Ja si mund të merrni Viza Amerikane/ Ekspertët e SH.B.A-ve sqarojnë qytetarët për procedurat e përfitimit të vizave turistike dhe emigruese. Kushtet për t’u punësuar në Amerikë dhe intervista në Ambasadë

2054
Sigal

SH.B.A: Kohëzgjatja dhe kushtet e vizës turistike dhe intervista në ambasadë

Procedura e aplikimit për vizë pune dhe pajisja me viza emigruese në Amerikë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë informon qytetarët për procedurat që kanë të bëjnë me aplikimet për shumëllojshmërinë e vizave që ofron Amerika si: viza turistike, emigruese, punësimi etj,. Ekspertët e ambasadës sqarojnë në veçanti se çfarë duhet pasur parasysh në momentin e marrjes së vizës turistike, në lidhje me shkeljen në Sh.B.A, kohëzgjatjen e vizës dhe në cilat raste digjet. Gjithashtu ambasada shpjegon procesin e aplikimit për vizë punësimi.

Marrja e vizës turistike

Pyetje

Përshëndetje, më lejoni t’iu pyes si vijon: Kam marrë vizën turistike, por nuk kam mundur që ta shkel brenda 6 muajsh, për arsye familjare. Si janë procedurat, duhet shkelur me patjetër brenda 3-vjeçarit?

Përgjigje Ambasada Amerikane

Ne e kuptojmë që për arsye të ndryshme, ju nuk udhëtuat dot gjatë periudhës së deklaruar. Me vizën turistike, ju mund të udhëtoni kur të jetë e përshtatshme për ju. Viza turistike është për qëndrim ose vizitë për një kohë të shkurtër në SHBA, zakonisht për aq kohë sa keni deklaruar në intervistë. Viza tre vjeçare do të thotë që ju mund të udhëtoni përsëri vitet pasardhëse për të njëjtën periudhë kohe që i keni deklaruar konsullit, apo që keni shënuar në aplikimin për vizë. Nuk ka penalizim nëse ju nuk arrini të udhëtoni.

Pyetje

Përshëndetje, çfarë do të thotë në qoftë se del një muaj i Visa Bulletin “Current”?

Përgjigje

Kjo do të thotë që çështja për vizë imigruese me preferencë familjare, pra me kohë pritjeje, është gati për caktimin e një date interviste. https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/

Pyetje

Përshëndetje! Unë kam marrë vizën e DV para dy javësh. Sa kohë kam të drejtë të rri në Shqipëri pa ikur në USA, në mënyrë që të mos më digjet visa?

Përgjigje

Ju duhet të udhëtoni përpara datës së skadimit të vizës imigruese (DV).

Pyetje

Kam qëndruar gati gjashtë muaj në SHBA, u ktheva për tre javë në Shqipëri, dhe dua të iki përsëri në SHBA, a mundem?

Përgjigje

Jo. Një vizë 3-vjeçare nuk do të thotë që ju mund të qëndroni në SHBA për tre vite. Në përgjithësi ju nuk mund të qëndroni më shumë se gjashtë muaj në një vit. Nëse ju e bëni një gjë të tillë, zyrtari i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit do jua anulojë vizën dhe do ju kthejë mbrapsht. Qëndrimi përtej afatit të lejuar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, apo qëndrimi jashtë statusit në SHBA është shkelje e ligjit të imigracionit të SHBA-së dhe mund t’ju bëjë ju të papranueshëm për vizë në të ardhmen.

Pyetje

Kam dërguar të gjithë dokumentet e nevojshme te CEAC online para një jave dhe doja të dija sa kohë duhet që të caktohet një datë interviste? Kategoria e vizës është I-130…

Përgjigje

Nëse çështja juaj është te Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), lutemi ndiqni udhëzimet nga NVC.

Pyetje

Përshëndetje. Çfarë procedure duhet të ndjek për të shkuar për një dasmë në ShBA?

Përgjigje

Ju mund të aplikoni për vize B1/B2, lexoni këtu: https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/.

Pyetje

Të lutem më duhet një informacion. Një i afërm ka aplikuar për vizë B1/B2, ka kaluar me sukses intervistën, por më pas është informuar që ka kaluar në proces administrativ . Kanë kaluar 2 muaj e gjysmë dhe përsëri i është kthyer e njëjta përgjigje në email që është në proces administrativ. Ka ndonjë procedurë që duhet të ndjekë apo duhet të qëndrojë akoma në pritje?

Përgjigje

Në disa raste është i nevojshëm shqyrtimi shtesë dhe aplikanti njoftohet në lidhje me këtë. Rekomandohet që të kalojnë 60 ditë nga kontakti i fundit me Konsullatën.

Aplikimi për vizë pune

Pyetje

Përshëndetje! Si mund të bëhet një aplikim për vizë pune për në Amerikë?

Përgjigje

Përshëndetje! Vizat e punës janë të specifikuara: ju duhet të jeni i kualifikuar për punën; punëdhënësi t’ju bëjë kërkesën për punësim tek Departamenti i Punës e më pas t’ju bëjë peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar nga USCIS, ai vjen tek Konsullata për shqyrtimin e vizës. Pra, niseni procesin me punëdhënësin në SHBA. Lexoni këtu: https://al.usembassy.gov/…/non…/punonjesit-e-perkohshem/ dhe këtu: https://al.usembassy.gov/…/employment-based…/. Suksese!

Pajisja me vizë emigruse

Pyetje: Përshëndetje Anna doja te dija brenda mundësive çfarë rruge duhet të ndjek për të marrë një vizë emigruese?

Përgjigje: Përshëndetje! Në mënyrë që të emigroni në Shtetet e Bashkuara ju duhet të keni një pjesëtar të familjes që të aplikojë për ju në zyrat e emigracionit në Shtetet e Bashkuara. Ky pjesëtar i familjes mund të jetë një prind, bashkëshorti(ja), fëmija ose vëllai dhe motra dhe duhet të jetë qytetar amerikan me pasaportë ose rezident i përhershëm ligjor me “green card.” Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e internetit: rhttp://www.uscis.gov/. Një mënyrë tjetër për të emigruar në Shtetet e Bashkuara është nëpërmjet punësimit. Akti i Emigracionit dhe Kombësisë (Immigration and Nationality Act – INA) parashikon një minimum vjeçar prej 140,000 vizash punësimi emigracioni të cilat ndahen në pesë kategori. Për të marrë një vizë punësimi mund të kërkohet një certifikatë pune nga Departamenti Amerikan i Punës, dhe dorëzimin e një peticioni në zyrat e emigracionit në Shtetet e Bashkuara. Nëse një certifikatë pune lëshohet, punëdhënësi i ardhshëm në Shtetet e Bashkuara mund të aplikojë me formularin I-140, Peticion për Punonjës Emigrimi i Ardhshëm, në zyrat e emigracionit për kategorinë e duhur. Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e internetit: https://travel.state.gov/…/temporary-worker-visas.html.