Evdal Nuri: Ëndrrat dhe pandemia, si nuk i kemi dëgjuar dhe parë

599
Sigal

Ëndrrat dhe pandemia, si nuk i kemi ditur e dëgjuar!

Nga Evdal  Nuri

1-Pandemia dhe ëndrrat!                                                                                          Këtë po e jetojë tek vetja. I shoh të dyja .Shoh  ëndrra  që s’i kam parë më parë. Skena  nga më të befasueshme me ngjarje  të kaluara e  të  tashme. Me njerëz qe  jetojnë ose jo ! Nuk mund t’i shpjegojë, por dhe  t’i mohojë.  Vetëm një gjë kam të qartë .Këto kanë të bëjnë me gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhem. Kanë lidhje me stresin , ankthin, për jetën e pasigurt, virusin e padukshëm, por të tmerrshëm që na rrethon. Ai këkon të na prek e rrëmbejë, duke na çuar në botën tjetër vetëm me  tre- katër punëtor të shërbimit funeral…! Ka lidhje me fatin e fëmijve e të afërmve tanë që kanë dy muaj pa na takuar ! Ata  për të jetuar detyrohen të lëvizin për të siguruar bukën e gojës ! Shohë vajzat , nipin, mbesën , motrat që duan të më  takojnë , por s’munden.  Kanë frikë , për ne të moshës së tretë , mbase mund të bëhen shkaktarë  dhe e gjithë jata do t’i kalojë me një gjëndje të rënduar shpirtërore. Në këtë situatë  njerëzit po  shohin  më shumë ëndrra  të çuditshme dhe të gjalla. Kur jeta reale është  shqetësuese, të tilla janë dhe ëndrrat. Në rastin e një pandemie  truri ka nevojë për më shumë kohë dhe fuqi që të kuptojë ç’po ndodh. Ky proces kryhet gjatë gjumit dhe manifestohet në formën e ëndrrave. Një tjetër shpjegim i ëndrrave të shumta është koha e tejzgjatur që kalojmë duke fjetur. Pandemia është diçka që kurrë nuk e keni përjetuar më parë .Sado të çuditshme të jenë ëndrrat, ato kanë një bazë e  mos u shqetësoni.

A  mund të mësojmë ndonjë gjë nga ëndrrat që përjetojmë gjatë krizës së koronavirusit?

Ëndrrat mund të tregojnë dëshira që nuk realizohen në realitet. Disa po përjetojnë më shumë ankth se ëndrra. Për ata që kanë probleme që  të mbajnë mend ëndrrat e tyre. Hapi i parë për të kujtuar një ëndërr është të mbani sytë  mbyllur dhe prisni që kujtimet e ëndrrës të rishfaqen. Ëndrrat  të  inkurajojnë  që bota e zgjuar dhe bota e ëndrrave janë të lidhura së bashku.                                                                                                                                      Ëndrra  është përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve . Njërëzit  gjithmonë janë magjepsur pas tyre. Shumë është folur për to, shumë teori  ka, shumë enigma janë thurrur. Shkencëtarët kanë mbajtur një qëndrim më praktik, duke përcaktuar vendin e tyre  , si  pjesë përbërse e jetës njerëzore , përtej reales. Në  kuptimin e drejtë, Ëndrrat janë  mendime dhe imazhe ,tinguj , zëra  dhe ndjenja subjektive  që përjetohen  kur jemi në gjumë. Natyra e ëndërrimeve është një mister, edhe pse ato egzistojnë , edhe pse të gjitha  ne  i  Ëndërrojmë.                                                                                                                                                                                                                          Është interesant që ëndrrat erotike janë një llojë zgjedhje e  sinqertë ku erotizmi udhëton  i lirë. Ndonjëherë janë thjesht kujtime të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditës, ndërsa në raste të tjera mund të evokojnë sekretet tona më të errëta, frikën dhe fantazitë intime. Ëndrrat zgjasin nga  2  sekonda  deri 45 minuta . Mesatarja është 15  minuta. Njeriu mund të shoh nga 4-7 ëndrra  në natë . Koha  në ëndërr është pak a shumë e njëjtë me atë realen.

-Ëndrrat janë manifestimet më të errta të natyrës njërëzore.

-Ëndrra t janë një mënyrë për të përpunuar ngjarjet e ditës  ose janë thjeshtë paraqitje pamoze e ngjarjeve  të ditës

-Shumica e Ëndrrave janë interpretim i aktivitetit të trurit .Truri e aktivizon në mënyrë  të turbullt vetveten  e pastaj  i sintetizon në ëndërr  informacionin e krijuar , ndoshta shumë kohë më parë.                                                                                                                Ëndrrat  janë  konsideruar pasqyra  e pavetëdijes , si pjesa më intime e sekreteve   të  qënies njërëzore . Ëndrrat kanë të bëjnë shpesh me dëshirat e mundshme e të pamundëshme për t’u ndërtuar në jetë, dhe shpesh janë përtej mundësisë së kontrollit nga ëndërruesi. Ato  mund të shkaktojnë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si p.sh. kënaqësi, pikëllim, frikë , ankthi në kohë epidemie etj.                                                                                              

2-  Të rejat e fundit për ëndrrat   

Truri i njeriut i përdor ëndrrat duket shfaqur pjesë nga ngjarje të fundit për të formuar kujtimet, e forcuar memorien. Dhe kjo është edhe arsyeja pse një gjumë i mirë natën është i rëndësishëm. Ekspertët kanë detajuar për hërë të parë këtë proces. Ata tregojnë se kur ne flemë gjumë, disa neurone qëndrojnë zgjuar.Ky process nënkupton të ashtuquajturin konsolidimin e memories, ku kujtimet nga ngjarjet e fundit fiksohen në trurin e njeriut për të mos u harruar. Kjo u analizua më parë tek kafshët dhe është hera e parë që analizohet tek njeriu. Studiuesit amerikanë përdorën elektrodat të implantuara, që treguan pas një eksperimenti se në trurin e njeriut riprodhohej aktiviteti i neuroneve duke zhvilluar një lojë memorieje, teksa personat e marrë në eksperiment flinin.

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur gjumë

Ky informacion është mjaft domethënës, sidomos për faktin se gjumi është thelbësor për organizmin njësoj si ushqyerja. Pavarësisht domosdoshmërisë së tij, ekspertët akoma janë të paqartë mbi nevojën për gjumë të organizmit, ndërkohë që truri nuk fle, përkundrazi punon me një furi të paparë. Sipas ekspertëve, gjatë gjumit, neuronet e trurit janë në pikën e punës dhe kjo është kritike për funksionet e tij kur të zgjohemi.

Ç’bën truri ndërkohë që jemi në gjumë ?    

Merr vendime- Gjatë gjumit, truri përpunon informacionet e marra dhe merr vendime ndonëse janë të pandërgjegjshme të cilat më pas marrin sens kur zgjohemi.                      Përforcon kujtimet– Kur jemi në gjumë, truri është shumë i zënë duke formuar kujtime të reja e përforcuar kujtimet e vjetra. Kjo ndodh gjatë të dyja fazave të gjumit. Mungesa e tij nxit domosdoshmërisht humbjen e kujtesës dhe zbehjen e aftësive të të nxënit.             Nxit aftësitë krijuese– Kur trupi pushon, truri ndihmon në  analizmin e informacioneve dhe ndërgjegjësim më të shëndoshë. Ai përpunon idetë e përthithura gjatë ditës dhe nxit aftësitë krijuese që kur njeriu të zgjohet të ndihet sikur ka zbuluar diçka.                            Eliminon toksinat- Një nga funksionet më të rëndësishme të gjumit është se i jep trurit mundësitë të bëjë disa ‘punë shtëpie.’ Truri eliminon disa molekula toksike që shkaktojnë dëme në funksionet e tij dhe që përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjeve si ajo e  Këto pëse funksione të jashtëzakonshme të trurit, nënvizojnë sërish rëndësinë e gjumit për mirëqënien mendore dhe fizike të njeriut.

                                                                                                                                                                                                                                                                     3-Pse themi se ëndrrat janë ‘jeta e dytë’ e njeriut ?

Ato zhvillohen   në mënyrë  paralele me jetën e parë  që ne e quajmë  jetë të përditëshme .Çdo ëndërr  ka bazë realitetin, por  ky shpesh herë i deformuar. Dihet se natyra e njeriut  është e lindur nga kodi gjenetik, kurse kultura formohet në jetë .Në të gjitha rastet, në ëndrra ruhet natyra e njeriut. Ai s’bëhet i keq në ëndërr kur është i mirë dhe i mirë kur është i keq .                                                                                                                  Ëndrrat janë përpunim i ngjarjeve të sotme, por  shpesh na del e kaluara e hershme, por në të njëjtën kohë ato paraprijnë ngjarjet e  të nesërmes.Këto ishin disa të dhëna për ëndrra t që kanë shumë mistere, aktualisht të pa shpjegueshme. Ato mbeten si një çështje shumë private  e individuale. Përfundimisht ato vlerësohen  si funksion   kryesor i trurit  për ruajtjen e mirëqënies sonë mendore. Një ëndërr e bukur të shton  jetën 10 ditë, kurse një ëndërr e frikshme të shkurton jetën 20 ditë. Nëse gjumi është “vdekje  e përkohëshme”, ëndrrat janë “jeta  e dytë” e njeriut në këtë”vdekje “ të përkohëshme .