Evdal Nuri: Lejla e Qani Zaimi, emblema të arsimit në Skrapar

812
Sigal

Gjimnazi “Ramiz Aranitasi” i Çorovodës renditej ndër gjimnazet më të mirë të vendit                                                                                                                                      Lejla e Qani   Zaimi,  emblema  të   arsimit  në   Skrapar …!     

Burrë e grua, mësues të nderuar !Të dy i meritojnë disa fjalë mirënjohje në këtë 7-Mars.  Qaniu për punën e palodhur në drejtim të arsimit për dekada në rrethin e Skraparit , dekoruar me titullin “Mësues i Merituar”. Lejlaja s’i mësuese e pasionuar e s’i grua e emancipuar.                                                                                                                                                                  7-8  Marsi  i Lejlasë.                                                      Të dyja këto data kanë qenë të dashura për të . Ato kanë   ndihmuar njëra-tjetrën  në rrugëtimin e gjatë në Skrapar, prandaj po i trajtojmë së bashku. Në vitin 1959 mbaroi” Shkollën Pedagogjike” në Berat, ‘Fluturoi” drejtë Skraparit për të jetuar dekada. S’i  “pajë” kishte grykësen e zezë e jakën e bardhë. Mësuese e klasës parë , në klasën e yjeve. Ylli Bregu, që u bë ekonomist ,Ylli Shkëmbi  stamatolog, dhe Ylli Kaçe inxhinier.                       Më vinte keq që mbeti në Skrapar e shpesh  e pyesja ?  Ç’po bën për  ndonjë transferim ?  Jam mirë më thoshte , por e kuptoja që  ndjehesh keq  ! Për t’më  bindur më tha: ” Skrapari i  mban e s’i lëshon  njerëzit e mirë . T’i nuk i njeh , por ka njerëz të mrekullueshëm. Ata   dallohen për  zemër e shpirt atdhedashurie, ku dominon pasioni për t’u shkolluar, por dhe dinë të vlerësojnë punën fisnike të mësuesit.  Skraparlinjtë   janë njerëz të virtytshëm, mikpritës e bujarë, që nuk i gjen kund.”  Ishim së bashku në shkollën” Pedagogjike në Berat “. Detyrat  m’i jepte për t’i kopjuar , por në provim, as bëhej fjalë për të ndihmuar. Jo se s’donte , por kishte frikë se po ta kapnin  do t’i prishesh mesatarja që e kishte pesë. (pesa ishte nota më e latë). Një dite iu ”ankova” Dajë Adiut  mësues i shkëlqyer, por mbiemri Vrioni e shoqërojë gjithë jetën për keq !  Lakja s’më ndihmon në provim ! Mirë ka vepruar më tha . Nëse do hajde këtu e përgatituni bashkë!

Lejlaja përfaqësonte femrën e  emancipimit, kulturës dhe dijes.  

Ajo erdhi  nuse nga Berati  në moshë të re . Shpejt duke punuar e aktivizuar në organizatat shoqërore , do të kontribuonte me zgjuarsi në krijimin e profilit të ri të femrës në familje, punë e shoqëri. Ka qenë e vendosur për  civilizimin e femrës në rrethin e Skraparit , e me plotë meritë do t’i takonte një shkrim  i veçantë  për  8-Marsit.  Nënë që rriti dhe edukoi  pesë  fëmijë të shkëlqyer. Djali i  vetëm  Dr. Mond Zaimi, pedagogë  në   Q .S .U. T . e  në  urgjencën kardiollogjike. Është  i njohur nga të gjithë për  mirësjelljen,  korrektësinë e aftësinë profesionale.  Ka kuruar e   shëruar mijëra  njerëz të sëmurë nga zemra , prandaj  e duan dhe e respektojnë të gjithë.  Lakja  me përvojën shumë vjeçare ka eksperimentuar matematikën e klasa parë.  Ka  mësuar breza nxënësish   me qëllimin që ata të dinë më shumë , se janë për kohë më të gjatë se jeta jonë  përsëriste shpesh. Gjyshe e gjendur e dashur e dhimbsur  për dhjetë nipër e mbesa .  Shoqet e kishin  emblemè në çdo drejtim.Gjithë jetën do të prezantonte profilin e saj si mësuese e dalluar , femër e qytetëruar, që shpërndante miqësi, dashuri, respekt, buzëqeshje .Ajo  ishte pikë referuese për ne të gjithë e  për çdo problem , thonë   të gjithë në Skrapar.  Si grua, mësuese, nënë, shoqe, aktiviste shoqërore.  Kjo ishte vajza e emancipuar që dha gjithçka që mundi për Skraparin . Vëndresha   fshati i bashkëshortit  Qaniut është vendlindja ime e dytë.  Aty pashë e  përjetova një mjedis qytetarë të kulturuar. S’i  nuse e re në atë fshat u gjenda mes njerëzve  plot  harmoni, të dashur e  sinqertë. Kjo është arsyeja që kam një mirënjohje të pafund për këtë vend e për këta njerëz . Qaniu e ndjenë shumë mungesën e saj, por e ka admiruar , se ajo dinte të “kalonte furtunat” e jetës ! Lakja ,s’ishte e vetme që kontribuojë në arsimimin e fëmijëve të  Skraparit.   Shumë vite  kanë punuar dhe  P.Salepi, L Meqemeja,  S .Myftiu, Nexhedin e Bardhyl  Dardha. V Gjergjani.  Tomor  Qafa dhe  Emir Qafa  që  punoi  nga viti 1953 deri 1991, deri sa  doli në pension.  Ashtu si Lejlaja  dhe Tatiana dhe Jargulla  nga Korça, Xhevaireja  nga Vlora krijuan  për bukuri familjet e tyre në Skrapar.  Për punën e palodhur  ia vlen për këta e shumë të tjerë të kujtohen të paktën   dhe një herë për  mësimin dhe edukimin e fëmijëve në këtë rreth malor.                                                                                                                         7-Marsi i  Qani Zaimi.  “Mësues i Merituar” drejtor i parë i Gjimnazet “Ramiz Aranitasi “ në Skrapar.                                                                                                 Pasi përfundoi Institutin e Lart Pedagogjik në Tiranë ,kishte një  ndjenjë të  brendshme,  për punë më të mëdha . Fillimisht drejtor  shkolle në fshatin Gjerbës, në Tomorricë e më pas për të mbuluar si inspektor i arsimit të gjithë rrethin e Skraparit.  Në vitin shkollor 1959-1960 u hap për herë të parë shkolla e mesme e arsimit të përgjithshëm (gjimnazi ) në Skrapar.   Qani Zaimi ,  drejtor i parë  i shkollës së mesme të përgjithshme në Çorovodë , por drejtor pa godinë !  Pas shumë ngurrimesh dhe debatesh u vendos që pranë ambienteve të shkollës  7-vjeçare të hapej gjimnazi.  Lista e mësuesve të dërguar  ishin   me arsim  pedagogjikë. Shpesh i kujtonte mësuesve të rinj.  Mësuesi është nxënës i përhershëm . Mësoni vet, e mësoni të tjerët . Dhe kjo iniciativë i doli për mbarë. Pas shumë  sakrificash shkolla filloi punë për bukuri  Drejtor   në këtë gjimnaz nga  viti 1959 deri në vitin 1973. Më vonë 12 vjet në kabinet e inspektor.  Këtu qëndron edhe aftësia, zotësia dhe gjithçka tjetër që lidhet me personalitetin e një kuadri të devotshëm. Kërkesat ishin të  larta. Nga 35 nxënës që u regjistruan në fillim, vetëm 11 prej tyre përfunduan maturën dhe u diplomuan.  Shkolla e mesme “Ramiz Aranitasi“ e rriti performancën nga viti në vit.  Ajo u kthye nga shkollë për nxënësit, në shkollë për mësuesit .Një pjesë e nxënësve të maturës së parë, që mbaruan shkollën e lartë, u kthyen përsëri në qytet, aty në Çorovodë thekson Qaniu. Nebi Musai mjek laburant, Muharem Nonaj mjek otorinolaringolog, Behar Korbi mësues kimi-biologji, Nebi Shkëmbi jurist, Xhafer Hoxha ekonomist, Pajtim Dyrmishi mësues  historie  e  tjerë.  Gjimnazi “Ramiz Aranitasi” i Çorovodës renditej ndër gjimnazet më të mirë të vendit. Nuk ishte rastësi që nga ajo derë kanë dalë kuadro e specialistë të zotë, që kanë ngjitur shkallët e karrierës në rangje të larta ,  të shkencës e  institucioneve me emër në shkallë vendi.    Gjimnazi “Ramiz Aranitasi” të Çorovodë  është renditur tek elitat e gjimnazeve të vendit. Kanë qenë të shumtë seminaret, ballafaqimet, leksionet për metodat mësimdhënëse , që kanë pasur si nismëtar, mbështetës të kualifikuar mësuesin Qani Zaimi. Kam lexuar se në   fjalorin Enciklopedik të Shqipërisë është emri i këtij “Mësuesi të Merituar” ! Kam lexuar e më ka pëlqyer shumë libri me kujtime, ”Mes tekave të jetës” . Tani Skrapari,  thotë me nostalgji Qaniu, ka 14 shkolla të mesme të përgjithshme. Vetëm Poliçan   ka tre. Kështu dhe në Vëndreshë, Gjerbës, Potom e tjerë . I plakur pak fizimisht por i kthjelltë mendërisht, me një kujtesë për t’u admiruar me shpjegonte me saktësi gjithçka . Për moshën nuk e pyeta , por më tha se jam patriot , s’i vite  kam lindur më vonë, por s’i datë kam  28 Nëntorin  ditën e “Shpalljes së Pavarësisë ! Ka edhe një pikë kulmore në karrierë, qoftë  e  një mësuesi.   Reagimi im  ndaj një nxënësi ishte i gabuar. Drejtor Qaniu kurrë nuk ma përmendi atë veprim të gabuar nga ana ime. Dhe unë kurrë nuk ia harrova atë sjellje të tij. Jo vetëm nuk ia harrova, por e bëra mësim për tërë jetën. Më ndodhi që të punoja në disa vende pune . Ka patur raste të isha në rolin drejtues, jashtë sektorit mësimdhënës, siç ishte Qani Zaimi për mua. E kam përdorur shumë faljen edhe kur në disa raste meritonin ndëshkim. Dhe më ka dalë për mirë. Shumë prej tyre nuk ma kanë harruar. Dhe kur ata ma kujtojnë, para meje del gjithmonë Qani Zaimi.                                                             Puna e mësuesit është fisnike,  është art dhe pasion,  ndoshta profesioni më i çmuar, por jo i vlerësuar ! Aq e vërtetë është  sa  pak po flitet dhe këtë vit!Gjatë shfletimit të disa shënimeve në nderim për “Mësuesin e   Merituar “,  që i ra  barra e madhe dhe fisnike të bëjnë njerëz me plotë kuptimin e fjalës, Qani Zaimi   e ka bërë më së miri prandaj  e duan dhe e respektojnë të gjithë ! Dhe kjo s’është pak… !