Ergys Alushi: Cila ishte vrasja e bujshme në Skelë të Vlorës, në verën e vitit 1913

324
Sigal

Vrasja që shërbeu për ftohjen e marrëdhënieve midis Ismail Bej Vlorës e Isa Boletinit. Pse nipërit e tij e vranë Pashanë turk i cili po priste vaporit për të udhëtuar drejt Italisë! Nga historiografia zyrtare, shqiptarët dinë shumë pak për lidhjen e Isa Boletinit me qytetin e flamurit, Ismail bej Vlorën dhe Vlorën. Nëpër librat e shkollës, foto historike, apo dhe filma, dinë vetëm që ai ka shkuar në Vlorë, është pritur nga Ismail Bej Vlora dhe ka rënë në gjunjë për të puthur flamurin e Pavarësisë. Por, ajo që nuk njihet nga të gjithë është fakti historik se Isa Boletini, pasi ka ardhur në Vlorë, 2 ditë pas shpalljes së Pavarësisë, është larguar nga Vlora në korrik të vitit 1913, duke qëndruar rreth 7 muaj në qytet. Isa Boletini ka ardhur me një detyrë speciale në Vlorë, si krah i armatosur i Qeverisë së Vlorës, për ta mbrojtur atë nga armiqtë e saj. Fillimisht ai bëri “jatak” (fjeti), në shtëpinë e patriotit të madh vlonjat, Hamza Isai, i cili bashkë me vëllanë e vet, Muhamet Isai, kanë dhënë një kontribut të madh në përgatitjen e Shpalljes së Pavarësisë, kryengritjen e armatosur në prag të saj dhe qeverisjen e Vlorës. Isa Boletini ka qëndruar dhe në shtëpinë e Imer Radhimës, për 40 ditë edhe në shtëpinë e Sadik Sorrës, në lagjen “Vrenez”, por ka qëndruar edhe në shtëpinë e Muhamet Çobo (berberi). Ai do të vritej tre vjet pas largimit nga Vlora në 23 janar 1916.