nga vin. Kur u sigurua se unë isha Hajredin Beu vetë, më fjalosi për një kartë që m’a dërgon im vëlla Bektashi nga Vlora dhe gjallë a vdekur duhet të ta bija Bej, më tha. E këndova me një frymë, ku më shkruan më gjuhë frënge që të kem besim tek njeriu i kartës. Pasi më sqaron fill e për pe, thotë se Ismail Beu dhe zoti Luigj Gurakuqi me njerst të tjerë, do të vijnë nga Durrësi për në Vlorë, është marrë vesh dhe kish rrezik të përpiqen me ushtërinë e bëhej hataja. Duhet të bëja gati njerst, tu dilim më Shkumbin, t’u prisim udhë e t’i fusim pastaj nga çifligjet t’onë. Llafosa me një njerinë t’im të besuar, por ai tha se më këtë hata shi që po bie, rruga as që duket! -Ke dëgjuar gjallë a vdekur, i bërtita. -Si të urdhrosh ti Bej por po ja dolëm dot me buaj, se për ndryshe u mbytmë! -I bëni hazër kuaj, buaj e qerre se s’mbytemi, jo! Ku të iknim, se nata erdhi dhe andej s’lëviz dot.

Me t’u gëdhirë, po i bëjim gati kuajt e buajt, kur erdhi një tjatër njeri i bërë qull deri në pallcë dhe pruri kartën e dytë. Hataja thuaj ish bërë, se ushtëria kish marrë urdhër t’a zir’ Ismail Benë me shokë se s’bën! Muarrëm rrugën e sipërme të kënetës, po as ajo nuk dukej nga ujtë që kish dalë tej e tej. -Të dalë ku dalë! Buajt ecin javash më llucë e ne duhej të nxitojim, po ku të linte ujtë e mjergulla që kishte rënë vënde-vënde, sikur kish dalë deti e qe ngjitur më rrëzë të kodrës. Kishim kushedi sa sahat dhe nuk po dilnim dot nga ujtë. Shpresat n’a u prenë se po iknim shumë e mos ishim këmbyer pa u parë. Tjatër hata kjo! -IshAllah i gjejmë Bej, po mua më qe verdhur maj’e hundës. Mezi i pamë atje tej anës ujtë, në dhera e zhuka sa më keq s’bëhej. I gjetëm desh Perëndia!

Ata i quajin buajtë t’anë si gjemi dhe u habitnë kur n’a panë, po u gëzuanë e Ismail Beut j’u bë zemra mal kur më njohën. -Në këtë qamet vetëm s’të prisja, po kur i thashë se në çifligjet e mi je i sigurtë, çuditi. Hajde nxitoni, se me këtë mot të ligë edhe një plevit j’u duhet! Kishin fletur më Çermë tek Dervish Beu e Bexhet Beu (Biçaku). U bënte udhë Qemal Bej Elbasani, që e kish vënë Azis Pasha (Vrioni) me katr’ a pesë njers me mauzerrë e kuaj. Ismail Beu kish marrë me vete nga Durrësi si delegatë për Kuvëndin e Vlorës, Abdi bej Toptanin e Murat Bej Toptanin, me të tjerë njers. Rrugës u fjalosmë me Ismail Benë për ushtërinë që kërkon t’a zërë dhe ai më tha që nukë mirren vesh urdhërat, andaj i ramë këtej, po qënka kiamet i madh. I dëftova për kartërat që më dërgoi im vëlla Bektashi dhe më tha se ishte marrë vesh, pa nisur nga Durrësi. Nga pas ditja erdhëm më çiflig të Petoshanjit, më konakët nga ana e Libofshës. U thamë e u shplodhmë, se ishim si të vdekur e u shtrua bukë. Nashti jam shtatëdhjet’ e kusur vjeç, po pa n’a ndihur Perëndia e buajtë, një Zot e di qysh do n’a vente filli.

Në sabah u nismë për të kapëtuar Vaun e Petovës. Bashkë me njerst, nisa dhe dy a tri vetë për t’i përcjellë e vetë po bëja hazër ca gjëra për rrugës. U nisa dhe s’kisha bërë një copë udhë nga çifligu për në vah, kur më vjen revan një nga njerst e mij të besës e më thotë, ushtrija! Nga ç’u ruajtëm, nuk shpëtuam dotë. Si do që e mbëlodha, mos janë ushtarët që rrinë te vau, i thashë. -Vrap nga erdhe, se mos janë shumë, shtrihuni më ndonjë ledh e të qëlloni vetëm ushtërinë! -IshAllah nuk i kanë zënë, thosha. Batare nuk po dëgjoja dhe shihja baltërat që hidhnin patkonjtë e kalit para e që po më vijin kokës. E mblodha, le të vejë ku të vejë puna, s’qe e thënë që përpiqemi e lëftojmë dhe të birt’ e vdekjes jemi dhe të vritemi! Më dukej udha vjetë, sikurë po ikja javash mbi gomar e jo mbi kalë. Kur sosëm te vau ishin vërtet ushtartë rreshtuar, po kishin ardhur t’i bëhin nderimet Ismail Beut. Bën vaki të kenë qënë aty se kishin marrë urdhër t’a zënë. Po hata ishte se Qemal Be Elbasani me njerst kish kapëtuar me lundër matanë dhe më tjatrën udhë do hipte Ismail Beu me të tjerë, kur ja behu ushtërija, po nashti ushtarët kishin ikur.

Aty u poqmë me të tjerë delegatë që kishin ardhur udhës e i kishin marrë xhandartë nga Elbasani, po dhe nga Prizërendi, Metohija e Kosova, kështu që u bëmë plotë. Udhës Ismail Beu më tha se nashti Tyrqia i kish këmbyer urdhëratdhe kur se, nashti që po bën luftë më të katër anët. U fjalosa rrugës me Qemal Benë (Elbasani) dhe e pyeç për këta që si njih nga delegatët. Lëre mos pyet se u habitnë e u torturuan, pa janë nga Bukureshti. Dolla përpara se kisha njerst e batalionit që kumandoja më Fier e ishin më këmbë ca nga ata për të kaptuar Vjosnë, pa të tjertë udhës kaluar për në Vlorë. Kur sosëm më Fier n’a priti Omer Pasha, si njeri i hyqymetit e nga të partë që ish aty. Po unë kisha punë me njerst për Vlorë e kur vajtëm më buzë të Vjosës për t’a kapëtuar, lumi ishte fryrë shumë dhe njerst që n’a pritnë aty, thanë që më para kish dalë fare. Pyeta për t’im vëlla Bektashin dhe më thanë se këtu kishte qënë qëparë, po duhet të ketë vajtur më Vlorë, për të bërë hazër kuvëndë.

Në Vlorë vajtmë pasdreke. Bektashin e poqa dhe e pashë që ish në sëkëlldi të madhe për kuvëndnë dhe si i tretur m’u duk. Pa po poqa të tërë miqtë me Brahim Effendinë (Abdullahu), Hamza Aganë (Isai), Xhemil Benë (Vlora), Imer Aganë (Radhima), Elmas Effendinë (Xhaferi) e plot të tjerë. Të tërë hapnë konaktë dhe i pritnë që nga Sharrajtë, Radhimajtë, Isajtë, Abdullahtë e ç’të dëftej më parë. Im vëlla, pasi ishte llafosur me komisjonë, i kish folur me të shpejtë mësusit t’onë të Cakranit Thanas Flloqit për të ardhur më këmbë të korçarëvet. I kishte kërkuar Luigj Gurakuqi më telegrafhanë atë natë, tok me Xhemil Benë. U kish thënë Et’hem Beu, i biri i Smail Beut e që mirrej vetëm ai me postën. Kishin kërkuar atë, po ai i tha Xhemil Beut që mirr’ vesh ç’do gjë më Vlorë, si do që kish kërkojtur dhe Bektash Benë të fjaloste hallnë e udhës se duhet të kishin siguri. Atje i kish thënur Ismail Beu Xhemilit, se qysh ishte gjëndja më Vlorë. Se dihej që Xhemil Beu, le që nuk j’a haj qëni shkopnë, po dhe njih’ e mund të pleksej dhe me dreqnë vetë e për këtë i dha porositë të ketë mëndjen.

Me mua u llafos goxha, për hallin më Durrës të mytesarifit që i kish thënë se s’a të jem unë nuk do t’a ngrëç flamurnë këtu dhe pikë, si do që Hamid Bej Toptani me ushtëri ishte më anë t’onë. I kishin thënë këta se, po të bëhet më vete Shqipërija, ti ku do veç zotrote me gjithë mytesarifllëk, po ai më të tijën e s’e zije dot më llaf. Pastaj u llafos për udhënë si e qysh, se si kishin vajtur punëtë, vetëm besim që s’kish. I thashë: -Ismail Bej, nashti është marrë vesh nga gazetat që më Triest e më Durrës, po do Zoti t’u ndihë Hamid Beu më Durrës se ka ushtërinë, pa udhës gjallë vdekur do vij vetë fare, a do dërgojmë njerst për shoqëruar udhës. Si të shkruaja ty e donte që e mira të vej’ vetë t’a bjerë poshtë e t’a bitis këtë punë vetë, po Vjosa kish dalë e kish mbytur dynjanë. Edhe njerst e kartërave i kam dërguar nëpër vahtë e fshatërave. Prandaj i dërgova atças Azis Pashës të dërgoj njeri për këtë punë me axhale, se ty të ruaja për atë që e mirr me mënd e që shkoi në fill të perit. -Varrit do t’ja tregoj, i thashë, se këtej do i nxirrja baltërave e këtej turp më vij’ t’u thosha se po u kaloj nga çifliqet e mi, se vetëm tokë që nuk dukej e nuk dukej. Ndaj ti kaqë herë m’i qesëndis, që Hajredin Beu po i ka çifligjet për rosë!

Një pjesë të batalionit e lashë që më Panaja e këtej, për ndonjë paudhësi. Po shyqyr që n’a e bëri të mbarë i madhi Zot e jam më ethe akoma, ja bëri Bektash Beu dhe shkoi me vrap te sarajet e Sharrajve se i folnë tek Hasan Agai (Sharra), ku i kishte mbledhur e do t’u flit’ Ismail Beu, pa unë u bëra për kafè. Te Sharrajt Ismail Beu ishte ç’mallur e kish pyetur këta që ishin më komisjonë si punë kryesije, se si e qysh kishin vajtur puntë, si do që ishin marrë vesh, më të shumën e herëve me telegrafë. Duhej të shihin mandatet e delegatëve e të cakëtojin nga të gjithë kazatë do qe e mira, pa që mungojnë dihet se vaportë e grekërve nga deti e Vjosa që kish dalë e kishin zënë Vlornë më një lak të madh. Grekërit përposh e sërbtë që erdh’ gjer më Durrës n’a i bënë më të nxirë s’a më s’bëhej. Ndaj Plaku u ngut të ujdisnim mandatet, si do që udhës ishin plot të tjerë që i prit të vijin, të bëjim deklaratnë sa më parë.

 

Hajredin Bej Cakrani, 15.11.1932

Vijon..