Florjan Bombaj: Kërkimi shkencor si mision komunitar

62
Sigal

Florjan Bombaj, pedagog UMSH


Shkalla me të cilën po vazhdojnë emetimet e gazeve serrë dhe humbja e biodiversitetit mund të ketë efekte katastrofike për njerëzimin.

Pas miratimit në vitin 2015 të “Agjendës 2030”, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) mblodhi samitin e saj përurues të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në shtator të vitit 2019. Krerët e shteteve dhe qeverive u mblodhën në këtë samit për të shqyrtuar tërësisht përparimet e bëra në zbatimin e “Agjendës 2030” dhe të shtatëmbëdhjetë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Për të përmbushur këtë agjendë, një përgjigje më agresive dhe e përshpejtuar u kërkua në deklaratën e OKB-së duke përforcuar qëndrimin ndaj një politike të “Përgatitjes për një dekadë veprimi dhe ofrimi për zhvillim të qëndrueshëm”, e cila përfshinte gjithashtu një angazhim për t’i kthyer dhjetë vitet e ardhshme në një situatë “Vepro dhe Dorëzo”. Edhe pse duke pranuar haptazi përpjekjet e shumta të bëra që nga viti 2015, siç është reagimi i institucioneve akademike, kjo qasje e re politikbërjeje theksoi se përparimet kanë qenë thjesht graduale në fusha të shumta (Hall & Tandon, 2017). Për shkak të rrënjosjes së dobësive dhe privimit, vlerësimet tregojnë se ekziston mundësia potenciale për të humbur objektivin e zhdukjes së varfërisë. Kjo pasi në shumë vende, ka pasur një rritje të pabarazive të pasurisë, të ardhurave dhe mundësive. Shkalla me të cilën po vazhdojnë emetimet e gazeve serrë dhe humbja e biodiversitetit mund të ketë efekte katastrofike për njerëzimin. Shumë nga përfitimet e zhvillimit të dekadave të fundit janë në rrezik të zhbëhen nga kërcënimet ndaj shëndetit global, fatkeqësitë natyrore më të shpeshta dhe më të rënda, konfliktet në rritje, ekstremizmi i dhunshëm, terrorizmi, krizat humanitare dhe migrimi i detyruar i njerëzve. Në ndjekjen e zhvillimit të qëndrueshëm, kjo qasje e re pranoi vështirësitë dhe dobësitë unike të hasura nga vendet më pak të zhvilluara, vendet në zhvillim pa dalje në det, shtetet e vogla ishullore në zhvillim dhe kombet në konflikt ose të dala nga konfliktet kohët e fundit. Për shumë vite, kërkuesit shkencorë kanë angazhuar publikun e gjerë, ose jo-studiues, në aktivitetet e tyre kërkimore. Shumë shkencëtarë iu janë referuar dhe i kanë trajtuar pjesëmarrësit në këtë lloj kërkimi si agjentë pasivë ose “subjekte” të kërkimit (Boynton, 1998). Gjatë dy dekadave të fundit, përfshirja e drejtpërdrejtë e individëve në veprimtari shkencore ose kërkimore ka ndryshuar. Në hulumtimet më të fundit shkencore në botën anglosaksone dhe jo vetëm, koncepti i “Citizen Science” përfshin mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave publike për të mbështetur kërkimin e udhëhequr nga shkencëtarët, siç janë hulumtimet mbi humbjen e biodiversitetit, ose së fundmi edhe të ndryshimeve klimatike mbi prodhimin bujqësor dhe blegtoral. Në fakt, tendenca gjithmonë e në rritje mbi projektet- kërkimore shkencore në të gjithë vendet e zhvilluar, por gjithashtu edhe në vendet në zhvillim, sugjerojnë se “Citizen Science” mund të përfshihet edhe në aspekte të tjera të proceseve kërkimore, të tilla si vendosja për temat e studimit, mbledhja dhe analiza e të dhënave dhe kontributi në raporte dhe botime. Sipas përkufizimit zyrtar të Komisionit Europian koncepti I “Citizen Science” (Shqip: Shkenca Qytetare) i referohet çdo aktiviteti që përfshin publikun në kërkimin shkencor dhe në këtë mënyrë ka potencialin për të bashkuar shkencën, politikëbërësit dhe shoqërinë në një mënyrë kuptimplotë. Si pjesë thelbësore e “Open Science”, ajo ofron mundësinë për të gjithë anëtarët e shoqërisë që të luajnë një rol aktiv në kërkimin, inovacionin dhe zhvillimin e politikave të bazuara në dëshmi, në nivele lokale, kombëtare dhe europiane. Pjesëmarrësit mund të përfshihen në faza të ndryshme të procesit shkencor, nga mbledhja dhe hartëzimi i të dhënave, tek interpretimi dhe analiza e të dhënave, tek publikimi dhe shpërndarja e rezultateve. Lind kuriozisht pyetja nëse po shkojmë drejt një bote ku “Kërkimi dhe Zhvillimi” do të konsiderohen gjithmonë e më shumë si mission komunitar dhe nëse po, cili do të jetë roli i Universitetit në këtë realitet të ri?

Kërkimi shkencor dhe misioni komunitar

Qytetari është shfaqur si një ofrues kryesor i njohurive dhe të dhënave, falë një sere transformimesh digjitale gjatë dekadës së fundit, si në internet ashtu edhe në një seri të panumërt sistemesh të mbyllura. Jemi në një situatë ku dimë shumë pak për të gjitha rrjedhat e të dhënave që na rrethojnë, ku potencialet dhe temat vazhdojnë të lënë pa përgjigje pyetjet kryesore kërkimore, duke synuar që konsiderata etike të merret më seriozisht. Përveç konsideratave ligjore dhe organizative, politikbërësit kanë adresuar sidomos edhe sfidat e ndërlidhura. Në fakt, vendimmarrja strategjike për kërkimin e orientuar nga misioni për të adresuar sfidat e mëdha të sotme duhet të informohet nga dëshmitë përkatëse të politikave të bashkë-vizatuara dhe të bashkë-prodhuara me aktorët përkatës, duke marrë parasysh kontekstet lokale dhe politike. Universitetet dhe Kërkuesit Shkencorë janë të pozicionuar mirë për të udhëhequr përpjekjet ndërsektoriale të nevojshme për të adresuar sfidat e mëdha, jo vetëm sepse ata ofrojnë ekspertizë të vlefshme, por edhe sepse palët e interesuara dhe publiku i gjerë i konsiderojnë ata si lojtarë neutralë, të besueshëm dhe me ndikim. Globalisht, palë të tilla të interesuara kanë filluar tashmë t'i adresojnë këto sfida, të nxitura nga iniciativat nga OKB-ja, organizatat jofitimprurëse, si edhe nga financuesit kombëtarë dhe ndërkombëtarë të kërkimit dhe inovacionit. Financimi i kërkimit shkencor i orientuar nga misioni po përhapet në shumë kontekste kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo formë e re financimi vendos theksin në krijimin e ndryshimit, dhe/ose ndikimin në ambiciet e shoqërisë, të cilat realizohen më së miri në bashkëpunim dhe konsultim me aktorët shoqërorë. Potencialisht, komuniteti global i kërkimit zotëron aftësinë për të prodhuar, përkthyer dhe shpërndarë njohuritë përkatëse për përmbushjen e sfidave të mëdha. Ai mund të bashkëpunojë me vendimmarrësit dhe palët e tjera të interesuara për të identifikuar prioritetet dhe çështjet e politikave, për të vlerësuar opsionet, për të vënë në praktikë zgjidhjet dhe për të vlerësuar efikasitetin e tyre dhe për të përkthyer sfida të veçanta në objektiva kombëtar të matshëm dhe specifik. Për të arritur ndikimin shkencor dhe shoqëror, kërkuesit tanimë kultivojnë partneritete me komunitetet lokale, qeveritë dhe kolegët ndërkombëtarë. Megjithatë, këto ndërveprime janë shpesh “ad hoc”, kalimtare (p.sh. për një projekt) ose të paqëndrueshme. Për të adresuar këto sfida të mëdha, janë të nevojshme partneritete strategjike afatgjata dhe të qëndrueshme. Në realitet, kjo është një detyrë jo e parëndësishme që kërkon më shumë rrjetëzim dhe investim afatgjatë. Se si kërkuesit, veçanërisht ata në vendet në zhvillim, mund të marrin iniciativën dhe të udhëheqin në trajtimin e sfidave të mëdha është ende një enigmë e madhe. Këta vende shpesh luftojnë për të mbajtur aksesin dhe rëndësinë e drejtë për ekonominë dhe politikbërjen, ndërsa përpiqen gjithashtu të rrisin kapacitetin kërkimor dhe të nxisin cilësinë. Qeverive shpesh u mungon ndërgjegjësimi për sasinë e madhe dhe përkatëse të njohurive dhe përvojës që janë potencialisht në dispozicion të tyre, dhe kërkuesit jo gjithmonë i shohin qeveritë si bashkëpunëtorë në projektet kërkimore. Si rezultat, asnjë nga potencialet e partnerëve nuk është duke u shfrytëzuar plotësisht. Kjo është arsyeja pse kërkimi shkencor komunitar është mbi të gjitha qasje bashkëpunuese midis njerëzve që ndajnë shqetësime të caktuara dhe që  dëshirojnë të veprojnë për një problem të përbashkët.