Nikolla Pipa: Përvjetori i 135-të i Shkollës së Parë Shqipe

239
Sigal

 

 

Lumja ti moj Korça lule,
që i le pas shoqet e tua,
ta paçim për jetë hua

Naim Frashëri

Nga disa patriotë korçarë egzistonte mendimi se mos vallë disa shkodranë do të pretendonin se shkolla e parë në gjuhën shqipe ishte hapur në Shkodër. Ky shqetësim nuk kishte bazë. Jo vetëm poezia e Naimit largonte çdo dyshim, por në Korçë, më shumë se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë, kishte aktivitete patriotike. Në emisionin Opinion qytetari korçar Nonda Kajno ishte i ftuar për të folur për Serenatën korçare dhe ndër të tjera  ai tha se Serenata ka lindur në Korçë,por menjëherë artisti i nderuar dhe i respektuar shkodran dhe shqiptar,  Bujar Qamili u hodh përpjetë duke deklaruar se Seranata ka lindur në Shkodër. Dhe reagimi i Nondas ishte i menjëhershëm. Si mund të vejë kënga e të rinjve deri në dhomat e Shkodranëve, kur muret e avllisë së tyre janë tre metra të larta dhe hapwsira  nga porta e jashtme deri në portën e brendshme është rreth 10 metra? Në Korçë dritaret e shtëpive bien në rrugë dhe kur grupi i të rinjve këndojnë poshtë dritares, vajza ngrihet nga gjumi, hap dritën për t’i thënë dashnorit të saj se po ju dëgjoj dhe se po kënaqem, ose vajza vete te dritarja dhe tund perden sa majtas aq djathtas për t’i dhënë të kuptojë se po ju dëgjoj. Shkatërimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Vendimet katastrofike të Kongresit të Berlinit shtruan para patiotëve korçarë dhe të emigracionit detyrën emergjente për të shpëtuar atdheun, për të shpëtuar gjuhën shqipe. Lëvizja për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare  dhe për hapjen e shkollave shqipe kaloi nëpër tri faza, në tri qytete. Në Stamboll lindi si ide, u përqafua nga Bukureshti dhe u materializua, u zbatua nga Korça. Patriotët e Stambollit, vëllezërit Naim dhe Sami Frashëri, Vaso Pasha dhe Jani Vreto, menduan që në fillim të krijonin Shoqatën e shkronjave në Stamboll, por shumë shpejt e kuptuan se do ishte e pamundur.që për çdo aktivitet që do të organizonin të mos binin në sy të autoriteteve turke, aq më tepër që Naimi dhe Samiu ishin nëpunës të shtetit  turk dhe me ligj e kishin të ndaluar të merrnin pjesë në aktivitete të paligjshme, prandaj ata vendosën të dërgojnë Jani Vreton në Bukuresht, ku jetonte dhe punonte një grup i madh korçarësh, me propozimin që të krijohej aty Shoqata, propozim i cili u pranua menjëherë. Qeveria rumune, si gjithmonë dashamirëse, jo vetëm ndaj arumunëve të Shqipërisë, po dhe ndaj vetë shqiptarëve e aprovoi dhe e mbështeti këtë nismë. Shumë shpejt u mlodhën të gjithë korçarët, zgjodhën Kryesinë, Kryetarin dhe Sekretarin e shoqatës dhe si President nderi u zgjodh milioneri korçar Anastas Lakçe Avramidhi, i cili do paguante të gjitha shpenzimet e Shoqatës. Shoqata me emrin’ Drita’, më pas me emrin ‘Dituria’ filloi nga puna. Blenë në Gjermani shtypshkronjën GYTENBEG, të cilën e vendosën në një dhomë që jua dhuroi Vasil Tërpo, kollona e Shoqatës ‘Drita’ dhe  filluan të botohen Abetaret, Librat e këndimit, veprat e Naimit, Samiut, Çajupit, Spiro Dines etj, etj. Papa LLambroja Ballamaçi nga viti 1896 jetonte dhe punonte Bukuresht – Stamboll dhe nga konsullata rumune nisej dhe shkonte për në shtëpinë e Naim Frashërit dhe aty nga rasa e tij binin në dysheme abetaret, librat e këndimit dhe veprat e atdhetarëve në gjuhën shqipe dhe prej andej dërgoheshin në Korçë. Por si lindja e idesë për krijimin e Shoqatës të shkronjave, ashtu dhe përqafimi dhe organizimi i Shoqatës ‘Drita’ në Bukuresht ishte i pamjaftueshëm pa angazhimin dhe përkushtimin e patriotëve korçarë, të cilëve u mbeti “bara “ të punonin për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare tek popullsia e Korçës  dhe për hapjen e shkollave shqipe. Detyra ishte e vështirë, bile shumë e vështirë, sepse veprimtaria e atdhetarëve korçarë pengoheshe dhe sabotohej nga dy forca të pushtetshme, Administrata turke dhe Dhespoti grek me disa nga antarët korçarë të Këshillit të kishës. Një javë para 7 Marsit,  në Tiranë isha duke pirë kafe me Prof. Dr. Pëllumb Xhufi dhe me vete kisha marrë librin e Profesor Niko Stralla “ Në Valën e Dramës Shqiptare Korça dhe Korçarët ( 1878  – 1909 )” Studim historik, me qëllim që t‘a nxisja Prof. ta lexonte, po Prof. është duke punuar për një studim dhe nuk kishte kohë të lirë. Unë si gjithmonë këmbëngulës dëshëroja që prof. ta lexonte dhe se libri paraqiste interes dhe për të. Për fat sytë i vajtën te kopertina e librit dhe më pyeti : – Nikolla cilët janë këta tre persona? – Nikolla Këta janë tre nga Atdhetarët më të mëdhenj të Korçës dhe kur them të Korçës secili shqiptar duhet të nënkuptojë të Shqipërisë “ I pari është Thimi Marko, Kryetar i Shoqatës ‘Drita’ të Bukureshtit, i vetmi intelektual në koloninë e Bukureshtit, i cili kishte ardhur në Korçë, me paratë e milionerit Anastas Lakçe Avramidhi për të hapur shkollën shqipe. I dyti ndër më aktivët Jovan Cico Kosturi dhe i treti Orhan Pojani. O! O do ta marr ta lexoj. Po cili është autori? Niko Stralla korçar, mbaroi Liceun francez në Korçë, studioi me bursën e shtetit shqiptar në Monpellie për Drejtësi dhe Histori, punoi në Korçë si mësues i Historisë deri në vitin 1955, në Gjimnazin Raqi Qirinxhi dhe më pas si avokat deri sa doli në pension. Në mbrëmje të kësaj dite më merr në telefon Atdhetari i mirënjohur korçar Hasan Malolli  dhe më foli për një bisedë telefonike që kishte patur me Drejtoreshën e bibliotekës Thimi Mitko , të Korçës dhe se ajo kishte menduar që me rastin e 135 vjetorin të çeljes të të parës shkollë shqipe në Korçë, do të organizonte një ekspozitë me librat e atyre arsimtarëve, që kishin depozituar librat në Bibliotekë, por kërkonte dhe ndihmën e Hasanit që të lajmëronte dhe ata mësues, të cilët kishin botuar libra, po nuk i kishin depozituar në Bibliotekë. Hasani menjëherë mori kontakt me dy nga miqtë e tij , Klodi Stralla dhe Niko Pipa, gjithashtu dhe me bashkëshorten e Mësuesit Mihallaq Strati dhe  librat e tyre i përcolli për në Korçë. Cila është kjo Zonjë novatore , me ide të reja, e cila ndjen përgjegjësi për detyrën që ka dhe mundohet të sjellë diçka të re në punën e saj, aq më tepër kur një pjesë e drejtuesve të institucioneve mendojnë o burra të rrëmbejmw ç’të rrëmbejmw se pas 4 vitesh apo 8 vitesh do bëhet rotacioni i pushtetit dhe mua  do më heqin nga kjo detyrë. Jo, Drejtoresha e institucionit krijoi një model të ri, model europian dhe shembullin e saj duhet ta ndjekin të gjithë drejtuesit e Shqipërisë, kudo qofshin. Të ftuarit hyjnë brenda dhe nga 50 libra që dispononte biblioteka ishin ekspozuar 63 libra. Drejtoresha e priti dhe shoqëroi Kryebashkiakun e Korçës Z. Sotiraq Filo, e çoi atë  në tryezën kryesore, ku të rrethuar nga një xhamllwk, në pozicion horizontal ishin vendosur disa nga librat, të botuara nga arsimtarët dhe në të dy anët e saj ishin ekspozuar në pozicion vertikal botimet e fundit. Është për të ardhur keq se si Kryetarit të bashkisë nuk i tërhoqën vemëndjen asnjë nga librat, nuk i bëri përshtypje emri i Prof. Niko Stralla,, as nuk i bëri përshtypje kopertina e librit me tre nga atdhetarët  më të flaktë, të cilët ju përkushtuan Lëvizjes për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe çeljen e shkollave shqipe, dhe së bashku me Papa Llambru Ballamaçi, Pandeli Sotiri dhe të tjerë, u persekutuan, u burgosën, u masakruan, por nuk u thyen, nuk u përkulën. Kjo sjellje e tij më la një përshtypje jo të mirë. Si është e mundur që Sotiraqi vjen nga një familje e vjetër korçare nuk e njeh historinë dhe traditat arsimdashëse të bashkëqytetarëve të tij? Siç duket Sotiraqi është korçar ,po nuk ndjehet korçar. Drejtoresha e çeli takimin me një fjalim të shkurtër, të qartë dhe me vlera, pastaj përshëndetën dhe disa nga mësuesit dhe më së fundi ja dha fjalën dhe Kryebashkiakut, por për çudi, Kryetari i Bashkisë e konsideroi të tepërt që të përshëndeste dhe t’u uronte arsimtarëve, GËZUAR festën.  Në mënyrë të pavetëdishme Kryetari i Bashkisë ofendoi të gjithë arsimtarët të gjallë dhe të vdekur, të cilët me botimet e tyre lartësonin dhe i çonin më përpara vlerat e qytetit tonë, aq më tepër kur në këtë takim ishin prezent dhe disa  nga intelektualët më në zë të Korçës si Prof. Dr Ali Jashari, kompozitori Josif Minga, me kontribute të mëdhaja  për qytetin, Prof. Dr. Gjergji Pendavinji, Prof. Pandi Bello, shkrimtari Andrea Pepi etj.etj. 7 Marsi i këtij viti ka një vlerë të dyfishtë; ai  kremtohej në vitin lubilar, 135 Vjetorin e çelje të së parës shkollë  Shqipe në Shqipëri dhe e dyta ajo vinte me një ide të re, duke vlerësuar elitën e mësuesve, të cilët dhe në pension përhapnin dijen dhe kulturën e tyre.