Prof.Vangjel Kici: Nafta, grabitqarët e huaj dhe zyrtarët e korruptuar

120
  • -Gjatë 30 vjetëve të fundit është vërtetuar se kompanitë e huaja i kanë bllokuar kërkimet e naftës dhe të gazit në Shqipëri.
  • – Kompanitë e huaja të naftës po i grabisin plotësisht vendburimet ekzistuese të naftës, në bashkëpunim me qeveritarët tanë të korruptuar.
  • – Pas nacionalizimit (shtetëzimit) duhet formuar Kompania Shtetërore (Kombëtare) e Naftës Shqiptare me emrin Petroalb.
  • – Albpetrol-i nuk ngjan aspak me kompanitë e naftës të shteteve të ndryshme të botës.
  • – Albpetrol-i është thjeshtë si një Ndërmarrje Prodhimi, që administron disa vendburime nafte dhe gazi
  • – Me problemet e naftës dhe të gazit në Shqipëri duhet të merret vetëm Kompania Shqiptare e Naftës, dhe jo qeveria e korruptuar
  • – Zhvillimi i sektorit shtetëror të naftës do të shërbente si lokomotivë për zhvillimin e të gjithë sektorëve të tjerë të ekonomisë.
  • – Nacionalizimin e naftës shqiptare e kanë penguar dhe e pengojnë të huajt, në bashkëpunim me qeveritarët tanë të korruptuar
Sigal

Gjatë 30 viteve të fundit është vërtetuar se kompanitë e huaja i kanë bllokuar kërkimet e naftës dhe të gazit në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe është vërtetuar gjithashtu se kompanitë e huaja të naftës po i grabisin plotësisht vendburimet ekzistuese të naftës, në bashkëpunim me qeveritarët tanë të korruptuar.

Pas nacionalizimit (shtetëzimit) duhet formuar Kompania Shtetërore (Kombëtare) e Naftës Shqiptare (propozoj emrin Petroalb, analoge e kompanisë shtetërore braziliane të naftës Petrobras, ose kompanisë shtetërore meksikane të naftës Petromex). Kompania Petroalb duhet të përfshijë edhe Institutin e Kërkimeve të Naftës dhe të Gazit në Fier, së bashku me Sektorin e Gjeofizikës, Institutin Teknologjik të Naftës etj. Atyre duhet t’u hiqet dryni, i vendosur padrejtësisht nga qeveria. Kompania Petroalb duhet të ketë 4 Seksione: Seksioni i Kërkimit, Seksioni i Prodhimit, Seksioni i Përpunimit dhe Seksioni i Tregëtimit.

Albpetrol-i nuk ngjan aspak me kompanitë e naftës të shteteve të ndryshme të botës. Pse?

 Sepse Albpetrol-i nuk merret me kërkime nafte dhe gazi (nuk ka mundësi të merret!). Ai nuk merret as me përpunimin dhe tregëtimin e naftës së përpunuar dhe të gazit. Albpetrol-i është thjeshtë si një Ndërmarrje Prodhimi, që administron disa vendburime nafte dhe gazi, dhe tregëton naftë të papërpunuar. Albpetrol-i gjoja monitoron (vëzhgon, kontrollon) edhe Marrëveshjet shtetërore Hidrokarbure në Shqipëri, ku në fakt lulëzon korrupsioni! Pra, Albpetrol-i dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) janë vegla qorre në shërbim të qeverive të korruptuara. Ato duhen zhdukur sa më parë nga Shqipëria.

Kam hedhur ide për strukturat, se ku duhet kërkuar për naftë dhe gaz në Brezin Ofiolitik të Mirditës. Atje është paraqitur edhe një prerje gjeologjike ideore, nëpër masivin ultrabazik të Bulqizës. Në atë prerje shihet qartë struktura gëlqerore e shpuarjes, poshtë masivit. Ajo duhet të jetë naftë-gazmbajtëse, sikurse edhe poshtë masivëve të tjerë.

Duke shfrytëzuar naftën dhe gazin e vendburimeve ekzistuese, Kompania Shtetërore e Naftës Shqiptare (Petroalb), duke vënë në punë edhe paratë e popullit, do të bëhet e aftë për

vetfinancim. Ajo duhet të jetë e pavarur nga shteti, sikurse është kompania Statoil e Norvegjisë. Me problemet e naftës dhe të gazit në Shqipëri duhet të merret vetëm Kompania Shqiptare e Naftës, dhe jo qeveria e korruptuar!

Marrëdhëniet e kompanisë me shtetin le të rregullohen sipas modelit të Norvegjisë.

Duke zhvilluar sektorin shtetëror të naftës, kompania do t’i sjellë të ardhura shumë të mëdha arkës së shtetit shqiptar.

Zbulimi i mundshëm i naftës dhe i gazit, në Brezin Ofiolitik të Mirditës, do të hapte portën e madhe të zhvillimit të gjithanshëm të Shqipërisë dhe të Kosovës, domethënë të gjithë kombit shqiptar. Kushti kryesor, për hapjen e kësaj porte, është nacionalizimi (kombëtarizimi, shtetëzimi) i naftës dhe i gazit të gjithë Shqipërisë. Nafta dhe gazi duhet të jenë pronë vetëm e kombit shqiptar (jo pronë e qeverisë!). Nafta dhe gazi duhet të kërkohen dhe të shfrytëzohen nga vet shqiptarët, për mirëqënien e tyre. Këtë mund t’a bëjë vetëm një qeveri, që i shërben popullit shqiptar, dhe jo vetes dhe të huajve (duke u hequr si pronare e naftës!).

Deri tani, nacionalizimin e naftës shqiptare e kanë penguar dhe e pengojnë të huajt, në bashkëpunim me qeveritarët tanë të korruptuar, sepse nacionalizimi është kundër interesave të tyre grabitqare. Ky nacionalizim nuk bëhet duke iu lutur qeverisë, por populli duhet t’a detyrojë qeverinë, siç i kanë detyruar qeveritë e tyre popujt e ndryshëm të botës. Theksoj se deri tani, shumica dërrmuese e shteteve të ndryshme të botës e kanë nacionalizuar (kombëtarizuar, shtetëzuar) naftën dhe gazin.

Zbulimi i naftës dhe i gazit, në Brezin Ofiolitik të Mirditës, do të ishte një rast i rrallë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të gjithë kombit shqiptar. Prandaj, t’a mbrojmë me çdo kusht naftën shqiptare, nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Të mos lejojmë në asnjë

mënyrë që të na iki nga duart ky shans i mundshëm dhe i madh historik, i cili do të rriste në kulm smirën dhe agresivitetin e armiqve tanë të brendshëm dhe të jashtëm.

Zhvillimi i sektorit shtetëror të naftës (kam parasysh një “naftë të madhe”, të ngjashme me Azerbajxhanin, Norvegjinë etj.) do t’a zhvillonte shumë shpejt të gjithë ekonominë kombëtare shqiptare. Zhvillimi i sektorit shtetëror të naftës do të shërbente si lokomotivë për zhvillimin e të gjithë sektorëve të tjerë të ekonomisë: sektorin e ndërtimit, të transportit, sektorin elektrik, mekanik, tregëtinë, financat etj. Do t’a forconte shumë shpejt shtetin shqiptar. Do t’a rriste shumë shpejt mirëqënien e popullit shqiptar. Shqipëria shumë shpejt do të arrinte mirëqënien e shteteve më të zhvilluara të Europës. Do të hapeshin shumë fronte të reja masive dhe të përhershme pune, jo vetëm për shqiptarët brenda Shqipëri-Kosovës, por edhe për shqiptarët e diasporës. Pra, do të zhdukej papunësia. Do t’i pritej rruga emigrimit masiv të shqiptarëve. Do t’i pritej rruga zbrazjes së trojeve tona nga shqiptarët. Kështu i zgjidhi Norvegjia të gjitha këto probleme, me anë të zhvillimit të sektorit shtetëror të naftës. Të marrim shembull prej saj, ku çdo banor është një milioner, vetëm në sajë të naftës shtetërore!

Nga kjo pasuri e madhe e pritshme e naftës dhe e gazit, Shqipëria dhe Kosova (i gjithë kombi shqiptar!) do të zhvilloheshin dhe forcoheshin në çdo drejtim: ekonomik, politik, ushtarak….Prandaj, t’a mbrojmë me të gjitha forcat naftën shqiptare!