Ismet Isufi: Pushteti 8 vjeçar i Rilindjes do të mbetet si zhgënjimi më i madh i ish-ushtarakëve, që i kanë besuar votën

599
Sigal

Skandali 28 vjeçar i ISSH me pensionet e ushtarakëve, ushtarakët- të tradhëtuar, të mashtruar e të dikriminuar nga shteti shqiptar

Të pavërtetat e “detyrimeve” të ushtarakëve dhe ligji i faljes nr.156/2020

Lind pyetja: Kush e vendos se cili nga këto 2 vendime është i ligjshëm, që jep drejtësi?

Siç shihet, kemi proces gjyqësor të individit kundër Ekzekutivit, (Qeveri+ ISSH). Por ky vendim i dytë, sipas legjistacionit në fuqi, nuk është përfundimtar,ngaqë për shkak se është marrë haptazi në shkelje të parimeve të Kushtetutes dhe dispozitave bazë të ligjit procedurial e atij material, ai është përsëri i ankueshëm në Gjykatat më të Larta në vend, e deri në atë ndërkombëtare.


Lind pyetja: Kush e vendos se cili nga këto 2 vendime është i ligjshëm, që jep drejtësi?
Për cilindo njeri normal, logjikisht, përgjigja është: Vendimin e drejtë duhet ta vendosë Gjykata kompetente, “pas një gjykimi të drejtë dhe publik, brënda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur, e paanshme e cakuar me ligj ( neni 42/2 i K) ,pra nga gjyqtarë( që përbëjnë gjykatën) që janë të pavarur, dhe që u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe Ligjeve (Neni 145 i K). Po sot gjëndja e gjykatave, e i tërë sistemit të Drejtësisë, është katastrofike! Dhe Qeveria HESHT, ndaj skandaleve në ISSH, kur ende s’kemi gjykata e gjyqtarë të pavarur,as Gjykatë të Lartë dhe as Kushtetuese. Në këto rrethana Rrumpalle, me bekimin e nxitjen e Qeverisë, ISSH, del Shtet mbi Shtetin, ai bëhet edhe Ankimues, edhe Prokuror, edhe Gjykatë Supreme, edhe Ekzekutues. Në prag Viti të Ri e fushate zgjedhore, për “mashalla” na del Mëshirëplot, që “fal” vjedhjen e Kuletës së 197 ushtarakëve, vendosur sipas Vendimi Unifikues, nga janari e vijim. Por nuk u kthehet asnjë qindarkë nga ato që u vodhën 2 vjet rresht. Dhe nuk “fal”asnjë tjetër, pasi ka “garanci” Qeverinë dhe Vendimin Unifikues, të shpallë “debitore” gati 5000 mijë ushtarakë.

ISSH, (sigurimet shoqërore), me saktë, Instituti i Pasigurisë shoqërore wshtw ai, që ka sjellë këtë kaos e katrahurë padrejtësie. Ai është, Dora më e Zezë e Qeverisë, e keqja e madhe, e kësaj gjëndje anormale

 


Baza e tretë, mbeshtetëse për veprimtarine e paligjshme të ISSH (Qeverisë) është Legjistativi. Mjerisht, në 30 vite, dukshëm, pushteti më i lartë, është jo i pavarur, por nën thundrën e Qeverive që ikin e vijnë. Është absurd, alogjik e qëllimkeq konkluzioni i Qeverisë e Kuvendit, se “detyrimet e ushtarakëve, janë shkaktuar si pasojë e një kuadri ligjor jo konsistent, të qëndrueshëm, të kontesuar prej tyre dhe rrëzuar e rrëzuar disë herë nga gjykatat”. Ligjet kanë ndryshuar, diktuar nga rrethanat e kohës, kanë zvogëluar disi masën, por kurrën e kurrës në përkeqësimin drastik në masën që vendos paligjshmërisht ISSH. Problematika , tashmë e rënduar me ushtarakët, nuk ka ardhur vetëm e kryesisht nga dryshimet e ligjeve. Kuadri ligjor s’është i përsosur, por përgjithësisht i drejtë. Problematika me efekte negative ka ardhur kryesisht nga moszbatimi i këtij kuadri nga Qeveria e ISSH, nga viti 1992 deri në 2009, ku ushtarakët nuk përfituan pensionin sipas ligjeve përkatëse. Atëhere, pse ia hedhim “fajin“ ndryshimit të ligjeve, ngaqë ligjet s’kanë gojë të bërtasin: Pse mashtroni! Në fakt ligjet kanë “folur” shumë, shkruar e zeza mbi të bardhë, në çdo dosje në vendimet e ISSH, e ato gjëqësore. I vetmi ligj, që shkakton padrejtësi dhe efekte të mëdha negative në vite për ushtarakët është Ligji nr.10142/2009, i miratuar nga Kuvendi, nën trysninë e Qeverisë Berisha, pasojat e të cilit ushtarakët i vuajnë qysh prej 11 vjetesh, deri më sot. Jo vetëm që u paksua pensioni në mënyrë drastike, por u kthyen të gjithë pa përjashtim në borxhlinj. Kemi 10 vjet që nuk rreshtim së kërkuari shfuqizimin e tij, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Asnjëherë nuk u shtrua normalisht e seriozisht kërkesa jonë për zgjidhje në Kuvend. Absurdi më i madh qëndron se nga viti 2009 e deri më sot, paligjshmërisht të tre pushtetet, këtë ligj dhe nenin 29 të tij e kthyn në Ligj Themelor me fuqinë e Kushtetutës, dhe shkelën e injoruan fare Kushtetetën, ligjet, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.9/2007 dhe 33/2010 në fuqi, duke shkelur haptazi të drejta themelore jetike të ushtarakëve, pensionet.


2. Ç’ kanë kërkuar dhe ç’kërkojnë ushtarakët
Grënja juridike 28 vjeçare që ushtarakët kanë me të tre pushtetet, lidhur me të drejtën themelore jetike të pensioneve, pavarësisht se vë në diskutim vlera monetare modeste, kurrë nuk është një çështje vockël, por madhore, sepse ka të bëjë me nivelin dhe cilësinë e jetës, madje deri te ajo e mbijetesës në pleqëri. E drejta për pension e dhënia drejtësi cilitdo person, edhe ushtarakëve, kurrë nuk mund të matet me vlerë faturë parash, pasi jeta e njeriut është e paçmuar. Askujt nuk mund t’i mohohen të drejta themelore e jetike, pensioni, i sanksionuar në Kushtetutë, në Konventat Ndërkombëtare dhe në ligje. Kushtetuta, në nenin 44 përcakton: “Kushdo ka të drejtën të zhdëmtohet në përputhje me ligjin nëse është dëmtuar për shkak të një akti a veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore”. Ushtarakët, nuk do të rreshtin kurrë, së kërkuari të drejtën e tyre legjitime të cenuar. Ata këkojnë gjakun, djersën e kontributit të tyre, pensionin, asnjë lek më pak e asnjë qindarkë më shumë, që përbën të vetmen pronë pasurore jetike, e mbajtur paligjshmërisht e padrejtësisht, e cila duhet të kthehet tek i Zoti, si çdo lloj prone tjetër, e patjetërsueshme. Ndaj ushtarakët, sot e mot e në çdo kohë, nuk do të rreshtin së kërkuar në organet e larta të vendit dhe deri tek ato ndërkombëtare të drejtën themelore kushtetuese e ligjore jetike të mohuar, pensionin, bukën e gojës.
3. Ç’të mirë solli ky ligj në shpirt e në kuletën e varfër të ushtarakëve
Kryesore, ky ligj, na hapi sytë, na ndriçoi mendjen pasi,tashmë, me firmë e vulë të organeve më të larta të të tre pushteteve, që sundohet nga kjo klasë politike, nga më të zezat e historisë shqiptare, shuan e varros përfundimisht çdo iluzionin tonin ,çdo shpresë e besim te Shteti ynë aktual, ku duket qatazi se pengon që të ndërtohet Sheti Ligjor, Shteti i së Drejtës. Shoi besimi që kjo klasë mendon e punon për Shqipërinë e shqiptarët , pra dhe për ushtarakët në lirim e pension.
Ligji është pasqyra më e saktë e karikaturës së Shtetit, me të tre pushtetet, ku krye të tyre është është mbivendosur Qeveria, (që ikën apo vjen) e nën thundrën e çizmes sunduese të saj ndodhen gjithë pushtetet e tjera. Me të majtën, “Rilindja”, prej 8 vite në pushtet, me këtë ligj u vërtetua katërcipërisht thënia Kryetarit të Kuvendit të parë Pluralist, Pjetër Arbënorit, i cili pati deklauar para 28 vite:”Kujtuam se këta janë socialistë, por janë specialistë!”Ushtarakët kujtojnë e nuk harrojnë hipokrizinë e “Elitës” të së majtës politike, qysh herët, e sidomos në këto 8 vite, që “Nuk lëvizi fare Qimen nga Qulli”, por i agravoi edhe më tej problemet e thellimit të varfërimit, deri në skajshmëri të pensionistëve ushtarakë. Ata nuk harrojnë, dhe ndjehen më shumë se kurrë të tradhëtuar, të mashtruar e të dikriminuar nga Shteti karikaturë Shqiptar, jo vetëm e thjesht për një palopension, por atë më kapitalen, për atë shkatërrim të gjithanshëm që nisi e djathta dhe bitisi e majta politike, shkatërrimin e Ushtrisë e fuqisë mbrojtëse të Atdheut; vjedhjen, grabitjen e shpërdorimin e teknikës, armatimit,të gjithë pasurisë ushtarake, e vënë në vite me gjakun e djersën e popullit fukara; e deri nxjerrjen në ankand, në shitjen të detit e të steresë të Shqipërisë.
Tashmë, pas 30 viteve, është mëse e qartë, s’ka as më të voglin dyshim për asnjë, se kjo klasë politike, e djathtë dhe e majtë, janë një, mjerisht janë më e keqja e racës së gjakut tonë, që për ironi të fatit, vetqeverisin Kuzhinën pushtetare të Shqipërisë. Gatuajnë, me të njëjtat mjete dhe recete, çorbën e prishur, e helmuese, për të zhbërë Shqipërinë, që shqiptarët të ikin nga sytë këmbët. Kujdesen vetëm për kolltukun, shëndetin e xhepin e tyre, e jo për shqiptarët hallemëdhenj. I dallon vetëm ndrimi i turneve dhe i përparseve, që veshin me emrin përkatës. Asnjë iluzion nuk qëndron më këmbë, për makutërinë në vite të tyre, as për mendimin se u “lodhën”, së punuari në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, për t’u integruar në BE.
Kuletës, së ushtarakëve nuk u shtohet asnjë kacidhe, madje do vazhdojë dhe në vijim vjelë- vjedhja e saj, për të shëndoshur buxhetin e Qeverisë, deri sa të kemi në pushtet këtë klasë politike, Qeverinë dhe kanakarin e saj xhelat, ISSH, që masakron e diskriminon pensionistët.
E vetmja, e mirë, nëse mund ta quajmë kështu, është se me këtë ligj, Dora e Zezë e Qeverisë, vjelës-vjedhësi, ISSH, tashmë me firmë e vulë të Kuvëndit, ndërpret së kryeri veprimtarinë e vet zhvatëse për 197 ushtarakë, të cilëve ka mbi 2 vjet, që u mbajti 100% pensionin suplementar, pikërisht për shkak të Vendimit nr.3/2016 dhe vendimeve absurd të gjykatave të shkallës dytë, tërësisht të korrupuara. Njëherazi, nuk u kthen më asnjë lekë, që u ka vjedhur. Por nuk ka asnjë garanci që nuk do kthehen në “borxhlinj”, e t’u “vilen” pensionet për gjithë vendimet e tjera që janë në process. Papërgjegjashmëria e skandali më i madh e i turpshëm është që ISSH i Qeverisë aktuale, bashkë me gjykatat e korruptuara, vazhdon gjyqet e “vjedhjes” për tre ushtarakë, që kanë tre vjet ndarë nga kjo botë, dhe pasojat u dashka t’i vuajnë edhe pasardhësit e tyre! Pra, s’ka nevojë për koment për “të mirat” e trios: Qeverisë, ISSH dhe Gjykatave !

Me të Majtën, “Rilindja”, prej 8 vite në pushtet, me këtë ligj u vërtetua katërcipërisht thënia Kryetarit të Kuvendit të parë Pluralist, Pjetër Arbënorit, i cili pati deklauar para 28 vite:”Kujtuam se këta janë socialistë, por janë specialistë!

4. A zgjidhen përfundimisht problemet shumëvjeçare të usharakëve për pensionet
Ka 28 vjet që ngërçi ligjor për pensionet e ushtarakëve, nuk ka gjetur zgjidhje. Madje, shtohet me keq edhe me këtë ligj. Propaganda se ky ligj, qënka çudibërës, që serviret si “dhuratë” e Qeverisë e Kuvendit, në prag Viti të Ri e të zgjedhjeve, është një mashtrim klasik i radhës, një gënjeshtër e madhe, një shashkë tymuesë që të verbojë e gënjejë ushtarakët. Ligji është i njëjtë, si dy pika ujë, binjak i ligjit të parë të faljes nr.46/2016, nga përmbajtja. Edhe ai u cilësua po kështu: “zgjidh përfundimisht problematikën shumëvjeçare të ushtarakëve” Po ja ku jemi!Ai nuk paska zgjidhur asgjë! U dashka ky, i dyti! Pse nuk i zgjidhi? Pse të besojmë se ky është çudibërës, zgjidh gjithçka! Nesër, do kërkohet një i tretë, e me radhë! Argumenti themelor, që provon se ky nuk zgjidh asgjë, është fakti, se veç veprimtarisë së paligjshme të ISSH në vite, nuk zhduket baza e lindjes së kësaj problematike, që është pakushtetutëshmëria e Ligjit 10142/2009, Aktit Normativ nr.5/2010 me fuqinë e ligjit, dhe i Vendimit Unifikues nr.3/2016.

Kush e vendos se cili nga këto 2 vendime është i ligjshëm, që jep drejtësi?
Për cilindo njeri normal, logjikisht, përgjigja është: Vendimin e drejtë duhet ta vendosë Gjykata kompetente, “pas një gjykimi të drejtë dhe publik, brënda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur, e paanshme e cakuar me ligj ( neni 42/2 i K) ,pra nga gjyqtarë( që përbëjnë gjykatën) që janë të pavarur, dhe që u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe Ligjeve (Neni 145 i K). Po sot gjëndja e gjykatave, e i tërë sistemit të Drejtësisë, është katastrofike!

 

Normalisht e ligjërisht, grënjën juridike shumëvjeçare të mbarë ushtarakëve, me Qeverinë (ISSH, që ka shkelur ligjet haptazi në vite), duket ta zgjidhin Gjykatat kompetente në vend. Dhe pas kësaj, po qe nevoja ,deri edhe në GJEDNJ, në Strazburg. Në kushtet që mbi 4 vjet, nuk kemi ende as Gjykatë Kushtetuese e as Gjykatë të Lartë,(s’dihet kur krijohen), do mbretërojë Antiligji nr.10142/2009 dhe Vendimi absurd nr.3/2016 i Gjykatës së Lartë, të papajtueshëm me Kushtetutën dhe legjistacionin në fuqi. Pra, Qeveria dhe kanakari i saj, ISSH, i ka duart të lira, të shpallë debitor, kur, si e sa të dojë ushtarakë që kanë guxuar të kërkojnë të drejtën e pensionit sipas ligjit. Ja pse në të ardhmën, do ta vuajnë të tjerë ushtarakë vjelje-vjedhjen e pensionit si “detyrim shlyerje” ndaj sigurimeve shoqërore.
Ka plot fakte, madje me tepricë në këto 30 vite, e kryesisht në këto 8 vitet e fundit të Qeverisë “Rilindja” për gënjeshtrat, mashtrimet e “Elitës” politike të majtë, dukshëm, që ndryshojnë fyryrë, shesin shpirt e përdredhin gjuhën në atë fare feje, dhe sot është shumë lehtë, që t’i hedhësh poshtë deklaratat, a të shkruarat e tyre, madje edhe si ky ligj “Falje…”, duke përdorur me sukses ato që kanë thënë e shkruar më parë, në prag zgjedhjesh, 2013 e 2017, të cilat nxjerrin lakuriq Politikën, Shtetin, Qeverinë dhe organiet e saj vartëse. Shkurt, s’ka më shpresë e iluzion, e drejta e ushtarakëve, me këtë klasë politike, të djathtë e të majtë,nuk do të zgjidhet kurrë!
Këto ishin të pavërtetat e “detyrim” shlyerjeve të ushtarakëve, zhgënjimi dhe “të mirat” si dhuratë që solli për Vitin e Ri e në prag zgjedhjesh, Ligji i faljes nr.156, datë 17.12.2020.

Ismet Isufi, Ushtarak në pension