Hyqmet Zane: Arroganca e pushtetit provokon rininë. Në 1990, me Ruçin ministër, u vranë 54 qytetarë në kufi

322
Sigal

Kanë qenë 54 vrasje në kufi në vitin 1990, kur Gramoz Ruçi ishte Ministër i Brendshëm.

 

Arroganca vrastare e pushtetit, provokon revoltën e e rinisë

Sjellja e një pushteti bëhet agresive, vetëm e vetëm që të mbajnë pushtetin me domosdo

 Hyqmet Zane

Qeveritë që kanë pushtetin të gjithë në duart e tyre, është provuar se kanë degjeneruar në vepra totalitariste deri edhe në kriminalizëm. Janë të njohura rastet kur sjellja e një pushteti bëhet agresive, vetëm e vetëm që të mbajnë pushtetin me domosdo dhe me të gjitha mjetet qofshin këto edhe me eleminimin e qytetarëve të vet. Ngjashmëritë janë të ditura si në Europë, por edhe në vendin tonë, kur lëvizja demokratike si në të gjithë Europën, përfshiu edhe rininë shqiptare.

Kanë kaluar 30 vjet nga ajo kohë kur levizja studnetore solli atë reagim të pushtetit të diktaturës me vazhdimësinë e stalinizmit Enver Hoxhës nga Ramiz Alia. Gjithashtu janë të njohura vrasjet në kufi dhe tërheqja zvarrë të lidhur me tela, duart e këmbët. Nuk munguan edhe keqtrajtimet dhe kërcënimet e shumta ndaj elementëve që manifestonin revoltë për të çarë perden e izolimit të vendit.

Sot jemi në një moment të ngjashëm si 30 vjet më pare, kur në të gdhirë të datës 8 dhjetor, në Ditën e Rinisë, një efektiv i policisë shqiptare i grupit të ‘Shqiponjave’ ka qëlluar dhe ka vrarë një djalë 25- vjeçar, Klodian Rasha, në rrugën ‘Don Bosko’ në orën 01 e 30. Një sjellje e papërgjegjshme dhe me efekte vrastare e një polici të shtetit nuk është thjesht një rastësi, por një egërsi, një arrogancë e një trupe policore që ka manifestuar herë pas here sjellje papërgjegjshmërie me bomba tymuese apo gaz lotsjellës ndaj protestave të opozitës kohë më parë.

Por sot u thyen kordonët e asaj fashe orari të vendosur nga qeveria, jo thjesht për masa parandaluese ndaj valës së dytë të pandemisë, por si model për t’i dalë përpara protestave qytetare ndaj sjelljeve të një qeverisjeje me hajdutëri dhe kriminalizim, me varfëri dhe vrasje, deri edhe në fshehjen e vdekjeve të qytetarëve të vet.

Nëse sot gjithçka merret vesh nga mediet dhe liria e fjalës, 30 vjet më parë baballarët e këtyre bastardëve, vrisnin e vrisnin pafundësisht, siç edhe vranë 45 vjet në diktaturë. Si përjetues i ngjarjeve të asaj kohe që tashmë po na rikthehet me të njejtin model, sjell në kujtesë fakte pafund të vrasjeve dhe arrestimeve që bënte diktatura në rënie e Ramiz Alizë. Kudo në çdo qytet të Shqipërisë, manifestohej para 30 vjetësh në forma të ndryshme.

Si tani e 30 vjet më parë në Sukth të Durrësit, policia e shtetit e diktaturës do të vdiste me të rrahura apo me vrasje në ambientet e policies, shtetasin Mufit Beqir Nexhipi, 38 vjeç, vetëm e vetëm pse ai djalë në atë kohë kishte shprehur pakënaqësi dhe revoltën e tij ndaj diktaturës.

Fatkeqësisht u bë Myfit Nexhipi me vdekjen e tij të parakohshme si një prosecion antikomunist ndaj regjimit të diktaturës staliniste. Bisedat e Myfitit mes miqëve u bënë pjesë edhe e organeve të policisë sekrete të kohës, të cilët e morën dhe e çuan në policinë e Vorës më 16 maj 1990 në orën 16-00 me preteksin për një sqarim. Preteksti ishte sqarim, sepse gjithçka do të ishte një masakrim tipik antinjerëzor,  i cili u shoqërua me tortura për 10 orë. Asnjë nga familja nuk dinte se çfarë po bëhej me burrin e shtëpisë me 4 fëmijë të parritur. Sigurimsat e tërbuar i morën jetën 38 vjeçarit, djalit të një nëne që mbeti me gjak të ngrirë se përse ky fat i zi që po e shoqëronte këtë familje si në Çamëri nga Zerva, ashtu edhe nga diktatura, si më 1960-1961,  dhe në fund të diktaturës më 1990.

Kanë qenë 54 vrasje në kufi në vitin 1990,  kur Gramoz Ruçi ishte Ministër i Brendshëm. Kujtohen shtetasit  Ilirian Zari, Brahim Buzi, Fatmir Duro, Thoma Bato, Enver Duka etj. Ishte fundi i një diktature që me egërsinë e vet kishte në dorë vetëm të vriste shtetasit e vet vetëm e vetëm që të mbante pushtetin me çdo çmim.

Në vendin tonë ka filluar të lulëzojë një e keqe në emër të qeverisjes për pushtetin e vet dhe për këtë kërkon të mbajë në heshtje dhe qetësi të rreme një popull që përjeton gjtihçka që nga drejtësia e nëpërkëmbur, që nga mungesa  e kushetutës, që nga mosndëshkimi i hajdutëve, që nga moskapja e kriminelëve që vrasin deri tek guximi i një polici që të vret pa  arsye vetëm e vetëm pse është i armatosur

Ndaj dua ta sjell në vëmendje Edmond Burke që thoshte se “E keqja lulëzon, kur njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë dhe rrinë duarkryq”. Ndoshta ka ardhur koha të mos heshtet, jo vetëm nga opozita, ndaj këtij realiteti që potencon të keqen që nga kryeministri e deri tek polici, që nga ministrat e deri tek zyrtarët e thjeshtë që mendojnë vetëm e vetëm për të vjedhur popullin e vet.

 

Raportimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për kalimet e kufirit  në vitin 1990

ERSEKA
-Më datë 2.2.1990, rreth orës 24:00, njësiti i shërbimit i postës kufitare Rehovë, në rajonin e piramidës 6, kuadrati 6776, ra në përpjekje të tre shkelësve kufiri nga brenda jashtë.

Si rezultat i zjarrit të njësitit mbeti i vrarë Ilirjan Ismail Zari, vjeç 30, banues në Tiranë, roje në depon e armatimit të çetës vullnetare Kinostudio. Dy shkelësit e tjerë u kthyen në thellësi të tokës sonë. Si rezultat i masave në orën 05:00, të datës 3.2.90 u kap Agim Ismail Zari, vëllai i të vrarit. Vazhdon kërkimi për kapjen e të tretit, i cili është Ylli Qemal Keti, me origjinë nga Kolonja dhe banues në Tiranë, martuar me motrën e dy shkelësve të mësipërm.

SHKODRA
Më datën 14.6.1990, në postën kufitare të Hanit të Hotit, nga kontrolli i kryer në pengesën klon, u konstatua një gropë dhe një granatë dore luftarake. U njoftua posta kufitare e cila nisi njësitin e kontrollit së bashku me qenin kërkues, të cilët ranë në përpjekje me shkelësit e kufirit me drejtim nga brenda jashtë. Njësiti bëri paralajmërim duke qëlluar me armë në ajër, për shkak se nuk u ndalën, qëlloi në drejtim të tyre duke vrarë Pëllumb Pëllumbin nga Shkodra, i pa zënë në punë, ndërsa në orën 01:50, të datës 15.6.90 u kap shkelësi tjetër Marjan Zef Ndoja, nga Shkodra. Vazhdon bllokimi i kësaj zone.

ERSEKA
Më datën 10.6.1990 u ndalua Irfan Sali Liçi, vjeç 27, banues në Pojan të Korçës, kooperativist, për arsye se karakteristikat e tij të jashtme janë të njëshme me shkelësin e kufirit që u largua në drejtim të paditur në përpjekje me njësitin kufitar të postës Shelegur. Në përpjekjen e orës 8:00, më 10.6.90 u vra në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Fatmir Ismail Duro, vjeç 25, banues në Orman, Pojan i Korçës.

SHKODRA

Më datën 12.6.1990, në postën kufitare Zogaj u asgjësua në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Nin Rok Hoti, vjeç 25, rrobaqepës, banues në Shkodër.

POGRADECI
Më datën 17.7.1990, në sektorin e postës kufitare Peshkëpi, nga njësiti i kontrollit u kap në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Artan Ahmet Kushi, vjeç 16, banues në Elbasan, nxënës, i cili u ndalua.

GJIROKASTRA
Në datën 17.7.1990, ora 11:45, në sektorin e postës kufitare Radat në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, u kapën dy persona dhe u vra një tjetër: Arjanit Ali Vashaj, vjeç 27, shofer, Shkëlqim Avni Deçaj, vjeç 27, banues në Vlorë, punëtor, të cilët u ndaluan, Muharem Fejzo Velaj, vjeç 25, banues në Klos Mallakastër Fier, kooperativist, i cili u vra nga njësiti pas zbatimit të kërkesave të rregullores për kapjen e tij të gjallë.