Lamtumirë Petrit Ruka/ Agim Çiraku, nënkryetar i Shoqatës Labëria: Prehu në paqe mjeshtër i vargjeve dhe artit shqiptar

248
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Agim Çiraku, nënkryetari i Shoqatës “Labëria” shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të poetit , Petrit Ruka

Agim Çiraku, nënkryetari i Shoqatës “Labëria”

Ngushëllim

Agim Çiraku, nënkryetari i Shoqatës “Labëria” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruka për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit të përgjithshëm të shoqatës “Labëria”. Ai ka dhënë një kontribut të vyer në këtë shoqatë. Petrit Ruka ka zënë vendin e vet në letërsinë shqiptare si një nga poetët dhe kineastët më të mirë të saj. Me ikjen e tij letërsia shqiptare humbet një nga burimet e mëdha të saj, që vazhdonte të mbante gjallë poezinë shqiptare. Trashëgimia e tij artistike është një antologji e pavdekshme që nderon historinë e letërsisë sonë dhe e bën atë të pavdekshëm. Prehu në paqe mjeshtër i vargjeve dhe i artit shqiptar.

Dje ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare, poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka. Ruka u nda nga jeta pas një beteje njëvjeçare me një sëmundje të rëndë. Ai mbetet ndër poetët më të shquar të brezit të tij, dhe një nga skenaristët dhe regjisorët  më të mirë të vendit. Talenti i tij poetik ra në sy qysh në moshën e rinisë. Por, Petrit Ruka u bë i njohur me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek zemra”, i cili mori çmimin kombëtar, në vitin 1983. Prej atëherë ai ka botuar mbi 10 vëllime të tjera me poezi dhe disa dhjetëra skenarë filmash, dokumentarë e monografi. Petrit Ruka ka zënë vendin e vet në letërsinë shqiptare si një nga poetët më të mirë të saj. Trashëgimia e tij artistike është një antologji e pavdekshme që nderon historinë e letërsisë sonë dhe e bën atë të pavdekshëm.

JETËSHKRIMI
Petrit Ruka Lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasuniversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё,1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor, Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe “Alba Film Studio”,Tiranё,1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005,  2007 – 2008, Pedagog i jashtëm, Universiteti i Arteve, Dega e Regjisë së Filmit

Skenarist, Kinostudio “ Shqipëria e Re” në vitin 1988
Regjisor i filmit, Kinostudio “ Shqipëria e Re” në vitin 1995

Ka botuar:
1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.

  1. “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983
  2. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990
  3. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.
  4. “ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003
  5. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
  6. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin, 2009
  7. “Iso dashurie“ Ars Poetika & Petrit Ruka, poezi e zgjedhur, 2015
  8. “Nëntë vjet e nëntë ditë”, Poemë baladeske, 2015

Ka realizuar më shumë se 40 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.

Si skenarist: filma artistikë. Vepra tё ekranizuara:

  1. “Eja” 1986, skenari pёr film artistik, regjisor Piro Milkani.
  2. “Njё i tretё “ 1987, skenar pёr film artistik, met. i shkurtёr, regjisor F.Koçi.
  3. “Lumi qё nuk shteron” 1988, skenar pёr film artistik, regjisor Fatmir Koçi.
  4. “Njё djalё dhe njё vajzё” 1989, skenar, film artistik, regjisor I. Muça. K. Mitro.
  5. “Vazhdojmё me Bethovenin” 1995, skenar pёr film artistik, regjia S. Pecani

Filma dokumentarë:

  1. “Shembja e idhujve” 1994, skenar pёr film dokumentar, regjisor K. Gjonaj.
  2. “Tё burgosurit e galerisё” 1994, skenar pёr film dokumentar, regjisor S.Kumbaro
  3. “Nёnё Tereza” 1999, skenar pёr film dokumentar, regjisor K. Gjonaj.
  4. “ Butrinti i gjallë” 1996, skenar pёr film dokumentar, regjisor P. Ruka
  5. “Në fillim ishte Ademi”, skenar pёr film dokumentar, regjisor P. Ruka.
  6. “Braktisja e Madhe”, skenar pёr film dokumentar, regjisor P. Ruka.
  7. “Qyteti mbi gur” 2002, skenar pёr film dokumentar, regjisor Eli Bici.
  8. “Qyteti mbi naftё” 2003, skenar pёr film dokumentar, regjisor P. Dervishi.
  9. “Nënë Tereza” 2004, skenar pёr film dokumentar, regjisor K. Gjoni.
  10. “Drama Fadil Paçrami” 2006, skenar pёr film dokument, regjisor N.Ajazi.
  11. “Atdheu lind nga tё rёnёt’’ 2006, skenar pёr film dokumentar, regjia Esat Ibro.
  12. “Kur vriteshin poetët” 2007, skenar për film dokumentar, regjia N.Ajazi.
  13. “Poet i ekranit” skenar për film dokumentar, regjia P. Ruka.
  14.  “Aleksandër Moisiu”,  skenar për film dokumentar, regjia N. Ajazi.
  15. “Unë jam Ismail Qemali”, skenar për film dokumentar, regjia Viktor Gjika.

Çmime letrare dhe filmike
Çmimi libri më i mirë poetik i vitit 1983, me vëllimin “Atdheu fillon tek zemra”

Disa çmime të para dhe të dyta për cikle poetik në shtypin letrar në gazetën “Drita” dhe “Nëntori” në vitet 1980- 1990

Çmimi i parë për skenarin e filmit “I vdekuri i gjallë” në Festivalin e 10-të Kombëtar Kinematografik 1993

Çmimi i parë për kameran në filmin artistik “Plumbi prej plasteline” në Festivalin Kombëtar Kinematografik, 1995

Çmimi “Dokumentari më i mirë i Jubileut 2012” për filmin dokumentar “Kryekënga e Kombit”, viti 2012

Çmimi i Akademisë KULT, për dokumentarin më të mirë të viti 2012, për filmin “Kryekënga e Kombit”, viti 2013

Çmimin poeti më i mirë i viti 2013, nga Fondacioni letrar “Harpa” Fier.

Çmimi i parë poetik në Manifestimin poetik të Pejës, 2015

Tituj
MJESHTËR I MADH, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani me dekretin nr, 9371, Tiranë, më 18 dhjetor 2015, me motivimin e mëposhtëm: “për krijimtarinë e tij letrare dhe kinematografike, si poet, skenarist, shkrimtar e publicist i shquar”.

Atdheu fillon tek zemrat

Ka një tokë që quhet e shtrenjtë,
që quhet dheu i nënës
që quhet dheu i atit
kufinjtë e tij kalojnë tek zemra jonë
pagëzuar shekujve
me lumin e gjakut.

Atdheu nuk është harta e murit,
Me madhësinë e saj,
Gradët, kilometrat,
Hartës i mungojnë shokët, të rënët, babai,
Këngët dhe legjendat.

Atdheu fillon tek zemrat tona,
Kufijtë e tij kalojnë tek shpirti ynë,
Ja, shtrij në një vijë të drejtë kapilarët,
Venat, aortat,
Dhe ke matur të gjithë kufijtë.

Atdheu është tek këngat tona,
Hapi ato si harta të gjesh malet, fushat,
Të gjesh çdo pëllëmbë të dheut e të qiellit,…

Atdheu është më i madh
i gjerë, i papeshueshëm si erërat,
atë dinë ta masin e ta peshojnë
vetëm zemrat.

Ja shumëzo rruazat e gjakut tënd
Me kokrrizat e dheut,
Dhe trupi të bëhet,
Harta e Atdheut.

Me ikjen e tij, letërsia shqiptare humbet një nga burimet e mëdha të saj, që vazhdonte të mbante gjallë poezinë shqiptare.