Gëzim Llojdia: Mozaiku te Kisha e Kaçorit në vitin 1964 në breg të lumit të Smokthinës, u prish gjatë punimeve me traktor

1.Mozaikët e Mesaplikut janë të njohur tashmë. Mirëpo disa vjet më parë më ndodhi diçka ndryshe. Mora një informatë e cila ishte hedhur në një botim i quajtur enciklopedik që është botuar për krahinën e Mesaplikut, që shtrihet në pjesën jugore të Smokthinës. Kërkova në google për të ekspozuar këtë zonë përtej lumit të Kuçe aktualisht me ndarjen administrative të sotme, kufizohet me Vërmikun, fshati që sipër ka vetëm një grusht qiell, Bolenën, Vranishtin, Tërbaçin, Bratin. Kodrat e kësaj zone, që mendohet se formohen nga formacione shkëmbore kanë vetëm një majë të lartë atë, që vendasit e kanë quajtur Smokthinec. Ndërsa Cipini është vetëm 1599 m. Ka një numër të madh monumentet të trashëgimisë kulturore kryesisht material, të cilat përbëjnë gjurmë dhe dëshmi reale për vendbanimin e hershëm të kësaj treve. Nga monumentet e kulturës që kanë sjellë të dhënat historike më të përmendur.

-Qyteza antike Cerja.

Sigal

-Ura e Bogdanit

-Mozaiku i Kacorit

-Mozaiku i Mesaplikut

2.Përqendrohemi në një fshat, që ka rëndësi për mozaikun e dytë. Fshati Mesaplik gjendet në një luginë. Kodra e lartë e këtij fshati është Smokthinec. Ka të dhëna që ilirët e kësaj zone kanë pasur këtë shtrirjen nga Cerja, përgjatë ultësirës të lumit të Smokthinës. Gjenden krahas toponimeve mbi 15 objekte kulti, thotë D.Matodashi në një botim të viteve 2005.

Cerja. Cerja është një ndër qytezat antike e lumit të Vlorës. Bënte pjesë në konionin Amantia. Ka pasur atë rol si Olympia-Mavrova e sotme. Cerja ka qenë një qytezë fortifikuese për vëzhgimin e rrepte të kalimit në rrjedhën e lumit Shushicë e luginën e saj nga ku përshkoheshin udhët në antikitet. Ajo ka një vulë që i përket shekullit të III per. Kalaja e saj ka formën piramide me bazë katërkëndëshe. Amantia, kryeqendra e saj ka qenë ngritur në kodër në formën e një koni me bazë të përmbysur. Ndërsa kalaja e Cakallovajve, qyteti i fortifikuar Olympia shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha dhe ishte qytet i pajisur edhe me akropol, rrënojat e së cilës ndodhen në fshatin e sotëm Mavrovë, në anën e djathtë të lumit Shushica. Olympe u identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin Olympiastan. Cerja gjendet në të djathtë të këtij lumi. Gurtë e shumtë janë të dimensioneve 70×100 cm.

3. Mozaiku i Kaçorit.

Burimi i parë për ekzistencën e këtij mozaiku e ka bërë D.Matodashi në një botim për zonën shumë vjet më parë. Flet vetëm shkurt duke përmendur vetëm të dhënat që janë dëgjuar ose njohur nga vendasit. Datohet se është zbuluar në vitin 1964. Nuk ka pasur zbulim arkeologjik. Nuk ka pasur ekip arkeologësh. Është fiksuar tek kisha e Kacorit.

…Si burim i parë. Edhe i dyti në enciklopedinë e fshatit përmend të njëjtën të dhënë. Zbuluar pranë burimit me të njëjtin emër. Vendi ndahet buzë lumit, tokë e sheshtë. Ara bujqësore kishte një sipërfaqe prej 80 m2.

Burimi i dytë Idajet Jahaj mësues në atë fshat shprehet se ky mozaik u prish gjatë punimeve me traktor të arës me sip prej 80 m. Edhe burimi i dytë shprehet në të njëjtin linjë. Burimi i dytë sjell dëshmi origjinale. Një gurë të këtij mozaiku, i cili ka të gdhendur dy figura dielli, që në të vërtetë mund të duken si dy planetë me formën që paraqet figura. Figura e parë që është identike edhe tek figura e dytë, paraqet një rreth të plotë, pas tij vjen sërish rrethi i dytë brenda të parit, i treti dhe në fund, rrethi më i vogël sa grushti. Kjo figurë e gdhendur në këtë gurë është dëshmia e vetme krahas deponimeve që kanë bërë në atë banorët e zonës, kur u prish me traktorë, mozaiku gjatë punimeve për mbjelljet.

Mozaiku i Kaçorit. Ndodhej nën anën veriore të Cerjes, pranë lumit të Smokthinës. Aty ka pasur një ndërtesë publike, banjo. Mozaiku u zbulua gjatë punimeve me traktor të arës në vitin 1964. Kishte një sipërfaqe me gurë shumëngjyrësh si i Mesaplikut. Gjithashtu në atë vend janë gjetur gurë e shtylla mermeri. Nga studiuesit mendohet se ka qenë ndërtesë publike e shekullit 3-4 es. Janë gjetur aty edhe trupa femre. Mozaiku u prish gjatë punimeve. Kjo është humbja më e madhe. Sipas studiuesit D.Komata:”Kisha paleokristiane e Mesaplikut, pushtimet nga lindja dhe perëndimi shkaktuan një rënie të re ekonomike-shoqërore kulturore, prandaj kaonët si të gjitha provincat romake të lindjes dhe perëndimit pranuan të përqafonin fenë e krishterë duke menduar aty shpresën e shpëtimit, lindën faltoret e para të ritit të krishterë që më vonë i kthyen në peshkopatë dhe sipas autorëve këto kanë të ngjarë të vareshin nga Bazilika e Mesaplikut. I.Jahaj mësues dhe studiues nga ky fshat ka shkruar:” Mozaiku i dytë u gjet në vitin 1979 në vendin e quajtur kisha e Murre në qendër të fshatit Mesaplik. Ajo është një bazilikë e artit palekristianë. Figura si të këtij mozaiku janë gjendur edhe te kodra e Vreshtës, pranë Hanajve. Po ashtu rreth kodrës së Smokthinës ka rreth 8-9 emërtime vendesh e majë kodrash me emrat e kishave.

Disa emërtime janë

Kisha e Kajtaze,

Sheshi i kishës

Gropa e kishës

Në këto vende janë gjetur relike, forma tjegullash, enë balte, pllaka mermeri, qypa. Shpërndarja e këtyre monumenteve dhe gjetjeve nga qyteza e fortifikuar Cerje është 3 km larg nga 2 mozaikët 2 km njëri-tjetrit dhe i një vargu emërtimesh kisha, që tregojnë dendësi popullsish.

Një zonë e tillë që paraqet shumë interes studimi është ajo e territorit të fshatit Mesaplik, përreth kodrës së lartë të Smokthinecit. Rrëzë saj janë zbuluar dy mozaik të rrallë, që përbëjnë dy monumente të kulturës.

Mozaiku i parë u gjet tek vendi i quajtur kisha e Kaçorit në vitin 1964 në breg të lumit të Smokthinës, por nuk u ruajt. U prish gjatë punimeve me traktor të ngastrës.

4.Kalaja e fortifikuar e Cerjes. Është ngritur në shekullin e 3 per. Ndodhet 2.5 km larg nga fshati Mesaplik. Ajo është ndërtuar në një kodër ku bashkohet lumi Smokthinës me Shushicën. Midis saj dhe fshatit Brataj mbi Shushicë ngrihet ura e Bratit. Pjerrësitë juglindore të kodrës janë të pakalueshme. Po kështu edhe tre anët e saj me përjashtim të anës perëndimore ku ishte hyrja e saj. Në sipërfaqen prej 2 km të saj ka pasur ndërtesa banimi dhe dy objekte kulti. Kalaja kishte 5 kulla nga ana lindore. Çdo gurë është një bllok me përmasa 1.80-1.90 të sjellë nga masivet natyrore, që gjenden aty pranë. Nga ana lindore e saj rreth 300m gjenden mbeturinat e urës së lashtë të Bogdanit.

5.Mozaiku tjetër i zbuluar në vitin 1979 tek kisha e Murrme në qendër të fshatit Mesaplik ku gjendet aktualisht? Kjo ngre një pikëpyetje, sepse ka të dhëna që ai gjendet në depot e DRMK Vlorë. Mozaiku i parë iku falë pakujdesisë dhe çmendurisë për të hapur tokë buke në çdo vend. Zinxhirët e hekurt prishën dhe shkatërruan tërësisht mozaikun, dëshminë e lashtë të banorëve të kësaj treve, që sipas E.Cabejt rridhnin nga fisi ilir i mesapëve. Mozaiku i parë iku dhe gjurmët e tij nuk duken më. Sikur të mos ketë ekzistuar. Kanë mbetur vetëm dëshmitë si dhe një copë fotografi. Mozaiku i dytë gjendet:” i burgosur “nëpër arka. Në fakt më mirë kështu në ruajtje se sa ta gjenin ndonjë ditë të shkatërruar nga një çmenduri apo lugat i kohës moderne.

6.Mozaiku i Mesaplikut nga wikipedia është një objekt i rrallë kulti paleokristian. Ky mozaik i përket shekullit VII – VIII, ka dimension 11 m x 10 m. Mozaiku i Mesaplikut u zbulua në vitin 1979 nga arkeologu Damian Komata, në rrënojat e një kishe Paleokristjane (Revista Iliria I, 1984) të ndërtuar diku në shekullin e VI, e cila përbëhej nga tre anijata. E gjetur në vendin e quajtur Bregu i Kishës, faltorja kishte një gjatësi prej 13.8 m si dhe një gjërësi prej 11 m. Nefi, ose hapësira qëndrore ishte më e lartë dhe më e gjërë se dy nefet e tjerë, të cilët kishin përmasa prej 2.5 m secili.

Kisha përbëhej nga Naosi (salla), kthina e altarit, absida e të cilit ishte tre-faqëshe dhe ikonostasi, bazamenti i të cilit ishte prej guri. E gjithë ndërtesa mbulohej me çati druri dhe tjegullash, gozhdët e së cilës u gjenden brënda rrënojës së saj. Dyshemeja ishte e shtruar dikur me mozaik, ku në nefin qëndror u gjet fragmenti, të cilin e kemi si objektin kryesor të këtij shkrimi. Në altarin e Bazilikës arkeologët gjetën edhe një varr, fakt që vërteton tezën se shumica e Bazilikave të krishtërimit të hershëm shërbenin edhe si mauzoleume të figurave të shquara të kohës qoftë asaj laike, si dhe fetare. Gjurmët e djegieve të gjetura nga arkeologu D. Komata të çojnë tek idea se, Bazilika është shkatërruar ndoshta gjatë periudhës së dyndjeve sllave, ose gjatë shekujve VIII-IX, kohë kur në Bizant lufta e ikonave nuk i kurseu veprat më të mira të artit figurativ, sepse në dyshemenë e saj përveç gozhdëve, copave të qelqit, enëve dhe tjegullave të thyera u gjet dhe një shtresë e trashë hiri.

Në shekullin e VI kur ndërtohej dhe funksiononte si një tempull kishtar Bazilika e Mesaplikut, Amantia dhe Vlora ishin dy peshkopata në varësi të Metropolisë së Durrësit, ashtu si Skampa, Bylisi, Linhidi dhe Listra. Peshkopata e Amantias, e cila e kishte në varësi këtë Bazilikë përmëndet pak në dokumentat historike. I vetmi njoftim që na jepet për të i përket shekullit të IV, kur peshkopi Eulalis, merr pjesë në një koncil kishtar të organizuar në Filipopolis, i cili ndodhet në Bullgarinë e sotme (Acta Albaniae l, I).