Prof.Dr.Qemal Lame: Mehmet Shehu u eleminua duke u vrarë në mënyrë mafioze dhe u deklarua se u “vetëvra”

136

Gazeta TELEGRAF

Rrëfen për herë të parë  ish-Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme : Takimi i parë me Mehmetin, vlersimi për luftëtarin e Spanjës, komandantin e LANÇ dhe kryeministrin më jetgjat në Europë. Çfarë më tha për Arianit Çelën, Rrapi Minon, Prof. Ismet Elezi, krijimin e ministrisë së Drejtësisë dhe si mbrriti informacioni tek Enveri. Njohja e Ramiz Alisë  me Nexhmijen në “Rininë Komuniste” dhe krushqia e tyre e zyrtarizoi Ramizin si trashëgimtar.

Sigal



Mehmet Shehu u eleminua duke u vrarë në mënyrë mafioze e misterioze dhe u
deklarua zyrtarisht se u “vetëvra” duke e akuzuar si tradhëtar. Vlerësimi  i personaliteteve të kohës, pasuron historinë, vlerat e shtetit dhe të kulturës së kombit.


01.
Vlerësimi i merituar i figurave historike dhe korrigjimi i shtrembërimeve dhe fallsifikimeve

Figurat historike me përmasa kombëtare të personaliteteve të larta shtetërore e shoqërore, vlerësohen për veprimtarinë konkrete të tyre në mbrojtjen e interesave kombëtare në dimensionin e gjerë të marrëdhënieve shoqërore të kohës, të rezultateve personale në zhvillimin e përparimin e vendit. Gjykimi objektiv është e domosdoshme që të mos ndikohet nga vlerësime të njëanshme subjektive të ndikuara nga këndvështrime politike, ekonomike dhe shoqërore të shtresave apo grupimeve të caktuara në krahasim me shoqërinë dhe historinë në tërësi. Për këto arsye, kërkohet gjykim i paanshëm nga politika dhe studiuesit. Përfundime të drejta do të arrihen kur e kaluara të mos gjykohet vetëm me parimet e politikës dhe praktikën e diktaturës së proletariatit dhe as vetëm me parimet e praktikën e demokracisë prulariste të idealizuar.Vlerësimi i merituar i figurave historike dhe korrigjimi i shtrembërimeve dhe fallsifikimeve të bëra është detyrë me rëndsi për dokumentimin, njohjen, dhe ruajtjen e historisë. Në anët pozitive dhe negative që karakterizojnë periudha të caktuara historike, kanë vendin e tyre kontributet dhe përgjegjësitë e përgjithshme dhe ato individuale. Anët negative në tërësinë e arritjeve në një sistemi shoqëror, nuk mund të jetë e saktë që të mbeten si karakteristikë dalluese për personalitetet politike të kohës dhe të mbivlerësohen në krahasim me kontributet në zhvillimin e përgjithshëm të vendit e të shoqërisë në tërësi. Mendimet e disa studiuesve, të cilët analizojnë në tërësi e dëshmojnë paanshmëri në përfundimet për kontributet dhe njëkohësisht për përgjegjësitë, fajet e anët negative, janë më të ekulibruara dhe krijojnë bindje më të drejta për historinë dhe personalitetet politike, si dhe orientimin e edukimin shoqëror.

Në kushtet e sotme politike vazhdon me të drejtë dënimi i diktaturës dhe fajtorëve kryesorë që drejtuan shtetin për afro një gjysëm shekulli. Akuzat dhe tipizimi i tyre si kriminelë  janë të drejta politikisht. Megjithatë duhet të mbahen parasysh edhe kriteret ligjore.

1.Kriminelë cilësohen personat që kryejnë krime kundër njerëzimit, kryejnë genocid dhe masakrojnë popullin e vet në kohë lufte dhe ata që vrasin për motive të dobëta në kohë paqeje.
2.Udhëheqësit kryesorë të diktaturës ishin udhëheqësit ushtarakë që dhanë kontributin e tyre të veçantë në Luftën Nacional Çlirimtare, të radhitur me aleancën e madhe kundër fashizmit dhe nazizmit.
3.Historia tregon se në të gjithë vendet e Europës Lindore dhe asaj Perëndimore, ku fitoi Aleanca Antifashiste, u zhvilluan gjykimet e krimeve që kanë kryer kolaboracionistët dhe “nacionalistët”. Fillimisht u zhvillua në Gjermani, Gjyqi i Nurembergut dhe pas tij në shtetet e tjera. Në vazhdim të vendimeve të marra nga aleatët në Konferencën e Paqes në Paris, edhe në Shqipëri u bënë gjykimet kundër kolaboracionistëve që kishin zhvilluar veprimtarinë më të rëndë gjatë kohës së luftës. Janë të njohura krimet e kryera prej tyre, si nga Isa Toska, Hamit Matjani, Xhafer Deva, Dan Kaloshi, Halil Alia. Drejtuesit e luftës që u bënë edhe drejtues të shtetit të diktaturës, dihet se kanë luftuar dhe me ashpërsi kundër kolaboracionistëve dhe kundër padronëve që ata i kishin drejtuar, fashistëve italianë e gjermanë. Sigurisht, ata përfshirë edhe Mehmet Shehun, ishin një nga faktorët kryesorë që lufta u fitua nga forcat partizane, dhe për një gjë të tillë ata e “kanë merituar” atë kohë urrejtjen e kolaboracionistëve të palavdishëm shqiptarë. Pas gjyqeve kundë bashkpuntorëve të fashizmit dhe nazimit, në shtetet e Europës Perëndimore nuk u zhvillua më tej lufta e ashpër në masën e popullit. Më pas shtetet e zhvilluara europiane, hoqën edhe dënimet me vdekje. Vazhduan ndjekiet që nuk kanë pushuar as në ditët tona, të kriminelëve të njohur dhe të atyre që është vërtetuar me prova ligjore se kanë kryer krime lufte dhe u janë fshehur drejtësisë.


Në shtetet e Europës Lindore, nën shembullin e Bashkimit Sovjetik, pas dënimit të kolaboracionistëve, vazhdoi lufta kundër bandave diversioniste, më pas  në masë të gjerë u zbatua lufta klasore kundër atyre që vlerësoheshin se ishin të rrezikshëm ndaj pushtetit të ri komunist dhe diktaturës së proletariatit që u imponua në formën më të ashpër të pushtetit apsolut dhe autoritar. Edhe në Shqipërinë e pas luftës, të lënë nën influencën e Bashkimit Sovjetik, dhe gjithë periudhën e socializmit u zbatua po kjo metodë e luftës së ashpër të klasave deri në ekstremizëm. Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsësisë, pa u marrë mendimi i studiuesve të historisë, të personaliteteve që jetojnë akoma dhe pa marrëveshje të gjerë politike dhe shoqërore, nga maxhoranca në pushtet u bë në mënyrë të njëanshme dhe për interesa politike të njëanshme në prag të vitit të fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme në Kuvend, nga partitë në pushtet u bë rehabilitimi duke dekoruar disa persona që ka qenë e provuar se kanë bashkëpunuar me nazifashizmin, edhe pa u vërtetuar ndonjë e dhënë e re për veprimtarinë e tyre në të kaluarën. Rehabilitimi i njëanshëm nga shumica në pushtet i disa figurave të kolaboracionistëve, u kritikua rëndë nga partitë e majta opozitare, personave që jetojnë akoma dhe kanë dhënë kontribut në luftën Nacional Çlirimtare, si dhe të atyre që kërkojnë të fallsifikojnë historinë duke lehtësuar përgjegjësinë për fajet e tyre dhe kërkojnë padrejtësisht rehabilitimin. Historia e shtetit dhe së drejtës dhe në tërësi ajo e popullit e kombit shkruhet me përgjegjësi, mbrohet dhe trashëgohet në brezat e ardhshëm kur ajo pasqyron ngjarjet me objektivitet dhe pa u ndikuar nga interesat e njëanshme të grupimeve politike e shoqërore. Prandaj, kërkohet të respektohen e mbrohen interesat kombëtare. Mbetet detyrë e politikës dhe e medias që të vlerësohen me ndërgjegjje saktësimet e plotësimet e domosdoshme të historisë dhe të krijohen kushtet që studiuesit të bëjnë analizat e të japin përfundimet e nevojshme me evidentimin objektiv të ngjarjeve dhe personaliteteve të kohës, sidomos të rëndësisë kombëtare të Luftës Nacional Çlirimtare, si dhe pasojave të rënda të diktaturës dhe të luftës së klasave.

“Mehmet Shehu studioi në Akademinë Ushtarake “Voroshillov”, në Moskë. U kthye në Shqipëri në vitin 1947 dhe u vu në krye të Ushtrisë si shef i Shtabit të Përgjithshëm. Pastaj u emërua ministër i Punëve të Brendshme (1948-1954), më pas nga 1954-ta e deri në 1981-shin, kryeministër i vendit dhe njëkohësisht ministër i Mbrojtjes (1974-1980). Si kryeministri që drejtoi qeverinë shqipëtare në vitet 1954-1980, ai mbetet faktikisht kryeministri më jetëgjatë në Shqipëri dhe në botë…”

02.Mehmet Shehu ka vendin e tij në historinë e periudhës së socializmit

Mehmet Shehu është një nga burrat e shtetit shqiptar që ka kontribuar dhe nuk mund të injorohet nga historia. Ai u dallua në Luftën Nacional Çlirimtare dhe pas çlirimit në ndërtimin e zhvillimin e vendit, por edhe si një nga fajtorët kryesorë për pasojat e rënda të diktaturës, duke u bërë edhe viktimë e saj kur u eleminua brutalisht si kundërshtar i rrezikshëm politik për të garantuar trashëgiminë e pushtetit apsolut të Enver Hoxhës tek Ramiz Alia. Mehmet Shehu ishte pjesëmarrës në Luftën e famshme të Spanjës kundër fashizmit të udhëhequr nga Franko. Ai është shqiptari që në dhjetor të vitit 1937 shkoi në Spanjë, ku u bë pjesë e Brigadës XII ndërkombëtare “Garibaldi”, që njihej botërisht për nga pjesëmarrja vullnetare. Gjatë kësaj kohe, Mehmet Shehu komandonte Batalionin IV të saj. Në 1939-n, pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj, u kthye në Francë dhe qëndroi në një kamp përqendrimi. Gushti i vitit 1942 e gjeti në Shqipëri, ku menjëherë nisi të angazhohej në Luftën Nacional Çlirimtare, ku ju besuan dhe realizoi detyra shumë të rëndësishme. Në gusht të vitit 1943, u emërua komandant i Brigadës I Sulmuese. Kjo brigadë u bë simboli dhe legjenda e trimërisë së partizanëve dhe popullit shqiptar, dha kontributin në mbrojtjen e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlitimtare, betejat luftarake të zhvilluara për çlirimin e vendit dhe ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste.


Mehmet Shehu nuk u identifikua që në fillim në krye të udhëheqjes komuniste, por shpejt u bë kandidat dhe anëtar i Komitetit Qëndror e më pas anëtar i Byrosë Politike duke u afirmuar si numri dy dhe pasardhës i Enver Hoxhës. Pas luftës, ai kreu detyra të larta partiake dhe shtetëroe. Në periudhën 1945-1946 studioi në Akademinë Ushtarake “Voroshillov”, në Moskë. U kthye në Shqipëri në vitin 1947 dhe u vu në krye të Ushtrisë si shef i Shtabit të Përgjithshëm. Pastaj u emërua ministër i Punëve të Brendshme (1948-1954), më pas nga 1954-ta e deri në 1981-shin, kryeministër i vendit dhe njëkohësisht Mbrojtjes (1974-1980). Si kryeministri që drejtoi qeverinë shqipëtare në vitet 1954-1980, ai mbetet faktikisht kryeministri më jetëgjatë në Shqipëri dhe në botë.

“Në të gjithë vendet e Europës Lindore dhe asaj Perëndimore, ku fitoi Aleanca Antifashiste, u zhvilluan gjykimet e krimeve që kanë kryer kolaboracionistët dhe “nacionalistët”. Fillimisht u zhvillua në Gjermani, Gjyqi i Nurembergut dhe pas tij në shtetet e tjera… Janë të njohura krimet e kryera prej tyre, si nga Isa Toska, Hamit Matjani, Xhafer Deva, Dan Kaloshi, Halil Alia.”


03. Mehmet Shehu u eleminua duke u vrarë në mënyrë mafioze dhe u deklarua zyrtarisht se u “vetëvra” duke e akuzuar si tradhëtar

Kontributet e veprimtarisë së gjatë afro dyzet vjeçare të Mehmet Shehut për shtetin dhe kombin shqiptar, është me vend që të analizohen me objektivitet dhe në të gjithë kompleksin e tyre për të arritur përfundime më të drejta. Në vlerësimin objektiv të jetës dhe veprimtarisë së tij dallohen aftësitë drejtuese në luftën për çlirimin nga pushtuesit italianë e gjermanë dhe në paqe në ndërtimin e zhvillimin ekonomik e shoqëror. Krahas këtyre anëve pozitive, ai individualizohet për karakterin e fortë e reagimet e ashpra për prirjet, qëndrimet dhe vendimet e egra ekstremiste e terroriste. Në gjithë veprimtarinë e tij politike e shtetërore të gjatë të tij, evidentohet fajësia e  përbashkët me Enver Hoxhën për pushtetin autoritar dhe luftën e klasave që shkaktuan pasoja të rënda në mosrespektimin e të drejtave e lirive, ndjekien, dënimin dhe persekutimin e kundershtarëve politikë të komunizmit. Ky personalitet historik u shkatërrua në mënyrën më mizore të mundshme nga vetë regjimi i udhëhequr me vullnet të hekurt nga shoku, miku i tij, të cilëve ju shërbeu me besnikëri gjithë jetën. U eleminua duke u vrarë në mënyrë mafioze e misterioze dhe u deklarua zyrtarisht se u “vetëvra” duke e akuzuar si tradhëtar. Për të kanë mbetur vlerësimet e bëra në kohën e vdekjes, i cilësuar si armik, tradhëtar, poliagjent, kryesues i grupit komplotist për vrasjen e Enver Hoxhës. Në 100 vjetorin e lindjes së tij, U organizua vetëm një aktivitet i kufizuar përkujtimor nga shoqata e Mallakastrës.


Pas ndyshimit të sistemit politik në vitin 1990, media e shkruar dhe ajo audiovizive ka treguar interesim për sqarimin e së kaluarës, duke u përpjekur të hedhi dritë edhe në misterin e vdekjes së kryeministrit më jetëgjatë. Por fakt është se nga politika, drejtësia dhe institucionet e larta shtetërore dhe të drejtësisë është lënë në heshtje vrasja apo “vetëvrasje” dhe mosinteresimi për një përcaktim objektiv përfundimtar të kontributeve e të fajësive të Mehmet Shehut. Qëndrimi ndaj tij ndikohet e kushtëzohet, së pari, nga gjykimet politike në tërësi për politikanët që morën pjesë dhe dhanë kontribut të veçantë në Luftën Nacional Çlirimtare në koalicion me aleancën e madhe antifashiste dhe antinaziste, si dhe më pas në vendosjen e pushtetit popullor dhe ndërtimin e socializmit. Së dyti, nga akuzat e drejta për përgjegjësinë e tij direkte në luftën e klasave dhe eleminimin e kundërshtarëve politikë.