Historia e trishtë e kryebashkiakut,  që themeloi Tiranën moderne

414
Sigal

Abedin Nepravishta mbaroi studimet në 1912 në universitetin elitar të Stambollit. Nga viti 1927 deri në 1933 ka qënë prefekt i Durrësit, Korçës dhe Vlorës. Në vitin 1933 deri në pushtimin fashist ishte kryebashkiaku i Tiranës. Me firmën e tij u ndërtua Tirana me sheshet, bulevardet, ministritë, universitetin etj. Në vitin 1945 në moshën 60 vjeçare u dënua me 20 vjet burg në Spaç dhe 10 vite internim në fshatrat e Myzeqes. Ja historia e plotë

 U burgos deri në moshën 90 vjeçare/ Historia e trishtë e kryebashkiakut, që themeloi Tiranën moderne

Abedin Nepravishta lindi në vitin 1889 në Kuç të Vlorës, në një familje me origjinë nga fshati Nepravishtë i Libohovës. Familja e tij ishte zhvendosur në Kuç, sepse i ati punonte në cilësinë e nënprefektit në Nënprefekturën e Kurveleshit. Kreu studimet në Shkollën e Lartë të Administratës në Stamboll në vitet 1908–1912, në universitetin më elitar në Turqi.

Abedin Nepravishta është drejtori i parë i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, në vitin 1925, e si i tillë është ndër themeluesit kryesorë të sistemit financiar të Shqipërisë. Ka mbajtur disa pozicione të larta në Administratën e Shtetit Shqiptar. Në vitet 1927–1929 ai do të emërohej prefekt i Prefekturës së Durrësit. Më pas, në vitet 1929–1931 do të emërohej prefekt në Prefekturën e Korçës.

Në vitet 1931–1933 ka kryer funksionin e prefektit në Prefekturën e Vlorës. Gjatë kësaj kohe Abedin Nepravishta kreu edhe funksionet e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës në vitet 1932–1933. Ishte pikërisht kjo periudha e 20-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, kur Abedin Nepravishta ndërtoi Sheshin e Flamurit dhe lulishten buzë tij, duke u futur në histori si autori i këtyre dy simboleve të rëndësishme të qytetit të Vlorës.

Përveç tyre ai ndërtoi edhe Bulevardin Vlorë–Skelë: një monument urbanistik i Vlorës. Abedin Nepravishta zhvendosi nga Kanina në qytetin e Vlorës eshtrat e Ismail Qemalit, për t’i dhënë një vendprehje dinjitoze themeluesit të shtetit shqiptar, vend në të cilin ai prehet edhe sot.

Në vitet 1933–1939 Abedin Nepravishta do të kryente funksionin e Kryetarit në Bashkinë e Tiranës. Ishte pikërisht kjo periudhë në të cilën Abedin Nepravishta jep kontributin e tij më të madh për Kombin shqiptar. Rrjeti kryesor urbanistik i Tiranës, ai kompleks rrugësh dhe godinash që u ngritën në gjysmën e dytë të viteve ‘30, fytyra e përjetshme e zemrës së Shqipërisë, me objektet e saj kryesore, si sheshi ‘Skënderbej’, Banka e Shqipërisë, bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, Rruga e Dibrës, Rruga e Elbasanit, vilat monumentale që gjenden buzë tyre, janë skalitur të gjitha në kohën që Abedin Nepravishta drejtoi kryeqytetin e Shqipërisë.

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste në prill të vitit 1939, Abedin Nepravishta u burgos dhe u internua në Itali, duke u kthyer kështu në antifashistin e parë shqiptar të dënuar penalisht. Por, si për ironi të fatit, ky intelektual i madh shqiptar, që ka lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë, u bë edhe një ndër të burgosurit dhe të dënuarit e parë të diktaturës komuniste.

Në prill të vitit 1945, Abedin Nepravishta u dënua me 20 vite burg në burgun e Burrelit dhe me 10 vite internim në fshatrat e Myzeqesë, dënime këto që i vuajti në moshë të thyer (60–90 vjeç). Me gjithë kërkesat e të afërmve, vendimi për burgosjen dhe dënimin e tij nuk u bë publik kurrë. Ky vendim ka ngelur një mister. Ende edhe sot nuk është gjetur në arkiva asnjë vendim penal për Abedin Nepravishtën.

LANÇ, epopeja më e ndritur e historisë, që përherë do frymëzojë brezat

Duhet theksuar se Shpallja e Pavarësisë shënoi një dimension të ri në historinë e popullit shqiptar; në fazën e pas sundimit otoman. Dihet se çfarë vështirësish u krijuan nga politikat diskiminuese të fuqive të mëdha, në Londër në vitin 1913 dhe në Paris 1919, kur vendit tonë i ngeli gati gjysma e popullsisë dhe e sipërfaqes tokësore jashtë kufijve të teritorit shqiptar. Vite më pas, vjen një tjetër histori heroike: Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare, e popullit shqiptar, prill 1939-29 Nëntor 1944. Ishte kjo luftë e lavdishme, e cila përfaqësoi epopenë më të madhe mbarëkombëtare, e cilësuar me të drejtë si “madhështia e heroizmit të popullit shqiptar”. Shqipëria u bë pjesë e kombeve të Koalicionit të madh Antifashist, mes fitimtarëve të LIIB. Ishte hera e parë që Shqipëria u përfshi mes vendeve, që me dinjitet u rradhitën plot guxim dhe pa asnjë mëdyshje në betejën e madhe për çlirim, në një përballje për jetë a vdekje me nazifashizmin. Populli shqiptar u bashkua duke vënë mbi gjithçka idealet supreme; ekzistencën e sovranitetit, synimin mdhor të Luftës Nacional-Çlirimtare. Në këtë luftë u ngrit një komb në këmbë për të dëgjuar zërin e Atdheut. Ishte Konferenca e Pezës, që hodhi themelet e luftës, të bashkimit, të një vllazërimi për angazhim të plotë e të vendosur në luftën çlirimtare. UNÇSh e popullit shqiptar u ballafaqua me dy ushtri agresive të paisura me armatime nga më modernet e kohës; të Italisë fashiste dhe të Gjermanisë naziste. Këto ushtri pushtuese angazhuan në trojet tona sipas statistikave 15 divizione me 170 mijë ushtarë. Veprimet agresive sulmuese të këtyre dy ushtrive pushtuese, fyen rëndë dinjitetin kombëtar, prekën rëndë zemrat nacionaliste duke lënë gjurmë të thella në jetën e shqiptarëve.

 

Jo vetëm kaq, por edhe e futën popullin tonë në një “sherr” me fqinjët, siç ishte rasti i luftës Italo-Greke 1940-1941. LANÇ ishte shumë-formëshe, mbarë-popullore. Në këtë luftë, pjesëmarrja ishte mbresëlënëse. Në çdo 15 banorë, njeri ishte i angazhuar në luftën partizane. LANÇ me drejtim taktik e frontal, ishte e shkallëzuar në disa etapa, dhe mjaft e studjuar në rrafshin e zbatimit me rigorozitet të rregullave të artit ushtarak. Fillimi i kësaj përgatitjeje nis në prillin e vitit 1939-1942. Etapa tjetër përfshin periudhën 1942-1943 dhe në vazhdim përtej kufijve shtetërorë në vitet 1944-1945. Këto beteja pasuan njera tjetrën dhe ishin përballje të pandalshme me pushtuesin, deri në fitore. Misioni dhe objektivat e kësaj lufte legjendare me një strategji e qëllim politik të qartë, ishte ngritja dhe përgatitja e një ushtrie me struktura ndihmëse, pa të cilën nuk mund të mposhtej pushtuesi e të fitohej nderi e dinjiteti i një Kombi e një populli, i cili ishte ngritur në këmbë për çlirimin e vendit. Organizimi ushtarak e ka fillimin me njësitet guerile, si bërthama e parë e ushtrisë së ardhme, duke kaluar në çeta, batalione, brigada, etj. Në këtë kohë kemi grupet partizane dhe nacionaliste, heroizmin partizan dhe vullnetar, mbështejen e gjerë, me një ecuri të vrullshme të luftës; u krijuan brigadat, divizionet dhe korparmatat. Ushtria lindi dhe u formua si një ushtri e rregullt e popullit shqiptar, ku luftoi me dinjitet me dy pushtues të huaj, duke triumfuar si ngadhnjimtar. Krijimi i ushtrisë me struktura të rregullta e massive, be, bëri që Kombi ynë të fitojë simpatinë e aleatëve të Koalicionit Antifashist Botëror. UNÇSh, ishte një forcë e armatosur që vepronte në bashkëpunim të rregullt me forcat vullnetare teritoriale. Mbështeja pa kursim nga populli, planifikimet e organizimet e qindra aksioneve, luftimeve, betejave, pritave e operacioneve në nivel taktik, ishin standarde normale të kësaj lufte. Referuar historisë, betejat më të spikatura janë ato në Mat, Dibër, Çorovodë, Drashovicë, Selenicë, Libohovë, Krujë, Përmet, Konispol, Gjorm, Reç, Mushqeta, apo luftimet gjatë operacioneve armike të Dimrit 1943-1944 dhe të Verës 1944; si dhe operacionet e njëpasnjëshme të ndërmarra për çlirimin e vendit, deri tek ajo e fundit, 29 Nëndor 1944, të Shkodrës, që shënoi edhe çlirimin e plotë të Shqipërisë. UNÇSh i kaloi kufijtë shtetërorë në ndjekje të nazistëve me dy divizione e 8 brigada, duke u sakrifikuar në ndihmë të popujve të ish Jugosllavisë, duke vaditur tokën e atyre popujve me gjakun e dëshmorëve martirë shqiptarë. LANÇ u zhvillua në funksion të idealeve dhe objektivave madhore për çlirimin e vendit. Në këtë luftë të drejtë, u vendos lidhja e bashkëpunimi me shtabet aleate anglo-amerikane, të cilat kishin të dislokuar me dhjetra ekipe të misioneve të tyre të vendosura në vendin tonë. UNÇSh mori përvojë duke marrë edhe ndihma materiale të rëndësishme teknike nga këto aleatë perëndimorë të rëndësishëm të kësaj lufte heroike.