Roza Anagnosti, në 78-vjetorin e lindjes numëron 120 role

Numërohen rreth 120 role në teatër kinematografi dhe televizion

Roza Anagnosti nga drama “Nora” tek “Gjoleka, djali i Abazit”

NOA

Roza Anagnosti u lind në Tiranë, 27 tetor 1943. Ajo është aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe Kinematografisë. I ati ka qenë oficer karriere, kurse nëna shtëpiake. Pas çlirimit të vendit më 1944, familja u shpërngul në qytetin e Shkodrës ku jetonte edhe familja e gjyshit nga nëna. Aty përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Qëkur ishte në kopsht ka treguar prirje artistike (muzikë dhe balet), që u bënë më të dukshme e më të qëndrueshme me ecurinë e viteve. Nën drejtimin e pedagogëve L.Deda, H.Shahini, T.Harapi në Shtëpinë e Pionierit dhe Preng Jakova në Shtëpinë e Kulturës, kur për tre vjet bëri kurse baleti me balet maestro profesionist, do të startonte edhe rrugën e bukur të artit. Por sikurse shkruan artistja në kujtimet e saj, megjithëse u cilësua si një vajzë me talent në të ardhmen, ëndrra e saj nuk e pati të lehtë. Në fëmijërinë dhe adoleshencën e Rozës, të lindur enkas për t’u bërë artiste, këngëtare, balerinë, rënduan privimet e shumta, shpirtërore dhe materiale, për arsye se i ati në vitin 1950 u dënua me 15 vite burg për akuza politike.

Me nënën dhe motrën e madhe vuajtën varfërinë dhe të gjitha pasojat e luftës së klasave. Artistes së ardhshme iu ndërpre e drejta për të vazhduar liceun artistik në Tiranë, duke e përjashtuar, kur kish  vijuar vetëm dy muaj mësimet. Roza u kthye në Shkodër, ku vazhdoi gjimnazin “29 Nëntori”. Por, në të njëjtën kohë dha provimet me korrespodencë në Liceun Artistik, dega e Artit Dramatik. Në vitin 1965 u diplomua në degën e dëshiruar. Kur u inaugurua godina e teatrit “Migjeni”, në Shkodër, në vitin 1958, 15-vjeçarja, nxënëse e shkollës së mesme, Roza Anagnosti, u angazhua në premierën e parë të teatrit të Estradës. Më pas edhe në teatrin dramatik në pjesën “Kunora e nuses”, e dramaturgut Kolë Jakova dhe me regji të Lec Shllakut. Ajo u emërua aktore në trupën e teatrit “Migjeni”. Tashmë ishte hapur rruga dhe Roza do të ishte protagoniste me rolet e saj në shumë spektakle të tjera duke mbërritur tek personazhi i Norës, në dramën “Nora” të Andrea Skanjetit, që ishte edhe regjisori i saj. Me këtë rol aktorja e re, fitoi çmimin “Si interpretuesja më e mirë”, ndër aktoret femra në festivalin e dytë kombëtar të teatrove profesioniste të Shqipërisë. Pasi interpretoi dhjetëra role kryesore në Teatrin “Migjeni”, Roza Anagnosti, që artdashësi shkodran e shihte të ardhmen e teatrit, u nda nga skena ku doli për herë të parë, sepse në tetor të vitit 1964, u martua me regjisorin Dhimitër Anagnosti. Që nga ky vit ajo u emërua  aktore në Teatrin Popullor (Teatri Kombëtar). Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës dhe në kinematografinë Kinostudio Shqipëria e Re. Ajo u bë një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luajti në mbi 20 filma dhe fitoi disa çmime të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti kështu u bë simbol i suksesit në art. Numërohen rreth 120 role në teatër, kinematografi dhe televizion, të interpretuara nga aktorja. Ajo ka punuar me regjisorët më të shquar të teatrit,  por si askush tjetër ka interpretuar në shumë emisione në radio e televizione shqiptare. Ajo tashmë mbahet mend edhe me rolet e saj më të fundit në dramën “Medea” e Euripidit, roli i Mendeshës, dhe filmit “Gjoleka djali i Abazit”, me rolin e nënës etj.

Drama “Nora” me teatrin “Migjeni” Shkodër

 

Prova e parë e përgjithshme e dramës “Nora” u dha më 26.12.1960. Teatri “Migjeni” i Shkodrës korri sukses me pjesën “Nora”, dramë në 3 akte, me dy tablo e Andrea Skanjetit, vënë në skenë nga vetë autori. Drama “Nora” u dha premierë më 28.12.1960.

Interpretuan: Roza Xhuxha (Nora), Lec Bushati, Vitore Nino, Preng Lëkunda, Ndrekë Prela, Tinka Kurti, Paulin Lacaj, Violeta Sekuj, Antoneta Fishta, Bep Shiroka, Paulin Preka, Jonuz Dini, Fejzi Spahia, Lec Ndreka, Pistol Soja, Rrok Dajçi, Rrok Sheldia. Asistent regjisor, Artisti i Merituar Adem Kastrati. Piktor: Lec Fishta. Muzika nga Prenkë Jakova. Inspektor skene: Çesk Vuksani. Sufler: Leo Prela. Dritat: Teufik Duka e Shaban Prizreni. Marangozë: Lec Prendi e Ndoc Karma. Punëtorë skene: Maliq Sejdini, Osman Gruda, Fehmi Gokovi, Isuf Këltyra. Rekuizitë: Marije Curani. Roza Xhuxha në kujtimet e dramaturgut e regjisorit Andrea Skanjeti

“Drama u shfaq në Shkodër 37 herë dhe disa herë në Tiranë. Do të qëndronte edhe më gjatë në skenë, po të mos shkëputej nga teatri “Migjeni” Roza Xhuxha, e cila u martua në Tiranë me një djalosh me përspektivë të artit tonë skenik. Megjithë kërkimet e bëra nga regjisori për ta zëvendësuar, drejtoria nuk mori bezdinë të lodhej në këtë drejtim. Rolin kryesor të dramës “Nora” e luajti me sukses të madh aktorja 15 vjeçare Roza Xhuxha, e cila kishte deputuar në rolin kryesor të dramës së Kolë Jakovës, duke qënë jo më shumë se 15 vjeçe. U morën edhe shumë fotografi edhe me sipar të hapur që u shfrytëzuan nga shtypi ndër botime gazetash, revistash të vendit e të huaja, në gjuhë të huaja, si dhe në ekspozita të rastit. … Dhe aktorja e re Roza Xhuxha “Nora” e Këlmendit… tregoi: “Një ditë para se të dilja në skenë për Norën e ndjeja veten të shqetësuar. Rashë në shtrat shumë herët, por gjumi nuk më zuri veç në orët e vona. Pa gdhirë mirë isha zgjuar.

Vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi

Vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme”. Një vit më pas luajti Filen në filmin “Toka jonë”. Realizimi i këtij filmi ishte një nga momentet më të rëndësishme në jetën e saj, pasi Roza dhe Dhimitri u dashuruan dhe më pas u martuan, për të vijuar jetën në Tiranë. Aktorja u njoh me Dhimitrin në këtë film bashkëshortin e saj. . Regjisori I filmir ishte Hysen Hakani. Roza Anagnosti shpejt u bë një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Për të filloi periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës dhe në kinematografi.

Filmografia

Gjoleka, djali i Abazit (2006)
Valsi i Titanikut (1990) teatër-komedi
Vetmi (1990) , Bardha
Kthimi i Ushtrisë së Vd, ekur (1989)
Rikonstruksioni (1988) (TV)

Botë e padukshme (1987)…..doktoreshë Besmira
Familja ime (1987)
Vr, asje në gjueti (1987)
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Taulanti kërkon një motër (1984), Luli

Besa e kuqe (1982) – Mrika
Rruga e lirisë (1982)
Dita e parë e emrimit (1981)
Mësonjtorja (1979) – Dafina
Në shtëpinë tonë (1979)

Fije që priten (1976)
Qyteti më i ri në botë (1974)
Ndërgjegja (1972) – Arta
Pl, agë të vjetra (1968) – Vera

Komisari i dritës (1966) – Rudina
Toka jonë (1964) – Filja
Detyrë e posaçme (1963)

Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe e Punës”.