Edhe 100 vite të lumtura dhe plotë shëndet Xhevahir Spahiu!

23
Sigal

Presidenti i Nderit të Shoqatës AK Tomorri, Xhevahir Spahiu, por edhe ikona e poezisë shqiptare e konsideron Malin mitologjik të Tomorit si “një luan të shtrirë” dhe simbolin e bashkimit e të besimit të shqiptarëve, festoj 79-vjetorin e ditëlindjes. Si një lis madhështor me rrënjë të thella në tabanin popullor, Xhevahiri përballojë shumë stuhi, pasi besoj tek shenjtëria e Malit të Tomorrit dhe vargjet e Naim Frashërit. Dhe të tre, kuvenduan me zotin për Shqipërinë duke na sjellë dritë!

Të paçim sa Mali i Tomorrit mjeshtër!

Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”

Engjëll MUSAI

 

Dallëndyshja e fëmijërisë

Nga Xhevahir Spahiu

Matanë dritares dallëndyshet
lodrojnë, cijasin pa pushim.
Unë i shikoj dhe sjell ndër mend
një fshat të largët, një kujtim…

Në degë të arrës, buzë një lëmi,
një dallëndyshe befas pashë:
nuk di përse…mora një gur
dhe dallëndyshes unë i rashë.

U drodh, u tremb, u shemb përdhe
si yll i fikur zogu i shkretë,
në duart e mia përpëlitej
me krah të thyer e pa jetë.

-Tani, – tha gjyshe Fatimeja,-
prit kur të thahet krahu yt…
Një pikë loti lagu pendët,
një tjetër m’u bë lëmsh në fyt.

Ia lidhi krahun flokëbardha,
u shua dhimbja pak nga pak;
dritarja…qielli…cicërimat
dhe dallëndyshja iku larg…

Atje ku hapej kaltërsia
e pritnin shoqet zemër ngrirë
ju bisht gërshëra balerina
hidhni valle në hapësirë

Sa here i shoh tek fluturojnë
dhe krahu i njërës, tjetrën ndjek
më vjen ndërmend një fjalë e gjyshes
lirinë e tjetrit mos e prek.