Prof. Ago Nezha: Intelektuali vizionar Xhevat Lluri, shembull për brezat e rinj

271
Sigal

PËRSHËNDETJE DREJTUAR CEREMONISË TË PROMOVIMIT TË LIBRIT “ DITAR I SHPIRTIT”  TË AUTORIT XHEVAT LLURI

 

Të nderuar pjesëmarrës, në pamundësi për të qënë i pranishëm në ceremoninë  e promovimit të librit të autorit Xhevat Lluri, pas vdekjes, më lejoni që në emër të Shoqatës Atdhetare Kulturore “ Labëria” “ Nderi i Kombit”, të përshëndes familjen e tij të nderuar, miqt dhe shokët e tij dhe gjithë  të pranishmit në këtë ngjarje të shënuar, që është njëkohësisht dhe një homazh për jetën dhe veprën e të ndierit Xhevat Lluri.

Xhevat Lluri ishte ndër ata intelektual vizionar që nuk e shpërdoroi jetën për interesa të ngushta personale, por e vuri atë në shërbim të familjes dhe shoqërisë dhe kryesisht të Labërisë. Ai, karakterizohej nga cilësi të virtytshme, si: ndershmëria, korrektësia, devotshmëria, mirësia, shpirtmadhësia,  zemërbardhësia  dhe solidariteti shoqëror. Këto cilësi i rrezatonte dhe te familja e tij  model, bashkëshortja Lejla, bashkstudentja  shembëllore në Universitetin Bujqësor dhe tre vajzat e  tija modeste, Anila, Blerta dhe Elbana . Xhevati, ishte një njeri i kuruar dhe kulturuar, që dashurinë për Labërinë e manifestonte me një angazhim dhe aktivizim permanent duke kontribuar te Dega e Labërisë së Tiranës, si Kryetar i nën degës të Minibashkisë Nr. 3 në vitet 2013-2021.

Ai, e ka ndjekur veprimtarinë e shoqatës Labëria në gjithë dinamikën e saj. Ishte i heshtur, fjalë pak e punë shumë, larg zhurmnajave dhe lavdisë falco. Nuk vuante nga protagonizmi dhe të dukurit për merita të pamerituara.Në tërë veprimtarinë e tij jetësore, është shquar si një nga bashkëpuntorët më aktiv dhe produktiv te gazeta “Labëria”, duke pasqyruar aktivitetet e shoqatës për 15 vjet rresht.

Libri “ Ditari i Shpirtit “, është një arkiv i gjallë që transmeton, jetën,  eksperiencën dhe veprimtarinë e autorit në tërë dimensionet e jetës së tij dhe njëkohësisht vlen si një udhërrëfyes për brezat e rinj në tërësi ,e ata lab në veçanti.

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit” do ta ketë Xhevat Llurin një model në kostelacionin e veprimtarëve të saj që kanë dhënë nga jeta e tyre shembullin më të mirë në shërbim të shoqatës.

Respekte dhe nderim për jetën dhe veprën e tij dinjitoze.

Prof.Dr.Ago Nezha,

Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “ Nderi i kombit”