Gazetari Roland Qafoku vlerësohet me çmimin për librin më të mirë në 110-vjetorin e gazetës “Dielli”

788
Sigal

Libri i gazetarit dhe publicistit të mirënjohur, Roland Qafoku, “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” u vlerësua me çmimin “Libri më i mirë në 110-vjetorin e gazetës “Dielli” nga Shoqata Panshqiptare “Vatra” dhe redaksia e gazetës “Dielli”. Në një ceremoni gala dhe pas konferencës shkencore për 110 vjetorin e gazetës “Dielli”, një juri profesioniste vlerësoi me 5 çmime gazetarë, studiues, shkrimtarë dhe aktivistë të çështjeve të ndryshme. Gazetari Roland Qafoku u vlerësua me këtë çmim për botimin e një libri të një zhanri krejt të ri të medias shqiptare, për trajtimin e shumë ngjarjeve të rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar si dhe shtrirjen e tyre ndër vite.

NJOFTIM ZYRTAR I JURISË PËR NDARJEN E ÇMIMEVE TË KONKURSIT PËR 110 VJETORIN E GAZETËS “DIELLI”

Në darkën e organizuar, më 6 Prill 2019, kushtuar 110-Vjetorit të Gazetës “DIELLI” u shpallën fituesit e Konkursit organizuar nga “VATRA & Redaksia e DIELLIT” me rastin e 110-vjetorit, ku morën pjesë 52 autorë, me ese, artikuj studimorë, reportazhe, libra për Editorët e “VATRËS”, libra historikë, Monografi, poezi etj etj. I falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe e vlerësojmë shumë angazhimin e tyre. Pas seleksionimit për shkak të kritereve të paravendosura,u përzgjodhën 27 prej konkurrueseve për t’iu nënshtruar gjykimit përfundimtar të Jurisë për çmimet.

Juria votoi në mënyrë të fshehtë gjatë takimit përfundimtar ditën e premte në Hyatt Grand Hotel në Manhattan. I falënderojmë të gjithë anëtarët e Jurisë për angazhimin maksimal.
Juria e përbërë nga: Dalip Greca – Kryetar; Merita B. McCormack-nënkryetare; Bujar Skendo sekretar; dhe anëtarë: Idriz Lamaj, Alfons Grishaj, Rafaela Prifti, dr. Arjeta Ferlushkaj, vendosi që me shumicë votash të vlerësojë me çmime:

1- Çmimi i Gazetës “DIELLI” për Reportazhin më të Mirë” iu dha z. Mal Berisha”DIELLI QË NGROH VATRËN” dhe gazetarit Sinan Kamberaj”NË SHTËPINË E EDGAR POE-KORBI-NOLI”.
2. Çmimi i Gazetës “DIELLI” për Studimin më të Mirë iu dha gazetarit Rafael Floqi për “Divergjencat mes Nolit dhe Konicës në dritën e DIELLIT”; Ernestina Halili (Gjergji) për “Editori dhe dramaturgu- rasti Kristo Floqi” dhe Thanas Gjika “Vështrim Krahasimtar në studimet e Sotme për Faik Konicën”

  1. Çmimi i Gazetës “DIELLI” për Esenë më të Mirë” iu dha Lindita Komani “Noli i Kuptuar”; Neka Doko “Noli, Konica & Dielli”, dhe Megi Permeti-stërmbesë e Aqif Përmetit për esenë “Në gjurmët e Ish-Komandantit të Forcave Vullnetare të “VATRËS”, Menaxherit të “Diellit”, Aqif Përmeti”.
    4. Çmimi i Gazetës “DIELLI” për Librin më të mirë kushtuar Editorëve iu dha Fotaq Andrea “Faik Konica për Një Shqipëri Evropiane – Antologji”, Anton Çefa -“Fjala shqipe si zjarri i shenjtë” dhe Andon Andoni “Kostë Çekrezi… I treti i Munguari”.
  2. Çmimi për librin më të mirë për 110-vjetorin e Diellit iu dha gazetarit Roland Qafoku “100 Vrasjet më të Bujshme në Historinë e Shtetit Shqiptar”, Entela Komnino ” E Vërteta për Fan S. Nolin”; dhe Nikollë Loka & Nikolin Kurti “I lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i Kishës Martirë”.
    Konkurrentët për të fituar çmimet nga autorët e seleksionuar ishin edhe: Agron Alibali për Studimin “Mehmet Konica, burrë shteti, diplomat i shquar “, Muharrem Shqarri për librin “Miku i Shqiptarëve Aubrey Herbert”, Donika Omari për librin kushtuar editorit të “DIELLIT” Bahri Omarit, Prof. Skënder Blakaj për studimin: “Skënderbeu” i poetit amerikan Henri Longfellou në shqipërimin dhe misionin patriotik të Fan S. Nolit- , Meri Lalaj për “Qiri për shpirtin Tënd- Andon Frashëri”, Gladiola Busulla për “Intermexo me Konicën për shqiptarët”, Keze Kozeta Zylo për “Shën Noli dhe Gjuha shqipe- e ëmbël si qumështi i nënës”, Gani Vila për punimin “Vatra, e ardhmja e Lobit shqiptar të Amerikës- një analizë programatike”, si dhe autorët: Mimoza Hysa, Alma Liço, Reshat Kripa, Xhylie Ibrahimi, Luan Çipi, Luan Kalana, Qebir Hoxha, Abdurrahim Ashiku e të tjerë.
  3. Një falënderim i veçantë shkon për poetët që na dërguan poezitë e tyre për Konkursin: Carrie Hooper, Namik Selmani, Fuat Memelli, Neki Lulaj e të tjerë. Për arsye se në Konkursin e shpallur nuk përfshihej poezia, Juria e pa të arsyeshme që të mos jepte çmime për poezinë më të mirë. Ato, ashtu si dhe shumë “Vatra, e ardhmja e Lobit shqiptar i Amerikës”, një analizë programatike e tjera do të botohen në faqet e “DIELLIT”.
    Faleminderit!