Prof. Agron Fico: Ridënimi i dhunshëm i disidentit Mehmet Myftiu

777
Sigal

( Homazh  për shkrimtarin disident dhe mikun tim  )

Prof. Dr. Agron F. Fico

Ndërroi jetë para disa ditësh  Mehmt Myftiu shkrimtari disident i  dënuar  tri herë : I dënuar me vdekje nga nazistët, i internuar nga komunistët dhe i  lënë në harrersë, në shurdhësi  publike dhe pa asnjë nderim  nga ajo e quajtur  demokraci pluraliste. Kjo e fundit ndodh në një hark kohor  gati 30-vjeçar kur nderohen e vlerësohen  me  tituj dhe dekoratat më të larta lloj-lloj biçimësh, që nga tradhtarë me damikë e gjer tek sigurimasi emër-zinj. Ky është një ridënim i heshtur , një plagë e pashëruar , që  as me te bërtitura dhe të ulëritura nuk gjen zgjidhje   në një shoqëri ku anrtivlerat dhe  gjithologët  godasin ndërgjegjen  inelektuale te mirëfilltë. Dy vjet më parë kërkova nga Bashkia e Tirnës që së paku t’i jipet Mehmet Myftiu nje  copë letër me fjalinë “Qytetar  nderi i Tiranës “. Dhe kjo nuk ndodhi. Mehmet Myftiu është shkrimtar i shquar disident, themelues i letërsisë realiste pas Luftës së Dytë Botërore. Shkrimtari Mehmet Myftiu ishte dhe mbetet Prometeu shqiptar në luftën për liri nga pushtuesit nazi-fashistë. Kundërshtar i dogmave të metodës sovjetike, të quajtur “realizmi socialist”. Shkrimtari Mehmet Myftiu vuajti egërsinë e dy diktaturave:  Ai ishte vetëm 12 vjeç kur debatikasi Mehmet Myftiu ose siç thirrej Meti u kap nga nazistët gjermanë në një akasion guerilas , e torturuan  egërsisht dhe e internuan në kampin nazist në Prishtinë ku u dënua me vdekje . Meti ishte në vitin e dytë të fakultetit të letërsisë kur diktatura komuniste e internoi në një kamp vujtjesh  dhe frikësimesh.

Shkrimtarit, njeriut  Mehmet Myftiut, këto diktatura ,  i grabitën  katër të drejta, katër liri:

Lirinë kryesore:  nazifashistët i grabitën lirinë e atdheut

Lirinë e individit:  diktatura komuniste e internoi , ajo i hoqi të drejtën e fjalës, të drejtën e të shkruarit.

Lirinë e dashurisë: I morën nga shtëpia të dashurën.

Lirinë e profesionit: Me intriga alla sigurimsash e larguan nga mësuesia dhe e “strehuan”, si shitës cigaresh në  qoshkun e kryqëzimit të rrugës së Dibrës me atë të Barrikadave.

Rrebeshet e ashpra të  jetës gjer tek dënimi me vdekje  dhe internimi , ia kishin kalitur  qëndrimin  e fort,, pathyeshmërinë dhe intergritetin njerëzor “Ishte në stilin e tij të mos mposhtej,… të mos ankohej kurrë “– shkruan  Kadareja.

Mehmet Muftiu  nuk e ndaloi asnsnjë herë krijimtarinë. Me  I991  u botiua  romani me titullin domethënës “Shkrimtari” dhe më 2016 librin e ri me titull “Tronditjet e një njeriu “.

 

Vitin e kaluar, 2018, nën kujdesin e shkrimtares Bessa Myftiu, vajza e Metit, u botua dhe u përurua libri me poezi me titullin Nuk i dua thinjat.

Poezitë e përfshira në këtë libër mbajnë një tregues mjaft domethënës, vend-ndodhjen e internimit. Ja konkretisht: “Nuk i dua thinjat”, internim, Shtyllas, 1954; “Nënës”, internim, Shtyllas, 1954; “I ikuri”, internim, Shtyllas, 1954; “Lamtumirë”, internim, Shtyllas, 1954; “Natën vonë”, internim, Shtyllas, 1954; “Shkrepi dielli”, internim, Shtyllas, 1954.

Meti shkruante poezi edhe kur ishte i rrethuar me tela me gjemba nën kërcënimin e bajonetave të rojeve të kampit të internimit, sepse letërsia, poezia ishte njëherazi misionare, thirrje për liri dhe drejtësi shoqërore dhe individuale. Ndërsa “kolegët” e Metit në Tiranë harboheshin në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve, rrufisnin nga 2-3 kafe ditën dhe krenoheshin para kurtizaneve se vjershat e tyre i kishte pëlqyer madje edhe vetë “I madhi”.

Kjo nuk ishte një përplasje, ballafaqim vargjesh, por një betejë e vërtetë idesh, filozofish dhe, mbi të gjitha, metodash. Mehmet Myftiu zgjodhi rrugën e letërsisë kombëtare realiste. Nuk pranoi pasaportën që të studiojë në Bashkimin Sovjetik, dhe diktatura e dënoi.

Vëllimi poetik Nuk i dua thinjat përcjell tek lexuesi ide dhe emocione të vërteta, një moral të shëndetshëm dhe frymëzon mirësi dhe shpirt të lirë:

Të falemi ne ty, o Promete!

Në zjarrin tënd e ngrohim zemrën tonë

Dhe shpirti ynë kënaqësinë e jetës

Në dashurinë për njerëzit e kërkon. (“Bijtë e Prometeut”, f. 22).

Metin 12-vjeçar, debatikasin trim dhe guximtar, e zunë ushtarët gjermanë, e torturuan dhe e shpunë në burgun famëkeq të Prishtinës ku ishte në listën e 104 të dënuarve me pushkatim. Meti i shpëtoi rastësisht ekzekutimit.

Në poezinë himn “Shokëve që ranë në Prishtinë” lartëson shpirtin heroik të shokëve të vrarë dhe shpreh besimin se kujtimi dhe nderimi i tyre do të mbetet i përjetshëm ndër breza:

Me radhë breznive flokët do t’iu zbardhen

Për ju në zemra kurrë s’do të ketë harrim.

Ne këngë do t’i thurim trimërisë,

Për ju që i dhatë jetë Shqipërisë. (f. 25).

Shkrimtari Mehmet Myftiu ishte ndër të parët që, me krijimtarinë e vet letrare, nuk ndoqi kërkesat e estetikës marksiste-leniniste dhe as ligjet kanunore të realizmit socialist. Kjo i kushtoi rëndë shkrimtarit Myftiu, atë e kritikuan ashpër dhe e larguan nga organet letrare.

Nënat tona, nënat shqiptare, janë hyjni, që bashkë me qumshtin kanë ushqyer tek bijtë edhe virtytet e nderit, dinjitetit, trimërisë dhe dashurisë për atdheun. Ato janë të parat që ndjejnë më thellë vuajtjet dhe mundimet e fëmijëve të tyre në luftën për popullin, atdheun dhe shoqërinë.

Tek libri Nuk i dua thinjat në poezinë kushtuar “Nënës” ai shpreh pendesën e thellë për dhimbjen që i ka shkaktuar asaj për rrugën e lirisë që ka zgjedhur:

Më fal o nënë! Shumë të mundova.

Aspak gëzim, qetësi nuk të kam dhënë

Veç vuajtje, lotë, brenga të dhurova,

Në ankth gjithë jetën e ke shpënë. (f. 13).

or prapë do të kem një ngushëllim;

Në jetë dashurova si i marrë! (f. 11).

Me veprën letrare dhe jetën e vet shkrimtari Mehmet Myftiu ka fituar nderimin e përjetshëm, se i ka dhuruar  popullit, atdheut dy gjërat më të shenjta: jetën dhe lirinë krijuese. Ai tashmë ka hyrë në Panteonin e njerëzve të zgjedhur elitarë, të kombit shqiptar, se ka qenë në ballë të historisë:

Kur gjëmon e shfryn stuhia,

Kur përleshen me guxim

Në vijë të parë, ku thërret buria,

Aty është vendi im.