Prof. Bernard Zotaj: Vrasja e pabesë e Bardhok Bibës

1772
Sigal

Si i ri antifashist, u rreshtua përkrah djemve si Qemal Stafa, Vojo Kushi, Perlat Rexhepi, Vaso Kadija, Vasil Shanto

Brdhok Biba, drejtues dhe deputet i popullit që u vra pabesisht

(Në kuadrin e 70-vjetorit të rënies)

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Në Shkodër në provën e zjarrit

Bardhok Bibë Biba lindi më 28 janar 1920 në Bulshar të Oroshit. Mësimet e para i mori në shkollën e Oroshit dhe pastaj në gjimnazin e Shkodrës. Si në shkollën fillore të Oroshit dhe në gjimnazin e Shkodrës u shqua për përvetësim të mësimeve. Në Shkodër ai u vendos në provën e parë më serioze të jetës së tij, ku si i ri antifashist, u rreshtua përkrah djemve si Qemal Stafa, Vojo Kushi, Perlat Rexhepi, Vaso Kadija, Vasil Shanto, Tom Kola etj. Për ide antifashiste përjashtohet nga shkolla dhe i shoqëruar me xhandarë dërgohet në Orosh. U përfshi në vorbullën e Luftës Antifashiste, dhe më tej komisar i çetës Pukë-Mirditë, duke përhapur idetë komuniste.

Në fundin e vitit 1943 Bardhok Biba që e njihte mirë gjendjen e forcave partizane në Shkodër, kuptoi se Gjon Marka Gjoni nuk e kishte popullin me vete dhe forcat e tij do të shkatërrohen duke e braktisur atë. Kështu ndodhi, Gjon Mark Gjonime bajraktarë nga Veriu i gjendur në bashkëpunim me nazistët u betua se Mirditën e kishet ai në dorë dhe jo Ushtria Nacionalçlirimtare. Bardhok Biba nisi detyrën për ta shkuar në çdo fshat për të sqaruar popullin për Fronti Nacionalçlirimtar. Ky mision i guximshëm i 20 vjeçarit Bardhok Biba merrej në një periudhë kur në Mirditë nuk kishte asnjë celulë të PKSH. Këtë rrugëtim lufet e nisi vetë i tretë dhe në vatrat mirditore gjeti bujarinë, mirësinë dhe urtësinë, u përball me pritat e Gjon Mark Gjonit, por burra e djem të dëgjuar si Mat Doda, Ndrec Ndue Gjoka, Mhill Doçi, Gjon Gjonaj, Bardhok Ndue Prendi, Gjon Froku etj., ju bashkëngjitën luftës antifashiste. Të gjithë së bashku në kuvende shtruan fjalët e mençura e bindëse për luftë dhe kudo u mirëprit me bujari. Bardhok Biba, Ndrec Ndue Gjoka dhe Gjin Marku në kuvendin historik të Mirditës në Shënpal më 6 nëntor 1944 përuruan çlirimin nga nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në këtë kuvend për herë të parë pas shekujsh u nënshkrua dekreti për faljen e gjaqeve dhe ndalimin e gjakmarrjeve. Bardhok Biba e fali i pari gjakun e të vëllait të vrarë nga Gjonmarkët. Bardhok Biba e lejoi gruan e tij të dilte partizane, si dhe rreshtoi luftëtare në Brigadën VII Sulmuese kushërirën Prena Përkola. Ishte një veprim i guximshëm i një antifashisti të kaluar në provën dhe shkollën antifashiste të Shkodrës, duke vërtetuar se dhe Mirëdita kishte bijat e saj luftëtare për çlirimin e atdheut. Luftëtari guximtar doli i fituar nga lufta.

Nga lufta në punë

Bardhok Biba kishte premtuar në kuvende, në oda, në oborre të shtëpive mirditore se pas çlirimit në vendit do ngrihej pushteti popullor me këshillat të zgjedhur nga populli, me ligje e rregulla të barabarta për të gjithë. Dhe nisi nga puna me faljen e gjaqeve, ndalimin e vëllavrasjeve, të gjakmarrjes. Nisi nga puna së bashku me Ndrec Ndue Gjokën në çdo fshat hapjen e shkollave për fëmijë dhe kurse analfabetizmi. Ai kërkoi mjek për të ndihmuar në ruajtjen e shëndetit. Nisi puna në minierën e Rubikut dhe në mjaft pika të terrenit nisën zbulimet për bakrin në nëntokës së Mirditës. Si politikan i ri ai shikonte larg dhe ishte njeriu më i përkushtuar për punë dhe për dashuri ndaj njerëzve. Me cilësinë e drejtuesit të Mirditës dhe të deputetit të Popullit, bëri punë kolosale me të gënjyerit nga raksioni i madh pas çlirimt të vendit, kuvendoi me të arratisurit, u premtoi falje dhe shumë prej tyre të bindur bënë dorëzimin e armëve dhe u kthyen në familjet e tyre.

Bardhok Biba dhe Ndrec Ndue Gjoka që në janar të vitit 1945 nisën hapjen e shkollave fillore në çdo fshat. Dhe të hapësh 50 shkolla pa pas ndërtesa, pa arsimtarë, pa libra e fletore, vërtet ishte një mrekulli që u bë realitet nga Bardhoku e Ndreca, kjo falë dhe mikpritjes, gatishmërisë dhe bujarisë të popullit të Mirditës. Bardhok Biba ishte nga të parë që e çoi gruan e tij në hekurudhë, duke e bërë bashkëshorten të parën vullnetare në hekurudhën e parë të Shqipërisë, duke lënë në djep vajzën disa muajsh. Pas saj në hekurudhë do të shkonin dhe katër vajza të cilat guxuan dhe kaluan gardhin e kanunit, të mentaliteti, por e paguar kapërcimin e gradhit me jetën e tyre. Dy prej tyre u therën nga banditët me thika dhe dy të tjerat u vranë me pushkë. Këto dënime me vdekje të komitetit terrorist të maleve, të katër bijave që kishin bërë krim se kishin shkuar dhe punuar në hekurudhën e komunistëve. Mirditës i takoi të ishte e vetmja në Shqipëri me katër vajza vullnetare të para në aksione e rindërtimit të vendit të shpallur Heroina të Popullit.

“Në emër të Komitetit të Maleve!”

Bardhok Biba në vitin 1947, zgjidhet deputet i Mirditës në Kuvendin Popullor dhe në dhjetor 1948 emërohet sekretar politik i Partisë Komuniste për rrethin e Mirditës. Ishte një punë dhe detyrë e vështirë, pasi Mirdita ishte e varfër. Por shpej mori vëmendjen e qeverisë, ku u piketuan qytete të rinj, si dhe strategji të reja zhvillimi. Në zonën e Oroshit dhe të Kaçinarit vepronin dhe ishin në aktivitet grupe të bandave të reaksionit, që kërkonin rrëzimin e pushtetit popullor. Lufta kundër kanunit, lufta kundër njerëzve të natës që vrisnin dhe gra shtatzëna, lufta për ta nxjerrë në dritë një popull të zhytur në robëri, ishte luftë e antifashistëve, e titanëve, pavarësisht si i quajmë ata, pavarësisht pretendimeve të reaksionarëve të sotëm. Me datë 7 gusht 1949 në Qafë-Valmiri qëllohen nga 3 anëtarë të Komitetit të Maleve që u kishin zënë pritë. Bardhok Biba mbeti i vrarë i qëlluar me 2 plumba. Vrasësit pasi u bindën se “i pari komunist i Mirditës” kishte dhënë shpirt, lënë një shënim me mbishkrimin: “Në emër të Komitetit të Maleve!”.

Heroi me monument në zemrat mirditore

Vitet e Bardhok Bibës në shërbim të atdheu dhe Mirditës, sjellin sot mesazhin e një drejtuesi me vullnet dhe kurajo, shembull frymëzimi për të gjithë bijtë dhe bijat që zgjidhen në pushtet për të drejtuar popullin. Bardhok Biba ishte dhe mbetet edhe sot drejtuesi njerëzor që nuk dinte ç’ishte mendjemadhësia dhe urrejtja për të tjerër. Mirditorët Bardhok Biba nuk i pa njerëzit apo të majtë apo të djathtë, tregues ai pati sjelljen dhe punën e tyre. Ai e përbuste hapur lakminë për t’u dukur, lluksin e shpifur. Ai manifestoi dukshëm figurën e një personaliteti që shkonte larg, kishte lindur për një Mirditë të re dhe ra për të ardhmen e saj. Figurën dhe veprën e Bardhok Bibës, le të mundohen sa të duan trashëgimtarët e atyre që bënë krime në Mirditë, nuk mund t’ua fshehin mirditorëve të rinj dhe shqiptarëve. Heroi i Popullit Bardhok Biba ishte shoku dhe bashkëluftëtari i Heroit të Popullit Qemal Stafa. Të dy u përplasën me armiq, me fashistë dhe reaksionarë. Për Bardhok Bibën është shkruar një monografi nga Isuf Nelaj. Ndërsa në vendlindjen e tij ia prishën dhe fshehën simbolet, ndaluan këngët e popullit. Koha e heshtjes së imponuar ka protestuar e proteston çdo ditë. Ndaj vendoseni përmendoren e burrit të shquar mirditor Bardhok Biba në vendin ku e ka të merituar. Populli e ka në zemër, por populli i Mirditës duhet ta ketë në qendër të Rrëshenit, aty ku vuri gurin e themelit të qytetit të parë të Mirditës. Për 40 vjet Bardhok Biba ishte simbol i Mirditës, deri sa me ardhjen e demokracisë dhe të reaksionit busti i tij, i Pal Mëlyshit, i Ndrecë Ndue Gjoka dhe i të katër heroinave Marta e Prenda Tarazhi, Mrikë Lokja e Shkurte Cara u shkatërruan nga reaksioni, duke i vrarë për së dyti herë.