Flet Ing.Xhevair Ngjeqari: Pse nuk flasin specialistët e infrastrukturës

359
Sigal

Interesat e kujt përfaqsojnë ndryshimet e fundit të infrastrukturës dhe kush i urdhëroi prishjet në qytetet shqiptare. Fati i zi i sheshit gungaç ”Skënderbej” dhe pasojat e bllokimit. Pedonalja, Dallëndyshja apo Sorra e Beratit. Ferrobetoni në bregun ranor të Lungomares, Tuneli si kufi detar i mbarimit të Mesdheut, dhe trajtimi barbar i gjirit të Vlorës

/Gazeta TELEGRAF

Bllokimi i sheshit Skënderbej. Pedonalja. Dallandyshja apo Sorra e Beratit.
Ferro Betoni në bregun ranor të Lungo Mares Vlorë. Pse nuk flasin e shkruajnë specialistët e infrastrukturës ?

BULEVARDI I TIRANËS

1. Bulevardi i Tiranës mbetet vepra e artit rrugor, urbanistike, arkitektonike ,mjedisore,artistike si funksion, planimetri, peisazh,Sqë është realizuar në Shqipëri në 100 vitet e kaluara. Me pak plotësime nëntokësore, ajrore elektrike, gjelbërimi dhe vepra arti do të ishte dhurata më e vyer për brezat , si avenuja e harkut  të Triumfit, apo Place de la Concorde, apo sheshi Franclin Roosevelt në Paris. Në krye duhet të kishte memorialin e Kohler, Weiss, Frashërit, Brasinit, Castellanos, Bosios ,që projektuan për Shqipërinë metropolin e pavdekshëm të Bulevardit. Por xhailët që ndërtojnë sheshe me Gunga dhe zhgaravina rrugësh e trotuarësh, si në lojrat e kalamajve në kompjutër, së bashku me getot e banimit në pallatet e larta,   janë ndërtime mizore me kosto të lartë në jetën e përditshme.Na shkoi jeta me parullat nën udhëheqjen e Baba Esat Toptanit, Haxhi Qamilit, Mbretit të vetshpallur Zogut, Mbretit të Legalizuar Viktor Emanuelit, Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ata kanë organizuar vetëm qeveri armiqësore me parardhësit. Kjo ndienjë morale është boshti dhe shpirti i jetës  së tyre të përbashkët. Edhe ndërtimet janë produkt i urrejtjes ndaj prurjeve paraardhëse.

PASOJAT E BLLOKIMIT TË SHESHIT SKËNDERBEJ.

2. Të udhëtosh në Tiranë është një torturë për njerëzit, mjetet, ndotjen e ambientit.Vetëm nga bllokimi i sheshit Skënderbej ose sheshit Gungaç, mjetet përshkojnë 5000 km rrugë më tepër në ditë ose 1,8 milion km rrugë në vit, duke konsumuar 90 ton karburant më tepër dhe duke shtuar në mjedis 234 ton CO2. Njerëzit humbasin T=12 450 ditë pune në vit me kosto min.V = 525 250 euro/vit, pa llogaritur ndikimet e stresit. Si rrathët e valëve të ujit, bllokimi i sheshit Skënderbej, trasmetohet në gjithë kryqëzimet dhe unazat që rrethojnë qëndrën. Duke i shtuar dhe ngushtimet korsive, gjeometrinë e senceve të rrugëve, bllokimi i lëvizjes së mjeteve ndihet, në gjithë gjeografinë e qarkullimit  të brendshëm.Tregueit e kostos dhe të ndotjes janë të frikshëm.Shqetësimi i bllokimit dhe tmerri  I vonesave ndihet sapo hyn apo del nga Tirana. Ndërsa trasversimi i sheshit mund të realizohet me dy-tre nënkalime , të pa llogaritshme në krahasim me torturën e njerëzve .Akset e tre nënkalimeve jepen në figurën *1* me ngjyrë të verdhë dhe vija të zeza. Urbanistët dhe Arkitektët, rikostruktojnë dhe ndërtojnë vepra arti për të rritur shpejtësinë dhe komoditetin e lëvizjes, ndërsa në qendër të Tiranës dhe në qytete si Vlora, ndërtohet modeli i ngushtimit  të rrugëve, rotondave dhe kthesave reze të vogla, që prodhojnë vetëm e vetëm bllokime, shpejtësi të ulta , qëndrime e frenime të shpeshta, vonesa , ndotje dhe frikën e përplasjeve aksidentale.

ÇFARË PËRFAQËSON SHESHI SKËNDERBEJ

3. Bulevardi kryesor formon kollonën vertebrare të zhvillimit urban, administrativ, social e kulturor të kryeqytetit. Zgjatimi në drejtim të Paskuqanit nënkupton se perspektiva e zhvillimit të Tiranës, do të vazhdojë të mbështetet në gjurmën e Bulevardit. Ai shërben si korridor qarkullimi i brendshëm, por dhe si distributor për të gjitha lidhjet rrugore të Tiranës me gjithë vëndin. Çerniera bulevardit është sheshi Skënderbej. Me ndërtimin e sheshit Gungaç është ndërprerë qarkullimi i mjetev, të cilat për të trasversuar bulevardin përshkonin në shesh jo më shumë se 350 ml gjatësi rrugore.Tashmë mjetet që vijnë nga bulevardi i gjerë (universiteti),Unaza, Myslim Shyri, Zogu i Parë ish Vefa, nga rruga Durrësit dhe e Kavajës, nga bllokimi i sheshit, detyrohen të kalojnë në anën jugore të Bankës, në rrugën e ngushtë para selisë socialiste , ose, ish ministrisë të mbrojtjes të dalë në drejtim të bulevardit ose universitetit. Në vijim mjetet futen në korsitë e bulevardit ngushtuar, kalojnë në gjarpërushen me ferra dekorative të ministrisë të trasportit dhe bashkisë të Tiranës, për të përshkuar laringun e ferrrit të Torre Drinit. Një Mjet për të kaluar nga Rruga e Durrësit apo Kavajës,te 9 katëshet detyrohet të përshkojë 850m rrugë me dredha, në vend të një nënkalimi që do të përshkonte jo më shumë se 350 m rrugë. Gjurma e gjatë që përshkojnë mjetet, jepet 2 me ngjyrë të verdhë dhe të kuqe. Kush e ka bërë këtë projekt që detyron 25000 mjete në ditë të përshkojnë rebusin e torturës të bulevardit ngushtuar dhe Torre Drini. Cila literaturë e porosit këtë zgjidhje bllokimi.

PERSPEKTIVA E SHESHIT SKËNDERBEJ OSE SHESHIT GUNGAÇ.

4. Sheshi Skënderbej ka qënë dhe do të mbetet epiqendra e qarkullimit të brendshëm dhe të jashtëm të Tiranës. Si infrastrukturë,ka një vlerë sipërfaqësore, nëntokësore, ajrore. Nën sheshin Skënderbej do të ndërtohet stacioni qëndror i linjave të metrosë të qarkullimit tëTiranës dhe lidhjeve të saj me gjithë Shqipërinë. Me dimensione rreth (200 x125) m dhe thellësi H=±50 m. Ndërtimi i stacionit të metrove mund të zgjatet në kohë. Ndërsa ndërtimi i tre nënkalimeve në nivelet (-15m) është emergjente, për të çbllokuar qarkullimin e mjeteve. Ata mund të ndërtohen pa prishur funksionin dhe kostruksionin e St. Metrosë . Sheshi Skënderbej i rikostruktuar, ose sheshi Gungaç, nuk do të ketë jetë të gjatë. Ai ka ndërprerë qarkullimin, ka prishur vizionin e ansamblit të godinave të ministrive, bankës , muzeut dhe ka deformuar nivelin e platformës së sheshit. Nuk ka asnjë funksion përveç kënaqësisë të udhëtimit në këmbë , stolave me funksion sezonal, Pranverë -Vjeshtë dhe sureales të ndërtimit të një Gunge. E cila nga ana e bankës, evidenton plane të pjerrëta, të shëmtura ,pa asnjë identitet urban. Edhe në trupin e njeriut gungaç hiqen, nuk shtohen. Nevojat e objekteve të stacionit të metrove do të detyrojnë shumë shpejt prishjen e sheshit Kurris Dalë, për të ndërtuar në vend të tij një vepër arti, nëntoksore dhe sipërfaqësore. Ky është destinacioni i pa kthyeshëm i sheshit të turturës.

PEDONALJA, DALLËNDYSHJA APO SORRA E BERATIT

5. Më 13 Tetor 2014 inaugurohet nga Edi Rama, Pedonalja e Beratit. Ajo u vlerësua si investimi më i madh të 44 viteve të fundit dhe sa investimet e 10 viteve të mara së bashku. Duke emërtuar si Dallëndyshe, që lajmëron pranverën dhe si fillimin i një transformimi rrënjësor për Beratin”. Bëhet fjalë për shtrimin me pllaka guri të bulevardit të Beratit,me gjatësi rreth ±750 m, i cili në qendër ka sheshin kryesor të qytetit. Duke bllokuar qarkullimin e mjeteve i kanë dhënë statusin e lëvizjes vetëm të këmbësorëve. E ndërtuar me gurë të sertë, rreth 6 muajt e vitit, plateja e pedonales punon si një panel apo furrë horizontale diellore,që reflekton ndriçimin dhe afshin e nxehtë, aq sa tregtarët gjykojnë se peshkun mund ta pjekësh direkt në pllakat e gurit. Ndërsa si rrugë nuk siguron komoditet të ecuri, për të gjithë grup moshat. Kjo nënkupton që nuk është projektuar si shtresë, me llogjikë urbane dhe funksionale. Pedonalja nënkupton një rrugë komode këmbësorësh, por nuk e ka të shkruar në ballë ,që të ndërtohet vetëm me gurë të fortë që të qorrojnë nga reflekset, dhe të nxehen si kudhër kovaçi, pa harruar dhe kujdesin e rrëshqitjes. Aq më tepër që në Berat rrrugët me gurë nuk mbarojnë. Megjithatë beratasit po bashkëjetojnë me Dallandyshen e Rilindjes megjithëse ajo nga ana mjedisore ajo ofron më shumë prurjet dhe shërbesat e një Sorre urbane, se sa të një vepre arti në mjedisin e qytetit. Ndryshe nuk do prishej pa një pikë mëshire, në sy të të gjithë miletit.

KUSH URDHËROI PRISHJEN E PEDONALES.

6. Autori i kësaj masakre është Kryeminstri i vendit. Askush nuk ka kurajo ti vëjë kazmën një ndërtimi të realizuar 5 vite më parë. Inagurimi I Pedonales u trumbetua me bujë ,si pjesë e investimit 3 milion dollarëve për Beratin e ardhmë. Kjo është një copë rrugë që historikisht ka shërbyer si trase kryesore për hyrjen në Berat. Ajo të paktën që nga viti 1939 ka pësuar ndryshime e përmirësime. Por asnjëherë nuk ka diktuar perspektivën e qytetit Unescos.Rama më 23/01/2021 pa në vënd zullumin e prishjes së pedonales dhe legaizoi ndërtimin e Parkingut  Nëntokësor së bashku me Godinën Mbështetëse, e cila do të jetë Gozhda e Nastradinit që do të privatizoj sheshin qendror të Beratit. Këto nuk janë skandale, por krime ekonomike. Sheshi planifikuar për parkimin, është pozicioni më i pa përshtatshëm për ndërtime nëntokësore. Ai është i lidhur me sistemimin e Osumit, rrugë kalimin e ujrave të larta dhe pozicionin urban. Kjo problematikë në vend të ngrihej nga specialistët vëndas ,u trajtua për herë të parë nga A.Çela. I cili pamvarësisht se ishte drejtuesi një force politike , hodhi dritë mbi nji aferë me kosto ekonomike.

7. Më 4 Mars, 2015, shpallet konkursi për ndërtimin e Ishullit të Osumit, më 13 Tetor 2014 inaugurohet Pedonalja. Ndërsa në vitin 2021, projekti i ahengjeve të jurive ndërkombëtare të ishullit të Osumit ka përfunduar në koshin e plehrave, ndërsa pedonales i vihet kazma. Është fatkeqësi që kyeministri, dhe krye bashkiaku aktual i Beratit, që ka mësuar në perëndim, kanë këshilltar, nivelin historik më të paditur të ish Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi dhe atë që erdhi pas tij, i cili mbasi, ka shpallur rrugë turistike kurrizin djerrë të rrugës së Tërpanit. Nuk zënë në gojë, Koridorin Qëndror Jugor,ose Boshtin e Jugut, sepse e quajnë të djathtë, megjithëse e grabiti, deklaroi dhe sabotoi personalisht doktori. Ndërsa projektin e sistemimit të Osumit të miratuar që në vitin 3 1990 e fshehin, vetëm për të sajuar shpikjet e qeverisë aktuale. Duke harruar se korridori Berat-Memaliaj dhe sistemimi I Osumit janë emergjente dhe jetike për Beratin. Kush formacion do t’i ndërtojë, do të shpëtojë Beratin , dhe Berati do t’i ngrejë memorialin. Ato kanë studime, projekte të plota që populli dhe inteletualët beratas janë të mirë informuar.

VLORA DHE FERROBETONI LUNGO MARES

8. Gjiri i Vlorës është një nga relievet e pakta që natyra ka formuar në brigjet e Mesdheut. Duke bashkuar altimetrinë kodrinore–malore-ranore,basenin ujor me kufijtë e ndarë të adriatikut dhe Jonit, portin më të madh natyral të Europës dhe detit të veriut, ishullin balnear të Sazanit nga më të gjelbëruarit , në 10 % të ishujve të banuar të Mesdheut, basenin ranor më balnear të Adriatkut dhe Mesdheut. Këtë pasuri të rallë hidro-detare ja ka dhuruar shqiptarëve. Trajtimi i gjirit të Vlorës nga ana e qeverive vendore është barbar. Pa përjashtuar dhe qeverinë aktuale. Kompanitë famë mëdha që marin për të bërë projekt propozime dhe projekte, nuk njohin dhe nuk dinë funksionet dhe detyrimet komplekse që duhet të realizojë Gjiri i Vlorës. Konkretisht:

9. Te tuneli i ujit Ftohtë mbaron kufiri detar i Mesdheut. Bashkë me të dhe regjimi shkëmbor. Gjeometria e qarkullimit detar vazhdimisht depoziton rërë balneare. Në vend që projekti i Lungo Mare të jetë një vazhdim i regjimit natyror, qeveria aktuale i ka futur një mur betoni vertikal me lartësi mbi 2,2 m që asnjë të mos lahet në bregdetin ranor. Megjithëse muri çdo ditë po mbushet me rërë. Muri i betonit do të prishet dhe ose do të përpunohet sapo të largohet qeveria sezonale.

10. Tuneli i Ujit të Ftohtë është një ngushtim natyral. Por Lungo Mare ndërtoi dhe një tunel rrugor sipërfaqësor rreth 1,4 km të gjatë. Duke filluar nga rotonda e trans ballkanikes, mjetet që vijnë nga bulevardi kryesor, nga Trans Ballkanikja, dhe nga drejtime të tjera ngucen në dy korsi të ndara me një trotuar kurriz breshke në mes . Korsitë e ngushtuara dhe kurriz breshka e trotuarit do të prishen. Një autostradë e gjërë, bregu gjelbër dhe bregu ranor do të sistemohen sapo të largohet qeveria sezonale.

11. Qeveria ka vendosur rikostruksionin e rrugës Uji Ftohtë-Kala-Orikum në gjurmën egzistuese. Me kosto dhe dhëmbje njerëzore të lartë. Por gjithë ky investim nuk zgjidh marrëdhënien me bregdetin. Konceptet europiane propozojnë mos rikostrukton në rrugën e kalasë. Me të njëjtat financime zgjerohet në det, 60-80-120 m për gjithë vijën e bregut shkëmbor nga Uji Ftohtë deri në Orikum. Duke mbushur sip.detare me shkëmbin e përpunuar dhe volumet ranore , rregullohet komunikimi dhe banjot e gjithë rezidentëve të kalasë në vijën bregedetare ranore.

12. Qeveria aktuale flet me pasion për gjirin e Vlorës, i cili përballë Orikumit në lartësië h=300 m ka Fushën e Ravenës me sip S=15,48 km2 . Ajo është e gjitha një rezidencë elitare urbane turistike, është e gjitha një belvedere që bashkëjeton gjithë ditët e vitit me ylberin e reflekseve të diellit dhe dritës, që bien mbi pasqyrat detare, nga Lindja në Perëndim. Për të vitalizuar dhe urbanizuar Fushën e Ravenës dhe gjithë Karaburunin , duhej eleminuar Tuneli Llogorasë dhe rruga e bregut të kalonte në Fushën e Ravenës .Duke hapur perspektiva dhe për të urbanizuar dhe vitalizuar ishullin e Sazanit. Lidhur me dimensionet e Gjirit të Vlorës , ka një kapitull në botimin Mesdheu –Adriatiku ….Projektimi i Porteve dhe realizimi në bregedetin Shqiptar. Problemet e Vlorës janë trajtuar atje, pa ditur se një ditë do të ishin aktuale.

PSE NUK FLASIN E SHKRUAJNË SPECIALISTËT E INFRASTRUKTURËS.

13. Specialistët e rrugëve dhe hekurudhave porteve, aeroporteve, formojnë nivelin më të ulët të inxhinjerisë. Ata qëndrojnë shumë poshtë ndërtuesve të urbanistikës dhe arkitekturës civile. Dega infrastrukturës ka si bazë pothuaj vetëm rikostruksionet. Me në krye adhamudhin e rrugëve ata sabotojnë në heshtje çfarëdo korridor të ri rrugor . Për të gjithë problematikën e ndërtimeve në 10 vjeçarin e fundit nuk ka asnjë prononcim apo argumentim publik për rrugët, portet, aeroportet, hekurudhat , në një kohë që shpenzimet më të mëdha i konsumon infrastruktura . Më shumë flasin e ngrejnë probleme për infrastrukturën politikanët, ekonomistët dhe juristët, se teveqelët e infrastructures! Ku janë trimat e PD-së dhe LSI. Në të njëjtën kohë dhe specialistët e pushtetit asnji nuk ngrihet të argumentojë financimet që kryhen për një vepër të infrastructures. Infrastruktura ka nevojë për programe afat gjata zbatimi, sepse nuk mund të vazhdojë të realizohet simbas pasioneve të një qeverie sezonale .