Evdal Nuri: Tahmaja e madhe, “ha kokën e të zot”…!

352
Sigal

Padrejtësitë që shohim, e që s’mund t’i ndryshojmë na dërmojnë shpirtërisht  dhe na shkaktojnë shumë dhembje

 

 Gruaja ime ka punuar vite në” Gazetën Kushtrimi “ Berat. Shpesh e pyes për ndonjë gabim ortografik . Edhe pse m’i tregon, përsëri s’i shpëtoj gabimeve . Për këtë shkrim e pyeta, nëse “ha kokën “ duhej me thonjëza apo jo ? Vendosi më tha, se deri tani asnjëri s’e ka ngrënë “kokën”. Të gjithë janë mirë e bukur të shëndosh e të pasur ! Pyetja që bëhet ? 1-  Të “ hash më shumë, apo të flesh i qetë.?!”  Njeriu e bën vetë zgjedhjen: me formimin e tij , kulturën, ndërgjegjen, mundësinë që i jepet, shkathtësinë, natyrën. Kam patur rastin të njoh të pasur e të varfër me pasione për t’u pasuruar nga format më të ndryshmë të ndershme ose jo, por dhe me njerëz të thjeshtë që e marrin jetën ashtu s’i i  vjen , duke fjetur të qetë e duke mos i patur hua dikujt. Konkluzioni është se të pasurit  hanë më mirë, por gjumin e kanë të trazuar. Janë të pangopur jo vetëm në të ngrënë , por në vënien e pasurisë. Janë shumë tahmaqar, duke mos i besuar se tahmaja e tepërt të lë pa gjë, megjithëse deri tani s’i ka gjetur asgjë!

Të parët s’i zë gjumi , mbase jetojnë me frikë, nga mënyrë se s’i janë pasuruar. Një nga arsyet e pagjumësisë janë ankthet, streset, depresionet, sëmundjet. Faktorët, që njeriu ka çrregullime në gjumë, janë, pasuria e vendosur me korrupsion, stili i jetesës jo i shëndoshë, ushqimi i tepërt , zhurmat, dhimbjet e ndryshme, shqetësimet nervore gjatë ditës e tjerë. Ata që marrin në mënyrë të pandershme i del gjumi se një ditë mund t’i dalin të gjitha format që kanë përdorur për t’u pasuruar. Hanë më mirë , por rrezikohen nga sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi i tepërt s’i mbi pesha, kolesteroli, zemra , tensioni. Natën shohin ëndra për jetën jo të ndershme që bëjnë, por të nesërmen i bëjnë moral të tjerëve për”ndershmëri e drejtësi” , kur vet s’janë të tillë !

2 Paraja prish njeriun! Është njeriu që kur bije në para, shfaq fytyrën e tij të vërtetë! Këtë e kemi vërejtur tek shumë njerëz. Shfaqet deliri i madhështisë. Qënia shoqërore  e tij tashmë ka ndryshuar ! Flet për tendera, për prona, shtëpi , udhëtime, pushime, fitime e jo s’i më parë, që jetonte thjesht, dhe me nder . S’janë të qetë ! Një shkak i thjeshtë i bën të zemërohen shpejt me dikë, kur i hedhin ndonjë fjalë. Shpesh humbasin arsyen e bëhen agresorë. Edhe kur mendojnë se po i cënohet autoriteti i ndizet ndjenja e zemërimit. Shkaqet e zemërimit ndryshojnë nga njëri person te tjetri. Ato ndryshojnë në varësi të moshës, të gjinisë e madje edhe të kulturës. Disa njerëz zemërohen dhe e kapërcejnë shpejt një fyerje. kurse të tjerë provokohen kollaj dhe mund ta mbajnë inatin për ditë, javë, muaj ose më gjatë. Në mjedisin ku jetojmë, ka plot gjëra që mund të na zemërojnë.Vetë jeta jonë është e ngarkuar me një larmi problemesh, ato ekonomike, politike, shoqërore, familjare. Njerëzit që marrin nga shoqëria me pa të drejtë dhe hanë djersën e tjetrit janë të shqetësuar. Ata që japin janë të qetë e dashamirës, kurse të tjerë janë mendjemëdhenj, fodullë, të krekosur. Këta i kemi prezent kudo . Ata dallohen që në veshje, mënyrën s’i flasin, s’i ushqehen, mburen me “dijet “ e tyre, sikur të tjerët s’janë asgjë para tyre! Të japin këshilla sikur fjala e tyre është fjala e fundit e shkencës!

3-Por ata s’janë gjithçka . Padrejtësitë që shohim, e që s’mund të ndryshojmë na dërmojnë shpirtërisht dhe na shkaktojnë shumë dhembje. Mjerisht, shumë prej nesh në një moment a në një tjetër e kemi hequr mbi kurriz dhembjen. Ju që hani më shumë, por flini më keq, dikur keni qënë s’i gjithë të tjerët. Me punë e pa punë. Me shkollë dite , apo part-time . Në qytet, apo fshat. Në shtet, apo privat. Disa mbetën në vend me një rrogë minimale  Por ka dhe shumë të tjerë që me rrugë të pandershme janë bërë milionerë ! ”Qahen”, se qënkshin ” fukarenj”por faktet duken e flasin ndryshe. Fjala vjen shumë deputetë zhytur me kredira për” t’u qarë hallin “ ! Të kuptohem , këto i kanë për vila lukzoze qindra mijra euro në bregdet apo malësi. Shkoja një ditë në Lundër. Nga të dy krahët, por dhe më gjerë qindra vila njëra më e bukur se tjetra. Kush e ka ndërtuar me djersë ta gëzojë , ata që kanë çfrytëzuar të tjerët me format e ndryshme të korrupsionit  t’i kenë “ haram”. Jo vetëm me ligj, por dhe me fe ,” harrami është harram!”, dhe diku del. Më ka qëlluar të shkoj në shtëpinë e dy miqve.  Të dy me tituj shkencorë, Pr. Dr. të shkencave. Jetonin në apartamente të zakonshme pa asnjë komoditet !Kur u interesova m’u përgjigjën , se kjo ishte mundësia, por gjumin e bënin të qetë . Tani të thotë : betohen se pasurinë e kemi të “trashëguar “, nga “gruaja”, ”mamaja “,  “ babai”, vëllai”…! Ne s’kemi trashëguar asgjë. Jo se prindërit s’ donin t’na jepnin, por s’kishin ! Edhe ato pak toka që kishin na i rrëmbyen të tjerët ! I kemi patur më të varfër se vetja, se ashtu ishte koha, por të ndershëm. Ndofta forca e ligjit i bëri të tillë . Ata na kanë dhënë dashuri , arsim e kujdesin për t’u bërë njërëz të mirë. Dhe padyshim brezi mbi të 60-tat është shumë më i ndershëm se ky i sotmi ! Kështu  u rritëm dhe u edukuam . Tani kur i varfëri merr diçka që s’i takon , quhet hajdut e futet në burg, të pasurit kur i zbulohen miliona euro abuzime , quhen të korruptuar e kaq !

4-I varfëri  kursen gjithë jetën  që të mos vdes i varfër, e përsëri i varfër vdes.                            I pasuri harzhon gjithë jetën e përsëri i pasur mbetet. Kjo është filozofia e jetës tonë …?                                                                                                                                                          Pra,  e keqia s’ na vjenë nga të varfërit që s’kanë ç’të hanë, por nga të pasurit që s’kanë  të ngopur !

4-Politika është arti i të drejtuarit dhe jo arti i të pasuruarit ! Shpesh e kam menduar këtë ! Me shifra zyrtare nga vendi ynë gjatë 30-vjetëve janë larguar mbi 1.5 milion . Shumë nga këta janë shkollua , edukuar e punojnë nëpër botë në vende pune të rëndësishme me tituj shkencor . Shteti, po të ketë dëshirën e mirë të tërheqë qoftë dhe 100-200 nga këta kuadro të aftë e t’i vëndosë në poste të rëndësishmë, në dikastere,  ekonomi, drejtësi, shëndetësi, arsim e gjetkë, duke i paguar mirë. Jam i bindur se do të sjellin ndryshim e kulturë pune perëndimore, e cila do të eliminojë korrupsionin në të gjitha fushat. Atëherë pse s’bëhet ? Arsyeja është se s’duan të heqin dorë nga pushteti e privilegjet që i kanë pasuruar . S’i s’kemi dëgjuar një politikan të varfër? Ata janë rrogtarë s’i gjithë të tjerët dhe mbi këtë bazë duhet parë ! Atëhëre nga buron gjithë kjo pasuri ? Hesapi është i thjeshtë. Sa vite kanë në punë ? Sa të ardhura kanë marrë ? Sa kanë shpenzuar ? Sa është vlera e pasurive që kanë ? Për të tjerat t’i tregojnë ku i gjetën!                                                                                                                                                                                                                                                                  Politikanët kanë të përbashkët Bazën Ekonomike ( tërësia e marrëdhënieve në prodhim). Ndahen në Superstrukturë ( tërësia e pikpamjeve} . Fakti që të dy palët janë pasuruar, mbi bazën ekonomike tregon sa pranë janë me korrupsionin, trafiqet e tjerë. Përgjegjësia për këtë situatë të dëshpëruar i bije klasës politike që në 30- vjet ka krijuar konflikte artificiale për të penguar futjen në familjen evropiane të cilës i përkasim. Tani janë strukur, se po i mblidhet “laku”! Të gjithë presin nga S.P.A.K. t’i dënojë të korruptuarit. Të shohim, këto t’ia lemë kohës ! Për të gjitha këto shumëkush pyet ? Por , kur….. ?! 

                                                                                                                                        Evdal    Nuri

 

Pa koment…!

 

 

 

 

Vdesin   më  të  rinj…..!

Raporti i pasur  i varfër …!

 

Ka dhe kështu, por s’i vlerëson njeri ….!