Prof.Dr. Ago Nezha: Dukati është i djathtë

635
Sigal

Historikisht ka qënë i djathtë se ka trashëguar një pasuri prrallore si asnjë fshat tjetër në Shqipëri. DUKATI   ËSHTË  I  DJATHTË

Në vitet 1660, Elvia Çelebiu fliste gjithashtu për vendin e Dukatit, i cili sipas tij përfshinte 100 katunde

-Kosnideroheshin ballistë trekëndëndori  Jug-Lindor: Dukat, Lazarat, Bozhigrad, që niste nga Vlora, në Gjirokastër dhe përfundonte në Korçë

-Marko Bello, kur Lufter Xhuveli si Kryetar i Partisë Agrare bëri aleancë me Berishën, në një studio televizive ju përgjegj gazetarit se : “ Lufter Xhuveli, si ballist nga Dukati, atje do shkonte se atje e kishte vendin

– Në Luftën Nacionalçlirimtare Dukati ka kontributin e tij me 75 luftëtar në forcat partizane.

Prof. Dr.  Ago Nezha

Historikisht Dukati ka qënë i djathtë se ka trashëguar një pasuri prrallore si asnjë fshat tjetër në Shqipëri. Këtë privilegj ja ka dhënë natyra dhe pozita e veçantë gjeografike me një konfiguracion të veçantë ku takohet fusha me malin dhe detin. Dukati ka një sipërfaqe 260 km2, që është baraz me 1/5 e rrethit të Vlorës ose 1/100 e Shqipërisë. Kjo sipërfaqe e pafund popullohej nga mbi 800 shtëpi, ku ka pasur edhe shumë emigrime në Kalabri, Pulje dhe Siçili. Edhe shkrimtari arbëresh Zef Skiroi ishte me origjinë nga Dukati. Në teritorin e Dukatit shtrihen tre qytete dhe 100 fshatra. Qyteti i Orikut ( Orikumi i sotëm), i themeluar në shekullin e VI-të para Krishtit nga Eubeasit, kishte monedhën e vetë, me një amfiteatër me 400 vënde, qytet strategjik ku u zhvillua dhe beteja mes Cezarit dhe Pompeut më 4 Janar të 48 të e.r.  Për bukurinë e tij prallore turqit e quajtën Pashaliman ( Limani i Pashait). Qyteti i  Kanalit dhe qyteti i Erikues ( Erihoi i sotëm) janë krijuar pasi u shkatërrua Oriku nga tërmeti në shekullin e II-të para erës sonë.  Dukati laget nga dy dete, ku njërën faqe e lan me ujin e detit Jon dhe tjetrën me ujin e detit Adriatik. Starton nga Kepi i Gjuhës në gadishullin e Karaburunit, rrethuar nga malet Akrokeraune dhe zbrtet në Palasë, Dhërmi dhe ndjek kreshtën e maleve të Llogorait që kufizohet me Tërbaçin, Bratin, Lepenicën,  Gumenicën duke përfunduar në Tragjas dhe” kyçet” në Radhimë dy fshatra këto të krahinës së Dukatit. Një amfiteatër i bukur natyror, për ta pasur zili. Dukati ka qënë një oaz paqie e qetësie ku shkonin e pushonin Dukët. Ky është dhe një nga variantet që ka marrë emrin Dukat, krahas versionit tjetër që jep Pukvili në veprën e tij “ Voyazhe de la Grecce” se ka themeluar Mihal Dukas, që i përket një nga familjet më të përmëndura të Kostandinopojës.

Një përshkrim të gjatë mahnitës

Një përshkrim të gjatë mahnitës,ka bërë peizazhisti Anglez i shekullit të XIX Eduard Lir.Gjatë kalimit nëpër Dukat Ai, shkruan: “  …në pjesën më të lartë të Qafës të LLogarait , shfaqet një pamje shumë e veçantë, …në një gropë të thellë tepër të gjelbër, me kopshte dhe pyje , shtrihet qyteti apo fshati i Dukatit, me shtëpi të shpërndara , qumusht të bardha. FIllova të zbres drejt këtij vendi të çuditshëm, ndoshta një nga më të veçantët në Europë. Është vështirë të gjesh një qafë më të bukur përsa i përket objekteve që mbushin sfondin…duket sikur nuk i përkasim më tokës. Të gjitha këto vështirë se mund t’i gjesh në vënde të  tjera….” Vepra të rralla të natyrës janë Qafa e Llogorait, Gjiri i Gramës, ose Gramata, Liman i Fisit të vogël Ilir Enkeler,  siç e shkruajnë shumë dijetarë të  huaj dhe gjermani Hans Treidler,  me mbishkrime në shumë gjuhë të botës, shpella e Haxhi Alisë dhe e Duk Gjonit me stalakmide e stalaktide madhështore, Pisha Flamur, Kulla E Dervishaliut me 42 frëngji unikale në fshatin shqiptar, kisha e Marmiroit e shekullit të XII-të  , malet Akrokeraune që fillojnë në gadishullin e Karaburunit e përfundojnë në Himarë, ku ka shumë të dhëna ku aty ka lindur Zeusi, etj, përbëjnë një atraksion të veçantë turistik. Hamond shkruan se: “ djepi i figurës së Zeusit si hyjni supreme të rrufeve është bregdeti shqiptar i Akrokerauneve”.

Klima

Si në asnjë vend tjetër, në fshatin Dukat takohen klima bregdetare më atë kontinentale, ku këmbët i ka në det në Orikum dhe kokën e mbështet në malin e Qores  2018 m. dhe të Çikës 2035 m. mbi nivelin e detit. Kjo pasuri natyrore me fusha, male, kullota verore e dimërore ka bërë të privilegjuar, që jo rastësisht në qeverisjen e Zogut ky fshat ka pasur të regjistruara në kadastër 130.000 krer bagëti të imta ( pa folur për një pjesë të vogël që e fshihnin për të evituar taksat), dhe qindra krerë gjedh e njëthundrak. Këto prona e pasuri e kanë bërë banorin dukatas të lirë , të panënshtruar e të pavarur, me shpirt të thellë demokratik. Siç shkruan Profesor Pëllumb Xhufi te vepra e tij madhore “ Arbërit e Jonit“: “ Duke përshkruar Dukatin, nuk mund ta konsiderojmë thjeshtë një fshat, pasi do të ishte një vlerësim  tepër reduktiv”. Filmi “ Dukati një vend Magjik”, e jep artistikisht këtë madhështi. Në këtë hapësirë pafund, Dukatin e quanin: “ Dukat e gjysmë e Misirit”. Në vitet 1660, Elvia Çelebiu fliste gjithashtu për vendin e Dukatit, i cili sipas tij përfshinte 100 katunde “ të pashtruar e të pabindur”, banorët e të cilëve ishin “ ndër burrat më trima të kombit shqiptar”. ( E. Çelebi, Shqipëria 350 vjet më parë…, f. 72,73). Në tërë dokumentat veneciane e tjera që citon profesor Xhufi, te një kapitull i veçantë për Dukatin, rezulton se nuk ka pasur luftë që të mos përmendet Dukati për trimëri e heroizëm duke filluar nga vitet 1500 e në vazhdim. “Dukati veçohet vazhdimisht nga burimet  historike, si një nga fshatrat shqiptare, “ që nuk u bindej aspak turqëve” dhe siç thuhet aty: “Turqit u zëmëruan keqas me Dukatasit”. Sipas publikimeve që dalin dhe te libri “Arbërit e Jonit”, Dukatasit historikisht kanë luftuar, kanë pasur prijsa të shquar dhe janë vrarë shumë luftëtar  në luftrat për liri kombëtare.

Dukatasi ka qënë i lidhur ngusht me pronën private

Dukatasi ka qënë i lidhur ngusht me pronën private, ndaj dhe reformat sociale dhe kolektivizimin nuk e priti me miratim vullnetar, por i imponuar u fut në Kooperativë Bujqësore. Mjafton të sjell një episod të një intelektuali dukatas Koço Kapore, (biri i një mësuesi të shquar, Gaqo Kapores), njohës i pesë gjuhëve të huaja, funksionar kryesor në pushtetin e kohës, (  Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Vlorës 1953-1956 ),që u dërgua në fshatin e tij në Dukat, për të bërë propagandë fshatarëve të vet, për t’u futur në kooperativë. Ai, i shoqëruar dhe nga Kryetari i Degës së Punëve të Mbrendshme, që kishte hije të frikëshme për kohën, takonin fshatar dhe ju bënin moral për epërsinë e pronës shoqërore mbi pronën private.  Në një rast Koçua, si biri i vendit, u vu përballë dajos së vet Pilo Visevos që kishte mbi 1000 krer të imta si dhe gjedh e njëthundrak dhe nuk dëshironte të futej në kooperativë. Për ta bindur Koçua i tha: “ Dajo: “futu në kooperativë, se do ndërtojmë socializmin e pastaj komunizmin dhe atëhere do punosh sa ke mundësi dhe do marrish sa të kesh nevojë”. Pasi e dëgjoi, Pilua i tha: “ unë e kuptoj që ju do na fusni me forcë, se sa për komunizmin unë e kam arritur atë që thua t’i mor bir, punoj sa kam mundësi dhe kam të mira materiale me bollëk, shpenzoj sa kam nevojë. Në komunizëm shkoni t’i e Petriti nipçe…”.  Këtu mbaron komedia e propagandës për sukseset e kolektivizimit.

 Dukati ka tre genotipe të veçanta.

Dhia e zezë e Dukatit, Misri i verdhë i Dukatit dhe peshku, Kocia e Dukatit me famë botërore, që në të gjitha periudhat krahas blegtorisë së shumtë, i kanë dhënë një zhvillim ekonomik të admirueshëm. Dukatasit kanë sjelljen e tyre karakteriale që janë vetvetja dhe s’dalin kurrë jashtë parimeve të tyre morale. Me ndryshimet e sistemeve nga monizëm në pluralizëm, me ardhjen e “demokracisë” siç u propogandua mediatikisht, ishte një ëndërr për gjithë shqiptarët, e veçanërisht për ato klasa që ishin përbuzur, privuar e persekutuar nga regjimi komunist. Kishte klishe të tëra si dhe komunitete unike nëpër fshatra që etiketoheshin si fshat ballist. Një rast unikal ishte trekëndëndori  Jug-Lindor: Dukat, Lazarat, Bozhigrad, që niste nga Vlora, në Gjirokastër dhe përfundonte në Korçë. Realiteti ishte ndryshe. Dukati e mori këtë nofkë nga disa ekstremistë të Partisë së Punës që padrejtësisht provokuan luftën vëllavrasëse mes dukatasve dhe Brigatës së Parë dhe të Pestë partizane. Paria e Dukatit kishte bërë një marrëveshje me drejtuesit e këtyre forcave partizane që të mos futen në Dukat se krijonin një precedent të rrezikshëm për t’u sulmuar nga pushtuesit nazi-fashist. Kjo marrëveshje u shkel në orën 1.oo të natës pabesisht dhe shkaktoi luftën vëllavrasëse mes nacionalistëve dukatas dhe forcave partizane, që shkaktoi gjakderdhje të panevojshme duke u vrarë 16 partizanë dhe 9 dukatas. Këtë gabim taktik e kanë pranuar dhe Komandanti i Brigatës së Pestë Shefqet Peçi dhe Komisari Hysni Kapo, si momente emocionale, në një situatë të pazakontë siç ishtë lufta. Në këtë luftë janë vrarë  në sinkron duke shkëmbyer fjalë një partizan me një fshatar dukatas ku partizani i thot: “ ku je o ballist i Dukat”. Bashkëbisedimin mes tyre rapsodi popullor nga Dukati Sheme Vela, e ka përjetësuar në vargje: “ S’jam ballist por i Dukat, as t’i rus por i Tërbaç, këtij i thonë taksirat, që vjen e të gjen në prak”.  Këto vargje flasin qartë për qëndrimin nacionalist të dukatasve që ishin për luftë ndaj pushtuesve, por jo për luftë ndër veti. Kjo histori e dhimbshme e shoqëroi Dukatin  për 50 vjet në sistemin monist, ku ekstremistët komunist zbulonin biografitë si arkivole varresh, për të penguar të rinjtë për t’u shkolluar e arsimuar  në rrugëtimin e tyre të suksesshëm. Dukati si në të gjitha luftërat edhe në Luftën Nacionalçlirimtare pati partizanë aktivë 75 djem dhe vajza të reja pa folur për familje kontribuese me ndihma për luftën.  Epiteti ballist për Dukatin, ishte bërë popullor, saqë një ish politikan i “ shquar” i të majtës, Marko Bello, kur Lufter Xhuveli si Kryetar i Partisë Agrare bëri aleancë me Berishën, në një studio televizive ju përgjegj gazetarit se : “ Lufter Xhuveli, si ballist nga Dukati, atje do shkonte se atje e kishte vendin. Mjerani politikan që ka reminishenca të së kaluarës, nuk e dinte që Xhuveli s’është nga Dukati por nga Tragjasi.Por kjo pak rëndësi ka.

Kufizimet që u bëheshin dukatasve

Kufizimet që u bëheshin dukatasve për t’i penguar për të vazhduar studimet e larta, morën të krisur në dy momente. Kur mësuesi i talentuar Ibrahim Kushta, u nderua me titullin e lartë  “Mësues i popullit”, i shkoi në shtëpi për urim Hysni Kapo. Ibrahim Kushta, mësues patriot, i ditur e fjalë pak,shfrytëzoi rastin që kur Hysniu e uroi, Ai e falënderoi dhe i tha: “ faleminderit shoku Hysni, por juve djemtë e Dukatit deri te Ura e Izvorit i lini të shkojnë dhe se kapërcejnë dot urën( Izvori është lumi Tragjasit që ka urën në Orikum). Fjala e Mësuesit të Popullit e vuri në sedër Hysniun që kishte dobësi për dukatasit dhe dha porosi organeve të partisë dhe pushtetit që të bëhet kujdes me të rinjt e Dukatit mos shihet biografia me syze të errëta.  Kjo porosi çeli portat për shumë të rinj dhe të reja dukatase që mbushën auditoret e universiteteve në degë të ndryshme të arsimit dhe ekonomisë. Momenti i dytë që krijoi përparësi për dukatasit ishte vendosja e mesatares mbi 8,5, ku nxënësit e këtij fshati dallonin në gjimnazet e Vlorës siç më tregoi shefi arsimit të Vlorës për kohën Veledin Abazi. Arsimimi masiv bëri që numri i të diplomuarve me shkollë të lartë arriti në 800, sasi kjo që prodhoi cilësi në fushën e artit, sportit ekonomisë, e kudo. Unë do përmënd majat e suksesit në rang kombëtar se nuk mund t’i rreshtoj të gjithë të diplomuarit. Në muzikë kemi kompozitorin Profesor Shpëtim Kushtën, në artin skenik Profesor Birçe Haskon, në letërsi shkrimtaren Mira Meksi dhe shkrimtarin për fëmijë Skënder Haskon,  në sport Sokol Kushtën, në politikë dhe ekonomi krijuesin e Partisë Agrare Mëno Gjolekën, doktorin e shkencave bujqësore dhe portierin e Flamurtarit për shumë vjet. Ka dhe shumë artistë e sportistë të Flamurtarit dhe të kombëtares që  nuk po i përmend me emra se do bëja dallime të panevojshme.

Personalitetet

Dukati ka pasur disa mësues të shquar si Ibrahim Kushta ( Mësues i Popullit), Gaqo Kapore, Azem Shehu, Balil Pelari, Foto Vito, anëtar i Shoqërisë “ Vatra “, Jaho Hoxha, Avdyl Hasko, etj.

Vëmëndja që ka treguar Hysni Kapo për Dukatin ka bërë që edhe në sistemin monist Dukati të kishte disa kuadro të larta në strukturat partiake e shtetërore. Halil Hasko, arriti anëtar i Komitetit Qëndror dhe Sekretar i Parë në Rrethet Berat, Fier e Vlorë, Fize Muçostepa Sekretare e Parë e Rajonit Nr.3  Tiranë, Koço Kapore Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Vlorë në vitet 1953-1956, Halim Xhelo me gradën gjeneral në ushtri, Eqerem Petoshati Sekretar i Parë i Ambasadës tonë në Rumani, Hasan Muçostepa zv/Rektor i Universitetit të Tiranës, etj. Edhe unë për aftësinë në organizimin e veprimtarive artistiko kulturore të rinisë në Universitetin Bujqësor, mu çel perspektiva dhe u zgjodha në Byronë e Komitetit Qëndror të Rinisë, që megjithëse vërshuan letrat për biografi, siç thotë Sekretari i Parë i KQR, intelektuali fisnik Agim Mero,Ai i grisi dhe nuk e mori parasysh biografinë.   Dukatasit si dhe shumë ëndërrimtarë të tjerë, shpresuan se me ndryshimin e sistemit dhe vendosjen e pluralizmit do vinte demokracia e vërtet. Por shpejtë u ndien të zhgënjyer. Partia Demokratike, me në krye komunistin ekstremist Sali Berishën, që caktoi “shënjtori” Ramiz Alia, kishte mision tjetër. Në votimet e kthesës të vitit 1991, shpresuam dhe votuam për Partinë Demokratike, përfshirë dhe familjen time, duke menduar se po lind një jetë e re që e kishim ëndërruar. Por misioni që kishte lideri i PD-së Sali Berisha, në shërbim të sllavo-ortodoksizmit, e ktheu timonin kundër interesave të vendit. Kjo ishte fatkeqësi kombëtare. Ky qëndrim i Partisë Demokratike i zhgënjeu dukatasit, si dhe shumë të tjerë. Shumë miq të mitë, meqë janë me Partinë Demokratike ,deklarohen të djathtë. Nuk kanë arritur akoma të kuptojnë se në Shipëri, fatëkeqësisht  nuk ka as të djathtë dhe as të majtë, por grupe shoqërore me interesa përfitimi, gllabërimi e pasurimi nëpërmjet karriges të pushtetit. E djathta e vërtetë së pari i njeh pronat pronarit, së dyti motivon klasat e persekutuara nga sistemi monist dhe së treti jep prioritet ekonomisë së tregut. Të tria këto cilësi përcaktuese të së djathtës, Partia Demokratike i ka mohuar dhe kompromentuar në veprimtarinë e saj konkrete. Përkundrazi, Partia Socialiste në veprimtarinë e saj ka treguar prirje më djathtas dhe ky sfond ka bërë që dukatasit që dinë të orientohen në situata konkrete, të votojnë në përqindjen më të madhe për të majtën.

Ishte Partia Demokratike në kundërshtim me filozofinë e saj që çoi në Parlament ligjin fatkeq e vrastar 7501, që mohon pronat pronarëve legjitim dhe krijoi pronar artificial. Ministri i Bujqësisë i Partisë Demokratike Hasan Halili, i sugjeroi Berishës që: “ doktor,të mos e kalojmë ligjin 7501, në pronësi por ta lemë siç e ka Partia Socialiste në përdorim dhe koha do na mësoi si të veprojmë”. Por Ai, se dëgjoi këtë sugjerim të ministrit dukatas se kishte interesa të mbrapshta për ta çuar Shqipërinë në anarshi, ku s’ka për të dalë më  kurrë.

Shqiptarët i kujtojnë protestat e banorëve të Dukatit, që u shtypën, u gjakosën dhe u burgosën nga Partia Demokratike, deri sa i quajtën “ Talebanë”, në një deklarim publik të liderit Basha. Në ato protesta historike të rinjtë dukatas më thirrën dhe mua dhe mediat mu drejtuan se çfarë mesazhi ju përcjell të rinjve në këtë protestë. Unë ju drejtova me fjalët e Uollt Uitmanit, që u bënte thirrje qyteteve ndër shtete: ” Kundërshtoni shumë e binduni pak, se bindja e thellë të çon në robëri të plotë dhe prej robërisë së plotë asnjë vend  s’ka dal dot”. Edhe ky mesazh u komentua nga lideri Basha si një thirrje antidemokratike.

Dukati është shquar në luftrat shekullore për liri demokraci çlirim kombëtar e shoqëror. Janë të shumtë dukatasit që kanë marrë pjesë në luftrat ndaj pushtimit osman, grek, italian e gjerman.  Kapedanët e Dukatit kanë qënë të panënshtruar dhe me qëndresën e tyre të paepur, kanë shkruar një faqe të ndritur në historinë e vendit tonë. Në luftrat e lashtësisë iliro-kaone dhe më pastaj kundër Turqisë para e pas Skënderbeut duke vazhduar me kryengritjen fshatare të vitit 1847, me prijsin e shquar Dervish Ali Ajanin, e shokëve të tjerë trima si Elmas Rodaku, Mete Ali Stepa, Selman Ali Nikhilës, e Selman Hyso Petoshati etj, kanë bërë qëndresë heroike. SHeme Sadiku “Nderi i Kombit”, ka marrë pjesë në shumë luftra për liri. Dukatasit kanë qënë përkrah Aliut, për të mbrojtur pashallëkun e Janinës, në luftë kundër turkut dhe përkrahës të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit 1924 . Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Musa Bodo Dukati, shoqëroi Abdyl Frashërin dhe punoi me mëmëdhetarë të tjerë për mbrojtjen e trojeve tona.

Në luftën e Llogorait kundër forcave greke ( 1912-1914 ), ku smbrapsën marshimin e tyre pushtues, Dukati ka mbajtur peshën kryesore me 303 forca duke luftuar me burra e gra. Heroina e popullit Sado Koshena ka treguar një trimëri të pashoqe dhe një moral të lartë në këtë luftë. Edhe në luftën e 1920, që quhet Pavarësia e dytë e Shqipërisë përfaqësia për të vendosur këtë akt heroik u mblodh në Barçalla të Dukatit. Çeta e Dukatit me Komandant Hodo Zeqirin, që është dhe dëshmori i parë i kësaj lufte, i dekoruar “ Kalorës i Urdhrit të Skënderbëut”, ku kanë marrë pjesë 359  forca luftëtarësh. Edhe në Luftën Nacionalçlirimtare Dukati ka kontributin e tij me 75 luftëtar në forcat partizane.

Dukati është legjendë

Dukati është legjendë, një lapidar në gjoksin e historisë shekullore, ku çdo vend, gur,kodër, mal, përrua, lumë, kënet  e det, ka një legjend të vetën që përjetëson ngjarje të epikës dhe heroikës të atij vendi magjik.

Ndaj dhe krijuesi i shtetit shqiptar Ismail Qemali, kishte vlerësim të lartë për trimërinë besnikërinë, zgjuarsinë dhe bujarinë e dukatasve, siç shprehej plaku i pavarësisë si dhe shumë personalitete të tjera të historisë kombëtare. Ismail Qemali kishte vizituar disa herë Dukatin dhe kishte bërë një takim me barinjt dukatas në Ravenë ku ky takim është përjetësuar nëpërmjet një lapidari me gurë. Nuk ka pasur personalitet politik të vendit dhe të huaj, që të mos e ketë vizituar Dukatin, duke filluar nga dijetari i madh Hasan Tahsini, Çerçiz Topulli, Halim Xhelo,Avni Rystemi, Ahmet Zogu, Fan Noli, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, e deri te Duçja.

Nderim të veçantë për ata burra e gra që i dhanë lavdi Dukatit në shekuj.