Engjëll Musai: Hetim dhe ndëshkim, për grabitqarët e naftës

611
Sigal

Në korrik të vitit 2004 Qeveria Nano i kërkon studios këshilluese financiare të Genc Rulit të përgatiste një studim për dhënien me koncesion të naftës shqiptare Bankers Petroleum. Pasi u përgatit kontrata, ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës e qeverisë së majtë, i bëri shumë ndërhyrje, pasi studioja e Rulit, që kishte përgatitur projekt dhënien me koncesion 9 PPP) i kishte krijuar shumë favorizime koncesionarit tëBankers Petroleum dhe ekonomia shqiptare përfitonte minimumin e naftës, ndryshe nga të gjitha kontratat e vendeve të tjera, që kishin ndjekur këtë praktikë. Pas ndryshimeve që ju bënë projektit Ruli, fitimet do të ndaheshin 50% me 50%. Këto ndryshime u bënë falë rezistencës së një grupi deputetësh  socialistë që ishin shkëputur që në prill nga PS-ja dhe kishin firmosur krijimin e LSI-së , e cila u zyrtarizua pas vendimit të gjykatës në 6 shtator 2004. BankersPetrolem kompani kanadeze, kishte si aksionerin kryesor, por që e ka edhe aktualisht XhorxhSoros me rreth 25% të aksioneve. Pas zgjedhjeve të vitit 2005, Genc Ruli, zgjidhet Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ( 2005-2009). Pikërisht studioja e të cilit që kishte përgatitur kontratën e Qeverisë Nano për koncesionin e naftës dhe që ju dha Bankers Petroleum tëSoros-it, u emërua në krye të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, për të kontrolluar vetveten. Dhe me të marrë detyrën, ndryshon kontratën me Bankers Petroleum tëSoros-it, duke e favorizuar atë dhe nga ana tjetër groposi pasurinë kombëtare të‘arit të zi”. Është pikërisht kjo kontratë që kemi sot , ku në Shqipëri nxiren mbi 1 milion ton naftë në vit, gjithmonë sipas statistikave të vetë shtetit dhe drejtorisë përgjegjëse AKBN. Por 1 milion ton në vit do të thotë 1 miliard litra ,e cila sikur të shitej me 1 dollarë do t’i jepte ekonomisë shqiptare jo pak, por plot 1 miliard dollarë në vit. Për 10 vjet duke filluar nga 2012 deri në 2021, oligarkët e naftës dhe bashkë me ta edhe BankersPetroleum i Sorosit i kanë grabitur me kontrata dhe në mënyrë faktike  ,ekonomisë së nëntokës , apo pasurisë kombëtare të shqiptarëve plot 10 miliard USD. Gjithmonë po e llogarisim me 1 USD , litrin.

Po ta llogarisim me sa është shitur dhe sa shitet aktualisht nga 1.6 deri në 1.8 USD litri, kjo shumë i kapërcen 17 miliard USD. E thënë më drejtpërdrejtë kjo shumë do të bënte që Shqipëria të mos kishte asnjë qindarkë borxhe, dhe jo sikurse është katandisur aktualisht me rreth 13.8 milion euro borxhe. Pra, borxhi i Shqipërisë do të ishe zero nëse ne do ta shfrytëzonim vetë naftën e nëntokës sonë. Të mos harrojmë se nuk është bërë asnjë investim madhor dhe koncesionarët kanë shfrytëzuar vendburimet ekzistuese të krijuara nga puna, mundi dhe gjaku i qindra dhe mijëra specialistëve dhe naftëtarëve në 50 vitet e sistemit të mëparshëm. Nga ana tjetër kjo kontratë diskriminon naftëtarët, i ka lënë pa status, pa rroga dhe pa fitime ekonominë dhe arkën e financave shqiptare. Ndërsa banorët e zonave po i helmon me gaz, i ka bërë me sëmundje kanceroze të gjakut, shpërthime të nëndheshme, shkatërrim të pronës, banesave dhe produkteve bujqësore, blektorale. Nga 1 miliard apo 1.6 miliard USD që fitojnë oligarkët e huaj nga nëntoka shqiptare vetëm brenda 1 viti, pa paguar asnjë taksë, pasi deklarohen me humbje, vetëm 400 milion USD do të mjaftonin të rriteshin 100% pensionet, 50% të rriteshin rrogat e administratës, biznesi i vogël të ishte pa taksa , pasi shteti përfiton vetëm 72 milion USD në vit nga ky biznes, të mos kishim taksa banese, kopshtet dhe çerdhet të ishin falas, të mos kishte taksa shkolle, universiteti dhe akomodimin falas të studentëve, të mos kishim  taksa shëndetësie etj.etj. Dhe përsëri shtetit do t’i mbeteshin rreth 500 milion USD nga nafta për t’i investuar në infrastrukturë dhe nevojat e tjera kombëtare.