Evdal Nuri: Shtohet varfëria, nuk mbahet shtëpia me miell hua

513
Sigal

         “ Nuk mbahet shtëpia me miell hua …?!”

Nga të parët tanë kam dëgjuar këtë histori . “ Një fukara merrte miell hua vazhdimisht tek një i pasur, duke i premtuar se do t’ia sillte më vonë . Kur vajti përsëri pasaniku i tha: “ Më sill njëherë miellin që të kam dhënë !”. I mërzitur: shkoi në shtëpi i tha gruaja . “O burrë ” S’mbahet shtëpia me miell hua: tani shko puno se s’të ndihmon njeri  vazhdimisht. Kjo histori më kujtoi borxhin që kërkojmë të marrim përsëri . Në fund të muajit tetor Shqipëria do të marrë një borxh 500 deri në 700 milion euro në tregjet ndërkombëtare. Emetimi i eurobondit vjen në një moment që vendi ka një nivel të lartë borxhi. Sipas FMN –së, niveli i borxhit publik pritet të arrijë në 80% gjatë këtij viti  duke rezultuar më i larti në rajon . Ky është borxhi i pestë. Të kupohemi tjetri të jep hua , të falë kohën, por jo borxhin . Vjen dita që  duhet t’ja kthesh.

1-Halli hallit nuk i ngjan ! Një ditë me dy miqtë e mi të ditur pinim kafe. I pari qante hallin e varfërisë, kurse i dyti të pandemisë . Të dy ishin “të shkundër. “ Synim duhet të jetë ulja e borxhit sqaronte i pari, duket diku e kishte lexuar, por e konkretizonte me gjendjen e tij financiare që e kishte shumë të keqe e duhet të lante borxhet theksonte, se s’më japin përsëri! Edhe shteti duhet që të eliminojë borxhet, mbase edhe historia që na tregove aty të çon. Dëgjove se ne kemi eksportuar energji kur kemi patur, por tani po e blejmë më pesëfishin e shitjes. Pra jemi me humbje dhe kur shesim. Di që eksportojmë perime e diçka tjetër, por kjo zë një peshë të vogël në të ardhurat e ekonomisë tonë në krahësim me importet. Edhe pse direk thuhet për shtresat në nevojë nuk do të  ketë rritje të energjisë  biznesi i madh kërkon  fitimin. Ai do të rrisi çmimet s’i i ka rritur para kohe. Këto do të rëndojnë në xhepat tona. Pra, me të njëjtat të ardhura do të blejmë më pak të mira materiale. Duhet pranuar se pjesa dërmuese e popullsisë jeton në varfëri dhe fenomeni do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2023, ku 29.3 % e popullsisë së vendit do të jetojë me më pak se 5 dollarë në ditë. Vendi ynë ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Europë në raport me mesataren e BE, por nga ana tjetër niveli i çmimeve në vendin tonë është ndër më të lartat. Rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare është më e larta në rajon. Çmimet janë  relativisht të larta në raport me të ardhurat. Bizesmeni shqiptaro –francez Gasmend Toska më bindi në mendimet e tij . Kam ngritur një biznes Fason në qytetin e lindjes Berat. Kam punësuar mbi 250 punëtorë. Prodhimet i çoj në Francë e gjetkë . Të  ardhurat i sjell në Shqipëri, duke rritur prodhimin . Eksportet e rregullojnë ekonominë e një vendi, mbase sjellin euro në vend. Tek ne ndodh e kundërta . Kompanitë celulare, firmat e ndërtimit që marrin përsipër rrugët, portet e aeroportet e tjerë të gjitha fitimet i dërgojnë jashtë! Sh B A, Kina, Gjermania, Franca e tjerë kanë eksportin shumë më të madh se importin , prandaj kanë ekonomi të fortë e të qëndrueshme, mbase sjellin të ardhura monetare në vend.

 2 Po varfërohemi më tepër theksoi i dyti. Nuk tha shifër, por kam harxhuar aq sa s’do më besoni  . Pandeminë që na kapi s’i familje e përballova vetë , por kam vajtur në fund ! Harxhova gjithë kursimet e jetës . Një raport i Komisionit Evropian i publikuar këto ditë njoftoi se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Evropë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19. Në Shqipëri gjatë vitit 2020 vdekjet ishin 27% më të larta se mesatarja vjetore në periudhën 2016-2019 e Ballkanit . Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në total, në vitin 2020 humbën jetën 27,605 persona, me një rritje prej rreth 26% në raport me vitin e mëparshëm.

  1. Në këto kushte, ti duhesh të na gjendesh më tepë o shtet ? Në formë duket sikur “të qan zemra”, “të këputet shpirti”, por në përmbajtje na ke lënë në pikë të hallit. Këtë “dashuri” e tregon sidomos kur vijnë zgjedhjet vetëm me fjalë ! Ne të kemi dashur historikisht , por ti “ dukesh sikur na do…? !” Sido që ke qenë i mirë apo i keq, në ditë të mira , por më tepër në ato të vështira pranë na ke patur. Këtë e tregon historia 112 vjet shtet i formuar . Të kemi dashur e kemi derdhur gjak edhe kur të kanë copëtuar ose pushtuar. Dhjetra mijra njerëz kanë dhënë jetën për ty në të gjithë historinë tënde . Po kështu mijëra bij të tutë që janë larguar të duan, se i ka rënë koka në këtë tokë, vijnë se i zë malli për të parë, por i këputet shpirti kur na shikojnë në këtë gjendje . Të duan jo vetëm të moshuarit, por dhe fëmijët, që kanë lindur jashtë, por prindërit i kanë mësuar gjuhën e nënës. Në 30-vjet nga halli e jo nga malli të janë larguar mbi 40% e popullsisë, pra 1.6 milionë banorë. Statistikat e fundit flasin se Shqipëria po plaket. Po plaket se të rinjtë janë larguar, kurse ata që kanë mbetur  nga kushtet e vëshira ekonomike vonojnë martesën, ose lindin nga një fëmijë. Tani në vitin e pandeminë shifrat e të vdekurve janë mbi 8000 më shumë se lindjet krahasuarme një vit më parë ! Ty po të ikën rinia, po të plaket popullsia ! Kemi mbetur ne pleqtë ! Na jep një copë bukë, sa për të mbajtur frymën ! Ja që po jetojmë pak si shumë e s’na ka ardhur dita për në Botën tjetër! E megjithatë ne prapë të duam !

5-Dëshpërimi vjen nga këto shifra :”Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar nga një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në krahasim me renditjen e 2018-2019, kur ishte në vendin e 71, (0.51 pikë), Shqipëria është përkeqësuar me 12 pozicione. Raporti thekson se zbatimi efektiv i ligjit redukton korrupsionin, lufton varfërinë dhe sëmundjet dhe i mbron njerëzit nga padrejtësitë e mëdha dhe të vogla. Shqipëria ka pozicionimin më të keq në Europë dhe rajon, Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 105 nga 139 vendet “ Përkeqësimi i kushteve të demokracisë, shtimi i krimit, korrupsioni i lartë, rritja e ngadaltë ekonomike dhe kushteve të këqia social-ekonomike të ndërthurura me perspektivat në rënie, ka nxitur një valë të re emigracioni në të gjitha fushat. Kjo ka çuar që njerëzit po vuajnë çrregullime të shëndetit mendor. Po shohim njerëz që nga mendimet e këqija po u rritet ankthi, depresioni dhe po i japin fund jetës. Varfëria është shtuar dhe njerëzit lekët i harxhojnë vetëm për ushqim dhe ilaçe. Ky ishte fati ynë, por na vjen keq për fëmijët: “Disave po i shikojmë hallin, kurse për të tjerët, na dogji malli!” Përfundimisht:” Ne të gjithë jemi për miell hua. Disa s’na japin se është rritur çmimi: të tjerët s’na besojnë se do t’ia kthejmë: ca të tjerë po ndjekin praktikën e shtetit, marrin borxhe që të lajnë borxhet..!?”