Lavdi dëshmorëve të atdheut!

599
Sigal

Skënder  Mustafaj *

 Çdo ditë secili nga ne i takon të ndeshet  me probleme të ndryshme familjare, sociale ,politike , filozofike , fetare dhe të jap mendime të ndryshe nga këndvshtrimi i  interesave të ngushta personale apo nga formimi arsimor dhe kulturor.

Por data e 5 Majit shënon për të gjithë respekt , mirënjohje,përkulje para memorialeve të pavdekesisë, para emrave të lavdishëm të heronjve e dëshmorëve të Luftes Antifashiste Nacional Çlirimtare si dhe të dëshmorëve të të gjitha periudhave.

5 Maji sjell të freskët kujtimin për ata që dhanë jetën në lulen e rinisë për të mos vdekur kurrë!

Njerëz të tillë i rriten dhe i bënë madhështore kohërat. Djalëria shqiptare u rrit, u poq në zjarrin e luftërave kundër  fashizmit dhe nazizmit dhe në këto kushte vendosi vijën ndarëse midis vdekjes dhe jetës , lirisë nën udhëheqjen e Partise Komuniste Shqiptare .

Njerëz të tillë nuk mund të lindnin në sitemin feudal të Ahmet Zogut që karakterizohej nga inferioriteti moral dhe fryma e kompromisëve më të huajt. Ishte mungesa e unitetit  nacional e social që ndizte  këtë fryme pa principe me të huajt qofshin ata dhe pushtues.

Mbi polarizimin e tejskajshëm klasor ngrihet logjika e zhvillimit historik të klasës sunduese drejt kompromiseve antipopullore dhe veprimi i saj antikombëtar dhe antihistorik.

Pushtimi i Shqipërisë me 1939 nga fashistët italiane nuk i afroi klasat drejt unitetit përballë armikut të përbashkët. Bagazhi i eksperiencës së hidhur të konfrontimit përmanent të dy klasave ishte i madh për t’u absorbuar kaq lehtë, prandaj shtypësit dhe të shtypurit , secila klasë , vazhdoi rrugën e vet. Kalimi i shumicës së popoullit në anën e Partisë Komuniste ishte në logjikën e unitetit të të varfërve me pretendimin për të marrë fatet kombëtare në dorë përreth një përfaqesuese që fliste nga pozitat e tyre, ishte rikthimi i vegjëlisë në skenën historike.

Nuk mund të shkruhet historia e komunizmit në Shqipëri si një roman spiunazhi apo si roman fantastiko-shkencor ku komunistët të ardhur nga Marsi zbresin në Shqipëri.

Ishte barbaria  aziatike e sundimit feudal e prevaluar që nga shekulli i XV e krejtësisht jashtë kohës që e bënte domosdoshmëri komunizmin në Shqipëri.

Në vendet e Evropës Perendimore, ku revolucioni francez kishte shtyrë prej kohësh shoqërinë përpara, ideologjia marksiste, si kritike e fuqishme e sistemit kapitalist,gjeti vend natyrshëm në përpjekjet e masave për një jetë më të mirë dhe shërbeu në gjenerimin e aftësive adoptuese të kapitalizmit  ndaj konditave të reja historike.

Duke e kosideruar Shqipërinë si protektoratin e tyre, fashistët italianë ishin të interesuar të zgjeronim kufijtë e vendet me “kujdestarinë e tyre të ligjëruar”.

Nevoja e pushtuesit që të kishin me vete klasat e larta që tu siguronin sundim në paqe në këtë vend me interesa strategjike, nevoja për të kthyer në tjetër kanal kundërshtimin dhe revoltën popullore ndaj pushtimit, bëri që prapaganda fashiste të luante kartën e “Shqipërisë etnike”. Kompromisi antihistorik u trumbetua si fitore e madhe e çështjes kombëtare. Duke e kompromentuar çështjen kombëtare me interesat e fashizmit, elita e klasave të larta të shoqërisë shqiptare rrezikoi diskreditimin përfundimtar të çështjes kombëtare, e cila ishte e destinuar të varrosej në mënyrë të turpshme bashkë me fashizmin ditën e rënies së tij.

Vetëm Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare mundi ta kalonte vendin në bllokun antifashist dhe të shpëtonte çështjen kombëtare nga diskreditimi,megjithëse pa e zgjidhur atë.

Ishte vegjelia me përfaqësues nga familje atdhetare herojntë  e kësaj Epopeje të madhe që rrokën armët dhe derdhen gjakun për liri,demokraci, prandaj dhe populli i përjetoi në vargjet lapidare:

U kish lindur nëna

Për një Botë të re

   Lule, more trima

Që ratë për Atdhe!

Çetat partizane me vetmohimin ,shpirtin e sakrificës,heroizmin e pashembullt do të bëheshin streha e të gjitha shtresave shoqërore që aspironin për liri, streha e inteligjencës përparimtare, streha e rinisë  që la auditorët dhe nuk e llogaritën jetën e tyre para lirisë së vendit para Shqipërisë. Prandaj çdo vit në 5 Maj dëshmorët vijnë më pranë nesh që historia të mos të harrohet kurrë!

Emrat e 28 mijë të rënëve do të shndrijnë në kujtesën popullore dhe të brezave që do të vijnë.

  • Shënim:

*Marrë nga dorëshkrimi i bashkëshortit tim të shtrenjtë, që u nda nga jeta më 8 Mars 2020

I cili kontribuoi për 16 vjet si Kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve Berat

Fatmira Mustafaj