Historia e rrallë e një vendi të vogël
Dëshmorët janë Tribuna e Nderit dhe Krenaria e Kombit Shqiptar
– Në Luftën e Dytë Botërore janë varur gjithsej pesë vajza, nga të cilat, një në Rusi dhe katër në Shqipëri
Doc: Odise Çaçi
Në Luftën e Dytë Botërore (1939-1945) ne shqiptarët u radhitëm në krah të koalicionit antifashist, duke sakrifikuar më shumë se çdo popull tjetër. Dokumentat zyrtarë që janë në arkivat e shtetit shqiptar na japin këto të dhëna:
- Dëshmorë të shpallur, sipas dokumentave ligjorë janë 9470.
- Shtetas shqiptarë të pushkatuar (nga nazi-fashistët)…) janë 6436.
- Të asgjësuar në 23 kampe gjermane pa varre janë 11.200
- Të asgjësuar në kampet në Greqi , pa varre janë 50.
- Të asgjësuar në Itali, pa varre janë 70.
- Të asgjësuar në Matthauze, pa varre janë 351.
- Të asgjësuar në Aushvic Poloni, pa varre janë 32
- Të asgjësuar në Prishtinë, pa varre janë 168.
- Të asgjësuar në Zemun, pa varre janë 162.
- Të asgjësuar në Bitolnë Maqedoni janë 144
- Të asgjësuar në Strugë , Maqedoni, janë 27.
Gjithsej: 28.110 persona .
Shënim:
Kjo shifër është dhënë në Konferencën e Paqes në Paris më 1946. Kjo tregon madhështinë e Luftës tonë Antifashiste Nacionalçlirimtare, si një vlerë që lartëson e ngre në piedestal popullin tonë.
Në Luftën e Dytë Botërore janë varur gjithsej pesë vajza, nga të cilat, një në Rusi dhe katër në Shqipëri ,që janë:
- Bule Naipi
- Persefoni Kokdhima
- Ganimete Trebeshi,
- Liri Gero.
Në luftën për çlirimin e Kosovës dhanë jetën, që u rreshtuan tek UÇK. Luftrat që u zhvilluan përfunduan në vitet 1999, 2000 dhe 2001.
2500 dëshmorë, nga të cilët 69 janë nga Shqipëria dhe 85 heronjë. Mes tyre përmëndim: Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Isa Boletini, Bajram Curri , Shote Galica , Hasan Prishtina, Azem Galica, Shaban Polluzha, Jusuf Gërvalla, Sali Çeku, Fehmi Agani, Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Ibrahim Rugova, Adem Demaçi. etj., 22-vjeçari Enver Zymberi, që u vra me 26 korrik 2011, është heroi i fundit që ra për Kosovën. Nuk ka cep të Kosovës pa lapidarë, përmendore, shtatore, varreza e komplekse memorial, që dëshmojnë jo vetëm robërinë e thellë të këtyre trojeve, por edhe luftën e përjetshme të kosovarëve për liri.
Lufta e Dytë Botërore e gjeti Shqipërinë të pushtuar nga Italia, e cila e kishte shndërruar në një provincë të vetën me një qeveri kukull. Rezistenca kundër pushtimit italian nisi nga xhandarmëria e Mbretit Zog e drejtuar nga Abaz Kupi dhe më tej u ndoq nga Balli Kombëtar dhe Fronti Nacional-Çlirimtar me bindje komuniste drejtuar kundër forcave pushtuese italiane (deri në 1943) dhe më pas kundër forcave gjermane në Shqipëri, lëvizje, e cila çoi në çlirimin e vendit më 29 nëntor 1944.
Qendra për lehtësim të popullsisë civile (Gjenevë) raportoi se Shqipëria ishte një nga vendet më të rrënuara në Evropë. Rreth 60.000 shtëpi ishin shkatërruar dhe rreth 10% e popullsisë ishte lënë e pastrehë.
Shqipëria u sulmua nga Italia më 7 prill 1939 si nga ajri dhe nga deti. Në tetor të vitit 1940, forcat pushtuese e pushtuan Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsën shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë iu bashkëngjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanët që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqën nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria Greqisë.
Liri Gero
Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore
Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nën drejtimin e dy emisarëve të partisë komuniste jugosllave, u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe filluan t’i luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe më pas kundër frontit nacionalist dhe antikomunist të Ballit Kombëtar dhe atij pro-Zog të Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor 1944. Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisarët jugosllavë si sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të forcave komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte qenë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e egër 40-vjeçare të Enver Hoxhës. Vendi, që u zyrtarizua Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, do të binte në një izolim fanatik ku do të pushkatoheshin dhe burgoseshin. Shqipëria u lirua më 20 nëntor 1944 dhe forcat politike ishin: Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti. Në tetor të vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i përkohshëm i cili në pranverë të vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë për Kosovën.
Pushtimi
Më 7 prill 1939, trupat e Musolinit, të udhëhequra nga gjenerali Alfredo Guzzoni, pushtuan Shqipërinë duke sulmuar të gjitha portet në të njëjtën kohë. Kishte 65 njësi në Sarandë, 40 në Vlorë, 38 në Durrës, 28 në Shëngjin dhe 8 te Bishti i Pallës. Planet origjinale italiane për pushtimin kërkonin 50,000 burra të mbështetur nga 137 njësi detare dhe 400 avionë. Në fund forca pushtuese u zgjerua në 100,000 burra të mbështetur nga 600 avionë.
Në Durrës, një forcë prej vetëm 360 shqiptarësh, më së shumti xhandarë dhe banorë vendas të udhëhequr nga Abaz Kupi, komandanti i xhandarmërisë së Durrësit, dhe Mujo Ulqinaku, një zyrtar detar, u përpoqën të ndalnin përparimin italian. Të pajisur vetëm me armë të vogla dhe tre mitralozë, ata arritën t’i ndalnin italianët për pak orë derisa një numër i madh tankesh të vegjël u zbritën nga anijet italiane. Pas kësaj, rezistenca filloi të shembej dhe brenda pesë orësh italianët morën qytetin. Nga ora 1:30 paradite të ditës së parë, të gjitha portet shqiptare ishin nën kontrollin e italianëve.
Duke mos dashur që të kthehej në një kukull të italianëve, Mbreti Zog, gruaja e tij, Mbretëresha Geraldinë dhe i biri foshnjor Leka Zogu I u larguan drejt Greqisë dhe më pas në Londër. Më 12 prill, parlamenti shqiptar votoi pro ndaj bashkimit të vendit me Italinë. Më 12 prill, parlamenti shqiptar votoi për të shkarkuar Zogun dhe për ta bashkuar vendin me Italinë në një “bashkim personal” duke ia ofruar kurorën shqiptare Viktor Emanuelit III dhe italianët formuan një qeveri fashiste nën Shefqet Vërlacin dhe shpejt shërbimi ushtarak dhe diplomatik shqiptar u mor nga italianët. Më 15 prill 1939, Shqipëria u tërhoq nga Liga e Kombeve, prej së cilës Italia ishte tërhequr në vitin 1937. Më 3 qershor 1939, Ministria e Jashtme e Shqipërisë u bashkua me atë të Italisë. Ushtria shqiptare u vendos nën komandën e italianëve dhe formalisht u bashkua me ushtrinë italiane në 1940. Këmishëzinjtë italianë formuan katër legjione të Milicisë Shqiptare, fillimisht të rekrutuar nga kolonistë italianë, që jetonin në Shqipëri, por më vonë nga shqiptarë etnikë.