Pali Nito: Stambolli digjet , mazhoranca krihet

166
Sigal

Gjatë këtij tranzicioni të tejzgjatur prej më shumë se 30- vjetësh shoqëria shqiptare me problematika të shumta e nga më të ndryshmet sikundër janë papunësia, korrupsioni galopant që i ka shtrirë tentakulat e tij në çdo qelizë të jetës dhe veprimtarisë së tij politike, ekonomike dhe sociale.Po kështu kultivimi i hashashit dhe lëndëve të  tjera narkotike ka gjelbëruar mbarë territorin shqipëtarë nga veriu  në jug dhe nga lindja në perëndim , emigracioni është një dukuri dhe rutinë e përditshme dhe vazhdon me yrishtë dhe pa u ndalur, aksidentet automobilistike janë të shpeshta dhe pa e tepruar mund të themi se ato tashmë kanë fituar të drejtën e qytetarisë e që po pasohen pandalshmërisht me fatalitete të dhimbshme për familjarët dhe të afërmit e tyre. Nga gjithë këto problematika shoqëria jonë është në gjëndje ankthi, e stresuar, aramatizuarë dhe demoralizuar e që po pasohet me vetvrasje .Gjithashtu kemi vrasje të shumta për motive nga më të ndryshmet e nga më banalet e që ska arsye të arsyeshme që ato të ndodhin e që po trondisin mbarë opinionin tonë publik.Është e motivueshme dhe e pakundërshtueshme nga askush kur themi se stambolli digjet dhe mazhoranca krihet  dhe kjo faktohet me realitetin e pamohueshëm që ndonëse në kohë krize ekonomike dhe energjitike rezulton se vetëm për dy javë institucionet shtetërore dhe qeveritare kanë shpenzuar jo pak por 120 mijë Euro vetëm për bileta udhëtimi jashtë vëndit si dhe rezultojnë të mbyllura mbi 70 tenderime për bileta për udhëtime me avion çarter e lluksozë me në krye bashkinë e Tiranës dhe me kryeministrinë.

Prandaj është e domosdoshme që të shkurtohen shpenzimet buxhetore për udhëtimet, dietat dhe shpenzime të tjera operative kryesisht të panevojshme e sidomos shpenzimet për kompletim zyrash dhe materiale dhe orendi luksi e të panevojshme. Në kushtet kur kemi papunësi dhe varfëri të tejskajshme është e domosdoshme që mazhoranca qeverisëse mos tu bëjë karshillëk problematikave dhe sfidave me të cilat përballen qytetarët tanë,të mos qëndrojë e përhumbur indiferente dhe e përgjumur por të reagojë e të reflektojë me instikte dhe reflekse të shpejta. Kjo kërkon domosdoshmërishtë që çdo qeveritar karriere në qendër dhe në bazë duhet të reflektojë e të demostrojë instikte të mprehta politike ,ekonomike e sociale të qarta, të sakta dhe sa më trasparente e gjithnjë në shërbim të qytetarëve dhe të mbarë shoqërisë tonë në këtë tranzicion të tejzgjatur e tepër të vështirë.  Nisur nga gjëndja e vështirë ekonomike, financiare, materiale e sociale në të cilën ndodhemi aktualisht del si nevojë dhe domosdoshmëri imediate që mazhoranca qeverisëse të piketojë e të hartojë strategji, ide, opsione, të zbulojë, gjejë dhe shpalosë alternativa për zbutjen e varfërisë e të papunësisë me synimin që të kemi një situatë ekonomike e sociale sa më të normalizuar, që qytetarëve mos tu mungojnë dritat elektrike, që të kenë ujë çdo ditë dhe pa ndërprerje, të ketë përherë e më tepër të ardhura për të zbutur varfërinë, të ketë drejtësi dhe zbatim të ligjshmërisë për të gjithë të mos ketë pandëshkueshmëri, të mos kemi vrasje , vetvrasje, krisma dhe shpërhime tritoli , kultivim ,përdorim dhe trafikim të lëndëve narkotike, të mos kemi ose të kemi sa më pak kërcënime, shantazhe dhe presione për motive krejtësisht banale e bajate, të kemi sa më pak aksidente automobilistike , të kemi sa më pak emigracion e sidomos më pak emigrim të inteligjencës dhe trurit të shoqërisë tonë.