Miss dhe Mister Cildren Albania: Shpallen fituesit e garës

943

Shqipëria tashmë ka fituesit e mëdhenj të garës mbarë kombëtare

Edicioni i 5-të i produksionit të vetëm ne Shqipëri dhe trevat e tjera shqipfolëse ka korrur suksesin e radhës. 5 vite sukses, teksa mbi 2 mijë fëmijë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, dhe diasporë janë ngjitur në skenë gjatë këtij 5 vjeçari, duke përjetuar jo thjesht emocione, por duke skalitur në ngjarjet e fëmijërisë së tyre një eksperiencë mbresëlënëse. Edhe këtë vit gara kombëtare e bukurisë dhe e talenteve për fëmijë është zhvilluar në qytetin bregdetar të Durrësit, si një qytet i rëndësishëm i krejt shqiptarisë. Çdo vit kryeqendra shqiptare e turizmit, Durrësi hap dyert e “Aleksandër Moisiut”, për të pritur fëmijët fitues që kanë dalë përgjatë një viti në qytete të ndryshme nga gara Miss&Mister Children produksion i agjensisë së njohur të spektakleve dhe modelingut Albania Event Production. Presidentja e kësaj agjensie Albana Cakshiri njëherësh producente e këtij spektakli është shprehur se ky edicion ka sjellë risi dhe ka nisur një epokë të re të kësaj gare zyrtare shumë e dashur për të gjithë fëmijët brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Në këtë garë ishin plot 90 konkurentë nga qytete të ndryshme të vendit, por dhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut si dhe përfaqësues nga fëmijët shqiptarë me banim në Selanik. Fituesit e këtij edicioni janë shpallur Melania Veshti 10 vjeç nga Durrësi dhe Aldi Zylyftari 10 vjeçari nga Poliçani. Shoqërues i parë është shpallur Odri Hysa 7 vjeçari nga Belshi, si dhe Eleana Goga 9 vjeçarja nga Roskoveci, ndërsa shoqërues i dytë Eden Lazaj si dhe Adriana Ali nga Tetova. Çmimin “Best Talent Albania” e ka rrëmbyer e talentuara Ejza Hoxha e cila është e njohur si interpretuese e fjalës artistike, por dhe si balerinë gjithashtu. Ndërkaq çmimin e talentit për djem e ka fituar Erion Ferhati nga Belshi që ka konkuruar në gjininë e humorist. Një tjetër talent i spikatur në gjininë e këngës që ka rrëmbyer çmimin e madh “Golden Voice Albania” Artanja Myqelefi nga Elbasani. Sigurisht që çmimet kanë qenë të shumta dhe produksioni ka bërë të ditur se të gjithë pjesmarrësit e këtij edicioni do të jenë pjesë e International Kids Fashion Week Milano në muajin Tetor në Milano por dhe në Antalya në Turqi. “Ka qënë një nga edicionet më të mira, por dhe një konkurencë e fortë, teksa duhet të theksoj se talentet këtë vit kanë qenë të shumtë dhe të larmishme. Pas 5 vjeçarit të parë shumë të suksesshëm produksioni do ridimensionohet për t’u bërë edhe më i veçantë në krejt Ballkanin”, ka pohuar për “Telegraf” producentja e këtij eventi Albana Cakshiri.