Pensionet e 2019-s, ja tabela me koeficentët e rinj/ Sqaron Fadil Kepi: Indeksimi me 2.8% i pensioneve, kategoritë që e përfitojnë dhe vlefshmëria. Pensioni për minatorët e nëntokës, inxhinierët, ish-kooperativistët, shoferët, invalidët dhe emigrantët

4507
Sigal

Indeksimi me 2.8% i pensioneve – Kategoritë që e përfitojnë dhe deri kur është i vlefshëm. Pensioni për minatorët e nëntokës, inxhinierët, ish-kooperativistët, shoferët, invalidët, emigrantët dhe shtesa për ata me arritje të dallueshme

 

Ja koeficientet e rinj të indeksimit të pagave për personat që dalin në pension gjatë vitit 2019

Qeveria ditët e fundit ka rritur koeficientin e indeksimit të pagave të vitit 2017 për llogaritjen e pensionit për të gjithë personat që plotësojnë kushtet gjatë vitit 2019. Për ata që kanë dalë në pension në vitin 2018, bazuar në vendimin e qeverisë nr.571 datë 03.10.2018, koeficienti i indeksimit të pagave për vitin 2017 ka qenë 1, ndërsa për ata që do të dalin në pension gjatë këtij viti, koeficienti i vitit 2017 bëhet 1.37. Pra, sigurimet shoqërore para llogaritjes së pensionit për këtë vit, pagat bruto të vitit 2017, nuk do t’i shumëzojnë me koeficientin 1, por me 1.37

Albania flag combined with greek flag

Njehsimi i viteve të punuara në Shqipëri dhe Greqi

Pyetje

Z.Mark Lleshi nga Velipoja shkruan: Jam i datëlindjes 24.09.1955, dhe gjithsej duke përfshirë edhe 2 vjet që kam qenë ushtar, kam 17 vite punë të siguruara. Në Greqi kam punuar duke mbledhur në tërësi 1800 “ensima”. Pyes, kur i plotësoj kushtet për të përfituar pension në Shqipëri? A mund të bëj sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës të siguruara dhe sa duhet të paguaj? A njihen vitet e punuara në Greqi për pension në vendin tonë?

Përgjigje

Ju moshën e pensionit e plotësoni 65 vjeç më 24 shtator 2020, dhe për pension të plotë 15 deri 37 vjet punë I siguruar në Shqipëri nga mosha 16 vjeç, përfshirë dhe kohën që keni ushtar. Me 17 vjet punë që keni do të merrni pension të pjesshëm në masën 46% të pensionit të plotë që llogaritet duke pjesëtuar vitet e punës që keni me 37 vjet. Periudhat e punuara në Greqi nuk njehsohen me kohën e punuar të siguruar në Shqipëri, por janë të vlefshme vetëm për të marrë pension në Greqi, nëse ju bëhen 4500 “ensima”. Me dëshirën tuaj, para moshës së pensionit, mund të bëni sigurime vullnetare në Shqipëri, duke paguar 67.392 lekë në vit = 5616 lekë në muaj. Sqarime më të hollësishme mund të merrni Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Shkodër.

Cilët kategori përfitojnë nga indeksimi 2.8 % i pensioneve

Pyetje

  1. Bujar Hyseni nga Saranda shkruan: Meqenëse kam punuar në policinë e shtetit 25 vjet, në vitin 2018 dola në pension të plotë, pasi kisha 36 vjet e 4 muaj punë të siguruara gjithsej, duke përfituar përveç pensionit të pleqërisë edhe pension suplementar. Pyes, indeksimi me 2.8% llogaritet vetëm për pensionin e pleqërisë apo edhe për atë suplementar? Po kompensimet e energjisë elektrike që përfitoj mbi pension, indeksohen me 2.8%?

Përgjigje

Indeksimin me 2.8%, i caktuar nga qeveria nga 1 prilli i këtij viti, e përfitojnë 17 lloje pensionesh: Pensionet e pleqërisë, invaliditetit, familjare, ato suplementare si ushtarak, e posaçme, sociale etj,. Kompensimet e energjisë elektrike nuk indeksohen.

Vlefshmëria e indeksimit të pensioneve dhe e sigurimeve vullnetare

Pyetje

Një emigrant nga Italia shkruan: jam i datëlindjes 26 mars 1954. Në rrethin e Durrësit kam punuar 36 vjet i siguruar, përfshirë edhe 27 muaj që kam qenë ushtar. Pyes, kur e plotësoj moshën e pensionit? Sa vite pune duhen për pension të plotë dhe a mund të bëj sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës? Po nga indeksimi i pensioneve me 2.8% a përfitoj?

Përgjigje

Ju moshën e pensionit e keni plotësuar më 26.03.2019, dhe për pension të plotë duhen 36 vjet e 8 muaj. Me 36 vjet punë që keni do të përfitoni pension të pjesshëm në masën 98% të pensionit të plotë. Sigurime vullnetare, për të shtuar vitet e punës, keni pasur të drejtë të bëni para se të plotësoni moshën 65 vjeç. Meqenëse ju keni dalë në pension para datës 1 prill 2019, kur qeveria vendosi që të gjithë llojet e pensioneve në vendin tonë të indeksohen 2.8%, pra përfitoni edhe ju.

Funny old man working in the garden. Grandfather with a long bea

Shtesa e pensionit kur vazhdon punën mbi moshë

Pyetje

  1. Demir Hyseni nga Puka në bisedë telefonike tha: Më 20 nëntor 2018 plotësova moshën 65 vjeç dhe kisha 36 vjet e 4 muaj punë të siguruara. Për nevoja të qendrës së punës punova edhe 2 muaj mbi moshën e pensionit dhe viteve të mësipërme të punës. Pyes, a përfitoj shtesë pensioni për këto dy muaj?

Përgjigje

Sipas nenit 19 të ligjit nr.104/2014, personi që ka plotësuar kushtet për pension pleqërie (siç jeni ju) për çdo muaj që keni punuar i siguruar përfitoni shtesë pensioni 0.5%. Pra për 2 muaj = 1 %. Sqarime më të hollësishme mund të marrësh në DRSSH Shkodër, nga e cila varet Agjencia e Sigurimeve Shoqërore Pukë.

Koeficientet e rinj të llogaritjes së pagave për ata që dalin në pension në 2019

Pyetje

Jemi disa lexues të rregullt të gazetës Telegraf, të cilët brenda këtij viti plotësojmë moshën e pensionit 65 vjeç. Ditët e fundit qeveria ka rritur koeficientin e indeksimit të pagave të llogaritjes së pensionit për vitin 2017, nga 1% që ishte në vitin 2018, në 1.37% për vitin 2019. Pyesim, a përfitojmë ne që dalim në pension këtë vit? Po ata që kanë dalë në vitet e kaluara?

Përgjigje

Po, qeveria ditët e fundit ka rritur koeficientin e indeksimit të pagave të vitit 2017 për llogaritjen e pensionit për të gjithë personat që plotësojnë kushtet gjatë vitit 2019. Për ata që kanë dalë në pension në vitin 2018, bazuar në vendimin e qeverisë nr.571 datë 03.10.2018, koeficienti i indeksimit të pagave për vitin 2017 ka qenë 1, ndërsa për ata që do të dalin në pension gjatë këtij viti, koeficienti i vitit 2017 bëhet 1.37. Pra, sigurimet shoqërore para llogaritjes së pensionit për këtë vit, pagat bruto të vitit 2017, nuk do t’i shumëzojnë me koeficientin 1, por me 1.37.

Pensioni i parakohshëm dhe i plotë për minatorët e nëntokës

Pyetje

  1. Medi Metaj nga Burreli shkruan: Jam i datëlindjes 9 qershor 1956. Në vitin 1995 kam dalë në pension të parakohshëm me 60% të pagës si minator i nëntokës. Pyes, kur e plotësoj moshën për pension të plotë dhe cilat janë procedurat që duhet të ndjek?

Përgjigje

Sipas nenit 97 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993, minatorët e nëntokës të cilët kishin 21 vjet punë të siguruara gjithsej nga mosha 16 vjeç dhe nga këto 10,5 vjet në miniera në nëntokë me dëshirën e tyre kanë dalë në pension me 60% të pagës, pra ju keni dalë 39 vjeç. Sa herë janë rritur apo indeksuar pensionet keni përfituar edhe ju. Bazuar në ligjin e sigurimeve shoqërore nr.104/2014, datë 31.7.2014, botuar në fletoren zyrtare 137, juve ju ka lindur e drejta për pension të plotë në moshën 62 vjeç e 6 muaj më 12 dhjetor 2018. Ju sugjeroj, që sa më parë të paraqiteni në agjencinë e sigurimeve shoqërore me kartë identiteti dhe librezën e pensionit e të bëni një kërkesë që pensioni i pjesshëm t’ju kthehet në të plotë. Agjencia e sigurimeve shoqërore e ka për detyrë që kërkesën tuaj t’ia dërgojë DRSSH Peshkopi që nga data 9 dhjetor 2018 t’ju japë librezë për pension të plotë. Duke shpresuar se ju kam sqaruar ju përshëndes.

Për më tepër lexoni “Telegraf”