Naime Progonati: Për patriotin dhe “Heroin e Popullit” Asim Zeneli

820
Sigal

Shoku i Mustafa  Matohitit, Qemal  Stafë s, Themo  Vasit,  Emin  Durakut,  Nazmi  Rushitit, Reshit  Çollakut, Skënder  Çaçit

A S I M   Z E N E L I  PATRIOTI  LEGJENDAR,  “ H E R O   I   P O P U L L I T”

Asim  Zeneli  u  lind  në  Progonatin  e   trimërisë  shekullore  më 17 mars 1913. Qysh  në  moshën  e  vegjëlisë u  ushqye  me  traditat  atdhetare  të  familjes, të  trungut  fisnor  dhe  të  trevës  së  Kurveleshit.  Kënga  e   bilbilenjë ve, e  Ismail  Lesko  Progonatit, ( Ismail  Lesko  Progonati, shpallur:  “Dëshmor  i  Atdheut”  dhe  “ NDER  I  KOMBIT”) e  të  tjera,  ndikuan  në  formimin  e  Asimit. Shkollën  fillore e kreu në vendlindje, Plotoren  në  Kuç. Me përpjekje  të  shumta më 1930  hyri  në  shkollën  ushtarake,  ku u njoh  me shumë shokë  atdhetarë,  por  veçanërisht  ushqente  mjaft  respekt  për  Mustafa  Matohitin  nga  Lekdushi, për  militantin  Qemal  Stafa, për  Themo  Vasin, Emin  Durakun, Nazmi  Rushitin, Reshit  Çollakun, Skënder  Çaçin  etj. Më  1933 shkolla  ushtarake  u  mbyll, por  nga  revoltat  e  kursantëve, qeveria  u  detyrua  të  njoftonte  se  do  t’u  jepej  e  drejta  të  vazhdonin   gjimnazin  civil  në  Tiranë. Në  shtator  1936  Asim  Zeneli  mbaroi    shkollën  e  mesme  dhe  iu  dha  e  drejta  të  vazhdonte  studimet  ushtarake  në  Itali. Aty  hyri  në  grupet  antifashiste  të  studentëve. Mbasi  mbaroi  kolegjin  ushtarak  në  Romë, ndoqi  studimet  në  Akademinë  ushtarake  në  Modena.  Çështjen  e  përgatitjes  ushtarake  Asim  Zeneli,  e  vlerësonte   parësore  e  shumë  të  domosdoshme  dhe  u  thoshte  shokëve: “PËR   SHËRBIMIN  TONË  DO  TË  KETË  SHUMË  NEVOJË  SHQIPËRIA, ATDHEU  YNË  I  SHTRENJTË”  bashkë  me  shokët  e  shkollës: Pano  Xhamballon, Dino  Kalenjën, etj. Asim  Zeneli  organizoi  protestën  kundër  pushtimit  ushtarak  fashist  të  vendit  tonë. Organizoi  dhe  drejtoi  edhe  një  demonstratë  antifashiste  në  shkollë  dhe  për  këtë  e  arrestuan.  Më  1941 Asimi  kthehet  në  Shqipëri  dhe  caktohet   në  Shkodër,  më  pas  në  Elbasan, më  vonë  në  Librazhd  dhe  më  1943  në  Jorgucat  të  Gjirokastrës. Si  rrjedhojë  e  punës  agjitative  rezultateve  me  shokët  e  tij  besnikë  kundër  fashizmit  u  shthur  disiplina  në  repart  dhe  u  shtuan  dezertimet  e  ushtarakëve.  Më   31  mars 1943,  Asim  Zeneli  me  Pano  Xhamballon  e  10  shokë  të tjerë  dezertuan  në  mënyrë  demonstrative  dhe  u  hodhën  në  çetën  partizane  “ KOTO  HOXHI”. Në  prill 1943, Asim  Zeneli  pranohet  anëtar    i  P. K. SH.  dhe  caktohet  komisar  politik  i  çetës  partizane “HAJREDIN  TREMISHTI”, ku  komandant  i  saj  ishte   djaloshi  kosovar, i  rritur  në  Nivicë  të  Kurveleshit,  Xheladin  Beqiri,(Karadaku, “ Hero  i  Popullit”).  Çeta  “ Hajredin  Tremishti”  kreu  aksione  të  shumta  politiko- ushtarake, ndër  të  cilat  përmenden  ai  në  Zonën  e  Kurveleshit  për  thyerjen  e  veprimtarisë  fashiste  në  prill  1943. Më  28  prill  1943  në  Rehovë  komisar  Asim  Zeneli  demaskoi  rëndë  Ali  bej  Këlcyrën  duke  i  thënë: “Ali  bej, iku  koha  e  bejlerëve  dhe  e  oxheqë rve.  Populli  i  hapi  sytë. Iku  koha  e  bejlerëve  dhe  e  pazarllëqeve  me  pushtuesit. Populli  ka  nevojë  për  patriotë  të  ndershëm  që  të  punojnë  me  të  vërtetë  për  Shqipërinë.”  Në  Qafën  e  Miricës  më  25- 27  qershor 1943,  dhe  përgjatë  rrugës  për  në  Delvinë, kjo  çetë  me  komandant  Xhelatin  Beqiri  dhe  komisar  Asim  Zeneli,  shpartalloi  forca  të  shumta  fashiste. Në  ditët  e  fundit  të  qershorit 1943, fashistët  nisën  operacionin  kundër    partizanëve  dhe  fshatarve  të  Tepelenës,  Mallakastrës  dhe  Përmetit… për  7  ditë  e  net  populli  heroik  i  Tepelenës  u  angazhua  tërësisht  në  një    betejë  frontale  në  Qafën  e  Miricës  derisa   shpartalloi  një  ushtri  fashiste  prej   njëmijë  vetash  të  armatosur  gjer  në  dhëmbë. Në  këto  luftime  morën  pjesë  çetat  partizane  “ Selam  Musai”  dhe “ Hajredin  Trefishti”,  bashkë  me  luftëtarë  të  çetave  territoriale  të  Kurveleshit  dhe  fshatrave  përreth  që  komandoheshin  nga  trimi  Abaz  Shehu, bilbil  Mustafa  Matohiti,  Asim  Zeneli  e  Xheladin  Beqiri.  Pas  kësaj  fitoreje  çeta “ Hajredin  Tremishti”  dhe  shokët  e  tjerë  u  mblodhën  në  fshatin  Damës, që  dallohej  jo  vetëm  për  bujarinë, por  edhe  për  prushin  e  ndezur  të  patriotizmit  në  çdo  vatër  damsiote.  Duke  u  gdhirë  data  1 korrik 1943,  një  autokolonë  fashiste  italiane  del  nga  Tepelena  dhe  merr  drejtimin    drejt    Këlcyrës  për  t’i  shkuar  në  ndihmë  garnizoneve  fashiste  në  Kuqar  e  në  Përmet.  Ndërkaq  vazhdonte  beteja  e  fuqishme  te  Gryka  e  Mezhgoranit, ku  qenë  angazhuar  forcat  e  çetës  “ Koto  Hoxhi”,  e cila  mbante  krahun  e  djathtë  të  lumit  Vjosë,  ndërsa  në  krahun  e  majtë  vepronte  çeta  “ Musa  Fratari”  dhe  vullnetarë  të  fshatrave  rrotull.  Sapo  morën  lajmin  nga  Gryka  e   Këlcyrës, partizanët  e  çetës  “Hajredin  Tremishti”  me  komandant  Xhelatin  Beqiri  e  komisar  Asim  Zeneli,  u  nisën  nga  Damësi  mbi  kurrizin  e  malit  të  Shendëllisë  për  të  ndihmuar  shokët  në  betejën  e  sertë.  Sa  doli  te  Gryka  e   Mezhgoranit  çeta  “ HAJREDIN  TREMISHTI”  ndeshet  me  një  kompani  italiane, e  cila  me  detyrë  luftarake  synonte  të  kundërsulmonte  në  krah  e  në  shpinë  të  çetës  “ Koto  Hoxhi”.  Komandanti  Xheladin  Beqiri  e  komisar  Asim  Zeneli,  vendosën  pa  humbur  kohë  unazën  e  rrethimit  të  forcave  fashiste. Armiku  qe  i  shumtë, një  batalion  këmbësorie, i  përforcuar  me  tanke, autoblinda, madje  edhe  me  avionë. Ardhje  e  çetës” Hajredin  Tremishti” ishte  vendimtare  për  fitoren  mbi  fashistët  për  të  mos  i  lejuar  që  të  shkonin  në  Kuqar  e  Përmet.  Kjo  çetë  partizane  nëpër  veprimet  e  saj  luftarake  kishte  njohur  vetëm  fitore  mbi  armiqtë  gjakatarë.  sepse në  krye  të  çetës  ishte  një  komandant  me  përvojë  luftarake: trim, i  regjur  e i  argasur  në  luftime  e  beteja , kishte  një  komisar: guximtar , i  sprovuar  në  karrierën  e  tij  ushtarake  dhe  me  dituri  në  fushat  operacionale, një  komisar  si  Asim  Zeneli  që  dinte  të  orientohej  në  momente  kritike  dhe  tӕ  vendoste  në  çast   për  të  dalë  nga  situatat  e  vështira. Ai  njihte  fort  mirë  artin  ushtarak  , taktikat  luftarake  të  ushtrisë  italiane, sepse  kishte  studiuar  në  Akademinë  Ushtarake  italiane. Në  betejën  e  ashpër  te  Gryka  e  Mezhgoranit  armiku  qe  i  rrethuar  si  miu  në llokan  dhe  dhelpra  në  çark. Beteja  qe   e  sertë: tym  e  flakë. Le  të  kujtojmë  këngën  e  krijuar  në  ato  çaste  nga  poeti  partizan  Qamil  Buxheli, me  melodi  të  muzikantit  Ermir  Krantja,  e  kënduar   në  mënyrë  virtuoze  nga     bashkëluftëtari  Mentor  Xhemali.  Kjo  këngë  brilante  heroike  e  ditirambe  ka  gjëmuar  nga  zëri  i  ish- partizanit, shokut   të  betejave   me  komisarin  Asim  Zeneli, ajo  këngë  e  zjarrtë  ka   jehuar  në  skenat  e  Moskës, Berlinit, Parisit,  Pekinit,  Londrës  dhe  gjetkë.  Në  datën 2 korrik  1943  intesiteti  i  betejës  arriti  kulmin. Gryka  e  Mezhgoranit  dëshmon  për  luftëtarët  heroikë, por  në  këtë  teatër  ku  lozte   “ku-ku”  jeta  me  vdekjen  vritet   komisari  Asim  Zeneli. Nga  kjo  dhimbje  edhe  shkëmbinjtë  sikur  u  plasaritën,  edhe  zemrat  e  partizanëve  u  goditën  rëndë. Poeti  partizan  më  duket  se  e  ngjeu  penën  në  flakët  e  heroizmit    partizan  e  i  dha  ngjyrën  e  kuqe  të  gjakut – valë  të Asim  Zenelit  Hero. Luftëtari  Mentor  Xhemali  bie  përmbys  mbi  shkëmb ,  duke  derdhur   lotët  e  shpirtit  e  duke  thirrur:  “ Jo  Lake, Lake …lake…   joooo…Lake”  Partizanët  e  përlotur  mezi  e  ngritën  në  këmbë  Mentor  Xhemalin  që  kishte  rënë  përmbys  mbi  shkëmb e qante  me  dënesë. Komandanti  Xheladin  Beqiri  bashkë  me  disa  shokë  trupin  e  Asimit,  e  vunë   buzë  xhadesë  dhe  për  të  ngritur  lart  moralin   e  për  t’u  dhënë  zemër,  në  ato  çaste  mjaft  tronditëse  i  vuri  partizanët  në   rresht  në  formë  U-je  dhe  dha  komandën  “Për  nder  armë”  Shtrëngoi  nofullat, një  lëmsh  iu  mblodh  në  grykë dhe me  një  pamje  burrërore   foli: “Vëllezër, trimat  nuk  qahen, por  këndohen”  Pastaj    me  qëndrimin  gatitu  e  duke  nderuar  me  grusht  vazhdoi:- “Shoku  Asim, ti  u  ndave  nga  ne  që  të  deshëm  aq  shumë.  Betohemi    se  trimërinë, heroizmin  dhe  gjakun  tënd  kurrë  s’do  t’i  harrojmë !  Me  sulm  e  nisëm, me  sulm  do  ta  mbarojmë, me  gjak  e  nisëm, me  gjak  do  ta  fitojmë!”. Në  këtë  betejë   fashistët  italianë  e  paguan  shtrenjtë. Shkëlqeu  triumfi  dhe  ngadhënjimi    partizan. Mbi  120  italianë  të  vrarë e  dhjetëra  të  tjerë  të  plagosur  e  zënë  robër.. Ishin  bij  të  nënave  italiane, por  ç’donin  që  erdhën  si  pushtues ? Asim  Zeneli  mbetet  shqiponjë    në  fluturim  në  qiellin  e  lavdisë  shqiptare  e  yll flakëronjës  e  i  ndritur  në  panteonin  e  pavdekësisë.  Vargmali  i  këngëve  popullore  e  mban  gjallë  në  mëndafshin  e  saj  të  ngrohtë.  Më  10 korrik  1945  me  Dekretin  nr.81,  shpallet  Hero  i  Popullit.  Gjimnazi  i  Gjirokastrës  mban  emrin  e  tij  të  lavdishëm.  Përballë  Gjirokastrës  një  fshat  krenohet  që  quhet  “ Fshati  Asim  Zeneli”. Në  qytetin  e  Tepelenës,  Asim  Zeneli  qëndron   madhështor  në  bronx  përkrah  Heronjve  Abaz  Shehu, Mustafa  Matohiti,  e  ca  më  tej,  Nimete  Progonati  e   Selam  Musa  Salaria,  i   Epopesë  së  Luftës  së  Vlorës  së ‘ 20-s.

NGA: NAIME PROGONATI,  N/ KRYETARE  E OKDA-s, pasardhëse  veterani, mësuese  në  pension.

-Krenar   Progonati, pasardhës  veterani, mësues  në  pension.