Evdal Nuri: “Xhamia e Plumbit” dhe inagurimi i Xhamisë së Namasgjasë?

226
Sigal

Me rastin e 32-vjetorit të hapjes së” Xhamisë Plumbit” në Shkodër

Këtë pyetje i kam  bërë  vetes sa herë që afrohen festat fetare. Dy vite më parë u tha se Barjamin  tjetër do ta falim në Xhaminë e përfunduar! Punohet, por shumë ngadalë! Kur afrohen festat fetare mendoj për njerëzit, që i kanë shërbyer fesë. Ja, sot kujtoj “Dallëndyshen e parë” kur  u hap në Shkodër ,” Xhaminë  e Plumbit “. Kujtoj grumbullimin e mijrave besimtarëve, që prisnin me padurim fjalën e Hafiz Sabri Koçit, njeriut që i kishte kushtuar jetën e tij besimin Islam. Ai u bë për shqiptarët simbol i liderit të drejtë, besimtarit të mirë, mikut më të afërt, atdhetarit të flaktë, si dhe flamurtar i rimëkëmbjes së vlerave njerëzore,  pishtar i lirisë së besimit! Edhe pse i vuajtur dhe i moshuar, shkoi në të gjithë Shqipërinë për ndërtimin e qindra Xhamive në një kohë rekord e pa shpenzime nga shteti, kurse sot duhen vite!

1 Pak nga jeta . Hafiz Sabri Koçi lindi më 14 maj të vitit 1921 në fshatin Orenjë të Librazhdit. Babai i tij ishte larguar në kurbet, në Selanik për të përballuar jetën e rëndë. Pa u mbushur ende viti i gëzimit të djalit, erdhi lajmi i kobshëm. Idrizi kishte vdekur dhe Sabriu mbeti jetim. Kështu filloi një jetë plot vuajtje për nusen e re. Nënë Zenja mposhti dhimbjen dhe u bë për djalin e vogël jo vetëm nënë e dhembsur, por edhe babë. Mësimet fillestare të Fesë islame i kishte marrë në shtëpinë e vet, e shquar për tradita fetare. Një zotëri nga Shkodra, Kryetari i Komunës, Adem Kastrati, duke e parë zgjuarsinë e Sabriut të vogël 10 vjeç, ia mbushi mendjen nënës Zenjës dhe kushërinjve, që ta dërgonte në Shkodër për të mësuar. Dhe kështu i vetëm, në vitin 1932 filloi një jetë plot sakrifica e vështirësi, jeta e shkollës dhe jeta e punës.
Për këtë kohë H. Sabriu thotë: “ Kah fundi i vitit tridhjetë Shkodra kishte arritur një zhvillim të madh të fesë ishte djepi i diturisë dhe i Kulturës Islame”. Sabri Idriz Koçi, i cili është i pajisun me të gjitha cilësitë e nalta Islame i plotësoi shkëlqyeshëm të gjitha mësimet. Pas vitit 1939 emërohet imam në një lagje të vjetër të qytetit të Shkodrës. Në vitin 1952 emërohet imam në Xhaminë e Rusit të vogël. Hafiz Sabriu plot përkushtim, me përgatitje të lartë fetare, me argumente bindëse, gjë që binte në kundërshtim të hapur me ideologjinë komuniste, me propagandën e Partisë. Duke parë popullaritetin në rritje të Hafiz e Sabriut, organet shtetërore ndërhyjnë dhe e transferojnë në Krujë , Kavajë, Korçë. Së fundi me kërkesën e besimtarëve të lagjes Rus i Vogël emërohet përsëri imam në Shkodër. Populli kërkonte që të kultivohej feja, ashtu siç duhej, ndërsa diktatura gjithnjë e më shumë ashpërsohej. Të gjitha këtyre u erdhi fundi më 4 qershor 1966, kur i vunë hekurat dhe e arrestuan. Viti 1967 me të ashtuquajturën , lëvizja kundër fesë pati pasojat e saj . U prishën  institucinet fetare dhe u dogj e gjithë litereatura fetare. Hafiz Sabri Koçi i “shkroi në mendje “gjithëçka thuhesh në Kuran dhe shpesh ja diktonte të burgosurve. Muajin e ramazanit agjëronte, duke e çelur me bukë e pak kos. Qëndroi në burg 20 vjet, 4 muaj e 18 ditë. Më 22 tetor 1986 lirohet nga burgu. Një ditë përmallimi. Kishte hyrë 45 vjeç dhe dilte i moshuar, 65 vjeç. Jashtë e priste gruaja e drobitur nga hallet e jetës, djemtë që i kishte lënë fëmijë e ishin bërë burra .Ishte mëshira dhe fuqia e të madhit Zot, që pas 50 vjetësh të dalë në dritë e drejta. Hafiz Sabriu ka thënë: “S’ka krim më të madh se t’i mbyllësh tjetrit derën e shpirtit, derën e ndërgjegjes e të kujtesës së të Madhit Zot
2 Hapja e xhamisë të Plumbit në Shkodër16-Nëndor 1990. Grupi nismëtar, kërkoi leje për të zhvilluar një miting para xhamisë së Plumbit në Shkodër. Po atë ditë Hafiz Sabri Koçin e thërresin në degë, ku i bënë presion që të mos shkonte në miting. Grupi nismëtar dhe shumë të rinj vajtën në degë e kërkuan lirimim e H.S.Koçit. Të frikësuar u detyruan ta lënë të lirë . Ndërkohë u njoftuan të gjitha ndërmarrjet që të mos shkonin në miting . Me mijra besimtarë mysliman, katolik e ortodoks nga Shkodra e për rreth u mblodhën tek xhamia e Plumbit. Në orën 11.30 filloi mitingu. Ishin rreth 5000 vetë, kurse 1000 të tjerë e ndiqnin nga kodrat për rreth. Nga populli u kërkua për të bërë shërbim fetar Hoxhë Sabri Koçi. Gjatë kohës që foli Hoxhë Sabri Koçi, kishte qetësi të jashtëzakonshme e vëmëndje të madhe. Atij i fliste zemra, mendja, goja, shpirti.

Ceremonia e 16 Nëntorit 1990 në Shkodër, nuk qe thjesht një ceremoni fetare. Krahas vlerës së vet të ringjalljes së fesë, ajo mori një karakter të hapur politik. Në fillim të fjalës së tij Hafiz Sabri Koçi tha :” Vëllezër mysliman, katolik, ortodoks, mbi të gjitha vëllezër shqiptarë . Kjo ishte thirrje për bashkëjetesë e harmoni fetare e atdhetare. Hafiz Sabriu tha:”S’ka krim më të madh se t’i mbyllësh tjetrit derën e shpirtit, derën e ndërgjegjes e të kujtesës të të madhit Zot. Don Simon Jubani i dërgoi një letë Hafiz Sabri Koçit ku theksonte: ‘ Kur gjendeshim në burg së bashku nuk kemi pas frig me i festue FESTAT FETARE biles edhe tuej këmbye vizita te njëri tjetri për BARJAM e për PASHKË , nën hundën e atyne që na mbanin në burg pë të vetmin krim se besonim në ZOTIN dhe reklamonim të drejtat e njeriut
Po atë ditë grupi nismëtar mori vendim për krijimin e” Bashkësisë Islame “ Më18.6.1991 u nisën në Mekë të Arabisë Saudite 165 besimtarë islamë nga Shqipëria për haxhillëk… Të gjithë donin ta takonin e t’i shtrëngonin dorën, ta përqafonin për vuajtjet, por dhe për besimin e palëkundur ndaj zotit. Ishte i sëmurë nga tensioni e zemra. Vuajtjet e torturat në burg kishin bërë punën e vet. Kur i kërkuan  ndihmë mjeksore  “Ndihma më e mirë për mua, është hapja e një xhamie dhe e një shkolle fetare në Shqipëri”.

Ai ka marrë pjesë në disa Kongrese ndërkombëtare për paqe. Të gjithë na kujtohet  forca e fjalës, elokuenca e tij që të habiste: pa letër duke mbajtur gjallë mijëra njerëz të çdo lloj besimi. Ai është takuar disa herë më Papa Gjon Pali-II, e Nënë Terezën. Në këto takime ka vënë me forcë të madhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri si shembull i shkëlqyer për Botën.  Kjo bashkëjetesë u duk qartë, gjatë 13 vjetëve të drejtimit të K.M.SH. Me urtësi, arsye, tolerancë zgjidhi çdo keqkuptim që dilnin në punën e kujtdo. Hafiz Sabri Koçi ka bërë një punë të shkëlqyer në pajtimin e gjakmarrjes në qarkun Shkodër. S’ka fshat që të mos ketë shkelur këmba e këtij plaku të vuajtur e të moshuar. Kudo e gjeje me mësimet e Zotit në zgjidhjen e problemeve e hallet e popullit. Jo si një plak 70 vjeçarë, por si një djalë 30 vjeçar, ai të bënte për vete! Të gjithë kujtojnë jo vetëm forcën e fjalës që e kishte mësuar në shkollë e në jetë, e që i predikonte me shpirt, aftësi dhe pasion duke ja transmetuar njerëzve. Gjithë jetën dha mesazhe paqeje, tolerance, bashkëjetese, harmonie, atdhedashurie e besimi se Shqipëria një ditë do të bëhet ashtu s’i e meriton. Vetëm një vit pas vdekjes, Hafiz Sabri Koçi, për gjithëçka që thamë më lart është vlerësuar si një nga 100 udhëheqësit mysliman më të mëdhenj të shekullit XX. Kjo nga Instituti i Kërkimeve Objektive, botuar në Nju –Deli të Indisë. Një besimtar më tha:” Si Hafiz Sabri Koçi, Shqipërisë i vjen një herë në 200 vjet!