Humanizmi i Prof. Pandeli Çino, dhe Dr. Llambi Konomi

821
Sigal

Një kafe me Prof. Dr . Pandeli Çinën e Dr. Llambi Konomin….!

Evdal NURI

Duke pirë kafe me mikun tim të mirë , Prof .Dr. Pandeli Çinën, rastësisht erdhi  një mjek tjetër, që kishte kohë që jetonte në Greqi. U ndodha midis dy miqve të vjetër, dy mjekëve të njohur në Shqipëri e Greqi.  Prof. Dr. Pandeli Çinës , kudo njihet  për rezultatet e tij në fushën e” Kardiologjisë Klinike” , ndërsa Dr. Llambi Konomit në atë të ” Organizimit të Shërbimit    Shëndetësor”.

Llambi kishte ardhur nga Greqia së bashku me mbesën e tij Anna Maria posaçërisht të ftuar nga “Fakulteti i Mjekësisë” , për të marrë pjesë në promovimin e librit, “Diagnostikimi bashkëkohor  i sëmundjeve të brendshme”. Dëgjoja me vëmendje dialogun midis tyre e me modesti, çiltërsi e konsideratë të veçantë se si flisnin me njeri- tjetrin këta  dy mjek të njohur në Shqipëri e Greqi, për një libër të gjerë e të thellë shkencërisht kaq të nevojshëm jo vetëm për studentët e mjekësisë, por për gjithë mjekët e përgjithshëm dhe specialist.  Më lindi menjëherë ideja të shkruaja disa fjalë për këtë vepër dhe vendosa të futesha në bisedë . Desha më parë  të mësoja diçka më tepër për Llambin, për biografinë dhe veprimtarinë e tij, prandaj ndërsa bëja  pyetje, të dy përgjigjet i jepnin me pikatore , mbase s’kishin kohë të merreshin me mua !Në fillim, pak fjalë për Prof.Dr . Pandeli Çinën .

1- Pandeli Çina ,”Profesor e Doktor i Shkencave Mjekësore.”   

Mbaroi studimet e larta në “Akademinë Mjekësore “ të Varshavës. Është ndër kardiologët më të njohur të vendit. Fillimisht ka punuar në Çorovodë, Berat e së fundi në Tiranë. Grada shkencore, “ Profesor dhe Doktor i Shkencave Mjekësore”. Botime të njohura në fushën e kardiologjisë. Ka krijuar poezi dhe shqipëruar nga krijimtaria e poetëve të shquar francezë e polakë. Ka përkthyer në polonisht poezi të Migjenit, por më shumë nga polonishtja në shqip . Ndihmesë të pashembullt ka dhënë në në dhjetëra- mijëra të sëmurë, duke i diagnostikuar saktë me një trajtim të gjetur e të  rregullt , duke i riaftësuar e kthyer në jetë! E theksoj këtë fakt , mbase tani edhe pse kemi aparatura moderne të kohës , 53% të vdekjeve tek ne vijnë nga zemra, dhe e pësojnë mbi 2800 infarkte në vit. Shifër shqetësuese për një vend të vogël .

Me të drejtë thotë, se ai brez s’vjen më ! Pedagog në “Fakultetin e Mjekësisë në “U.T. dhe në spital. Në vitin 1975 ka botuar “Mjekimi në digjital dhe intoksikimi terapeutik”. Bashkautor në tekste,” Diagnostikimi i sëmundjeve të brendshme”,”Kardiologjia”, “Sëmundjet e zemrës” . Dr.Pr. Pandeli Çina ka dhënë kontribut me vlerë në ngritjen e Laboratorit të Elektrofiziologjisë  1986 . Edhe pse i moshuar bënë një jetë aktive! Është pjesëmarrës  aktiv në jetën shoqërore, intelektuale, në takime, promovime, sesione shkencore , por jo politike. Kudo e vendosin në podium e presin mendimet e tij të vlefshme, duke e dëgjuar me shumë vëmendje !

2-Dr . Llambi Konomi dhe libri i tij “Diagnostikimi bashkëkohor i sëmundjeve të brendshme”.  

Mësova se në vitin 1959 kishte mbaruar” Fakultetin e Mjekësisë” . Kishte punuar në spitalin e Tepelenës , në Sarandë. Në vazhdim anëtar i kolegjiumit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtor i Drejtorisë së Mjekimit në këtë ministri. Së fundmi Drejtor i Shërbimit Ambulator të qytetit dhe rrethit të Tiranës. Pas rrëzimit të sistemit komunist ai si dhe shumë intelektualë të tjerë emigroi në Greqi ,ku mbasi njësoi diplomën e mjekut duke dhënë disa provime suplementare ,bëri specializimin 5-vjeçar në Patologji në Universitetin e Athinës . Shef i klinikës së Patologjisë në Spitalin Privat të Kalitheas,një ndër institucionet më të hershme mjekësore private në Greqi, nga ku dhe doli në pension, megjithëse të jepte përshtypjen e një 60- vjeçar!  Pra, dy diploma në Shqipëri e Greqi , dy shërbime për të sëmurët e shumë urime nga pacientët e të dy vendeve. Pas 3 vjetësh pune intensive duke shfrytëzuar mbi 20 mijë-faqe literaturë, botoi librin me 720 faqe, 10 pjesë e 31 kapituj të ndryshëm  me titull:”Diagnostikimi bashkëkohor i sëmundjeve të brendshme”. Në promovimin e gjerë që iu bë këtij libri pati vlerësime të dobishme. Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Patologjisë Interno i këtij fakulteti si dhe nga shërbimi i sëmundjeve të brendshme të spitalit, “Nënë Tereza” ,u cilësua si një vepër e veçantë, me cilësi të lartë shkencore e praktike që duhet të gjendet në kabinetin e punës së çdo mjeku, për t’u këshilluar çdo ditë e për çdo rast të sëmuri me të.  Ky ishte thelbi i bisedës se bërë në drejtim të diagnostikimit të së mundjeve të brendshme ,mbasi me të drejtë u theksua se njohuritë shkencore të çdo mjeku mund të zgjerohen, të thellohen e të konsolidohen kryesisht në fushën e diagnozës së mundjeve me qëllim që i sëmuri jo vetëm të mos dëmtohet nga vendosja e një diagnoze të cekët ose të gabuar ,por  përkundrazi t’i shërbehet atij sa më mirë për evitimin e pasojave dhe për një mjekim e shërim sa më të shpejt e me kosto sa më të ulët ekonomike e jetësore . Në këtë libër Dr.Lambi Konomi ka pasqyruar përvojën 50 vjeçare në Shqipëri e Greqi. Shkurtimisht çfarë pasqyron ky libër:

-Në pjesën e parë të librit përmblidhen gjithë normat fiziologjike të substancave kimi-biologjike të organizmit të njeriut të marra nga konkluzionet studimore të autoreve më të mëdhenj  amerikan .

-Pjesa e dytë  paraqiten metodat diagnostiko të aplikuara me ndihmën e aparaturave të imazhit në tërësi dhe atij radiologjik në veçanti ,që aplikohen sot në botën e përparuar.  Një material i tillë sipas sëmundjeve dhe sistemeve të ndryshme të organizmit i përmbledhur nuk mund të gjenden në asnjë tekst tjetër mjekësor disponues.

-Pjesa e tretë përmbledh bazat diagnostiko të sëmundjeve gjenetike dhe kontributin e biologjisë molekulare e në praktikën e përditshme klinike, probleme këto që në vitet e fundit kanë marrë një zhvillim e zbatim klinik gjithnjë e me të madh dhe ato fatkeqësisht nuk njihen mirë  nga mjekët.

-Pjesa e katërt e librit është ajo me e rëndësishme ku përmblidhen protokollet diagnostiko për çdo sëmundje. Ato sot aplikohen në mjaft sisteme shëndetësore me shumë rezultate shumë pozitive. Ato jo vetëm nuk kufizojnë iniciativën krijuese të mjekut ,por përkundrazi e disiplinojnë atë me qëllim që të mos abuzohet me metodat diagnostiko dhe të mos  shpërdorohet koha që kemi në dispozicion për të venë diagnozën,të evitohet mbi ngarkesa e mjeteve diagnostiko me punë të pa nevojshme. Ato më së fundmi shërbejnë edhe si kritere vlerësuese të punës dhe të nivelit shkencor të çdo mjeku të përgjithshëm e specialist. . E së njëjtës rëndësi është dhe pjesa e pestë e librit, ku përfshihen përbërjet e ndryshme të gjakut kur ato rriten ose ulen nga influencat e faktorëve moroze ,medigamentoze e fiziologjik. Në këtë pjesë mjeku gjen zgjidhjen e përditëtshme praktike dhe në mënyrë të lehtë dhe të përmbledhur vërteton shkaqet e çdo spostimi patologjik. Në pjesët e tjera të librit përmblidhen analitikisht  gjithë nozologjitë konkrete hematollogjike, endokrine,metabolike,imunollogjike,të indit lidhor, osteomuskular, artikular dhe të sistemit respirator. Atje përmblidhen në mënyrë koncize kriteret e tyre diagnostiko ,ekzaminimet e ndryshme që duhen bërë ,diagnoza diferenciale, dekursi, prognoza dhe komplikacionet e sëmundjeve . Në një kapitull të veçantë në fund për t’i ardhur më mirë në ndihmë  mjekut përmenden kriteret e hyrjes dhe të daljes së të sëmurëve në repartet e terapisë intensive,problem ky që e vë mjekun çdo ditë  në dilemë dhe në udhëkryq për ta zgjidhur atë. Në këtë libër ndryshe nga librat e tjerë jepet një paraqitje e problemeve në mënyrë krejt origjinale dhe praktike për arsye së në logjiken e tyre qëndrojnë kriteret,parimet dhe të  dhënat më të reja shkencore mjekësore.   Me sa u informova më vonë, pjesëmarrja në këtë promovim libri ishte e plotë, ndërsa nga referuesi kryesor Prof. Dr.Mihal Tase, nga dekani i Fakultetit të Mjekësisë,  Prof.Dr.Xheladin Draçini  si edhe nga folësit e tjerë, u thanë fjalë shumë optimiste për nivelin e lartë shkencor të librit dhe domosdoshmërinë e pajisjes së tij nga çdo mjek e student i mjekësisë. Prof. Dr .Pandeli Çina  shprehu bindjen se kemi të bëjmë me portretin e një mjeku e kontributin e tij në dy shtete fqinj , Shqipëri e Greqi. E kjo s’është pak për mjekët e të dy anëve të kufirit