- Vemja e fluturës së mëndafshit të Amerikës së Veriut (Antheraea polyphemus), është grykësja më e madhe se çdo lloj kafshe tjetër. Gjatë 56 ditëve, pra para se të shndërrohet në krisalidë, ajo konsumon një sasi ushqimi që është 86 000 herë më e madhe se pesha e vet trupore. Kjo vemje ushqehet me gjethet e lisit, shelgut, panjës etj.
- Merimanga më e madhe në botë, e quajtur si merimanga Goliat (Theraphosa blondi) takohet në pyet tropikale të Amerikës së Jugut. Kjo merimangë, që ushqehet me zogj të vegjël, u zbulua për herë të parë në Venezuelë në vitin 1965. Trupi i saj është 28 cm i gjatë, dhe peshon 175 g. Çuditërisht banorët vendas e përdorin si ushqim. Ata e pastrojnë nga qimet dhe e pjekin mbi gjethen e bananes.
- Salamandra aziatike jeton zakonisht 10 vjet dhe në dimër bie në gjumë dimëror. Çuditërisht një salamandër gjatë gjumit dimëror u bllokua brenda shtresës së akullit siberian. Kishin kaluar 90 vite, kur kërkuesit shkrinë akullin dhe konstatuan se salamandra u zgjua dhe vazhdoi të ecte.
- Sot numërohen rreth 600 lloje gjarpërinjsh helmues, por më helmuesi ndëra ta është gjarpri taipei i shkretëtirës australiane, Oxyuranus microlepidotus. Efekti i tij helmues kalon 25 herë atë të kobrës. Gjëndrrat e këtij gjarpëri përmbajnë aq helm sa mund të vrasin 100 njerëz. Në mungesë të trajtimit, vdekja nga pickimi ndodh pas 30 minutash.
- Koala ose përtaci australian (Phascolarctos cinereus) është një gjitar që usheqehen kryesisht me gjethe ekualipti. Kjo kafshë mund të flejë mbi degët e pemëve për 18 deri 20 orë në ditë. Ka mundësi që gjumi të jetë një përshtatje për ruajtjen e energjisë, meqënëse dieta e tyre është e varfër në kalori.
- 1337 500 njerëz në vit janë viktima të kafshëve vrastare. Kështu luanët vrasin 100 njerëz në vit, hipopotamët 500 njerëz në vit, elefantët 600 njerëznë vit, krokodilët 1000 njerëz në vit, akrepat helmojnë 3300 njerëz në vit, insektet vrasëse përmes ëmundjes Chagas 10 000 njerëz në vit, qentë përmes tërbimit 59 000 njerëz në vit, gjarpërinjtë përmes helmimit 138 000 njerëz në vit, njeriu kundër njeriut 400 000 njerëz në vit, dhe mushkonjat si përhapëse të malarjes e sëmundjeve të tjera 725 000 njerëz në vit.
- Një lopë e vetme që rritet në një kmpleks industrial gjatë muajve të nxehtë të verës konsumon deri në 370 lira ujë në ditë. Zakonisht për prodhimin e 3. 5 litrave qumësht duhen rreth 2200 litra ujë. Rreth 55% e furnizimit me ujë të ëmbël në SHBA përdoret për rritjen e kafshëve për ushqim.
- Shpend i arktikut, Sterna paradisaea, pasi shumohet në zonën arktike të Polit të Veriut migron për të dimëruar drejt Antarktidës për tu rikthyer sërish në pranverë në arktik. Disatanca që ai përshkon me fluturim për vajtje dhe ardhje arrin në 80.500 km. Nuk ka një kafshë tjetër që të përshkojnë një largësi kaq të madhe gjatë migrimit stinor.
- Skifteri peregrin (Falco peregrinus) është mbreti i shpejtësisë së fluturimit ndër të gjithë shpendët e tjerë. Ai mund të fluturojë deri 322 km në orë në çastin e gjuetisë (në pikiadë). Rivali i tij është shqiponja e artë që arrin shpejtësinë 240-320 km në orë.
- Bleta punëtore i rreh karhët 240-250 herë në sekondë, grerëza 110 herë në sekondë, bufi 4 herë në sekondë dhe pelikani 1.2 herë në sekondë.






















