Edit Mihali: Teatri i Operas dhe i Baletit nuk është i drejtorëve

648
Sigal

Edit Mihali: Teatri Kombëtar i Operas dhe i Baletit s’ është i drejtorëve! Artistët shqiptarë kur të vdesin do i respektojmë?!

Këngëtarja e njohur lirike Edit Mihali ka folur për skandalin me Teatrin Kombëtar të Operas dhe i Baletitkur u ftua pak javë më parë artisti Placido Domingo për hapjen e këtij teatri, por mungonin artistet shqiptare.Mihali thotë se shumë mirë që është ftuar një artist i madh si ai, ama duhej të shoqërohej me artistë të mirënjohur shqiptar, të cilët kanë kontribuar për artin shqiptar me dekada.

Edit Mihali: “Ne i vlersojmë personalitetet fatkeqsisht kur s’janë më në këtë botë, ndërsa kur i kemi të gjallë u duken të zakonshëm dhe nuk respektohen nga ata, që drejtojnë më xhama të errët. Tek ne vlerësohen nga xhamat e zinj. Gaqo Çako ktu ishte! Ishte gjall! Ramiz Kovaçi këtu ishte! Ishte gjallë ! Të kesh punuar dhe të kesh pasur drejtorë, njerëz, që vinin nga ajka e artit, që punuan pa kompromise, si Çesk Zadeja, Tish Daija, Limoz Dizdari.Te kesh Feim Ibrahimin, që koha i ka mbajtur lart. Unë e hëngra veten me dhëmbë, shkova atë natë, doja ta shihja me sytë e mi, çfarë bëhet. Prit se po flitej për ndonjë artist, hiç. U fol për kompozitorët, por këtu u mbyll, pa zënë emra. Unë aty pashë ministra që s’kanë lidhje me operan. Respekt për këta artistë që do gëzojnë një teatër të tillë. Në skenë kam kënduar deri në 2009. Ndërsa dalja e fundit me orkestër të mirëfilltë e kam shkelur në 2014. E kam shkelur skenën në momente të vështira, kur na iknin dritat dhe gjendja ishte katostrofale. Për artistët qe një vuajte të këndosh duke pasur frikë dhe ftohtë. Mund ta merrni me mend që mua në momentin e fundit më vjen ftesa, hajde në orën 12 merr ftesën më thanë, po sikur mos isha në Tiranë? Si më thua ti në momentin e fundit? TOB është i artistëve dhe jo i drejtorëve. Nuk më shkoi mendja që mos kishte asnjë emër të plejadave. Kisha nja dy zonja politikane afër. U thashë:- më falni s’mund të rri më këtu, se kjo i dogji të gjitha epokat, që kanë bërë këtë teatër. Mirupafshim u thashë dhe ika. Pashë deri aty dhe kuptova që teatri nuk është i artistave. Të mos shihja asnjë artiste? Placido Domingo është artist i madh, mund të vijë gjithmonë. Inva Mula ishte e para që me talentin e saj arriti të përballojë të jetë në konkursin e Plaçido Domingo dhe ta fitojë atë konkurs, po në këtë mënyrë mund të lidhej. Aty duhet të ishte Inva me Placidon. Inva ka vënë një tullë të shëndoshë në teatër, si Marjana, Editi, Gaqo, Ramizi, Marije Kraja.  Inva duhet të ishte me Placidon që të këndonte,. Çshtë 65-vjetori i teatrit shqiptar,  jemi shqiptarë, kemi emra që janë ende gjallë, kur do t’i respektojmë, kur të vdesin?

Une nuk di t’ia vë emrin, se çfarë mendimi kanë patur që të sfidojnë të gjithë artistët, kam shkuar dhe roja nuk më ka lënë të hyjë, se ajo që dha ftesën nuk më njihte. Dil- dil më thanë, i thashë kam punuar këtu:  40 vjet këtu! Jooo nuk ka koment. Unë atëherë kisha shembuj, që ishin edukatë e punës. Dikush duhet të bëjë një historik që e kanë prekur dhe kanë lënë emër, me këtë duhej të merrej Teatri.”