Ja 3 pesticidet e ndaluara në BE, që kanë hyrë kontrabandë, rrinë të fshehura në magazina dhe po helmojnë konsumatorët shqiptarë

31

Një ndër specialistët më të mirë të bujqësisë në kushte anonimati deklaron se ka punuar në mënyrë të vazhdueshme në kontrolle në dogana, Ministrinë e Bujqësisë, audite nëpër drejtoritë e bujqësisë dhe se këto tre pesdicide mancozeb, imidaclopid dhe chlorpyriphos kanë ardhur me sasi të konsiderueshme dhe janë në mangazinat shqiptare, ku ushtrohet presion, që deri sa të shiten këto nuk do merren të tjera, edhe pse janë të ndaluara të importohen te ne.

Sigal

 

“Kemi frikë nga ushqimet. Frutat dhe perimet i rrisin me hormone, nuk e dimë se me çfarë po ushqehemi”. Këtë përgjigje merret sa herë që konsumatori pyetet për prodhimet bujqësore. Ditët e fundit me bllokimin e domateve me pesticide nga Shqipëria në marketet e Kroacisë dhe bllokimin e 24 ton kastravecave në Gjermani është faktuar edhe njëherë skandali me sigurinë e ushqimeve që konsumojnë vetë shqiptarët në përditshmëri. Pasi jashtë, funksionon zinixhiri i kontrollit, por mesa duket në Shqipëri qytetarët janë krejtësisht të pambrojtur teksa nuk funksionojnë laboratorët e cilësisë, për të shmangur rrezikun nga pesticidet mancozeb, imidaclopid dhe chlorpyriphos me lëndë aktive të ndaluara në BE. Prof. Dr. Lush Susaj për “Gazetën Telegraf” do na shpjegojë zinxhirin e korrupsionit, hapat teknik të rritjes, si implementohen pesticidet dhe si lehtësisht po ‘vritet’ siguria ushqimore:

Prof. Dr. Lush SUSAJ: Mënyra se si po asgjësohet siguria ushqimore dhe reputacioni i eksporteve të perimeve

Prodhimi i perimeve dhe frutave me mbetje kimike, e jashtë protokolleve bashkëkohore të prodhimit dhe marketingut është humbje e reputacionit të eksporteve tona, para së gjithash është vrasje e sigurisë ushqimore. Ky fenomen ndodh totalisht nga paraliza e strukturave të kontrollit dhe menaxhimit, totalisht e shkaktuar nga korrupsioni dhe injoranca. Në shërbim të lexuesve dhe të konsumatorëve, por edhe të ndonjë zyrtari, specialisti dhe prodhuesi të shtypur e të vetmuar nga administrata nepotike e militanteske, me fjalë e shprehje sa më të kuptueshme e sa më shkurtë, po përpiqem të sqaroj shkakun e këtij fenomeni të shëmtuar e shumë të dëmshëm për bujqësinë dhe eksportet shqiptare. Midis të gjitha shkaqeve që shkaktojnë mbetje kimike në perime dhe fruta, shkaku kryesor i mbetjeve kimike në domatet dhe rrushin e kësaj periudhe është trajtimi kimik i gabuar e totalisht jashtë kontrollit dhe menaxhimit agronomikë. Zyrtarët e shtetit shqiptarë, pavarësisht nga përkatësia politike, duhet të kuptojnë faktin që cilësia qëndron tek teknologjia shkencore, e së teknologjinë nuk e bën dot partia, as patronazhisti e as militanti e hajduti. Teknologjinë bashkëkohore e harton dhe implementon mjeku i bimëve, agronomi. Të përpiqemi që së bashku të shpjegojmë dhe të kuptojmë burimin real të mbetjeve kimike në perime dhe fruta. Shkurt e troç, duhet të kuptojmë që të gjitha pesticidet që përdorim për mbrojtjen e bimëve (fungicidet, baktericidet, insekticidet, etj), kanë specifikat e tyre të veprimit, si dhe kohëzgjatjen e veprimit të tyre, ose ajo periudha, që agronomët e quajnë karenca e preparatit. Peridhan e karancës, prodhuesit nuk e dinë, nuk duan ta mësojnë e në të shumtën e rasteve, për ca para më shumë nuk po e zbatojnë, e për pasojë po mbyten në një pikë ujë. Por për periudhën e karencës, shteti ka në terren shërbimin agronomikë, sikurse edhe mjeku pediatër kontrollon e mbikqyr të sëmurët në pavion. Shteti ka kontrollin e qarkullimit dhe shpërndarjes së pesticideve, me synim bazë stopimin e hyrjes dhe të përdorimit të pesticideve të ndaluara nga institucionet e bujqësisë europiane. Mjerisht, në Shqipëri nuk vepron as shërbimi agronomikë, të cilin e ka shkatërruar e zhdukur fare fryma e nepotizmit dhe militantizmit partiakë.

Por nuk funksionon as mbrojtja e tregut nga pesticidet e ndaluara që gjënden e po përdoren kudo. Kur i pyesim prodhuesit, ata na tregojnë se si marrim me çanta nga Italia, nga Greqia, nga Serbia, etj. Në maj-qershor, në pikun e spërkatjes së vreshtave, e pyeta njërin nga agronomët e vreshtave dhe serrave për të mësuar mënyrën se si futen këto preparate në treg. Fjalë për fjalë ai me tha që pesticidet i marrin me çanta, të cilat i sistemojnë në makinën e tyre ose në autobus, e në momentin e kontrollit i kalojnë duke paguar policinë e kontrollit me 100 euro. Pra, ky korrupsion, që fillon në pikat e hyrjes, vazhdon në të gjitha hallkat, e ku askush nuk reagon.

Tani që bllokohen domatet në Gjermani, dhe në rastet e tjera, dëmin ekonomikë e prishjen e imazhit le ta kërkojnë tek korrupsioni në organet e kontrollit dhe tek injoranca fatale në strukturat e shërbimit agronomik dhe kudo në institucionin e ministrisë së bujqësisë.

Për më tepër, le ta kërkojnë tek vjedhja e projekteve të ndërtimit dhe të funksionalizimit të laboratorëve të cilësisë. Këta laboratorë nuk u ndërtuan e as nuk funksionuan kurrë më shumë se sa në ditën e inagurimit dhe të një kronike televizive. E gjitha kjo demagogji me foto, like dhe dosje fiktive e ka një emër dhe një qëllim, demagogji dhe justifikim sa për të vjedhur fondet e dhëna nga BE, nga ku nuk ka as laboratorë, as trajnime, as monitorim, as kontrolle.

Shteti ka kontrollin e qarkullimit dhe shpërndarjes së pesticideve, me synim bazë stopimin e hyrjes dhe të përdorimit të pesticideve të ndaluara nga institucionet e bujqësisë europiane që po shkakton ndotjen e vazhdueshme të prodhimit të perimeve, domates, të rrushit, të frutave, etj. Mjerisht, në Shqipëri nuk vepron as shërbimi agronomikë, të cilin e ka shkatërruar e zhdukur fare fryma e nepotizmit dhe militantizmit partiakë.

Ka vetëm pasurim të një grushti të vogël njerëzish nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër rrënim të prodhuesve dhe eksporteve tona kombëtare. Shikoni mënyrën se si padija dhe mungesa e shërbimit agronomikë funksional po shkakton ndotjen e vazhdueshme të prodhimit të perimeve, të rrushit, të frutave, etj. Po ju sjell në kujtesë disa fungicide që përdoren më shumë tek domatet, rrushi, etj., e që nëse nuk respektohet afati i karencës, prodhimi do të jetë me mbetje kimike të dëmshme. Kështu përshëmbull, preparati Benalaxyl, në spec dhe domate do 7 ditë për t’u biodegraduar. Që do të thotë që nëse bëjmë spërkatjen sot dhe bëjmë vjeljen pas 3-4 ditësh, prodhimin e kemi të kontaminuar. Po kështu janë edhe preparatet e tjera si Mtelaxyli, etj. Ndërsa në rrush, karenca e Mtalaxylit është 42 ditë, tek luleshtrydhja është 150 ditë, apo Zoxsamida në vreshta që e ka karencën 56 ditë, etj. Këto janë të detyrueshme për t’u ditur e zbatuar, përndryshe prodhimi i vjelur brenda afatit të biodegradimit-karencës (që shkon nga 7, të tjera 14 dhe 21, e deri në 56 dhe 150 ditë), është i kontaminuar e shumë i rrezikshëm. E kurrë nuk duhet të harrojmë që vendet e BE, sigurinë ushqimore e kanë të shenjtë, nga ku Shqipëria duhet të marrë shëmbull. Kam në dorë listën e preparateve të udhëzuara nga BE, sëbashku me specifikat e përdorimit dhe karencën e secilit. Institucionet e shtetit dhe specialistët, janë të lutur që të bëhen seriozë e të stopojnë korrupsionin dhe injorancën në strukturat e kontrollit dhe menaxhimit të pesticideve dhe zbatimit të teknologjive bujqësore. Siguria ushqimore nuk arrihet me militantë e as me patronazhistë, që grumbullojnë vota, ajo kërkon meritokraci dhe struktura funksionale, sikurse i ka e gjithë bota. Është koha që të ulërijmë e të reagojmë kundër mbytjes së tokës dhe kulturave bujqësore me pesticide pa kriter e të pa kontrolluara.