Pse heshtin ndërkombëtarët për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

208
Sigal

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, proces kushtetues apo kaos politik i organizuar?!

 Engjëll Musai

Drejtor i Gazetës Telegraf

 Vijon nga numri i kaluar

 Nëse situata aktuale vijon kështu kuturu, pa zhvillime pozitive, mund të thuhet veç një gjë e sigurtë: Opozita do të dalë sërish e humbur dhe në atë pozicion të rëndësishëm kushtetues nga një Avokat Populli të vërtetë me integritet  dhe të besueshëm nga të gjithë që duhet të kemi, shumë shpejt mund të  emërohet një prurje e Kryeministrit Rama, që nuk ka aspak lidhje me mbrojtjen e interesave të popullit dhe të kauzave të tij. Nëse edhe ky institucion kushtetutes, si shumë të tjerë do të uzurpohet nga mazhoranca, atherw do tw kemi kapjen e shtetit në 100 % të institucioneve themelore të tij!

 

  Duke përfituar nga ky kaos organizativ opozitar disa deputetë të saj, duket se mundohen që të krijojnë terren që të mundësojnë emërimin në këtë pozicion të njohjeve personale. Mazhoranca çdo muaj përsërit thirrjen hipokrite se, “presim propozimin e opozitës për avokat të popullit”, ndërkohë që, sipas ligjit, propozimet e deputetëve opozitarë dhe mbështetja për secilën kandidaturë është depozituar ligjërisht në Kuvend, prej datës 21 korrik deri në 8 shtator 2022. Mazhoranca së fundmi, shkon më tej shton “presionin” apo “kërkesën politike” përkundrejt opozitës duke përsëritur thirrjen mbi atë pjesë të opozitës të drejtuar nga zoti Alibeaj, shoqëruar dhe me  shpërndarjen e lajmit se,  “nuk do ta presim pa fund opozitën, do ta zgjedhim vet Avokatin e Popullit”, ndërkohë që individë brenda këtij fraksioni opozitar i përgjigjen mazhorancës pa vonesë duke bërë publik lajme, se opozita ka realizuar “primare” midis dy kandidaturave, shoqëruar dhe me lajme “bombastike” ku titulli kryesor është “merr fund saga e zgjedhjes së avokatit të popullit, ja kush është kandidatura e opozitës për avokat populli”. Ky teatër duhet të marrë fund. Dhe këtu pyetjet themelore ku fshihet dhe dobësia e atij fraksioni opozitar dhe kaosi politik brenda tyre janë; Kush është opozita?, Cila kandidaturë për Avokat të Popullit do ti përfaqësonte realisht dhe më mirë interesat e popullit?, pse jo përfshi dhe ato të opozitës dhe të kazuave të drejta të bëra publike saj? Apo cila do të ishte ajo kandidaturë që nëse zgjidhej, i gjithë kampusi opozitar, nuk do të kishte asnjë argument për ta kundërshtuar dhe do të pranonte brenda vetes zgjedhjen e tij/saj? Nëse çdo grupim brenda opozitës do t’ia bënte vetes këtë pyetje, por njëkohësisht dhe do ti përgjigjej vetvehtes në mënyrë të sinqertë, do të kishte arritur me kohë në një konkluzion llogjik, të drejtë, kushtetues dhe që moralisht do ta lartësonte atë sadopak, përballë atyre që bën të mundur përfaqësimin e tyre në Kuvend, pra përballë popullit, pikërisht të atij që u  dha shansin të jenë në Kuvend, dhe ata duhet tia shpërblejnë me zgjedhjen e një Avokati të vërtetë që do të mbrojë interesat e tij.

Gazeta Telegraf e sjell këtë opinion e analizë me qëllim informimin e plotë jo vetëm të publikut shqiptar, por dhe të faktorit ndërkombëtar, e atij diplomatic prezent në Tiranë pasi Avokati i Popullit është po aq  kryesor  dhe  ndikues në mbikqyrjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të Njeriut, sa Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria.

Prandaj sot , edhe pse me shumë shumë vonesë, lind nevoja që të unifikohet në qëndrimet e saj jo vetëm për këtë çështje. Avokati i Popullit nuk mund të futet nën sqetullën e njerit apo tjetrit deputet, apo fraksioni opozitar. Ashtu siç ka sinjale pozitive të komunikimit në gjithë kampin opozitar për daljen me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet në zgjedhjet vendore, ashtu dhe për zgjedhjen e Avokatit e Popullit, gjellë kjo që po gatuhet prej 7-muajsh, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike duhet të thërrasë konsulta me të gjithë deputetët, grupeve apo të partive, të grupimeve politike të përfaqësuara në Kuvend, për ta diskutuar seriozisht këtë çështje. Edhe në këtë proces opozita duhet të jetë një, nuk ka mundësi reale, të jetë as dy, as tre, as katër grupime nëse do të ketë rezultat pozitiv për të gjitha  palët. Le të jetë procesi i përzjedhjes së kandidatit për Avokat të Popullit, pikëtakimi i parë i të gjithë faktorëve të opozitës, dhe një provë e përpjekje bashkimi drejt rrugës së unifikimit për zgjedhjet e afërta vendore. Kujdes!!!! Mazhoranca sot i ka 78 vota, asaj i duhen vetëm 6 vota për të zgjedhur Avokatin e Popullit. Nëse opozita nuk unifikohet secili kandidat i parapëlqyer prej mazhorancës, përmes fraksionimeve apo individualisht mund të sigurojë një mbështetje me 6 deputetësh opozitar. Nëse situata aktuale vijon kështu kuturu, pa zhvillime pozitive, mund të thuhet veç një gjë e sigurtë, opozita do të dalë sërish e humbur dhe në atë pozicion të rëndësishëm kushtetues nga një Avokat Populli të vërtetë me integritet  dhe të besueshëm nga të gjithë që duhet të kemi, shumë shpejt mund të  emërohet një prurje e Kryeministrit Rama, që nuk ka aspak lidhje me mbrojtjen e interesave të popullit dhe të kauzave të tij, dhe një funksionar të rëndomtë që do ta trajtojë shpejt veten, si rrogtar i nivelit të ulët, që do të bjerë të flejë, ndërkohë që duhet të flasë.

Gazeta Telegraf e sjell këtë opinion e analizë me qëllim informimin e plotë jo vetëm të publikut shqiptar, por dhe të faktorit ndërkombëtar, e atij diplomatic prezent në Tiranë dhe jo vetëm. Këta të fundit çuditërisht ende nuk kanë mbajtur publikisht ndonjë qëndrim publik mbi këtë çështje, pavarësisht se për nga rëndësia dhe të drejtat që  i jepet Avokati i Popullit është po aq  kryesor  dhe  ndikues në mbikqyrjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të Njeriut, sa Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria. Faktori ndërkombëtar prezent në Tiranë, e di shumë mirë se, në vendet që ata përfaqësojnë zgjedhja e Avokatit të Popullit, shoqërohet nga një proces transparent, bazuar në meritë, dhe ndiqet me shumë interes të lartë nga publiku.

Faktori ndërkombëtar prezent në Tiranë, e di shumë mirë se, në vendet që ata përfaqësojnë zgjedhja e Avokatit të Popullit, shoqërohet nga një proces transparent, bazuar në meritë, dhe ndiqet me shumë interes të lartë nga publiku. Edhe vet Komisioni Evropian, Komisioni i Venecias, i ka kushtuar vëmëndje mbrojtjes dhe promovimit të Institucionit të Avokatit të Popullit

Edhe vet Komisioni Evropian, Komisioni i Venecias, i ka kushtuar vëmëndje mbrojtjes dhe promovimit të Institucionit të Avokatit të Popullit. Jo vetëm ndërkombëtarët që duhet ta  ndjekin këtë proces, por edhe Kuvendi i Shqipërisë, duhet që t’i referohet parimeve themelore të Komisionit të Venecias,  dhënë në opinionin e tij nr. 897, “Për mbrojtjen dhe promovimin e Institucionit të Avokatit të Popullit”[1], të miratuar në mars 2019 nga ky komision, por dhe të pranuar dhe nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në muajin maj 2019. Nëse e duam, vërtet Shqipërinë, ky proces përpos Kushtetutës dhe Ligjit në fuqi, duhet të realizohet nga Kuvendi udhëhequr nga këto parime, ndërkohë qëndërkombëtar kanë rol të pazevendësueshëm në monitorimin e aplikimit të tyre. Nëse jo, do shkelim sërish keq, siç dhe kemi bërë me dekada me radhë, dhe ky proces do degragojë në produkt. Gjatë viteve të fundit, opozita është tërhequr nga shumë procese vendimtare për vendin duke i sjellë dëme të konsiderueshme popullit, ndaj është momenti të tregojë se ajo nuk është më në atë drejtim, por është kthyer në misionin publik që i takon asaj të bëjë. Në të kundërt edhe ky institucion kushtetutes, si shumë të tjerë do të uzurpohet nga mazhoranca, duke finalizuar kështu kapjen e shtetit në 100 % të institucioneve themelore të tij!