Pandeli Çina dhe Evdal Nuri: Një vit pa Prof. Dr. Feçor Agaçi

468
Sigal

 

Agaçi  ishte dhe do të mbetet  një emër i dëgjuar dhe i paharruar i mjeksisë shqiptare . Mungesën e tij e kanë ndjerë  të gjithë . Familja e tij e dashur, miqtë, shokët, por dhe pacientët, që nuk iu shkëput deri në ditët e fundi të jetës. Për të flasin me respekt: Prof. Mond Zaimi, Dr. Llambi Konomi, Prof. Dr. Kim Drasa e qindra mjekë -ish nxënësit e tij , sot me tituj shkencor .

1-Kush ishte  Prof  . Dr .Feçor . Agaçi ?

Pasi mbaroi fakultetin e mjekësisë shkëlqyeshëm, punoi 52 –vjet në shërbim të  sëmurëve  duke mos e ndjerë “shijen “ e pensionit për asnjë ditë.

Në vitin 1974 përfundoi specializimin për Endokrinologji . Në vitin 1992- 1993 ka qenë

për kualifikim dhe shkëmbim eksperience për endokrinologji dhe diabetes mellitus në qëndrën mjekësore universitare amerikane : University Massachussets Medical Center. Në 1993 shef i shërbimit të Endokrinologjisë. Këtë detyrë e ushtroi për 13 vjet.

Ka dhënë leksione në lëndën e Fiziologjisë. Shumë ish nxënësit e  kujtojnë shprehjen e pedagogut, i cili thoshte në bisedat e tij me miqtë: “Kur ne bëjmë plane, Zoti fillon të qeshë”. Kushdo që ka pasur fatin të jetë student apo koleg i tij, do të kujtojë medoemos urtinë e tij dhe pasionin jo vetëm për mjekësinë.

Në 1999 u vlerësua  me titullin dhe gradën shkencore : Prof-Doktor.

Nga viti 2009 anëtar i bordit konsultativ të revistës endokrinologjike ukrainase : “Problems of Endokrine Pathology”.

Qytetar “Nderi i Qarkut Berat “. Edhe pse mbushi moshën për pension, s’u shkëput nga puna. Punoi në Spitalin Universitar ” Shefqet Ndroqi” Tiranë, endokrinolog, duke mjekuar të sëmurët me sëmundje endokrine dhe diabetes mellitus, edhe kur ishte i sëmurë . Kujtoj me respekt vitet e rinisë . Natyrë e qetë , nxënës i shkëlqyer dhe i papërtuar për të ndihmuar më të dobtit në mësime . Korekt fjalë pak, por punë shumë .

Jam i dëshpëruar për humbjen e bashëqytetarit, kolegut, mikut të ngushtë. Endokrinolog i vjetër, prej 38 vjetëve. Kam punuar me të dekada. Me fjali do të zgjatem shumë, por po shprehem me fjalë. Mjek i aftë, i zoti, studiues , kërkues ndaj vetes e vartësve, korekt, i ndershëm, i gjendur, bujar.

Lista e punimeve shkencore të Agaçit përfshin rreth 100 artikuj shkencor, si autor apo bashkëautor. Autor i tri librave mjeksore për diabetin e sheqerit,  sëmundjet e tiroides dhe për urgjencat endokrine.

Ka paturinteres dhe për letërsinë, historinë dhe filozofinë . Në fondin e bibliotekës shtëpiake, ka rreth 2,000 libra të ndryshëm jo mjeksore. Së bashku kemi qenë pedagog i Fakultetit të Mjekësise në Universitetin e Tiranes , duke përgatitur mjekë të aftë për kohën. Ndërkohë, angazhimet e tij si pedagog kanë qenë dhe në lëndët Sëmundje të Brendshme, Imunologji, Mikrobiologji dhe më pas Pedagog në lëndën e Endokrinologjisë që nga viti 1974 deri në vitin 2010. Nga viti 1974 ai ka kryer specialimin në degën e Endokrinologjisë dhe ka ushtruar profesionin e mjekut endokrinolog. Pasi doli në pension as që i shkoi në mend të hapi ndonjë klinikë private, s’i shumë kolegë të tij , shumicën e të cilëve i ka patur studentë , duke i mësuar me dashuri e përkushtim për të venë në jetë  “Betimin e Hipokratit”. Unë e kam njohur që në vogëli . Jemi rritur në të njëjtën rrugicë në Berat. Tip i veçantë studjues e i qetë. Ishte i gjithanshëm për të ndihmuar. Vite më parë i vajta për të vizituar një pjestare të familjes . Kishte rënë shumë në peshë e dyshonim për tiroide. E pa me kujdes. Kur dolëm më tha:  “qëndro pak Evdal. Jemi shokë lagje e fëmijërie. Tiroide s’ka!  Qofsha i gabuar , por dyshoj se ka kanser në mushkëri. U shqetësova shumë e s’desha t’i besoja jo vetëm unë, por dhe i shoqi . Ku na e prure,- më tha , nga e kuptoi ky “Profesori  tënd” me një vizitë të rëndomtë diagnozën . Pas disa muajve , ajo u diagnostikua me kanser në mushkëri .

Ishte i ndershëm. Kur pinim kafe më shpjegoi një ndodhi të tijën. Pasi dola në pension,  punova për disa muaj në një spital privat. Bëja vizita dhe sipas rastit i shtroja ose jo. Punët s’po ecnin mirë, mbase në dhomat e mija kishte pak të shtruar . Kur m’u bë” vërejtja” për këtë gjë , iu ktheva dhe i thashë :”Unë jam doktor për të shëruar të sëmurët e jo tregtarë për të fituar para “ . Që nga ajo ditë u largova. Një ndodhi tjetër. Edhe pse ishte pushim disa herë mori në telefon në Sipitalin ‘Shefqet Nroqi  ku punonte. Në dhomën  x  është i shtruar filan pacient. I kam ndryshuar terapinë. Shiko kartelën e filloja menjëherë trajtimin.Të lutem shko tani se s’pret puna . Kjo bisëdë vazhdoi 10 minuta. Nuk m’u durua dhe i thashë,  “na e ngece kafen”. Më mirë t’na ngeci ne kafja sa të rrezikohej jeta e një njeriu, ma kthehu pak i nevrikosur! Tani jam i qetë e vazhdojmë bisedën .

Ishte i shqetësuar për shifrat  e diabetetit në Botë e Shqipëri . Sipas disa të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), në vitin 2014, në gjithë botën ka pasur 422 milion diabetikë, ndërsa në vitin 1980, ka patur 108 miljonë diabetikë. Në vitin 2012, në botë kanë vdekur 3,7 milionë diabetikë nga ndërlikimet e shumta të shpejta (akute), ose të vona (kronike).  Sot numuri mund të ketë kaluar mbi 425 milion. Në vitin 2019, në Kinë ka 65 milionë diabetike, në Indi 38 milionë , ndërsa në SH B A 15 milionë diabetikë. Sot në Shqipëri njihen më tepër se  40-50 mijë diabetikë, por në të vërtetë janë mbi 70-75 mijë. Numri i vërtetë i diabetikëve nuk njihet në gjithë botën. Ata përbëjnë 30-35% të numurit real të këtyre të sëmurëve, sepse, në çdo kohë, 70 – 75% e diabetikëve nuk e dinë që kanë diabet, mbasi janë  në stadin e periudhës së diabetit të   ” fshehtë” që quhen të sëmurë , pa shenja klinike. Mbi 40% e të sëmurëve janë të moshës 40-65 vjeç. Të sëmurëve i shpjegonte dhe kush është insulina ,  kur duhet filluar e funksionet e saj . Insulina është një hormon (një lëndë speciale) që prodhohet nga gjendra e pankreasit, më saktë nga qelizat beta të kësaj gjëndre, Pankreasi është një gjendër që vendoset prapa stomakut. Insulina është një hormon, që së bashku me hormonet e tjera të organizmit bëjnë të mundur zhvillimin e proceve metabolike (proceseve jetësore) të  organizmit. Insulina është hormoni kryesor që mban në gjak përqëndrimin normal të glukozës në gjak ( gilcemisë), që është 70-110 mg/dl. Në rastet kur prodhimi i  insulinës çrregullohet, theksonte niveli i glicemisë rritet (mbi 110mg/dl). Nga ana praktike kur glicemia rritet deri në 199mg/dl, personi ka “diabet të fshehtë”, pa shenja klinike. Kur glicemia arrin 200mg/dl, ose më  tepër, shfaqet  diabeti  i sheqerit, ” diabeti i hapur”, me shenja dhe symtoma . Këto sqarime do të mbesin në kujtesën e mijrave pacientëve, mijra nxënësve , që sot janë mjek të dëgjuar . Ky mjek i veçant do të mbetet i nderuar e i respektuar për plejadën e mjekëve që i ka patur nxënës e që sot shërbejnë në Shqipëri e jashtë saj .

Nëse ka shpirt që do të prehet i qetë në Parajsë, Ai është Prof. Dr .Feçor  Agaçi ,