Kulturë/Botimet Morava sjellin në shqip romanin “Gdhende shenjën”

446
Sigal

Nga autorja e serisë bestseller “Divergjentja”

“Në një ndeshje të ndershme, do ta mundja Rajzekun brenda pak minutash. Babai i kishte mësuar artin e mizorisë, nëna i kishte mësuar skemat politike, por mua më kishin lënë të qetë, të mësoja vetë ato që doja. Izolimi më kishte bërë më të mirë në dyluftime. Rajzeku e dinte, prandaj kurrë nuk do të përballej në ndeshje të ndershme me mua. Kjo donte të thoshte se nuk e dija çfarë arme do të përdorte.”

Sira Noaveku dhe Akos Keresethi janë rritur në dy vende armiq me njëri-tjetrin, të përfshirë në një konflikt të gjatë për sundim në planetin e tyre të ndarë. Kur Akosi dhe vëllai i tij u rrëmbyen nga familja sundimtare Noavek, Akosi u detyrua t’i shërbente Sirës, motrës së një diktatori, që sundonte me dhunë dhe frikë. Sira njihej për dhuntinë e saj vdekjeprurëse, duke përçuar një dhimbje të jashtëzakonshme përmes prekjes dhe vëllai i saj tiran e shfrytëzonte si armë ndaj atyre që i dilnin kundër. Por, ndërkohë që Akosi luftonte për mbijetesë, zbuloi që edhe Sira luftonte për mbijetesën e saj dhe se dhuntia e saj e vërtetë, elasticiteti, mund t’i shpëtonte të dy.

Kur Akosi dhe Sira u përfshinë në një rebelim të fshehtë, gjithçka kishin besuar deri atëherë për botën dhe veten e tyre u vu në pikëpyetje. Por duke luftuar për të drejtën mund të dukej sikur po tradhtonin vendet, familjet dhe njëri-tjetrin.

Po kur të vijë çasti, cilën do të zgjedhin besnikërinë apo dashurinë?

“Gëlon nga kthesat e papritura që marrin ngjarjet, një libër që dashamirësit e Rothit, nuk do ta lëshojnë nga dora.”

— Kirkus Reviews

Titulli: Gdhende shenjën

Autore: Veronica Roth

Përkthyes: Taulant Hatia

Nr i faqeve: 406

ISBN 978-9928-208-81-1

Çmimi: 1000 lekë