Komiteti i Veteranëve- LANÇ/ Vlerësim punës dhe kontributit ndër vite të personalitetit së shquar Xhevat Llurit në drejtimin e Këshillit Zonal Nr.3

350
Sigal

Komiteti i Veteranëve të LANÇ nderon figurën e Xhevat Llurit

Aktivitet në Këshillin Zonal Nr. 3, inaugurohet zyra muze

Vlerësim punës dhe kontributit të dhënë ndër vite nga këto figura dhe personalitete, që kanë drejtuar më shumë se dy dekada Këshillin Zonal Nr. 3 Tiranë si: Xhevat Lluri, Kadri Çika, Gaqo Mici dhe Haxhi Harizi.

 

Këshilli Zonal Nr.3 Tiranë organizoi një ceremoni për inaugurimin e zyrës muze. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm veteranë, pasardhës dhe të ftuar nga Komiteti i Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it, Bashkia -Tiranë. Asistonin gjithashtu edhe Kryetari i Komitetit Kombëtar shoku Odhise Porodini, si edhe shokëtVeli Myftari, Vladimir Marashi, Vera Tarifa, nga kryesia e Organizatës për Dëshmorët e LANÇ, Dega Tiranë, kryetari Ilir Shkëmbi, nga pushteti vendor administratorja e Njësisë Administrative Nr.3 znj.Ergesta Ninga, kryetari i Këshillit Zonal shoku Shefki Velaj, sekretari i Këshillit Zonal shoku Telha Dorzi etj.Ishin të ftuar edhe përfaqësues të familjeve të 4 ish kryetarëve të Këshillit Zonal.Të pranishëm ishin edhe 2 veteranët e këtij këshilli përkatësisht Ali Xhakaj (94 vjeçar) dhe Theodhori  Nakolli.

Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, fjalën e hapjes e bëri sekretari i Këshillit Zonal, shoku Telha Dorzi, i cili përshëndeti në këtë event për inagurimin e zyrës muze. Gjithashtu falenderoi dhe sponsorizimin e znj. Anila Lluri, vajzën e ish kryetarit të Këshillit Zonal të ndjerit Xhevat Llurit, si dhe sponsorizuesin tjetër shokun Shefki Velaj.

Më pas fjala ju dha kryetarit të Këshillit Zonal Nr.3, shokut Shefki Velaj, i cili gjatë fjalës së tij vlerësoi punën dhe kontributin e dhënë ndër vite nga këto figura dhe personalitete, që kanë drejtuar më shumë se dy dekada Këshillin Zonal Nr. 3 Tiranë si: Xhevat Lluri, Kadri Çika, Gaqo Mici dhe Haxhi Harizi.

Në ceremoni e mori fjalën edhe Kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it “Nderi i Kombit” shoku Odhise Porodini, i cili përshëndeti kryesinë e Këshillit Zonal për punën e mirë, që është bërë në drejtim të ngritjes së kësaj zyre muze. Gjithashtu vlerësoi punën e ish kryetarëve të Këshillit Zonal për kontributin e tyre ndër vite. Ai në fjalën e tij theksoi, që Këshilli Zonal Nr.3 në Tiranë është në pararojë të këshillave zonale të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. “Përvojën tuaj do ta përgjithësojmë në të gjitha këshillat e tjerë, që të marrin shembull si ju që keni ngritur dhe pasqyruar aq mirë dhe bukur dekorin historik të këtij këshilli”,- nënvizoi në fjalën e tij shoku Odhise.

Ceremonia vazhdoi me dhënie tituj nderi nga Kryesia e Komitetit Kombëtar, për veteranë dhe pasardhës të ndarë nga jeta si: veteranit Gaqo Micit. Titulli i nderit ju dorëzua motrës së tij pasardhëse veterani Vasilika Mici, veteranit Haxhi Harizi. Titulli i nderit ju dorëzua djalit të tij Bashkim Harizi. Veteranit Novruz Novaku, ju dorëzua djalit të tij Durim Novaku, pasardhës veteranit Xhevat Lluri, ju dorëzua vajzës së tij znj. Anila Llurit, si edhe bashkëshortes e të ndjerit Lejla Lluri e vëllait Mersin Lluri, pasardhës veteranit Shaban Xhebraj, ju dorëzua 2 vajzave të tij.

Në emër të familjes Lluri përshëndeti vajza Anila Lluri.

Më pas u vazhdua me dhënien e dëshmive të pasardhësit të veteranit për: Pajtim Hasanin, Ramadan Lilollin, Hamit Çelikun, Vladimir Pulan, Enver Hoxhin, Sefide Hoxhin, Erion Brahon dhe Alma Pulan.Në emër të pasardhësve të sapopranuar përshëndeti shoku Ramadan Lillolli.Pjesëmarrësit bënë shënime përkatëse në librin e përshtypjeve. Për nder të pranishmëve u shtrua një drekë, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe shumë miqësore.

Korresp. i gazetës “Kushtrim brezash”