Prof. Ago Nezha: Sesioni Shkencor i Shoqatës Labëria solli risi për vlerat e LANÇ. Labëria në luftrat për liri, pavarësi, çlirim kombëtar dhe shoqëror

54
Sigal

-“Kur lëngon Shqipëria, zgjohet Labëria”.

– Labëria është e mbushur me ngjarje historike, me luftëra patriotike dhe heroizma të pashoqe

NOA

– Napolon Zerva linçoi thënien : “Le të ketë një çik Shqipëri, por të mos ketë Labëri”.

Prof. Ago Nezha

Karakteri atdhetar i trevës së Labërisë është shprehur qartazi në trashëgiminë popullore që vjen deri në ditët tona nëpërmjet folklorit dhe këngëve epike. Vargjet testament: “ Pse lufton, a derëzi ? As për mua as për ti, Po për gjithë Shqipëri…tregojnë për karakterin dhe botëkuptimin e labit që se ka duruar dot shtypjen, pushtimin dhe shfrytëzimin dhe se para lirisë dhe pavarësisë nuk e ka kursyer edhe gjënë më të shtrenjtë, jetën.

Historia e trevës së Labërisë është e lidhur pazgjidhshmërisht më luftrat për liri, pavarësi, çlirim kombëtar e shoqëror. Nuk është e rastit që korifenjtë e letrave shqipe, e kanë cilësuar Labërinë si lavdinë e kombit tonë. Noli i madh shkruante se: “Kur lëngon Shqipëria, zgjohet Labëria”. Patriotizmi dhe atdhedashuria kanë qenë në shekuj tradita të çmuara të Labërisë për të ndriçuar rrugën luftarake shekullore, në kryengritjet popullore për liri e pavarësi. Labëria, si treva më e madhe shqiptare, e fiseve kaone më në zë të Epirit, kanë ushqyer në breza patriotizmin atdhetar, si djepi që ka përkundur lirinë dhe pavarësinë  kombëtare. Zhan K. Faverial, në librin e tij “Historia e Shqipërisë “, shkruan: “ Për faj të historianëve, dinastia e labeatëve (lebërve ), është më pak e njohur se ajo e epiriotëve, megjithëse nuk ka dyshim, se ajo vjen po nga ato kohë të moçme prej nga vijnë dhe dinastitë më të lashta të Shqipërisë jugore. “Labëria është e mbushur me ngjarje historike, me luftëra patriotike dhe heroizma të pashoqe, të shumë personaliteteve të shquara për guxim, trimëri e besnikëri, që kanë bërë emër dhe kanë shënjuar epoka, që dritësojnë  traditën e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. Lashtësinë e trevës së Labërisë dhe bëmat e saj i përligj dhe kënga popullore e Mesaplikut, kënduar para 300 vjetëve, që thotë: “ Jemi këtu në vendin tënë, që pa lerë diell e hënë”. Karakteri atdhetar i trevës së Labërisë është shprehur qartazi në trashëgiminë popullore që vjen deri në ditët tona nëpërmjet folklorit dhe këngëve epike. Vargjet testament: “ Pse lufton, a derëzi ? As për mua as për ti, po për gjithë Shqipëri…tregojnë për karakterin dhe botëkuptimin e labit që se ka duruar dot shtypjen, pushtimin dhe shfrytëzimin dhe se para lirisë dhe pavarësisë nuk e ka kursyer edhe gjënë më të shtrenjtë, jetën. Figurat shekullore të luftëtarëve lebër si udhëheqës popullor në luftrat ndaj pushtimit otoman, reformave të Tanzimatit, agresionit grek, italian e gjerman, janë mitike duke filluar nga Çelo Picari, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi, Rrapo Hekali, Hodo Nivica, Dervish Ali Dukati, Balil Nezhë Nivica e deri te Selam Musai, Halim Xhelo, Avni Restemi, Zonja Çure, Sado Koshena, e shumë të tjerë që po t’i radhisim vargu është pambarimisht i gjatë. Figurën heroike të labit e karakterizojnë vargjet popullore që kanë shoqëruar gjithë veprimtaritë patriotike të popullit tonë. Siç thoshte poeti brilant Petrit Ruka ( i ndritë shpirti atje ku është), nuk ka vargje më suerraliste se ato që i këndon populli Balil Nezhës kur u plagos në betejën e Peshkëpisë: “ Gjyleja në kokë i ra, koka në gjysmë j’u ça, Ai bën sikur se pa. O Balil ç’i bëre lotët, I kam derdhur për shokët”. Ishte krahina e Labërisë që e ndaloi dhe e përzuri në Qafë të Llogorait hordhinë greke. Kjo disfatë e detyroi Napolon Zervën të linçoi thënien: “Le të ketë një çik Shqipëri, por të mos ketë Labëri”.  Historia e një kombi nuk vlerësohet nga madhësia e tij, qoftë sipërfaqësore apo njerëzore, por nga bëmat dhe figurat e shquara që ka nxjerrë.

Akademiku kosovar, rilindës i kohës tonë Rexhep Qosja, Kryetar Nderi i Shoqatës “Labëria në kuvendin e dytë të Shoqatës Labëria në Vlorë, në fjalën përshëndetëse u shpreh se: “ Vlora dhe Labëria e ka lindur dhe rilindur Shqipërinë. Deputeti kosovar Berat Luzha, kur e pyeta në 70 vjetorin e profesor Qoses në Prishtinë se sa fëmijë ke, m’u përgjigj gjashtë.

Një komb që s’ka figura të shquara, s’ka histori, s’ka të ardhme

Jeta e labit në rrjedhën e kohës, tregon se ai ka ecur mes luftrave për liri e pavarësi deri në ditët tona, duke u përgjakur me pushtuesit që kanë shkelur trojet shqiptare. Po të skanosh luftrat që ka bërë labi në të gjitha periudhat historike, vëren se ai nuk ka qenë konservator dhe as egoist, nuk është mbyllur në oazin e vetë, por ka qenë gjithpërfshirës, jo vetëm me krahinat për rreth: si Skrapari, Kolonja, Korça, por deri në Shkodër e malësinë e veriut, ku ka pasur veprime luftarake të ndërkëmbyeshme. Mjafton të sjellim një shembull nga dijetari, shkrimtari dhe kleriku i shquar Shtjefën Gjeçovi, që ishte peshkop në Elbasan, shkoi dhe luftoi në luftën e 1920 përkrah vlonjatëve. I mrekulluar nga patriotizmi vlonjat, i shkruante kryepeshkopit të Shkodrës: “Imzot, kur të vij në Shkodër do t’u bëj të flisni labçe, se vlonjati për Shqipërinë, fal pasurinë, djeg shtëpinë dhe jep fëmijën”.  Ishte fryma, botëkuptimi, karakteri, morali dhe tradita historike e labit, në luftrat për liri e pavarësi, që  një krahinë kryesisht baritore edhe në luftën Nacinalçlirimtare të jetë protagoniste në fitoren ndaj fashizmit dhe nazizmit.  Lufta Nacionalçlirimtare është epopeja më e lavdishme e popullit tonë. Sakrificat sublime në këtë luftë janë  dëshmi e dashurisë për atdheun.

Luftëtarët tanë, që zbritën nga malet  duke braktisur kopetë e bagëtive,  dhe bujqit që lanë të mbjellat dhe të korrat arave, kërrabën dhe parmendën jua dorëzuan grave dhe morën pushkën e dolën malit partizanë për liri.  Ata e morën vdekjen me vete në mal.  E shikonin vdekjen në sy pa j’u trembur syri.  Idealet, janë ndjesi që s’kanë të bëjnë me popuj të vegjël apo të mëdhenj. “Mëmëdhenë e duam jo se është i madh, por sepse është i yni”. Ka thënë Seneka-i riu.

Partizanët dhe Veteranët janë Palca e Kombit, ku duhet t’i përulen të gjithë brezat se ata e bënë vendin të lirë e të pavarur.

Botërisht, dihet se të rënët ose dëshmorët, përbëjnë themelin e ekzistencës kombëtare të një populli e të një vendi. Filozofi dhe historiani francez Hippolite (1828-1892) ka thënë: “Ne jetojmë në saj të burrave të mëdhenj dëshmorë dhe atyre u jemi mirënjohës. Në fakt na administrojnë të mëdhenjtë e vdekur”. Janë ata, që projektuan dhe realizuan të ardhmen e Shqipërisë mes sakrificave dhe mundit të pakrahasueshëm me asnjë brez tjetër para dhe pasardhës. Populli shqiptar, më i hershmi, jetën e ka kaluar në luftë dhe asnjë popull tjetër në Ballkan e kontinent, s’ka dhënë kaq shumë “dëshmorë” sa kombi shqiptar. Vlerësim për kontributin e Labërisë në luftrat çlirimtare, është mbarë kombëtar edhe matanë kufirit. Akademiku kosovar, rilindës i kohës tonë Rexhep Qosja, Kryetar Nderi i Shoqatës “Labëria ”  në kuvendin e dytë të Shoqatës Labëria në Vlorë, në fjalën përshëndetëse u shpreh se: “ Vlora dhe Labëria e ka lindur dhe rilindur Shqipërinë. Deputeti kosovar Berat Luzha, kur e pyeta në 70 vjetorin e profesor Qoses në Prishtinë se sa fëmijë ke, m’u përgjigj gjashtë. Si t’i quajnë i thashë? Vazhdoi të numëroj: vajzat quhen: Shqipe, Vlora dhe Labëria, ndërsa djemtë Drini, Shkumbini…..Thuhet se Vlora janë mbi 15.000, por Labëria s’kisha dëgjuar. Ai vijoi. Isha i dënuar nga regjimi serb me 12 vjet burg për agjitacion e propagandë. Gruan e lashë shtatzane. Erdhi në burg dhe më tha linda vajzë, si t’ia vë emrin. Labëria i thashë pa u menduar. Po pse këtë emër e pyeta unë? Ai m’u përgjigj: Se në këtë anë dhe në atë anë të kufirit, krahina më patriote është Labëria. Labëria e Kosovës është prej katër kuvendesh anëtare e Kryesisë të Shoqatës Labëria.  Pra, treva e Labërisë këtë status e ka vendosur me veprimtarinë e saj patriotike.

Është detyrë humane dhe atdhetare,  që të rënët për atdhe, t’i përkujtojë e gjithë Shqipëria, mbarë kombi, sepse ata nuk e dhanë jetën për interesa personale, as duke menduar për aktin e lavdisë. Ata e dhanë jetën, për ideale të mëdha kombëtare.

Shkrimtari i madh Dritëro Agolli, Anëtar Nderi i Shoqatës A.K “Labëria”, kur u nderua me këtë titull tha:

“  Me Labërinë më lidhin shumë gjëra të mëdha. Labëria i harmonizon mrekullisht tri shtylla të mrekullueshme që janë: Trimëria, patriotizma, dhe kultura. Dhe po të shohim se gjatë historisë së popullit tonë: “ Kur është sëmurur liria, kur e ka zënë gripi atë, i pari që e ndien këtë grip apo këtë sëmundje është Labëria, është trupi i Labërisë dhe, jo vetëm që e ndien, por ajo merr masa edhe për ta shëruar atë”. Ndërsa kompozitori i madh Agim Krajka, në një tubim në Amerikë, është shprehur: “ Po të mos ishte Labëria, nuk do ishte as Shqipëria.  Vërehet një tendencë galoponte, që mediatikisht ka rryma që duan të errësojnë luftën Nacional -Çlirimtare, të mohojnë heroizmin e dëshmorëve dhe të hedhin baltë mbi epopenë më të lavdishme të popullit tonë. Ata janë pinjollë të familjeve kolaboracioniste me fashizmin. Është detyrë e shoqatave Patriotike, që të promovojnë veprën e tyre monumentale, veçanërisht Organizata e Dëshmorëve, Komiteti i Veteranëve, dhe shoqatat Atdhetare Kulturore mbarëkombëtare.

Lufta e Dytë Botërore, ishte një provë e madhe për popujt, shtetet e forcat politike. Në flakën e saj, u peshuan jo vetëm fuqitë ushtarake të shteteve, por edhe vlerat morale të popujve. Populli ynë, e kaloi me sukses këtë provë të historisë, duke qëndruar me dinjitet në një radhë me popujt që i kontribuan fitores mbi fashizmin. Është detyrë humane dhe atdhetare,  që të rënët për atdhe, t’i përkujtojë e gjithë Shqipëria, mbarë kombi, sepse ata nuk e dhanë jetën për interesa personale, as duke menduar për aktin e lavdisë. Ata e dhanë jetën, për ideale të mëdha kombëtare. Ata, sot vijnë e flasin me ne përmes veprës e bëmave të tyre, përmes testamentit që kanë lanë, ndaj ishin në llogoret e para të luftës kundër armikut dhe sot janë mes nesh, në flamur e në libra, në filma e në artet figurative, në përmendore dhe në buste. Horaci, ka thënë : “Të vdesësh për atdhe është gëzim dhe nder”. Rilindësit tanë, që janë pishtari që ndriçuan historinë e vendit tonë, sakrifikuan interesat personale, mirëqenien familjare dhe falën pasurinë për Shqipërinë. Ky shembull, duhet të udhëheq dhe politikanët tanë të sotëm që mos ta përdorin politikën dhe pushtetin për t’u pasuruar, por për të ndryshuar jetën e popullit të vet. Politikani dhe shtetari, duhet të jetë shembulli i moralit kombëtar dhe përfaqësues e pasardhës i denjë i atij brezi të ri, që u flijuan jetën për një atdhe të lirë e të lumtur për të gjithë.

Liria, i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve.

Kush bie për atdhe, ai ka fituar diçka të shenjtë, që nuk mund ta fitojë kushdo, ndërgjegjen dhe respektin e popullit, që të vejë përpara varrit të tyre dhe të përulet me veneracion e respekt të veçantë për veprën e tyre të paçmueshme.