Pali Nito: Heqja e gradave dhe spekullimi me slloganin e vijës së masave

471
Sigal

Ishte 1 maji i vitit 1966 kur ushtria u gdhi pa grada dhe e veshur me rroba doku kineze. Rrobat e dokut kinez sapo të laheshin njëherë shkurtoheshin dhe ngushtoheshin dhe oficerët dukeshin si dordolecë dhe jo si oficerë, por si karrocierët e komunales.
Në atë kohë i kishte hequr gradat në ushtri Kina e madhe e Mao Ce Dunit dhe nën shëmbullin e tyre vepruam dhe ne duke i hequr gradat në ushtri. Por kinezët kuptuan gabimin që kishin bërë dhe mbas 6 muajsh i rivendosën gradat në ushtri, ndërsa ne i qëndruam besnikërisht dhe stoikë vendimit që kishim marrë. Dhe për më shumë se 3 dekada deri në dhjetor të vitit 1991 ushtria jonë nuk kishte grada. Me heqjen e gradave u rivendosën komitete të vetë partisë dhe komisionerët politikë në ushtri si në kohën e luftës Nacional Çlirimtare. Heqja e gradave në ushtri ishte një veprim dhe masë e pa preçedentë  në historinë e ushtrisë sonë. Në atë kohë kur në shqipëri u hoqën gradat mund të gjëndej ndonjë shtet i vogël dhe i brishtë që mund të mos kishte ushtri , por ushtri pa grada nuk kishte në asnjë vënd të planetit tonë.Të gjithë oficerët dhe veçanërisht oficerët madhorë dhe ata me grada të larta e përjetuan me dhimbje dhe trishtim këtë vendim të papreçedentë dhe unikal.Heqja e gradave krijoi një peçedentë tepër negative që u pasua me çthurje të rregullit e të disiplinës në ushtri.U abuzua dhe spekullua shumë me slloganin e vijës së masave.Në ato vite kur ushtria ishte pa grada, unë isha me detyrë komandant kompanie dhe si unë dhe kolegët e mi të asaj kohe i përjetojmë me dhimbje e trishtim ato vite të vështira që u krijuan si pasojë e heqjes së gradave në ushtri.Indisiplinimi dhe çthurja në ushtri ishin skandaloze dhe ushtarët kundërshtonin, fyenin dhe ofendonin oficerët dhe këta të fundit nuk kishin të drejta dhe kompetenca që të ndëshkonin me arrest me burg pasi edhe burgjet në garnizone ishin hequr e nuk ekzistonin më. Theksova pak më sipër se u abuzua dhe u spekullua shumë me vijën e masave sa ushtarët në emër të dëgjimit të vijës së masave kërkonin që ë mos shkonin në mencë e në kapanon e në rresht si dhe bënin kërkesa absurde e të pamundëshme për tu realizuar në praktikë.Nuk mund të lë pa përmëndur një episod.Zhvillohej një takim me ushtarët e një nënreparti ku merrnin pjesë komisari i bataljonit dhe kujdestari dhe ushtarët filluan dhe vijuan me kërkesat e tyre absurd.Dhe komisari i drejtohet kujdestarit dhe i thotë: mba shenim mbi kërkesat që do të ngrenë ushtarët .Dhe kujdestari I përgjigjet: o shoku komisar , masa masë do mish dhe oriz unë nuk kam që tu jap. Të gjithë ne të pranishmit shpërthyem në të qeshura me këtë batutë ironike të kujdestarit pasi nuk thonë kot se humori është privilegj i njerëzve të mënçur .Oficerët me grada madhore e të larta në ushtri në konfidencë dhe nën zë diskutonin midis tyre për rastin e papreçedentë të heqjes së gradave në ushtri por pati jo pak prej tyre që u akuzuan si persona që bënin agjitacion e propagandë për mos heqjen e gradave e që u penalizuan me masa të ndryshme disiplinore deri në përjashtimin dhe çmobilizimin nga radhët e ushtrisë e që e përjetuan me dhimbje e trishtim në një ndëshkim të tillë e të padrejtë.