Flet aktorja Eliona Thomaraj: Për herë të parë në 26 Nëntor në Tiranë hapet festivali i dramturgjisë shqiptare

170
Sigal

Vuajmë nga shoqëria patriarkale, femra në dekadën e fundit është menduar të përdoret nga skenat rozë pikërisht për të tërhequr spektatorët meshkuj. Në Akademinë e Arteve nuk duhet të hynë studentë për të plotësuar numrin , teatrot vendore janë në skamje

Flet regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj:

Për herë të parë në 26 Nëntor në Tiranë hapet festivali i dramës ku prioritet do të ketë dramturgjia shqiptare

  • -Festivali dramatugjisë shqiptare do unifikojë jo vetëm artin tonë por edhe projektet e ministrive shqiptare në rajon
  • – Nëse diplomohen vetëm të talentuarit mendoj se nuk ka mbiprodhim aktorësh
  • – Femra në dekadën e fundit është menduar të përdoret nga skenat rozë pikërisht për të tërhequr spektatorët meshkuj
  • – Tirana duhet patjetër të ketë salla në çdo lagje të saj të saj

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Trupa e Teatrit “Petro Marko” filloi punën për vendosjen në skenë të komedisë “Dëshira e tretë” e autorit Ferdinand Hysi e cila do të jetë edhe pjesëmarrëse në festivalin “Moisiu” të teatrove në Tiranë! Kjo komedi vjen e vënë në skenë nga regjisori i talentuar e me shumë përvoje Roland Minga, me skenografi të Drini Shehu dhe formulim muzikor nga Artur Dhamo! Në kastin e aktorëve të zgjedhur nga regjia janë Astrit Mamaj, Artan Islami, Algiona Aga, Margent Caushi, Ermir Hoxhaj, Matilda Avduli, Eliona Thomaraj dhe Vladimir Abilaliaj! Trupa është në fazën e punës në tavolinë dhe së afërmi zbret në skenë për provat e përgjithshme për të sjelle për spektatorin vlonjat një tjetër shfaqje me nivel të lartë sicc është bërë zakon tashmë! Një kohësisht në 26 Nëntor në Tiranë hapet festivali i dramës ku prioritet do të ketë dramaturgjia shqiptare. Pra një risi pasi për 30 vjet në teatrot shqiptare mbizotërojnë veprat e huaja. Për këtë ccështje do flasim me regjisoren dhe aktoren Eliona Thomaraj

Në vitet e demokracisë në Shqipëri është vënë re se në të gjitha teatrot kanë mbizotëruar veprt e autorëve të huaj. Pra drama dhe komdeia shqiptare nuk ka qenë në repertotin e trupave tona. Po këtë vit, a do të ketë ndonjë risi në këtë drejtim?

Po! Në 26 Nëntor në Tiranë hapet festivali i dramës ku prioritet do të ketë dramaturgjia shqiptare. Teatri Petro Marko për këtë event kaq të ccmuar (sicc është festivali Aleksandër Moisiu) me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Shqipëri-Kosovë dhe Maqedonia e Veriut, kanë një projekt të përbashkët me të tri ministritë njëkohësisht (gjë e cila unifikon jo vetëm artin tonë por edhe projektet e ministrive shqiptare në rajon). Bashkimi vjen nëpërmjet gjuhës, kësaj gjuhe që na ka dalluar nga popujt e tjerë, na ka shpëtuar identitetin dhe pikërisht teatri na e sjellë të gjallë jo vetëm gjuhën por edhe historinë apo karakteret e kulturës kombëtare.

 Kush kanë qenë arsyet që dramat Shqiptare nuk kanë gjetur  terren për tu vënë në skenë?

Drama Shqipe po përpiqet të promovohet edhe përtej cilësisë së saj. Politikat e teatrove tashmë e mbrojnë dramën Shqipe dhe kanë krijuar si konkurs për veprat që financon Ministria e Kulturës për vënien në Teatrin Kombëtar si festival të dramës Shqipe si “Flaka e kanarit” në Gjilan. Më parë dihej që pëlqeheshin dramat e huaja apsi kishin emër, kishin vënie në skena të shumta dhe dihej suksesi I tyre.

Në Akademinë e Arteve nuk duhet të hynë studentë për të plotësuar numrin e duhur për kurset akademike. Nëse diplomohen vetëm të talentuarit mendoj se nuk ka mbiprodhim. Teatrot vendore janë në skamje për prurje artistësh, pra nuk janë politikat e duhura.

-Ju si pjesë për një kohë të gjatë në teatrin Petro Marko në Vlorë keni qenë si aktore  në shumë drama dhe komedi. Madje dhe shumë premierea. Çfarë pjese keni tashmë që po përgatisni për ta vënë në skenë për publikun vlonjat?

 Premiera më e re që pritet të vihet në skenën e teatrit Petro Marko është një komedi e stilit të absurdit magjik. Komedia titullohet “Dëshira e tretë” ku personazh kryesor është xhindi i llambës së Aladinit i cili vjen papritur në një familje ku po festohet një ditelindje dhe pas ceremonisë së fikjes së qirinjve ikin edhe dritat në të gjithëë lagjen. Për të ndriccuar ambjentin përdorim një llambë të vjetër ku si qëllim të jetë edhe llampa e 3 dëshirave. Pikërisht kjo sjell edhe konfliktin, pasi kësaj radhe nuk është një Aladin padroni llambës, por të gjithë pjesëtarët e festës. Konfiktet e interesit shpalosen  ku askush nuk bëhet në një mendje as për tre deshira. Konfuzioni i pjesës rritet derisa kjo marrì të mbaroj.

-Sot thuhet se ka mbiprodhim aktorësh dhe regjisorësh, a ka hapësira punësimi në Shqipëri për të gjithë?

Ndoshta ka. Nuk kam shumë statistika. Në Akademinë e Arteve nuk duhet të hynë studentë për të plotësuar numrin e duhur për kurset akademike. Nëse diplomohen vetëm të talentuarit mendoj se nuk ka mbiprodhim. Teatrot vendore janë në skamje për prurje artistësh, pra nuk janë politikat e duhura për to. Problemi më i madh i teatrit sot është që ka dal nga moda. Zgjidhja është që teatri të rikthehet në Trend të kohëve moderne dhe mbi të gjitha problem akut është rivaliteti. Mungesa e teatrit privat.

– Pse femrat në Shqipëri janë më të shpenguara se meshkujt në rolet me skena rozë?

Ne jetojmë dhe vuajmë nga shoqëria patriarkale dhe kjo sjell pikërisht të kundërtën,mashkulli Shqiptar ka performuar nudo në skenë p.sh shfaqja e teatrit Eksperimental “Çfarë pa kryeshërbëtorja” me regji të Kiço Londos . Femra në dekadën e fundit është menduar të përdoret nga skenat rozë pikërisht për të tërhequr spektatorët meshkuj,numri i të cilëve po zvogëlohet gjithnjë e më shumë. Meshkujt shqiptar janë shumë larg spektatorit të rregullt, fatkeqësisht.

-A duhet të ketë më shumë salla teatri Tirana dhe pse?

Tirana duhet patjetër të ketë salla në çdo lagje të saj dhe jo koncentratin në qendër të saj. Mungesa e gjithë përfshirjes së teatrit e kanë çuar në “njëqelizorë” artin skenik. Nëse teatri gjendet pranë teje atëherë ti si qytetar do bëhesh pjesë e tij. Shikojmë aktivitete të pafundme që funksionojnë në çdo zonë të Tiranës por arti mbetet vakum. Çdo zonë në Tiranë duhet të ketë një “pallat kulture” të vetën.