Intervista/ Ylli Baka dhe Petrit Lulo, pas dekorimit nga Presidenti i Republikës me titullin ” Mjeshtër i Madh” flasin artistët popullor

782
  • -Ylli Baka: Nderimi nga  Presidenti Ilir Meta është vlersim për publikun, artistët dhe këngën popullore
  • Petrit Lulo: Pas 50 vitesh në skenë Presidenti Ilir Meta më dhuroi ditën më të bukur të jetës sime, duke nderuar edhe Gjirokastrën
Sigal

Presidenti i Republikës u jep titullin “Mjeshtër i Madh” këngëtarëve të mirënjohur Petrit Lulo dhe Ylli Baka

Albert Zholi & Biora Vojka

Kreu i Shtetit, Ilir Meta  në datën 22 janar 2021, në vazhdën e vlerësimeve dhe dekoratave të shpërndara nga Presidenca, ka dekoruar këngëtarët e mirënjohur Ylli Baka dhe Petrit Lulo me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Në këtë event merrnin pjesë, këngëtarë, poetë, drejtues të Shoqatës “Tomorri dhe “Labëria” dhe të afërm të të dy knëgëtarëve duke respektuar rregullat e Covid-19. Presidenti i Republikës pasi bëri një rezyme të veprimtarisë së tyre të suksesshme i akordoi këngëtarit  Ylli Baka titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Me mirënjohje për përpjekjet e suksesshme dhe arritjet e shquara në prezantimin dhe ngritjen në një nivel të ri të këngës popullore e në veçanti të Jugut të Shqipërisë, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të saj brenda dhe jashtë vendit. Për kontributin e shquar në fushën e kulturës, në interpretimin e rrallë të këngës popullore, por edhe në mbrojtjen e promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare si pjesë e fondit të artë të Folklorit Kombëtar”. Ndërsa këngëtarin gjirokastrit të polifonisë dhe muzikës popullore shqiptare, Petrit Lulo, Meta i dha Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin “Në vlerësim të kontributeve të shquara në prezantimin e këngëve popullore shqiptare, veçanërisht atyre të krahinës së Jugut, duke spikatur si pasardhës i denjë i iso-polifonisë toske. Me mirënjohje ndaj këngëtarit popullor me zë të ëmbël e melodioz, kumbues e me timbër të pastër, i cili me këngët dhe vlerat e tij të veçanta të interpretimit , ka ngritur më lart madhështinë e kalasë së Argjiros”.

Ylli Baka, zë i veçantë në këngën shqiptare

Ylli Baka vjen në këngën shqiptare si një brilant tingëllues me identitet të spikatur duke krijuar në tërë dimensionit e tij një profil të veçantë dhe të pa përsëritshëm më këngëtarët e kohës.  Mjafton të dëgjosh disa tinguj të këngëve të tij dhe do të kuptosh se këndon Ylli Baka edhe pa e parë me figurë në klipet e tij në televizor. Në grupin e shumtë të këngëtarëve të rinj Ylli Baka është i dallueshëm dhe kontrastues me të tjetrët jo vetëm me zërin karakteristik por edhe me stilin e veçantë të këngëve të tij. Këngët e ylli Bakës janë krijuar në një stil muzikor të veçantë nga këngët e tjera si ato të përpunuara- Turbo-Folk, apo këngët tallava çka i bën ato të veçanta dhe kontrastuese si dhe një risi pozitive në këngën shqiptare. Në këngët e Ylli Bakës ndihet në mënyrë direkte tingëllimi i polifonis labe çka e thjeshtëzon përcjelljen e saj tek dëgjuesit, jo vetëm të trevave të jugut por në mbarë publikun shqiptar. Këngët e tij nuk janë vetëm  citime të një kënge polifonike tradicionale si përshembull ato të trevës Labe të Tepelenës, të Skraparit, të Lumit të Vlorës apo Këngët e Bregut të Himarës e Pilurit, por janë krijime të reja me individualitetet e ndjeshme të intonacioneve popullore dhe në atmosferën e tingujve me këto motive. Në rrugëtimin e tij këngëtari Ylli Baka ka kënduar rreth 165 këngë dhe rreth 70 videoklipe që mbajnë individualitetin dhe firmën e tij, dhe që i dhanë këngës shqiptare një stil të veçantë krijimi. Këngët dhe videoklipet e Ylli Bakës regjistrojnë rreth 85 milion klikime, çka e bënë një nga këngëtarët më të preferuar për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në Botë.

PAS DEKORIMIT

“Mjeshti i Madh” Ylli Baka: Nderimi nga  Presidenti i Republikës  Ilir Meta është vlersim për publikun, artistët dhe këngën popullore shqiptare

Në një prononcim për gazetën “Telegraf” këngëtari Ylli Baka ka treguar për emocionet e veçanta që ka përjetuar gjatë kohës kur po merrte dekoratën. Baka lë të kuptohet që ky atribut që i është dhënë nuk do të mbetet me kaq, por do të festohet më gjatë me miqtë, publikun dhe dashamirësit, të cilët i janë gjendur pranë gjatë gjithë rrugëtimit të tij, sapo  të rifillojë jeta normale pas Covid-19. Këngëtari i mirënjohur, Ylli Baka  ka shprehur falenderimin e veçantë pas dekorimit me Titullin e lartë  “ Mjeshtër i Madh”,   për Presidentin e Republikës Ilir Meta. “Falenderim për Presidentin e Republikës, Z. Ilir Meta, në vlerësimin e tij ndaj kontributit tim në këngën popullore shqiptare. Një vlerësim të cilin dua ta ndaj me të gjithë bashkëpunëtorët e mi, poetë, kompozitorë, orkestrues, instrumentistë dhe publikun e dashur! Miqtë e mi të nderit, Ju faleminderit!”, shprehet artisiti i mirënjohur i muzikës sonë popullore.

Si e pritët ju dhe familja juaj këtë vlerësim ?

Vlerësimi me Titullin “Mjeshtër i Madh “ është një nga satisfaksionet më të mëdha, nuk ka gjë më të bukur që i gjithë kontributi jot të vlerësohet.

Si vjen tek ju përkrahja e dashamirësve në rrjete sociale ?

Ky respekt tregon se kur mundohsh të japësh për njerëzit, gjithmonë ajo që vjen pas është pikërisht kjo dashmirësi. Ndaj për këtë arsye jam mirënjohës dhe do vazhdojë të jem i motivuar dhe në vazhdimësi.

Përpos emocioneve tuaja të kuptueshme, ajo që na  përshtypje ishte dhe përlotja e prindërve tuaj, si do e komentonin këtë?

Prindërit kanë sakrifikuar jashtëzakonisht, nuk mendoj se ka ndonjë emocion më të madh dhe fjalë për të përshkruar praninë e tyre. Ishte një ditë e madhe e mbushur plot me emocione dhe padyshim kënaqësia më e madhe ishte të kisha në krahë familjen time dhe prindërit.

Pandemia kufizoi pjesëmarrjen e miqve të shumtë në këtë ditë të madhe që rrallë ndodh në jetë, si do jetë ritakimi në saj të këtij rasti?

Zhvillimi i kësaj ceremonie ishte vërtet speciale edhe për vetë faktin që nuk e kishim pritur që do të zhvillohej në një kohë të tillë. Por edhe në të tilla kushte mbetet po njësoj. Unë kam menduar se më takon, të organizojmë një koncert, këtë herë duke patur në krah  të gjithë artistët, kolegët e mi.

II

Petrit Lulo, bilbili i këngës popullore dhe polifonike gjirokastrite 

Një jetë të tërë në skenë, pjesëmarrës në qindra koncerte, festivale, ansamble  brenda dhe jashtë vendit. Ai, me zërin e tij, me punën e tij këmbëngulëse është bërë pjesëtar fonik i të gjitha familjeve shqiptare. Linduar dhe rritur në Gjirokastrën e gurtë, të sa e sa personaliteteve ai në këtë qytet të ashpër, por shumë karaktersitik, me dimër të ashpër dhe verë të nxehtë hodhi hapat e parë në përqafimin e muzikës. Aty te Gjirokastra e kalasë madhështore ai fillojë cicërimat e para të këngës për të ngritur më lart madhështinë e kalasë së Argjiros.  Sipas tij, Gjirokastra i shtroi “kalldrëmin” e skenës, ndërsa Tirana “asfaltin” e suksesit. Skrupuloz në detaje për problemet e muzikës, por duke mos e kursyer buzëqeshjen kur bindet që e ke kuptuar dhe të ka kuptuar. Në skenë i sigurt, imponues, i bindur në sukses, nuk mund ta kuptojë veten gjatë daljes nga skena pa marrë me vete duartrokitjet frenetike të spektatorëve.

Kur është puna për këngën nuk e njeh lodhjen dhe largësinë gjeografike. Qysh i vogël në moshën 5-6 vjeçare i pëlqenin këngët e muzikës së lehtë dhe këngët popullore. Këndonte gjithmonë në shtëpi, por talenti i tij është zbuluar në moshën 12-vjeçare. Për herë të parë ka marrë pjesë në Festivalin e 13-të, në vitin 1974. Ishte një dëshirë e madhe që me të vërtetë u realizua në mënyrën më të bukur. E kishte si një ëndërr të fshehtë pasi aty mateshin aftësitë e vërteta të një këngëtari profesionist. Kushdo këngëtar që ka marrë pjesë në një festival të atëhershëm ka bërë emër. Kishte kërkesa dhe periudhë seleksionimi. Nuk pinte ujë miku, Tefiku, apo Namiku. Pra që nga viti 1974 deri në vitin 1987 pra 13 vjet rresht deri në festivalin e 26-të të këngës ishte pjesëmarrës i rregullt.  Ishin vite të mbushura me aktivitete dhe përgjegjësi. Në këtë skenë mori formimin e plotë si këngëtar. Formoi portretin e tij si këngëtar profesionist. Ai tashmë ka mbi 50 në skenë dhe kënga për të është ushqimi shpirtëror i pandalshëm. Ka kënduar mbi 400 këngë popllore, 300 këngë polifonike  dhe mbi 150 këngë të muzikës së lehtë. Një arkin i madh i pazëvëndësueshëm.

PAS DEKORIMIT

Flet Petrit Lulo, “Mjeshtër i Madh”

Sot në këtë ditë të shënuar të jetës sime, por  nuk mund të flas dot ashtu si këndoj. Kur merr nëj titull të tillë emocionet ti ndalin fjalët. Në këtë ditë, falëderimi i parë vjen për Presdientin Meta i cili e vleërsoi maksimalisht punën time. Falënderoj Shoqatën Labëria dhe gazetën Telegraf që kanë qenë mbështetësit e mi ën shumë vite. Falëdneoj familjen që gjkithmonë dhe pse u kam munguar shumë më kanë dhënë gazim dhe mbështetje. Kjo ditë më bën më përgjegjës që në të ardhmen me muzikën time, me këngët e mia ti jap më shumë atdheut dhe muzikës shqiptare.