Evdal Nuri: Urime  për 90-vjetorin  Pr.  Dr. Pandeli  Çinës …!     

408
Sigal

 

  1-Pr. Dr. Pandeli Çina 90-vjeç

Ky është urimi i qindra dashamirëve  me gojë e shkrim, në Facebook, Viber, ËhatsApp, direkt e në format nga më të ndryshme, që kanë uruar, Pr. Dr. Pandeli Çinën, me rastin e 90-vjetorit: shumica ish pacientë. Në një takim familjar pasi falenderoi pjesmarrësit, Pandeliu iu përgjigj urimit të Kunatës: “Po të premtoj se në 100-vjetorin do të ftoj, po ama dhe ti do të vish!” Pra miqtë e mi, arrita 90- vjetorin e tani kam pikësynim 100- vjetorin. Ky do të ishte urimi më i mirë që duhet të më bëni  për ditëlindjen e jo dhe 100- të tjera, mbase kësaj moshe s’ja ka harritur askush,- theksoi Profesori. Johana polakja e mirë dhe benike më foli veçmas për Pandeliun. Gjithë jetën ka qënë studjues dhe edukues. Tip i qetë e më vullnet. Me durim i ka mësuar fëmijëve gjuhët e huaja, frëngjisht e polonisht. Kur unë e ngacmova për ndershmëri, ajo më tha që unë s’di gjë, por po të ishte i tillë, një fjalë do t’më kishte ardhur! Ka kënaqësinë se është nderuar me dekoratën”NDERI I KOMBIT . Çdo ditë e gjen në biçikletë. Besoj se nuk do të ketë 90-vjeçar që t’i sillet Tiranës vërdallë. Ja kanë vjedhur, ja kanë prurë, s’ja kanë prurë, por ai përsëri e zëvëndëson. S’mund të bëjë pa të e nuk mund të jem i mbyllur në shtëpi pa pirë kafe me Shpëtimin, Koçin, Petraqin. Arqilenë, Alekon. Me gazetën Telegraf kalon orët e mbasditës, duke  e lexuar imtësisht. U gëzua shumë, se me rastin e 90-Vjetorit i erdhi nipi nga Kanadaja. Johana thekson se për Pandeliun braktisa Varshavën dhe e ndoqa në ditë të mira, por dhe të vështira kudo që e tranferonin, në Berat, Skrapar apo gjetkë.

2 –Është kënaqësi të shkruash për ty Profesor, por fjala është vazhdimisht borxh,- i thashë kur po pinim kafe!

S’i modest që është, s’ka pranuar kërkesën për të më dhënë material me mendimin se boll është shkruar për mua! E unë kërkova: çfletova, pyeta e me këtë rast vendosa të shkruaj nga ato që Pr. Dr. Pandeli Çina ka bërë për mjekësinë shqiptare, në përputhje  dhe me vlerësimin e Presidentit. E kam njohur që kur ishte mjek i thjeshtë në Berat, qytetin ku ka jetuar gjatë e ka krijuar karierën e tij. Mjek i dashur i saktë, i komunikueshëm e bindës. Ka dhënë një ndihmesë të pashembullt në  dhjetra- mijra njerëz të sëmurë me zemër. Pacientët i ka vizituar e shëruar, duke  i diagnostikuar saktë me një trajtim të gjetur e të rregullt. Kjo jo vetëm në Berat, Skrapar e Tiranë ku ai ka punuar, por dhe në gjithë Shqipërinë. Me dhjetra herë kam dëgjuar, se do ta dërgoj për ta vizituar tek Dr. Pandeliu, mbase tek ai kam besim. Me një stetoskop dhe E.K.G, mbase ato kushte ishin atëhere të përcaktonte diagnozën, e të shëronte! E theksoj këtë fakt, mbase tani edhe pse kemi aparatura moderne të kohës, 53% të vdekjeve vijnë nga zemra, e pësojnë mbi 2800 infakte në vit. Shifër shqetësuese për një vend të vogël Me të drejtë thotë: “Si ai brez s’vjen më! ”Kur shkruan për njerëz të tillë i bën nder dhe kolegëve që u ka mësuar se si të aftësohen e të ndërgjegjësohen për t’u bërë të dobishëm për shoqërinë! Ata janë të shumtë. Ja s’i e vlerëson Pr. Dr . Spiro Qirko kohë më parë.

Mësuesi im i parë ishte profesor Pandeli Çina, të cilit i detyrohem fillimet e mia dhe sot e gjithë jetën e nderoj si mësuesin tim të shenjtë. Edhe sot ai më është i vlefshëm, edhe sot ai është de facto pjesë e stafit të kardiologëve tanë më të mirë. Kjo godinë, që sot quhet kardiologjia shqiptare, ka në themelet, por edhe në muret e saj kontributin e shumë mjekëve të shquar. Unë jam njëri nga ata, e për këtë arsye e konsideroj veten time të privilegjuar. Dr.Pr. P. Çina ka kontribuar thuajse një jetë të tërë në shërbim të njerëzve, duke sakrifikuar gjithçka për jetën e tyre. Ne kemi detyrimin njerëzor për t’i vlerësuar dhe për t’u qenë mirënjohës, pasi të tillë heronj, nuk hapin vetëm një rrugë, një perspektivë, një shpresë, por ata mbeten një monument i gjallë i vlerave dhe virtyteve, të cilët çdokush duhet të shohë shëmbëlltyrën e një modeli të përsosur njerëzor.

3-Pak për biografinë e Pandeli Çinës. Lindur në vitin 1932 në Tepelenë, por që në moshë të vogël ka jetuar në Berat. Djalë i një farmacisti të njohur. Pasi kreu Politeknikumin Mjeksor në Tiranë, shkoi për studimet e larta në Akademinë Mjekësore të Varshavës. Atje kreu specializim për kardieollogji. As i kishte shkuar në mend që nga Varshava  do ta çonin  për të punuar në Çorovodë! Arsyeja, se ishte martuar me një polake, duke e quajtur “revizionist modern”! Atje punoi si drejtor i spitalit. Asnjëherë s’u ankua e s’u mërzit edhe pse s’besonte që punën do ta fillonte në një zonë kaq malore të Shqipërisë, kur mjekët që kishin mbaruar jashtë shtetit ishin të pakët! E megjithatë për Skraparin flet fjalët më të mira! Shpesh thotë se ajo zonë më ka mbajtur “në pëllëmbë të dorës “. Me interesimin e veçantë të K.Yllit, në vitin 1960 u transferua në Berat ku dha një kontribut të shquar për të sëmurët me zemër. Nga viti 1976-2001 me ndonjë shkëputje përsëri në Berat ka shërbyer në Tiranë si pedagog në Fakultetin e Mjeksisë në U.T. dhe në spital. Aftësitë profesionale të tij, tashmë ishin bërë të njohura. Ai vizitonte e kurronte që nga njerëzit e thjeshtë deri tek is  antarë të byrosë politike. Në vitin 1975 ka botuar “Mjekimi në digjital dhe intoksikimi terapeutik”. Ka qënë bashkëautor në tekset ‘Diagnostikimi i sëmundjeve të brëndëshmë”, ”Kardiologjia”, “Sëmundjet e zemrës”. Dr.Pr. Pandeli Çina ka dhënë kontribut me vlerë në ngritjen e Laboratorit të Elektrofiziologjisë, 1986. Ka marrë gradat shkencore, Profesor dhe Doktor i Shkencave Mjekësore. Ka botime të njohura në fushën e kardiologjisë. Ka krijuar shumë poezi dhe ka shqipëruar nga krijimtaria e poetëve të shquar francezë e polakë. Ka përkthyer në polonisht poezi të Migjenit etj. Këto e bëjnë poet e përkthyes. Jo vetëm ai, por dhe Joana, polakja e bukur, e zgjuar, e dashur s’ju shkëput asnjëherë Pandeliut kudo , që e kanë , caktuar për të punuar, duke mos u mërzitur asnjëherë. Ajo ka ndikuar në formimin e tij si mjek i njohur kudo që ka qënë. Me Johanën kam punuar në Berat, pasi erdhën nga Skrapari. Në Skrapar më tregoi:- erdhi babai nga Varshava. U mërzit kur më pa ku e s’i jetoja! Ku paske ardhur moj bijë.? Me Pandeliun kudo që të jem jam e kënaqur iu përgjigja. U largua i mërzitur “. Tani edhe pse është në pension punën me njerëzit s’e ka ndërprerë. Është ndër kardiologët më të vjetër e më të njohur të vendit dhe mjaft aktiv. I fortë fizikisht e i kthjelltë mendërisht. Rastësisht  pak kohë më parë u gjenda midis dy mjekëve. Dr Pr P.Çinës e Dr. Llambi Konomi ardhur nga  Greqia, për promovimin e librit  “Diagnostikimi bashkëkohorë i sëmundjeve të brëndëshme”. Libër voluminoz prej 717 faqesh, për të  cilin kishte punuar 3 vjet e shfrytëzuar mbi 20 mijë faqe literaturë. Mësova se 300 libra ia fali studentëve në panairin e librit. Ai iu lut Dr. Pandeliut për pjesëmarrjen e për të folur në këtë takim, mbase fjala e tij zë vend. Kudo Pr. Dr. Pandeliun kanë kënaqësi të dëgjojnë e të mësojnë jo vetëm për sëmundjet, por dhe për artin, kulturën, përkthimet ku punimet e tij janë të shumta. Kur i trokasin në derë e i kërkojnë ndihmë përgjigja e tij është :”Prit sa të vishem”. Në Berat, Skrapar, Tiranë e më gjërë kam dëgjuar:” Dr. Pandeliu më shëroi vajzën. Këtë djalë e kam shëndosh e mirë nga Dr. Pandeli Çina. Dr. Çina ja gjeti diagnonën nënës time.” Urime të tilla dëgjon nga të gjithë. Ka një natyrë të qetë e bindëse. Pasi të ka vizituar e dëgjuar për ankesat, me urtësi të sqaron se si është gjendja e sëmundjes. Unë i pashë analizat. Mos ki merak, s’e do të bëhesh më mirë. S’ke gjë për merak! Na këtë recetë e hajde kur të duash. Por do të kesh kujdes për ketë apo atë trajtim. Fjala e ngrohtë e tij të shëron. Sa mirë do të ishte që mjekët e sotëm të mësojnë e përfitojnë nga përvoja, eksperienca e mjekëve të tillë. Më vjen keq, por rrallë gjen doktora të përkushtuar e apasionuar në kohën kur po jetojmë, për të venë në jetë  betimin e Hipokratit.

                                         Evdal   Nuri

       

 Duke referuar në konferenca.

1- Pandeli Çina ,”Profesor e Doktor i Shkencave