Kujtim Cakrani: Si e shpallëm Pavarësinë

289
Sigal

Fakte që publikohen për herë të parë si u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Një nga personazhet kryesorë të shpalljes së pavarësisë, përfaqësuesi Fierit në kuvendin e Vlorës më 28 Nëntor 1912, Hajredin Bej Cakrani në kujtimet e tij, na përshkruan kështu momentin e shpalljes dhe ngritjes së flamurit para qytetarëve të mbledhur në sarajet e Xhemil Bej Vlorës?

Duhet të shihnin mandatet e të gjithë delegatëve e të caktonin nga të gjitha kazatë ata që mungonin. Dihet se vaporrët e grekërve nga deti dhe Vjosa, kishin dalë e kishin zënë Vlorën me një lak të madh. Grekërit përposh e serbët që erdh gjer në Durrës na i bënë më të nxirë sa më s’bëhej. Ndaj plaku u ngut të ujdisnim mandatet sido që udhës ishin plot të tjerë që i pritnim të vinin të bënin deklaratë sa më parë.

Më thanë se si më i madh do firmosja unë deklaratën, po unë i thashë: “ Ti mbive në Vlorë dhe u trete e unë të firmos, jo svete kjo punë”!.

Ismail beu po na i thosh këto punë fill e për pe dhe se o bëhej kjo punë sot, o na mori lumi përgjithnjë.

Të gjithë miqtë tanë vlonjatë nuk donin të firmosnin se nuk do firmos gjithë Vlora de, na duhen gjithë kazatë ti e di,- më thosh që përjashta të më qetësojë im vëlla.

Zoti Luigj Gurakuqi e shkruajti deklaratën dhe filluam ta firmosmë. Nuk harruam që ato radhë t’i shkrojim edhe në osmanisht, se të parët që duhet ta mirrnin vesh ish Stambolli që s’jemi më tok e kishim lënë shëndenë.

Edhe mua më erdhi radha e firmosa nën Zini Aganë…

Edhe sot më dridhet mishtë që ai sahat na foli ne dhe atë ças të tretëshe për vatanë, s’të vinte keq për vete më. Ishim shumë të gëzuar sa të rrënqethej mishtë, kur mileti i mbledhur përpara shtëpisë së Xhemil beut dhe gjithë ai kallaballëk i madh nëpër oda, shkallë e avlli ishin si mizë lisi. Pa në ballkonin e shtëpisë së Xhemil beut varnë një flamur që se ku e gjeti Ismail beu po që ish dhe konaku ku kish lerë. Përjashta u mbluadh mileti nga të gjithë kazatë, shihje aty me qylafë, fshaçe, me guna, allafrënga. Të tërë bërtitnin rroftë, rroftë për flamur a për plakun: doemos se kur erdh në Vlorë, vlonjatë ja hoqnë kuajtë e ja ngritnë karrocën më krahë. Mileti ishin mizëri dhe bënin muhabet të gëzuar kush e kush duhet të ishte i parë në të rejat që vinin se sa telegram u dërguan etj.