Firmëtari pa varr i Pavarësisë së Shqipërisë!

543
Sigal

Nga Ergys Alushi

Sot është ditëlindja e Qazim Kokoshit – 12 shtator 1882.

Një nga vlonjatët më aktiv në të gjitha ngjarjet e mëdha të Vlorës dhe vendit.

Përfaqesuesi i Vlorës në Kuvendin Kombetar ku u shpall Pavarësia më 28 nëntor 1912.

Luftëtar, Senator, deputet, prefekt, kryetar bashkie.

Kundershtarë perandorish, pushtimesh, monarkësh e rregjimesh, që nga osmanët, italianët e deri te ai komunist.

I dënuar tre herë me vdekje, nga turqit, italianët e Zogu, por vdiq në vitin 1946 në moshën 64 vjeçare, në burgun komunist të Vlorës, të cilët i mohuan dhe një vend varri!

Vlora dhe Shqipëria i janë borxhlinjë këtij njeriu!

Historia vazhdon…