Prokuroria e Tiranës fillon hetimet për dy kallëzimet e bëra nga pronari i truallit, ku është ngritur Kulla “Alban Tower”, kundrejt ndërtuesit Alban Xhaferri dhe projektuesit Marco Casamonti

196
Sigal

Prokurori i prokurorisë Tiranë, duke respektuar juridiksionin hetimor dhe të drejtën e Prokurorisë, të hetojë me paanësi dhe profesionalizëm argumentet rreth fakteve të kallëzuara nga pronari i truallit për elementët e veprave penale

Në marsin e vitit 2014  John Kerry, Sekretari Amerikan i Shtetit  tronditi opinionin publik  kur nga konferenca Mynihut artikuloi kritika të ashpra e të posaçme për situatën politike në Europën Lindore dhe në Ballkan, ku fatkeqësisht bënë pjesë edhe Shqipëria. Ishte koha kur në Tiranë po ngjizej ideja për një “ Reformë në Drejtësi “ si nevojë për të larguar drejtësinë nga kthetrat  e politikës dhe oligarkisë, por edhe si domosdoshmëri për të goditur krimin dhe korrupsionin. Ndoshta ishte koha kur fjalët e Sekretarit të DASH  Kerry dhe realitetit shqiptar ishin në përputhje të plotë. Dhe një prej këtyre grupeve të oligarkëve që po tenton të grabisë pronat e pronarit legjitim është edhe  ndërtuesi i Kullës “Alban Tower”, Alban  Xhaferri, për të cilin janë bërë 2 kallëzime nga pronari i truallit  z. Kostandin Basho në prokurorinë e Gjykatës  së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Pra, ndërtuesi i Kullës “Alban Tower”, Alban  Xhaferri  në bashkëpunim edhe me projektuesin e “Kullës” shtetasin italian z. Marco Casamonti janë kallëzuar në prokurori nga pronari i pronës mbi të cilën është ndërtuar Kulla”Alban Tower”, për shtesa, ndërtim të paligjshëm, pushtimin e pronës dhe “Shpërdorim i Detyrës” nga personat përgjegjës për kolaudim të paligjshëm dhe lejimin e këtyre shtesave. Por, këto fakte janë edhe një argument në kallëzimin, si element të Veprës Penale dhe që presin qëndrimin zyrtar dhe profesional të prokurorit të çështjes, z.Afrim Shehu.

 

Por, pronari legjitim  pret drejtësinë nga prokurori i çështjes!

Sipas pronarit Basho, KRT-ja e Tiranës ka dhënë lejen me vendimin nr.106 dt. 29-12-2007.  Por nga viti 2007 deri më sot, tetor 2024 ende nuk është bërë kontrata e “Shkëmbimit me pronarët e truallit”. Pra, edhe pse kjo kontratë duhej bërë që para 17 vitesh, pronarët sot e kësaj dite nuk kanë në dorë Kontratën si detyrim ligjor menjëherë pas lëshimit të lejes së ndërtimit e aq më pak të kenë në dispozicion sipërfaqet takuese për ti shfrytëzuar, në një kohë që objekti ka filluar të funksionojë si zyra e shërbime pa marrë lejen e shfrytëzimit, akt ky i domosdoshëm për lejimin e përdorimit të një objekti ndërtimor. Kjo ëstë marrëzi , sidomos për ato intitucione që kanë lejuar futjen brenda këtyre ambjenteve të zyrave dhe qëndrave të banuara, pa u bërë kontrata e “Shkëmbimit me pronarët e truallit”, dhe pa u dhënë leja e shfrytëzimit. Ndaj fillimi i hetimeve dhe ndëshkimi i ‘grabitqarëve’ është një provë për Drejtësinë e Re dhe faktin nëse ky prokuror e ka merituar besimin qytetar por edhe vlerësimin e organeve të vettingut ?! Ndoshta ky është rasti kur një ndërtues shqiptar sikurse është ndërtuesi i Kullës “Alban Toëer”, Alban  Xhaferri dhe një projektues i huaj, për më tepër sikurse është ai i “Kullës” shtetasi italian z. Marco Casamonti, janë kallëzuar në prokurori nga pronari i pronës, për të marë drejtësinë e vonuar. Ja ky është ai moment kur edhe pse kanë kaluar 8 vite e 7 muaj nga fjalimi i kreut të DASH, qytetarët ende presin dhe shpresojnë që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe që oligarkët e korruptuar dhe abuzues ,vendas apo të huaj, veç e veç apo të dy së bashku, të shkojnë para prokurorisë dhe organeve të tjera të specializuara për grabitjet nëpërmjet mashtrimit dhe të marin ndëshkimin e merituar.

Koha që prokurori i Tiranës z. Afrim Shehu të japë  provën për atë që paralajmëroi DASH, për shkëputjen nga oligarkia dhe mafia!

John Kerry: “SHBA, shikon tendenca shqetësuese në shumë rajone të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe në vendet e Ballkanit. Aspiratat e qytetarëve po shtypen dhe po shkelen nga interesat e oligarkëve të korruptuar, interesa këto të cilat përdorin paratë për t’i mbyllur gojën  kundërshtarëve, për të blerë politikanët dhe entet mediatike, dhe për të dobësuar pavarësinë e gjykatave apo prokurorive dhe njëkohësisht ata përdorin trysni duke abuzuar me të drejtat e organizatave jo-qeveritare për të ekzistuar dhe për të vepruar, në ambientin e tyre “. Kjo deklaratë e zyrtarit të lartë amerikan tregon për përmasat që ka marrë degradimi i demokracive në vendet ish komuniste duke përfshirë edhe Shqipërinë ku realiteti përkon 100 % me këtë konstatim tejet alarmant e të rrezikshëm. Kambana e alarmit nga Mynihu nuk ia mbërriti të dëgjohej e fortë në Tiranë duke dëshmuar edhe një herë vërtetësinë e fjalëve të sekretarit Kerri për situatën në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri. Shumica e medias zgjodhi heshtjen duke u sjellë pikërisht ashtu si u konstatua e blerë dhe e nënshtruar nga oligarkia politike dhe financiare. Nuk duam t’i hyjmë  gjatë kësaj historie, sepse do meremi në vazhdimësi,  por mendojmë se realiteti afatshkurtër ose më mirë të themi i ditëve të fundit do të vërtetojë më së miri këtë fakt, që lidhet me hetimin e plotë nga prokuroria e Tiranës për çiftin Xhaferri – Casamonti. Si media kemi menduar dhe gjykuar se paralajmërimet e kreut të DASH, kanë qënë të sakta dhe në objektivin e duhur, duke marrë parasysh rastin më tipik të “Telegraf” që ka denoncuar këta dy shtetas, pasi këta oligarkë marrëzisht  i kërkon mediave dhe shtypit të lirë të mos bëjë publike skandalin. Liria e shprehjes është themeli i demokracisë dhe është çelësi i të drejtave të tjera, sikurse janë ligjërimet politike, por edhe ato tregtare. Pikërisht për këto të drejta dhe liri të shtypit dhe medias së lirë pak ditë më parë, Telegraf.al  ka publikuar denoncimin e një pronari i cili nuk u lejua të hynte në hyrjen e Kulles“Alban Tower”, me ndërtues Alban  Xhaferri  dhe projektues shtetasin italian z. Marco Casamonti. Dhe pikërisht në këtë ndërtesë e cila ende nuk është marrë në dorëzim nga bashkia, sepse këtyre pronarëve nuk u është dhënë pjesa që u takon pasi mungon  marrëveshja përfundimtare. Ndaj pronari legjitim që i ka dhënë  pronën për zhvillim ndërtuesit të Kullës “Alban Toëer”, Alban  Xhaferri  me projektues shtetasin italian z. Marco Casamonti pret nga prokurori i prokurorisë së  Tiranës  z. Afrim Shehu , që duke respektuar juridiksionin hetimor dhe të drejtën e Prokurorisë, për cilësimin e saktë ligjor të veprave penale të dënueshme të të kallëzuarve, apo për hetimin e zbulimin e fakteve të tjera kriminale, pasi  vlersojmë se në këtë rast minimalisht janë konsumuar plotësisht elemntët e veprave penale, nga të kallëzuarit Alban Xhaferri dhe Shoqëria “AL&GI” SHPK  për:

1-“Ndërtim i Paligjshëm”, parashikuar nga Neni 199/a i Kodit Penal në rrethana të cilësuara të paragrafit 3 e 4.

2- “Pushtim i tokës”, parashikuar nga Neni 200 i Kodit Penal

3-“Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi paligjshëm i ndërtimeve”, parashikuar nga Neni 199/b i Kodit Penal nga i kallëzuari Marco Casamonti.

“Shpërdorim i Detyrës” , parashikuar nga Neni 248 i K.P. për personat përgjegjës, që lejuan veprat penale të mësipërme.