Elmaz Sherifi: 7 marsi 1887, mrekullia për shqiptarët

543
Sigal

Elmaz Sherifi, pedagog

Marsi është muaji i parë i stinës së pranverës. Dijet e fituara nëpërmjet arsimit dhe studimeve të thelluara, e përtërijnë njeriun dhe e bëjnë të vlefshëm për shoqërinë, ashtu si pranvera, me gjelbërimin dhe lulet shumë ngjyrëshe u krijon mundësi bletëve të palodhura të përgatisin “melhemin e jetës”. Më 7 mars 1887 ndodhi mrekullia për shqiptarët, pasi u themelua shkolla shqiptare me drejtor Pandeli Sotirin. Kjo ngjarje historike, kur shqiptarët ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane ka marrë përmasat e Festës Kombëtare. Urime për mësuesit dhe pedagogët shqiptarë, në Shqipëri dhe trevat shqiptare ku përmes gjuhës shqipe mësojnë historinë e shquar të gjenit ilir, arbër dhe shqiptar.