Prof. Dr. Andon Kume: Ndërkombëtarizimi i studimeve universitare me partnerët europianë, prioritet i Universitetit të Durrësit

343
Sigal

Gjatë 8 viteve si dekan, Prof.Dr.Andon Kume, arriti të realizonte marrëveshje me Universitete nga më prestigjozet europiane për 5 programe studimi të përbashkëta, të cilat i japin mundësi studentit të ketë diplomë të dyfishtë ,atë të U.A.M.Durrës dhe universiteteve europiane ku zhvillohen programe të përbashkëta , dhe konkretisht me universitetet : La Sapien-Romë, Torvegata-Romë, Genova- Itali dhe Nice në Francë.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike Prof.Dr.Andon Kume, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Prof.Kume vjen pas një përvoje gati 11  vjeçare si pedagog në UAMD, ku për 2 mandate është zgjedhur si Dekan i Fakultetit të Shkencave Politiko Juridike.

Gjatë 8 viteve si dekanë, Prof.Dr.Andon Kume, arriti të realizonte marrëveshje me Universitetet nga më prestigjozet europiane për 5 programe studimi të përbashkëta të cilat i japin mundësi studentit të ketë diplomë të dyfishtë ,atë të U.A.M.Durrës dhe universiteteve europiane ku zhvillohen programe të përbashkëta dhe konkretisht me universitetet : La Sapien-Romë, Torvegata-Romë, Genova- Itali dhe Nice në Francë. Pikërisht ky sukses i jashtëzakonshëm ka bërë që Prof. Andon Kume të jetë nga më të preferuarit si nga stafi akademik edhe nga studentët e UAMD. Ajo që përbënë një risi për arsimin e lartë shqiptarë ka të bëjë edhe me faktin, se këto programe dhe ky universitet, është i vetmi në Shqipëri dhe në Ballkan që ka këtë nismë për 5 programet me diploma të 2-fishta. Bashkëpunimi i ngushtë edhe me MAS është një garanci e shtuar, që me kandidatin për kreun e Rektoratit Prof.Dr.Andon Kume, Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit do të jetë në pararojë të arsimit të lartë shqiptar, ballkanik dhe europian.

Në një njoftim të bërë pak ditë më parë në kuadër edhe të zyrtarizimit të kandidaturës së tij për rektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Prof.Dr.Andon Kume ju drejtua kolegëve të tij, studentëve dhe stafit administrativ të UAMD-së , për prioritetet e fushatës dhe drejtimin e Univeristetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, gjatë 4 viteve të ardhshme. Ja mesazhi i plotë i Prof.Dr.Andon Kume:

“Të nderuar kolegë, të dashur studentë dhe staf administrativ i UAMD-së, Për tetë vite kam pasur privilegjin të drejtoj Fakultetin e Shkencave Politike Juridike. Gjatë këtij rrugëtimi, së bashku me kolegët e nderuar, kemi përballuar sfida të shumta dhe kemi arritur sukses të qenësishëm. Karriera ime akademike dhe administrative është ndërtuar mbi parimet e përkushtimit, transparencës dhe inovacionit.

Tani fillon një kapitull i ri dhe kam kënaqësinë t’ju njoftoj se kam paraqitur kandidaturën time për Rektor të UAMD-së. Angazhimi im në krye të institucionit tonë ka në fokus:

  • Universitetin si qendër ekselence akademike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis stimulues dhe mbështetës për zhvillim akademik dhe personal.
  • Forcimin e kulturës së qëndrueshmërisë, transparencës, meritokracisë dhe përgjegjësisë sociale. • Qasjen e strukturave tona drejt shërbimeve për të tretët në çdo njësi kryesore, me qendra që ofrojnë konsulencë, shërbime dhe programe afatshkurtra.
  • Përmirësimin e cilësisë së arsimit nëpërmjet modernizimit të programeve mësimore me metoda inovative të mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke i integruar me teknologjinë e informacionit. • Zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare nëpërmjet projekteve dhe diplomave të dyfishta/të përbashkëta në çdo njësi bazë, sipas ekperiencës së FSHPJ-së, me 5 diploma të tilla, në të tre ciklet e studimeve.
  • Hapjen e programeve të ciklit të tretë (doktoratë) dhe master ekzekutiv pranë njësive bazë.
  • Rritjen e fondeve për projektet kërkimore, qendrat e kërkimit shkencor, intershipet, konferencat dhe publikimet shkencore.
  • Përmirësimin e infrastrukturës, garantimin e transportit, shërbimeve dhe jetës studentore. • Çertifikimin e programeve profesionale për ti pajisur studentët me liçensat përkatëse të ushtrimit të profesionit.
  • Mbështetjen e stafit administrativ për zhvillimin profesional në menaxhim, teknologji dhe shërbime. Jam i bindur se përvoja ime, përkushtimi dhe vizioni për të ardhmen e UAMD-së do të sjellin një epokë të re zhvillimi dhe suksesi për institucionin tonë.

Ju falënderoj për besimin e treguar në këto vite dhe mbështetjen tuaj në këtë nismë të rëndësishme. I uroj suksese të gjithë kandidatëve.”